LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Bisedimet në Gjenevë/ Ministri i Jashtëm i Iranit: Gati të shqyrtojmë diplomacinë sapo të ndalet agresioni izraelit! Kallas: Palët ranë dakord të flasin për çështjen bërthamore

• Sot është zhvilluar një takim mes ministrave të jashtëm evropianë dhe një delegacioni iranian në Gjenevë të Zvicrës si pjesë e përpjekjeve për të lehtësuar konfliktin me Izraelin. • Bisedimet u zhvilluan midis ministrave të jashtëm nga Irani, Franca dhe Gjermania, së bashku me shefen e politikës së jashtme të BE-së. • Ky ishte takimi i parë i konfirmuar ballë për ballë i këtij lloji që nga fillimi i konfliktit. • Në komente të shkurtra për mediat pas përfundimit të bisedimeve, nënkryetari i Komisionit Evropian tha se përshkallëzimi rajonal nuk i sjell dobi askujt dhe kjo është arsyeja pse duhet t'i mbajnë diskutimet të hapura.• Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Europian Kaja Kallas deklaroi nga ana tjetër se të dyja palët ranë dakord të diskutojnë çështjen bërthamore dhe "çështje më të gjera". • Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, tha se "ishin të qartë se Irani nuk mund të ketë armë bërthamore". • Ai shton se ai dhe kolegët e tij ministra të jashtëm evropianë janë “të prirur” të vazhdojnë “diskutimet e vazhdueshme” mbi negociatat me Iranin. • Ministri i Jashtëm Francez Jean-Noël Barrot, duke folur gjithashtu pas bisedimeve, tha se ata nuk mendojnë se ekziston një "zgjidhje përfundimtare" ushtarakisht për "problemin bërthamor iranian".• Ai tha se presin që Irani të jetë i hapur për diskutime, përfshirë edhe me Shtetet e Bashkuara, për të arritur një zgjidhje të negociuar. • Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul thotë se kjo është "përpjekje e përbashkët për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm" në Lindjen e Mesme dhe për të "bërë përparim me negociatat". • Ministri i Jashtëm i Iranit Abbas Araghchi ka folur gjithashtu pas bisedimeve në Gjenevë. • Araghchi u tha gazetarëve se Irani është gati të shqyrtojë përsëri diplomacinë sapo të ndalet agresioni dhe Izraeli të mbahet përgjegjës për "krimet e tmerrshme të kryera". • Ai vazhdon duke thënë se programi bërthamor i Iranit është paqësor dhe se sulmet ndaj tij janë shkelje e ligjit ndërkombëtar, duke shtuar se Irani do të vazhdojë të "ushtrojë të drejtën e tij legjitime të vetëmbrojtjes".

6 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Bisedimet në Gjenevë/ Ministri i Jashtëm i Iranit: Gati të shqyrtojmë diplomacinë sapo të ndalet agresioni! Programi bërthamor është paqësor

Bisedimet në Gjenevë/ Ministri i Jashtëm i Iranit: Gati të
Abbas Araghchi

ZVICRA- Ministri i Jashtëm i Iranit Abbas Araghchi ka folur gjithashtu pas bisedimeve në Gjenevë. Araghchi u tha gazetarëve se Irani është gati të shqyrtojë përsëri diplomacinë sapo të ndalet agresioni dhe Izraeli të mbahet përgjegjës për "krimet e tmerrshme të kryera".

Ai vazhdon duke thënë se programi bërthamor i Iranit është paqësor dhe se sulmet ndaj tij janë shkelje e ligjit ndërkombëtar, duke shtuar se Irani do të vazhdojë të "ushtrojë të drejtën e tij legjitime të vetëmbrojtjes".

"E bëj të qartë si kristali se aftësitë mbrojtëse të Iranit janë të panegociueshme", thotë ai.

1 VITE ME PARE

Përfundimi i bisedimeve në Gjenevë/ Ministri i Jashtëm francez: Irani shprehu gatishmëri për të vazhduar bisedimet

Bisedimet në Gjenevë/ Ministri i Jashtëm i Iranit: Gati të
Jean-Noël Barrot

ZVICRA- Ministri i Jashtëm Francez Jean-Noël Barrot, duke folur gjithashtu pas bisedimeve, tha se ata nuk mendojnë se ekziston një "zgjidhje përfundimtare" ushtarakisht për "problemin bërthamor iranian". Ai tha se presin që Irani të jetë i hapur për diskutime, përfshirë edhe me Shtetet e Bashkuara, për të arritur një zgjidhje të negociuar.

"Ministri i Jashtëm iranian ka shprehur gatishmërinë e tij për të vazhduar këto diskutime mbi programin bërthamor dhe, në një kuptim më të gjerë, për të gjitha çështjet. Dhe ne presim që Irani të jetë i hapur për diskutime, përfshirë edhe me Shtetet e Bashkuara, për të arritur një zgjidhje të negociuar përmes dialogut", u tha ai mediave të mbledhura në kryeqytetin zviceran.

