LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Digjet dyqani me mallra në Vlorë/ Autori tenton t'i vejë flakën edhe 'Toyotës' afër shtëpisë, pronari: Nuk kam konflikte me asnjë

•Një subjekt mallrash industrial është djegur gjatë natës në Vlorë. •Subjekti i cili ndodhet në lagjen 'Hajro Çakërri' është në pronësi të Faraudin Veizaj. •Si pasojë e flakëve të zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale. •Autor i dyshuar i kësaj ngjarjeje është identifikuar nga policia si Qerim Mara 39- vjeç dhe është shpallur në kërkim. •Ai gjithashtu ka tentuar të djegë edhe automjetin e markës 'Toyota' në pronësi të Faraudin Veizaj e cila ndodhet në afërsi të banesës së tij në lagjen 'Uji i Ftohtë'. • Faraudin Veizaj pronari i subjektit me mallra industriale ka dëshmuar para hetuesve lidhur me ngjarjen. •Ai ka treguar se nuk ka konflikte me asnjë dhe se pret arrestimin e autorit për të kuptuar se çfarë ka ndodhur. •Ky nuk është i vetmi incident i ndodhur gjatë natës në Vlorë. •Edhe tre automjeteve të tjera u është vënë flaka, ndërsa autorët janë shpallur në kërkim.

3 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

'I panjohuri' dogji biznesin e tij në Vlorë dhe u arratis, pronari i subjektit: Nuk kam konflikte me asnjë

Digjet dyqani me mallra në Vlorë/ Autori tenton t'i vejë
POLICIA

VLORË- Faraudin Veizaj pronari i subjektit me mallra industriale në Vlorë që u dogj mbrëmjen e djeshme nga një 39- vjeçar i identifikuar me emrin Qerim Mara, ka dëshmuar para hetuesëve lidhur me ngjarjen. Ai ka treguar se nuk ka konflikte me asnjë dhe se pret arrestimin e autorit për të kuptuar motivin e ngjarjes.  

Autori i dyshuar për zjarrvënien e subjektit 39- vjeçari i identifikuar me emrin Qerim Mara është shpallur në kërkim nga policia. Subjekti ndodhej në lagjen 'Hajro Çakërri' ku raportohen vetëm dëme materiale. Mara gjithashtu ka tentuar të djegë edhe automjetin e markës 'Toyota' në afërsi të banesës së Faraudin Veizajt në lagjen 'Uji i Ftohtë' ku më pas është arratisur.  Ky nuk është i vetmi inident i ndodhur gjatë natës në Vlorë. Edhe tre automjeteve të tjera u është vënë flaka, ndërsa autorët janë shpallur në kërkim./ Dosja.al

3 VITE ME PARE

I vuri flakën dyqanit me mallra industriale në Vlorë, kush është autori i shpallur në kërkim (EMRI)

Digjet dyqani me mallra në Vlorë/ Autori tenton t'i vejë
policia

TIRANË- Qerim Mara është shpallur në kërkim nga policia në Vlorë pasi dyshohet si një nga autorët e zjarreve të shënuara gjatë mbrëmjes së djeshme në qytetin bregdetar. Policia njofton se Mara dyshohet se i ka vënë zjarrin një dyqani shumice me mallra industrialë në pronësi të Farudin Veizajt orët e para të mëngjesit. Subjekti ndodhej në lagjen 'Hajro Çakërri' ku raportohen vetëm dëme materiale. Mara i cili tashmë është shpallur në kërkim nga policia ka tentuar të djegë edhe automjetin e markës 'Toyota' në afërsi të banesës së Faraudin Veizajt në lagjen 'Uji i Ftohtë'. 

'Qerim Mara në orët e para të mëngjesit, dyshohet se në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, i ka vënë zjarrin një dyqani shumice me mallra industrialë, në pronësi të shtetasit Faraudin Veizaj, 65 vjeç, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Gjithashtu, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në afërsi të baneses të shtetasit Faraudin Veizaj, ka tentuar të djegë edhe automjeti e markës “Toyota”, po në pronësi të këtij shtetasi.’- njofton policia.

Nuk dihet ende nëse ngjarja lidhet me njdnjë konflikt të mundshëm mes personave në fjalë. Policia është duke kërkuar, ndërsa motivi i ngjarjes pritet të zbardhet pas arrestimit dhe marrjes në pyetje të autorit. Sakaq, në pyetje pritet të merret edhe pronari i subjektit Faraudin Veizaj./ Dosja.al

3 VITE ME PARE

Ç'ndodhi mbrëmë? Vlora 'në flakë', digjen 3 automjete dhe 1 dyqan rrobash, Policia kërkon autorët

Digjet dyqani me mallra në Vlorë/ Autori tenton t'i vejë
Digjet makina

VLORË- Disa zjarre kanë rënë gjatë natës në qytetin e Vlorës. Një zjarr ka rënë në dyqanin dhe në mjetin e Faraudin Veizajt. Kjo ngjarje ndodhi në orët e vona të mbrëmjes në lagjen “Hajro Çakërri”. Zjarret janë shuar nga forcat zjarrëfikëse dhe fatmirësisht nuk kishte persona të lënduar. Ndërkohë edhe dy automjete janë përfshirë nga flakët, në të njëjtin orar në rrugën Transballkanike. Nga flakët janë shkrumbuar dy furgona mallrash dhe një makinë, konkretisht një furgon AA 041 CV, Fiat Punto AB 607 DI dhe një furgon tjetër me targa AB 068 EC.


Policia po punon për të zbardhur të këto raste, nëse janë të qëllimshme apo aksidentale. Dyshohet paraprakisht se zjarret janë të qëllimshme.

NJOFTIMI I POLICISË:

I vuri zjarrin një dyqani dhe tentoi të digjte edhe një automjet në pronësi të të njëjtit shtetas, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, pas veprime të shpejta hetimore, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, të shtetasit Q. M., 39 vjeç, banues në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë. Ky shtetas, në orët e para të mëngjesit, dyshohet se në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, i ka vënë zjarrin një dyqani shumice me mallra industrialë, në pronësi të shtetasit F. V., 65 vjeç, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Gjithashtu, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në afërsi të baneses të shtetasit F. V., ka tentuar të djegë edhe automjeti e markës “Toyota”, po në pronësi të këtij shtetasi. Vijon puna puna për kapjen e shtetasit Q. M. dhe venien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Rreth orës 02:00, në lagjen “24 Maji”, ka rënë zjarr dhe janë djegur tre automjete të parkuara, në pronësi të shtetasve D. S, Z. K dhe Y. I. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

digjen 3 makina ne vlore faraudin veizaj qerim mara

Sondazh

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes