Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
• Mijëra qytetarë u mblodhën ditën e sotme në ditën e 19-të të revoltës së tyre në Tiranë. • Ndryshe nga herët e tjera ata marshuan fillimisht drejt Kuvendit, ku dhe po zhvillohej seanca plenare, ndërsa më pas u zhvendosën drejt Kryeministrisë ku dhe zhvilluan fjalimet e tyre. • Deputetët dolën nga salla e seancave plenare, ndërsa protestuesit u bënë prite duke thirrur “Parlament o tradhëtar me Shqipërinë mos bëj pazar”. • Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit bënë thirrje për rrëzimin e klasës së vjetër politike. • Një protestues i cili ka mori pjesë në protestën e ditës së sotme ka deklaruar se vendi po zëvëndësohet nga Azia dhe vende të tjera të botës. • Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ai u shpreh se në protestë duhet të flasin të gjithë ata që nuk blejnë dot ilaçet. • Një mjeke tha se vendit i duhet një “brain gain”, pasi nuk mund të vazhdohet më me mungesën e transparencës ndaj qytetarëve. • Një tjetër mjek u shpreh se shqiptarët paguajnë 60% të të ardhurave për shëndetësi. • Ai theksoi se premtimi për shëndetësi falas u kthye në makth për shqiptarët. • Sipas tij, sot shqiptarët e varfër paguajnë më shumë se popujt e rajonit dhe botës direkt nga xhepi për shëndetin. • Një qytetar tha se nuk mund të shpresohet se vendi do të bëhet më mirë, nga militantët dhe patronazhistët. • Protestuesi bëri thirrje që qytetarët të vijonë revoltën e tyre dhe të mos lejojnë pushtetarët të jenë më nën petkun e pushtetit. • Një tjetër protestues, tha se protestuesit duhet të ndryshojnë stategji, pasi Rama nuk largohet me fjalë. • Ai tha se duhet të bllokohen insitucionet dhe të kalohet në mosbindje civile. • Një i ri deklaroi se Rama ndryshon pasaportën sa herë ka nevojën tja shesi këtë tokë dikujt. • Ai tha se në vitin 2018 studentët tentuan që shqiptarëve t’ju jepnin shpresë me një revolucion të madh, por pati shumë tradhtarë. • Më tej, ai shtoi se studentët duhet t'i kthehen misionit që ka lënë përgjysëm dhe ta çojnë deri në fund. • Një protestues tjetër tha se punonjësit e administratës duhet të marrin pjesë në protestë, pasi në këtë mënyrë do lajnë mëkatet që kanë bërë për 13 vite. • Gjatë fjalës së tij, ai u shpreh se kryeministri Rama duhet të ketë turp që i ka quajtur protestuesit 'hajvan'. • Pas përfundimit të fjalimeve të tyre, protestuesit kanë nisur marshimin e tyre në rrugët e kryeqytetit, nën thirrjet “Bashkohuni me ne” dhe “Nesër më shumë”. • Protesta ka marrë jehonë kombëtare dhe ndërkombëtarë, pasi është zhvendosur në çdo vend ku ka shqiptarë. • Mijëra emigratë kanë protestuar në Londër, Mynih, Berlin, Zvicër, Holandë, Francë, Norvegji, Austri, SHBA dhe Bruksel.
17 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Mijëra qytetarë po vijojnë marshimin e tyre kilometrik në Tiranë. Nën thirrjet “Rama jepe dorëheqjen dhe “Ju erdhi fundi”, ata kanë përshkuar disa nga rrugët më të rëndësishme të kryeqytetit. Pasi mbushën Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, protestuesit u zhvendosën te “Komuna e Parisit”.
Nën thirrjet “Bashkohuni me ne” dhe “Çohuni nga kafja”, ata i kanë bërë thirrje qytetarëve të cilët gjenden nëpër kafene të bashkohen me ta. Kujtojmë që kjo është dita e 19-të e revoltës së tyre, ku qindra mijëra qytetarë kanë kërkuar anulimin e projektit të Zvërnecit dhe dorëheqjen e kryeministrit Rama.
Protesta ka marrë jehonë kombëtare dhe ndërkombëtare pasi është zhvendosur në çdo vend ku ka shqiptarë. Mijëra emigratë kanë protestuar në Londër, Mynih, Berlin, Zvicër, Holandë, Francë, Norvegji, Austri, SHBA dhe Bruksel. Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit bënë thirrje për rrëzimin e klasës së vjetër politike./Dosja.al
TIRANË- Protestuesit kanë mbyllur fjalimet e tyre para Kryeministrisë dhe kanë nisur marshimin në rrugët e Kryeqytetit nën thirrjet “Nesër më shumë”. Mijëra qytetarë u mblodhën ditën e sotme fillimisht në shëshin “Skëndërbej” dhe më pas u zhvendosën drejt Kuvendit, ku dhe po zhvillohej seanca plenare.
View this post on Instagram
Pas kësaj ata marshuan drejt Kryeministrisë ku dhe zhvilluan fjalimet e tyre. Të shumtë ishin qytetarët që folën në podiumin e vendosur para gosinës qeveritarë, ndërsa bënë thirrje për të 19-të ditë rradhazi për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama./Dosja.al
TIRANË- Një protestuesi i cili ka marrë pjesë protestën e ditës së sotme, tha punonjësit e administratës duhet të marrin pjesë në protestë, pasi në këtë mënyrë do lajnë mëkatet që kanë bërë për 13 vite. Gjatë fjalës së tij, ai tha se kryeministri Rama duhet të ketë turp që i ka quajtur protestuesit 'hajvan'.
“Shqipërinë e pabërë bëje të bërë, bëje ose vdis.”, tha ia në fund.
I riu: Përshëndetje, popull shqiponjash. Turp të kesh, o hajvan kryeministër, që quajte një popull që ka bërë krenarë të gjithë botën me këtë protestë dhe ti i thua hajvan. Hajvan je ti dhe ta them me pikë turpi, drejt e në sy.
Dua t’u drejtohem sot punonjësve të administratës. Ne jemi shembull: njerëzit vijnë me aftësi të kufizuara nga qytetet e Shqipërisë dhe ju heshtni. Është koha juaj. 13 vite keni bërë mëkat me votën tuaj duke votuar këtë qeveri që nuk ka lënë gjë pa vjedhur. Bashkohuni në këtë protestë, është koha të lani mëkatet që keni bërë 13 vite duke mbajtur në pushtet këtë njeri për një rrogë.
Edhe ne jemi të punësuar, edhe ne kemi biznese, por nuk ka gjë që na ndal. Nuk kemi frikë që ta bëjmë Shqipërinë. Ditën e shtunë, të dielën, është koha e fundit e juaja, punonjës të administratës. Ne jemi pjesë, fitoni krenarinë. Dua t’ju përshëndes dhe ta mbyll me një thënie: “Shqipërinë e pabërë bëje të bërë, bëje ose vdis.” Poshtë tradhtarët./Dosja.al
TIRANË- Një protestues i cili mori pjesë në porotestën e ditës së sotme tha se vendi është në një neokomunizëm. Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ai tha se Rama ndryshon pasaportën sa herë ka nevojën tja shesi këtë tokë dikujt.
I riu tha se në vitin 2018 studentët tentuan që shqiptarëve t’ju jepnin shpresë me një revolucion të madh, por pati shumë tradhtarë. Ai tha se studentët duhet t'i kthehen misionit që ka lënë përgjysëm dhe ta çojnë deri në fund.
Protestuesi: A e dini se Shqipëria sivjet nuk hyri në botëror se Zoti kishte rezervuar një botëror më të mirë për shqiptarët, atë të kombit shqiptar. Ne sot jemi kryefjala e gjithë mediave botërore. Nuk jemi turp i atij sheshi që ndjek botërorin. Jemi në këtë shesh që e transmeton gjithë bota. Në 1990 prindërit tanë si ish student na gënjyen se na sollën demokracinë. Jemi neokomunizëm. Nuk shoh asnjë ndryshim. Në 2018 tentuan që shqiptarëve t’ju jepnin shpresë me një revolucion të madh. Por mes nesh patëm shumë tradhtarë. Na sulmuan, prapë kishte shpresë, prapë ka shumë të rinj që derdhën shumë lot kur protestat u shuan.