Ndërkohë, Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul thotë se kjo është "përpjekje e përbashkët për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm" në Lindjen e Mesme dhe për të "bërë përparim me negociatat".

1 VITE ME PARE

Përfundimi i bisedimeve në Gjenevë me Iranin/ Nënkryetari i Komisionit Evropian: T'i mbajmë diskutimet të hapura! Kallas: Palët ranë dakord të flasin për çështjen bërthamore

Bisedimet në Gjenevë/ Ministri i Jashtëm i Iranit: Gati të
Deklarata për mediat

ZVICRA- Në komente të shkurtra për mediat pas përfundimit të bisedimeve, nënkryetari i Komisionit Evropian tha se përshkallëzimi rajonal "nuk i sjell dobi askujt" dhe kjo është arsyeja pse "duhet t'i mbajmë diskutimet të hapura".

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Europian Kaja Kallas deklaroi nga ana tjetër se të dyja palët ranë dakord të diskutojnë çështjen bërthamore dhe "çështje më të gjera".

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, tha se "ishin të qartë se Irani nuk mund të ketë armë bërthamore". Ai shton se ai dhe kolegët e tij ministra të jashtëm evropianë janë “të prirur” të vazhdojnë “diskutimet e vazhdueshme” mbi negociatat me Iranin.

"Ne i bëjmë thirrje Iranit të vazhdojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara. Ky është një moment i rrezikshëm dhe është jashtëzakonisht e rëndësishme që të mos shohim një përshkallëzim rajonal të konfliktit midis Iranit dhe Izraelit", tha Lammy.

1 VITE ME PARE

Përfundojnë bisedimet midis ministrave të jashtëm evropianë dhe Iranit në Zvicër

Bisedimet në Gjenevë/ Ministri i Jashtëm i Iranit: Gati të
Foto ilustruese

ZVICRA- Takimi midis ministrave të jashtëm evropianë dhe një delegacioni iranian në Gjenevë ka përfunduar. Mediat e huaja shkruajnë se ata kanë zhvilluar bisedime sot si pjesë e përpjekjeve për të lehtësuar konfliktin midis Iranit dhe Izraelit.

Bisedimet u zhvilluan në Gjenevë midis ministrave të jashtëm nga Irani, Franca dhe Gjermania, së bashku me shefen e politikës së jashtme të BE-së. Ky ishte takimi i parë i konfirmuar ballë për ballë i këtij lloji që nga fillimi i konfliktit.

Pas ditësh me mesazhe gjithnjë e më agresive nga administrata Trump, kjo ka hapur mundësinë që veprimi ushtarak të mund të shmanget. Në fakt, kampi i Trump duket se është thellësisht i ndarë nëse duhet të ndërmarrë sulme të drejtpërdrejta kundër Iranit

 

1 VITE ME PARE

Takimi mes zyrtarëve evropianë dhe atyre iranianë në Zvicër/ Mediat e huaja: Bisedimet zgjatën për rreth 90 minuta, po zhvillohet një pushim

Bisedimet në Gjenevë/ Ministri i Jashtëm i Iranit: Gati të
Foto ilustruese

ZVICËR- Zyrtarët iranianë dhe evropianë që po takohen aktualisht në Gjenevë të Zvicrës, biseduan për rreth një orë e gjysmë përpara se të bënin një pushim, tha një diplomat i Evropës Perëndimore. Të dyja palët tani po konsultohen në dhoma të ndara, me bisedimet e drejtpërdrejta që pritet të rifillojnë së shpejti, tha zyrtari.

Ky është takimi i parë ballë për ballë midis zyrtarëve perëndimorë dhe atyre iranianë që nga fillimi i konfliktit më 13 qershor. Aktualisht Ministri i Jashtëm i Iranit është duke zhvilluar bisedime me diplomatët kryesorë evropianë lidhur me shqetësimet për programin bërthamor të Teheranit, i cili para një jave nxiti një luftë përshkallëzuese mes Izraelit dhe Iranit.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, mbërriti në një hotel në qytetin zviceran për takimin me homologët e tij nga Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar, si dhe me shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian.

1 VITE ME PARE

Ministri i Jashtëm i Iranit zhvillon bisedime me diplomatët kryesorë evropianë në Gjenevë

Bisedimet në Gjenevë/ Ministri i Jashtëm i Iranit: Gati të
abbas araghchi

ZVICËR- Ministri i Jashtëm i Iranit është duke zhvilluar bisedime me diplomatët kryesorë evropianë në Gjenevë të premten, lidhur me shqetësimet për programin bërthamor të Teheranit, i cili para një jave nxiti një luftë përshkallëzuese mes Izraelit dhe Iranit.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, mbërriti në një hotel në qytetin zviceran për takimin me homologët e tij nga Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar, si dhe me shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian.

Ky është takimi i parë ballë për ballë midis zyrtarëve perëndimorë dhe atyre iranianë që nga fillimi i konfliktit më 13 qershor.

Para takimit, Araghchi tha se vendi i tij “nuk ka asgjë për të biseduar” me Shtetet e Bashkuara për sa kohë Izraeli i vazhdon bombardimet ndaj Iranit, por shtoi se është i hapur për “dialog” me të tjerët, megjithëse jo për negociata.

Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Lammy, tha se “ka një mundësi që gjatë dy javëve të ardhshme të arrihet një zgjidhje diplomatike”.

Ai udhëtoi drejt Gjenevës pas një takimi në Uashington me sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, dhe të dërguarin e presidentit Donald Trump për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff.

Trump është duke shqyrtuar mundësinë se a ta sulmojë Iranin, më saktësisht ndërtesën për pasurimin e uraniumit në Fordo, i cili është i mbrojtur mirë, i vendosur nën një mal dhe thuhet se është i paarritshëm nga armët tjera përveç bombave të veçanta amerikane “bunker-buster”.

Trump tha të enjten se do të vendosë brenda dy javësh nëse ushtria amerikane do të përfshihet drejtpërdrejt në luftë, duke pasur parasysh “mundësinë e konsiderueshme” për rinisjen e negociatave mbi programin bërthamor të Teheranit.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, deklaroi se diplomatët evropianë do t’i bëjnë Iranit një “ofertë gjithëpërfshirëse, diplomatike dhe teknike për negociata”.

Izraeli nisi fushatën ushtarake ndaj Iranit më 13 qershor, duke thënë se synon të parandalojë armikun e përbetuar nga krijimi i armëve bërthamore.

Irani u kundërpërgjigj me sulme me raketa dhe dronë ndaj Izraelit. Teherani thotë se programi i tij bërthamor është për qëllime civile.

Sulmet izraelite kanë vrarë të paktën 657 njerëz në Iran, ndërkaq Izraeli ka raportuar për 24 viktima nga sulmet iraniane.

Izraeli ka shënjestruar objektet bërthamore dhe raketore të Iranit, me synimin për të shkatërruar Qeverinë dhe udhëheqësin suprem iranian, ajatollah Ali Khamenei, sipas zyrtarëve perëndimorë dhe rajonalë.

“A po godasim për të rrëzuar regjimin? Ndoshta ky do të jetë rezultati, por është në dorën e popullit iranian që të ngrihet për lirinë e vet”, tha kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, të enjten.

Irani ka thënë se ka shënjestruar objekte ushtarake dhe të lidhura me mbrojtjen në Izrael, megjithëse po ashtu ka goditur një spital dhe disa caqe të tjera civile.

Udhëheqësi suprem i Iranit hodhi poshtë thirrjet e SHBA-ve për dorëzim të mërkurën dhe paralajmëroi se çdo përfshirje ushtarake nga ana e amerikanëve do t’u shkaktonte atyre “dëme të pariparueshme”

Në një intervistë të transmetuar të premten në televizionin shtetëror iranian, Araghchi tha se “në këtë gjendje të tanishme, derisa sulmet e regjimit sionist vazhdojnë, ne nuk jemi duke kërkuar negociata me askënd”.

Pak para takimit me diplomatët evropianë, Araghchi bëri një paraqitje të shkurtër para Këshillit të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë.

Ai tha se “sulmet e Izraelit ndaj objekteve bërthamore janë krime të rënda lufte” dhe këmbënguli se “ne kemi të drejtë… dhe jemi të vendosur të mbrojmë integritetin tonë territorial, sovranitetin kombëtar dhe sigurinë me të gjithë forcën”.

Irani ka këmbëngulur prej kohësh se programi i tij bërthamor është paqësor, megjithëse ka qenë i vetmi shtet i paarmatosur me armë bërthamore që ka pasuruar uraniumin deri në 60 për qind, i cili është hap i shkurtër dhe teknik larg arritjes së shkallës së nevojshme për prodhimin e armës, që është 90 për qind.

Gjermania, Franca dhe Britania kanë luajtur rol të rëndësishëm në negociatat për marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 ndërmjet Iranit dhe fuqive botërore.

Por, ato kanë kërcënuar vazhdimisht do t’i rivendosin sanksionet që ishin hequr në kuadër të marrëveshjes, nëse Irani nuk përmirëson bashkëpunimin me vëzhguesin bërthamor të OKB-së, Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike./REL

takimi ne zvicer iran-europe negociata

Sondazh

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë