LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Brilanti që do na mungojë shumë"/ Miq dhe qytetarë i japin lamtumirën e fundit Zef Dedës: Nuk do harrohet kurrë

• Mjeshtri i madh Zef Deda është përcjellë ditën e sotme për në banesën e fundit. • Pas mbajtjes së homazheve në ambientet e teatrit "Migjeni", kortezhi me trupin e pajetë të të aktorit të mirënjohur të humorit është drejtuar për në varrezat e Shkodrës. • Në homazhet e aktorit që mbante titullin "Mjeshtër i madh" kanë marrë pjesë figura të njohura të kulturës dhe titullarë të lartë institucionesh. • Në dhënien e lamtumirës gjatë homazheve aktori i njohur i humorit Agron Llakaj, shprehu i prekur se Deda la pas të qeshurën dhe dashurinë për qytetin. • Edmond Halili, miku i tij dhe aktori i humorit shkodran rrëfehu momentin kur takoi bashkëshorten e të ndjerit pas vdekjes së tij, e cila i kishte thënë se mes bisedave të fundit Zef Deda e kishte kërkuar t'i vinte për vizitë. • Zyliha Miloti një tjetër aktore dhe partnere në skenë e Zef Dedës e prekur shprehet se "kujtonte se do të ishte Zef Deda që do mbante arkivolin e saj", duke thënë se ai iku para kohe. • Edhe Benet Beci, Kryetari i Bashkisë së Shkodrës i cili mori pjesë në homazhe doli dhe foli për mediat duke e quajtur një legjendë që ndihmoi në rritjen e emrit të qytetit të Shkodrës. 

6 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

VIDEO/ Zef Deda përcillet me duartrokitje për në banesë të fundit, Julian Deda: Baba dhe artist i jashtëzakonshëm

"Brilanti që do na mungojë shumë"/ Miq dhe
Homazhet

SHKODËR- Artisti i madh Zef Deda është përcjellë sot për në banesë të fundit. Pas përfundimit të homazhëve në teatrin Migjeni, të cilin Deda e konsidentonte si shtëpinë e tij të dytë, familjarët, të afërmit dhe kolegët e Mjeshtrit të madh, e kanë përcjellë me një duartrokitje për në banesë të fundit. Djali i tij, aktori Julian Deda deklaroi në fund të homazheve se ishte një baba dhe një artist i jashtëzakonshëm.  

“Ju falënderoj shumë. Kam dëshirë që të falënderoj Zef Dedën për atë që ishte. Babai i jashtëzakonshëm, burrë i jashtëzakonshëm, gjyshë i jashtëzakonshëm, artist i madh. Nuk e di se sa duhet të mundohemi të ruajmë emrin e mirë që ka dalë prej Zefit. Shpresoj t’ia dalim, me ndihmën edhe të babait nga lart. Me punën e tij, me moralin e tij dhe me mënyrën se si është sjellë në jetë, na e ka bërë jetën edhe më të lehtë. E falënderoj nga zemra. Sot nuk di s’i t’i rreshtoj fjalët. Dua t’ju falënderoj dhe kolegët e babës. Jeni një brez që i keni ruajtur marrëdhëniet njerëzore. Jeni shembull për ne. Falënderoj nga zemra dhe publikun e tij. Sot meqë është hera e fundit që është në teatrin Migjeni, dua t’i dhurojmë një duartrokitje të fortë”, tha Julian Deda.

 
2 VITE ME PARE

"Një legjendë e qytetit"/ Kryebashkiaku Benet Beci i jep lamtumirën Zef Dedës: Inspirim për Shkodrën

"Brilanti që do na mungojë shumë"/ Miq dhe
Benet Beci

SHKODËR-Benet Beci, Kryetari i Bashkisë së Shkodrës ka marrë pjesë ditën e sotme në homazhet e ndarjes nga jeta të aktorit të njohur Zef Dedës. Beci tha se Deda ishte një legjend e qytetit dhe një nder në historinë e Shkodrës.

Nga ana tjetër Beci shtoi se Deda ka rritur emrin e Shkodrës me një trashëgimi të çmueshme. 

“Është një humbje e madhe ne sot përcjellim me një respekt të jashtëzakonshëm, gjithë qyteti, por besoj gjithë kombi shqiptar, një figurë shumë dimensionale artistike. Me Zefin jemi rritur një brez i tërë, në festa e gëzime, por edhe në ditë të vështira na ka dhënë nga një buzeqëshje. Ai do mbahet mend për shumë role, do mbahet mend si Chaplini shqiptar.

Ne sot e përcjellim me dhimbje por mendoj se një legjendë do të mbetet gjithmonë me një buzëqeshje në kujtimin e qytetit, një inspirim për brezat si një ikonë që ka shtuar në nderin e Shkodrës faktin e qytetit të artit. Që ka pas gjithmonë artisitë të mëdhenj, kemi për detyra ta cojmë më tej këtë trashëgimi, që i ka dhënë qytetit një emër i madh si Zef Deda.”- u shpreh Beci.