U them kthehuni se kemi lënë një mision përgjysëm, ta çojmë deri në fund atë sot. Tja u japim shpresën shqiptarëve. E di që ka shumë tradhtarë mes nesh, por ne do krijojmë katarsisin tonë. Ne do i shporrim tradhtarët mes nesh. Ta shpëtojmë Shqipërinë nga tradhtarët dhe të sjellim shpresën shqiptarëve. E keni vënë re si sillet Rama duke na quajtur fashistë. Ai ndryshon pasaportën sa herë ka nevojën tja shesi këtë tokë dikujt. Ashtu si ka ndryshuar fenë sa herë ka dashur të bëjë pazar me Shqipërinë. Kështuqë ju lutem qëndroni të bashkuar derisa ta fitojmë këtë betejë./Dosja.al
TIRANË- Fjalimi i një të reje, e cila kishte udhëtuar posaçërisht nga Londra për t'iu bashkuar tubimit, ka përcjellë emocione të forta tek të pranishmit.
Në fjalën e saj, ajo denoncoi plagën e thellë të emigrimit të rinisë shqiptare dhe gjendjen alarmante të sistemit shëndetësor.
Ajo u shpreh se, ndodhet aty për fëmijët shqiptarë të cilët emigruan dhe për gjyshërit të cilëve nuk u del pensioni.
“Unë jam këtu për ata fëmijë që janë detyruar të shkojnë në emigrim për një jetë më të mirë, apo për t’u blerë ilaçe gjyshërve sepse nuk u dalin paratë e pensionit as për letrat e banjos,” u shpreh ajo mes duartrokitjeve të turmës. Gjyshes sime i iku jeta dëm duke shkuar nga spitali në spital sepse nuk i jepnin diagnozë dhe ashtu vdiq! Prej atij plehrës që ka mjekësinë jashtë që e mbulon!” deklaroi e reja./Dosja.al
ITALI- Eurodeputetja italiane, Cristina Guarda ka bërë një reagim në lidhje me situatë që po ndodh në Shqipëri, lidhur me protesta kundër zhvillimit të projekti në Zvërnec. Përmes një postimi në rrjetin social Instagrami, Guarda tha se amendamenti për zonën e Vjosës-Nartës u miratua me shumicë të madhe, por kryeministri Edi Rama nuk e pranoi aspak me kënaqësi.
Ajo thekson se ka zgjedhur të pozicionohet kundër veprimeve që po ndodhin në një nga zonat më të ndjeshme të Shqipërisë, i cili sipas saj është rezultat i një modeli turizmi dhe zhvillimi që injoron alarmet e komunitetit shkencor dhe kërkesat e shoqërisë civile. Kjo duke shtuar se projekti synon të mbështesë interesat ekonomike të pakicës.
Eurodeputetja italiane tha se Shqipëria ka shumë sfida përpara që lidhen me lirinë e shtypit, korrupsionin, presionet mbi drejtësinë, të drejtat e minoriteteve dhe mbrojtjen e mjedisit. Në fund, e mbyll reagimin e saj duke thënë se duhet të dëgjohen kërkesat e protestuesve.
Postimi i Cristina Guarda
Neni ynë për zonën e Vjosë-Nartës u miratua me shumicë të madhe, por Kryeministri shqiptar Edi Rama nuk e priti aspak mirë. Si të Gjelbër kemi zgjedhur të marrim një qëndrim të qartë kundër veprimeve në një nga zonat më të ndjeshme të Shqipërisë, rezultat i një modeli turizmi dhe zhvillimi eksploatues që injoron alarmet e komunitetit shkencor dhe kërkesat e shoqërisë civile, duke privilegjuar interesat ekonomike të pakëve.
Në raportin vjetor për Shqipërinë që kemi votuar dje në Strasburg, njohëm hapa përpara dhe një afërsi gjithnjë e më të madhe mes Shqipërisë dhe Europës, por nuk mjafton. Ka ende shumë aspekte ku duhet të punojmë në mënyrë të integruar, dhe protestat paqësore të këtyre ditëve hedhin dritë mbi to sepse na tregojnë një vend ku njerëzit angazhohen për të mirën e përbashkët, tejkalojnë interesat private dhe bashkohen për demokracinë, për të zgjedhur së bashku për fatin e territorit të tyre, që është një projekt politik.
Liria e shtypit, korrupsioni, presionet mbi gjyqësorin, të drejtat e minoriteteve dhe sot edhe mbrojtja e mjedisit: sfidat janë ende shumë. Ne kërkojmë një moratorium të menjëhershëm për autorizimet e reja, kantieret dhe projektet deri sa të ketë mbrojtje të zonave të mbrojtura. Ta ndalojmë këtë model, të dëgjojmë kërkesat e atyre që dalin në shesh./Dosja.al
TIRANË- Një protestuesi i cili ka marrë pjesë protestën e ditës së sotme, tha se protestuesit duhet të ndryshojnë stategji, pasi Rama nuk largohet me fjalë. Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ai tha se duhet të bllokohen insitucionet dhe të kalohet në mosbindje civile.
“Ka ardhur momenti që t’i japim fund kësaj revolte, të veprojmë me një strategji tjetër. Rama i pati mundësitë në këto 14 vite dhe po të kishte vullnetin e mirë, do ta ndryshonte Shqipërinë. Ai s’do që të ndryshojë Shqipëria. Të ndryshojmë strategji. Edi Rama nuk largohet me fjalë. Duhet të bllokojmë institucionet. Duhet të kalojmë në mosbindje civile! Ju falënderoj për këtë sakrificë, Duhet të paralizojmë shtetin.”, tha ai./Dosja.al
TIRANË- Një protestuese preku audiencën pasi për shkak të jetesës larg atdheut nuk arriti t'u jepte lamtumirën e fundit prindërve.
Gjatë fjalës së saj në foltore, ajo ndau me dhimbje faktin që kur mbërriti në Shqipëri, i gjeti të dy prindërit e saj të ndarë nga jeta. Protestuesja bëri thirrje për kthim në vendin tonë, duke pyetur se pse duhet kërkuar Evropa kur ajo ekziston brenda kufijve tanë.
“Nuk mundemi më të jetojmë larg vendit tonë. Jam vajza e një aktori, kur erdha nuk e gjeta babain gjallë, e putha të vdekur. Edhe nënën e gjeta të vdekur. Të gjithë do të vijmë për këtë vend, për çfarë na duhet Europa kur kemi Europën tonë”?, u shpreh ajo./Dosja.al
TIRANË- Një qytetar i pranishëm në protestën e 19-të rradhazi tha se nuk mund të shpresohet se vendi do të bëhet më mirë, nga militantët dhe patronazhistët. Gjatë fjalës së tij para Kryeministrisë, ai tha se ky sistem ka dhe ato ndihma të BE që kanë dhënë për rimëkëmbje.
Protestuesi bëri thirrje që qytetarët të vijonë revoltën e tyre dhe të mos lejojnë pushtetarët të jenë më nën petkun e pushtetit.
“Mos u bëni peng që të keni idhuj Berishizmin dhe Ramiznin. Mos u bëni më pengje të individit. Boll është boll, të gjithë të jemi në shesh që të ngremë zërin. Kemi pasur vetëm vjedhje. Ky sistem mafioz na ka mashtuar. Na i kanë marrë dhe ato ndihma të BE që e kanë dhënë për rimëkëmbje. Si mund të shpresojmë nga militantët dhe patronazhistët. Mos i lejoni këta kriminelë më me petkun e pushtetit.”, tha ai./Dosja.al
TIRANË- Një qytetar i pranishëm në protestën e ditës së sotme tha se 90% e popullit shqiptar është me protestuesit dhe 61 % e popullit thotë; Rama ik. Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ai u shpreh se kjo është në parametrat shkencorë.
Protestuesi theksoi se kryeministri Rama është frikësuar, ndërsa shtoi se të qytetarët duhet të vijojnë protestën e tyre.
“Me anketa, 90% e popullit shqiptar është më ju, 61 % e popullit thotë; Rama ik! Janë parametra shkencorë, nuk janë llafe pazari. Është frikësuar ky zotëria këtu. Burra mos e lëshoni vendin. E ardhmja do të jetë e fëmijëve tanë. Zoti e bekoftë këtë vend të këndshëm.”, tha ai./Dosja.al
TIRANË- Një mjeke e cila po merr pjesë në protestën e ditës së sotme ka deklaruar se vendit i duhet një “brain gain”. Gjatë fjalës së saj në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ajo tha se nuk mund të vazhdohet më me mungesën e transparencës ndaj qytetarëve.
Mjekja u shpreh se atdhedashuria nuk matet me fjalë por me integritetin në fushën e tij. “Kam ëndërr që Shqipërinë ta ndërtojmë vetë”, tha ajo në fund.