2 VITE ME PARE

"Është nga ata që nuk harrohen kurrë"/ Zyliha Miloti për humbjen e aktorit: Kujtoja se do mbante ai arkivolin tim

"Brilanti që do na mungojë shumë"/ Miq dhe
Zef Deda dhe Zyliha Miloti

SHKODËR-Zyliha Miloti, aktorja e njohur ka folur ditën e sotme për fiugurën e aktorit Zef Deda, pas humbjes nga jeta ditën e djeshme. E ftuar në emisionin e mëngjesit “Aldo Morning Show”, shprehet se Shkodra sot u zgjua pa një nga figurat e nderuara, pa një artist të madh.

Mes lotësh ajo rrëfen se kishte menduar se jeta e saj do merrte fund më shpejt se e Zef Dedës pasi ajo e tregon atë energjik dhe e quan artistin “alegria e estradës”.

A të vjen ndërmend kur e ke parë për herë të parë fare?

Zyliha Miloti: Zefi ka pasur babin piktor, skenarist në Teatrin “Migjeni”. Zefi ka qenë 5 vjeç kur e ka puthur skenën e Teatrit “Migjeni”. Zefi ka qenë alegria e estradës, “Benjamini” siç i thojnë në Shkodër. Ai krijonte atmosferë para se të fillonte shfaqja. Bënte zhurmë, kërkonte, krijonte atmosferë të bukur për ne. Ka qenë i shkathët, i mirë i dashur. Janë rritur jetim 3 fëmijë sepse babai i ka vdekur shumë i ri. Kanë vuajtur shumë në jetë të shkretit.  Zefi është nga ato njerëz që kam përshtypjen se nuk harrohen kurrë.

Zyliha Miloti: Sigurisht. Ai fizikisht nuk është më, por veprat e tij dhe arti i tij do të mbeten për të gjithë jetën. Çudi e madhe që t’i ndodhë Zefit, por thuaj ti nuk pyet… Ka qenë shujmë i shkathët. Nuk kam menduar kurrë se Zefi do të vdesë para meje sepse unë jam më e madhe. Kam menduar se Zefi do të mbajë arkivolin tim, por këto janë fatkeqësitë. Më vjen keq se po na shuhen artistat.

Cila gallatë të vjen ndër mend për Zefin nga ato që nuk kanë dalë?

Zyliha Miloti: Kur udhëtonim në autobusat e asaj kohe, por Zefi ishte sa në fund të autobusit, sa në fillim. Sigurisht që atje ka pasur të moshuar dhe nganjëherë i bërtisnim “Zef nuk të durojnë të gjithë se të durojmë ne”. Por ishte natyra e tij që të mos qëndronte në një vend. Ka qenë i jashtëzakonshëm. Ka 2-3 ditë sepse kemi shkuar vazhdimisht me e pa dhe shkuam madje me drejtorin dhe po bisedonim, qeshte, fliste dhe pranë tij ishte edhe zonja e tij, Roza. I thotë Arjani “unë nuk e di se kush është i sëmurë sot, a mund ta në tregosh?” I shkreti Zef! Kam kujtime shumë të bukura. E vështirë sot për ne që të përcjellim kolegun tonë.

2 VITE ME PARE

"Brilant dhe i pazëvendësueshëm"/ Halili përlotet në homazhet e Zef Dedës: I kishte thënë gruas dje "nuk erdhi Mondi të më takojë", e kam peng

"Brilanti që do na mungojë shumë"/ Miq dhe
Zef Deda dhe Edmond Halili

SHKODËR- Edmond Halili, aktori i njohur shkodran i humorit është shprehur i prekur ditën e sotme në homazhet e vdekjes së aktorit Zef Deda në teatrin "Migjeni". Halili i përlotur përpara e kamerave lavdëroi mikun e tij të ngushtë si një brilant dhe i pazëvendësueshëm.

Nga ana tjetër ai rrëfeu bisedën me bashkëshorten e Dedës, pas vdekjes e cila i kishte thënë se i ndjeri e kishte përmendur pak para vdekjes duke thënë "Mondi nuk erdhi të më takonte sot". Halili i prekur vijon duke thënë se "më mirë mos të ma kishte thënë, do e kem peng". 