“Jam një mjeke, kam studiuar në Varshavë, por e ushtroj profesionin këtu. Nuk mund të vazhdohet më me mungesën e transparencës ndaj qytetarëve. Kemi mjekë, ekonomistë, urbanistë e profesionistë të tjerë të shkëlqyer që janë edhe atdhetarë, sepse atdhedashuria nuk matet me fjalë por me integritetin në fushën e tij. Duhet një brain gain. Kam ëndërr që Shqipërinë ta ndërtojmë vetë”, tha ajo./Dosja.al
TIRANË- Një protestues i cili ka marrë pjesë në protestën e ditës së sotme ka deklaruar se vendi po zëvëndësohet nga Azia dhe vende të tjera të botës. Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ai u shpreh se në protestë duhet të flasin të gjithë ata që nuk blejnë dot ilaçet.
Më tej ai shtoi se duhet të flitet edhe për të rinjtë, që nuk blejnë dot shtëpi si pasojë e çmimeve të larta. Në fund, ai shtroi pyetjen se “Pse po hesht presidenti”.
“Duhet të heqim të gjithë gardhet. Të flasim për të rinjtë, që nuk blejnë dot shtëpi, që nuk bëjnë dot fëmijë. Për nënat dhe baballarët që nuk blejnë dot ilaçet, që presin nga fëmijët dhe nipërit. Të flasim për Shqipërinë, ku çdo gjë po mbyllet, s’ka më fshatra. Po zëvendësohemi nga Azia apo vende të tjera të botës. Qeveria na thotë se këtu është fushë me lule. Që turizmi është mirë po ku janë këto lekë? Po presidenti pse hesht”, tha ai./Dosja.al
TIRANË- Protestuesit kanë nisur marshimin e tyre drejt Kryeministrisë, ndërsa thërrasin njëzëri “Rama në burg, Berisha në burg”. Ata thanë para ambienteve të Kuvendit, që ky ishte vetëm një paralajmërin, pasi protesta do të vijoj deri në realizimin e kërkesave të tyre.
“Rama në burg, Berisha në burg”, “Ju erdhi fundi”, “Rama jep dorëheqjen”, “Opzitë e shitur” dhe “Parlamenti i krimit”, këto janë disa nfga thirrjet që po shoqërojnë marshimin e tyre. Kujtojmë që kjo është dita e 19-të e protestës së tyre./Dosja.al
TIRANË- Protestuesit janë zhvendosur para ambienteve të Kuvendit, ku qytetarët thirrën njëzëri “Rama jepe dorëheqjen”. Deputetët dolën nga salla e seancave plenare, ndërsa protestuesit u bënë prite duke thirrur “Parlament o tradhëtar me Shqipërinë mos bëj pazar”.
View this post on Instagram
Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit bënë thirrje për rrëzimin e klasës së vjetër politike. Kujtojmë që kjo është protesta e 19-të rradhazi, ku qindra mijëra qytetarë kanë kërkuar anulimin e projektit të Zvërnecit dhe dorëheqjen e kryeministrit Rama./Dosja.al
TIRANË- Protestuesit janë zhvendosur para ambienteve të Kuvendit, ku po thërrasin njëzëri “Parlamenti i krimit”, “Ju erdhi fundi”, “Të shitur” dhe “Dorëzoni mandatet”.
Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, ata kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama. Nuk dihet ende cili do të jetë intinerai i tyre./Dosja.al
TIRANË- Protestuesit kanë ndryshuar intinerarin dhe kanë nisur marshimin e tyre drejt Kuvendit, ku dhe po zhvillohet seanca plenare. Në këtë seancë është i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, ndërsa mijëra qytetarë po thërrasin në kor “Rama në burg, Berisha në burg”.
Kujtojmë që kjo dita e 19-të e protestës së tyre, ndërsa revolta ka marrë jehonë kombëtare dhe ndërkombëtare. Me pankarta ne duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe anulimin e projektit të Zvërnecit./Dosja.al
TIRANË- Mijëra qytetarë janë mbledhur ditën e sotme në sheshin “Skënderbej”, në ditën e 19-të rradhazi të protestës së tyre. Pas organizimit të tyre, priten që ata të nisin marshimin drejt Kryeministrisë, ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre.
Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, ata kanë bërë thirrje për ndryshim. Kërkësat e tyre vijojnë të jenë dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe anulimi i projektit të Zvërnecit. Revolta e tyre ka marrë jehonë kombëtare dhe ndërkombëtare, pasi është zhvendosur në çdo vend ku ka shqiptarë./Dosja.al