“Ndihem jashtëzakonisht keq, e kemi dashur shumë njëri-tjetrin. Ishte një aktor i mrekullueshëm, brilant, i pazëvendësueshëm. Nga Durrësi erdha në Shkodër ta takoja. Shkova tek shtëpia e Zefit, takova një djalë që po dilte nga banesa me çantë. E pyeta ku ishe, më tha isha tek shtëpia e Zefit dhe më tha: “Zefi na la, dha shpirt, Erdha nga Durrësit për ta takuar (qan). Takova gruan e tij sot në mëngjes dhe më tha se në mëngjes se Zefi ishte shprehur, “si nuk erdhi Mondi të më takojë” Më mirë të mos ma thoshte, do më mbesë peng gjithë jetën, më ka përmendur në momentet e fundit të tij. Zefi është i paarritshëm, nuk harrohet më. Kam thënë që nuk zëvendësohet, nuk bë nëna si Zef Deda.”-tha Halili. 

2 VITE ME PARE

"La pas të qeshurën dhe dashurinë e publikut"/ Agron Llakaj i jep lamtumirën Zef Dedës: Në qiell u bashku me legjendat

"Brilanti që do na mungojë shumë"/ Miq dhe
Agron Llaka

SHKODËR-Agron Llakaj aktori i njohur, ka marrë pjesë në homazhet që u mbajtën për artistin e madh Zef Deda që humbi jetën ditën e djeshme në moshën 73-vjeçare.

Ai ka folur për mediat duke thënë se humbja e  Zefit ishte e parakohshme duke shtuar se ai ishte një person që e mbështeti gjithmonë artin. Më tej ai uroi që dy fëmijët e tij të trashëgojnë artin e të atit.

“Të zotit jemi dhe një ditë do të largohemi. Por ikja e Zefit është e parakohshme. Artistët me emrin e Zefit, në momentin e parë të shkaktojnë dhimbjen, por la pas të qeshurën pas dhe dashurinë e publikut që e ka dashur shumë. Mendoj se duhet një punë nga institucionet për t’i treguar brezit të ri se kush ka qenë arti i vërtetë. Sikur trupa profesionistë e humorit shqiptar më shumë është në qiell se sa në tokë dhe atyre iu bashkua dhe Zef Deda. Shpresoj që dy fëmijët e tij të jenë të zotët që të trashëgojnë disa nga talentet e tij. Ne e quajmë veten si të ‘Fundit e Moikanëve’. Dhimbja është e madhe.”-është shprehur Llakaj. 

2 VITE ME PARE

Humbi betejën me sëmundjen e rëndë, sot i jepet lamtumira e fundit mjeshtrit Zef Deda 

"Brilanti që do na mungojë shumë"/ Miq dhe
Zef Deda

SHKODËR- Sot i jepet lamtumira e fundit artistit të madh dhe mjeshtrit të madh Zef Deda. Aktori i madh shkodran humbi jetën mesditën e djeshme në moshën 73-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë. Pas ndarjes së tij nga jeta, djali i tij dhe aktori Julian Deda njoftoi se homazhet për të do të mbahen ditën e sotme në hollin e Teatrit “Migjeni”.

 “Me dhimbje te thelle, ju njoftoj per ndarjen nga jeta te babait tim, Zef Deda. Homazhet do behen neser (e Shtune, 25 Nentor) ne hollin e Teatrit “Migjeni”, qe ishte edhe shtepia e tij e dyte, duke filluar nga ora 09:00. Pas homazheve, ne oren 13:00, kortezhi niset per meshen e drites, me pas percjellja per ne banesen e fundit, ne varrezat e Rrmajit”, shkroi aktori.

Kush ishte Zef Deda?

Zef Deda lindi në Shkodër më 27 korrik 1950. U shkollua në qytetin e tij të lindjes dhe në Politeknikumin e Ndërtimit në Tiranë.  Filloi shkollën e lartë për Gjuhë - Letërsi, por nuk e mbaroi dot për arsye shëndetësore.

Ka punuar për më shumë se 40 vjet në Teatrin “Migjeni” të Shkodrës. Talenti i tij spikati që në moshë të vogël. Me një shkathtësi dhe me një plastikë të shkëlqyer psiko-fizike, ai arrinte të realizojë qindra figura artistike, prandaj ishte dhe ka mbetur mjaft i dashur për publikun shqiptar, sidomos atë shkodran.

Pas një shkëputje prej 6 vjetësh për shkak te emigrimit jashtë atdheut, ai u kthye në vitin 1996 në Shqipëri për të ushtruar profesionin e aktorit , të cilin e vazhdoi me shumë sukses.

Në përvjetorin e tij të gjashtëdhjetë, Presidenti i Republikës i akordoi titullin " Mjeshtër i Madh". Zef Deda është i martuar me Rozina Dedën dhe ka dy djem, Julian Dedën dhe Marjan Dedën, të dy artistë. Zef Deda gjithashtu ka interprertuar edhe shumë komedi si: “Vëllai nga babai”, “Kollovari”, “Big Brother Shkodra 1”, “Big Brother Shkodra 2”, etj.

homazhet e vdekjes se zef dedes

Sondazh

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...