Nuk ndalet revolta/ Qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë, tensione dhe përplasje me policinë
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Lëvizje në Bashkinë e Tiranës/ Veliaj firmos shkarkimin e dy drejtuesve, në pikëpyetje edhe e ardhmja e drejtoresh&...
Ironia e studentëve protestues/ Improvizojnë manekinin me fotografinë e Ramës, tentojnë ti vënë flakën 21 ...
• Qytetarët u mblodhën sot në ditën e 84-të të revoltës së tyre. • Ata u organizuan fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas vijuan marshimin drejt Kryeministrisë, ku dhe zhvilluan fjalimet e tyre. • Të shumtë ishin qytetarët të cilët folën në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ku artikuluan kërkesat e tyre dhe bënë thirrje për ndryshim. • Aktivisti Arben Kola ka folur para protestuesve kundër kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se qytetarët janë të lodhur nga skandalet dhe akuzat e vazhdueshme për korrupsion. • Në fjalën e tij, Kola u shpreh se situata politike pritet të përshkallëzohet gjatë vjeshtës, teksa denoncimet për skandale të reja vijojnë të dalin në publik. • Aktori Mehdi Malkaj ka marrë pjesë në protestën kundër kryeministrit Edi Rama, ku mbajti një fjalim me tone të ashpra dhe ironike ndaj qeverisë. • Duke iu referuar numrit të protestuesve dhe raportimeve për pjesëmarrjen në tubime, Malkaj deklaroi se qeveria ka frikë nga protestat. • Protesta e cila nisi si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj situatës së ndodhur në Zvërnec, përfundoi në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. • Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit kanë bërë thirrje për ndryshim. Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë. • Qytetarët kanë kërkuar plotësimin e pesë kërkesave të cilat përfshijnë dorëheqjen e panegociushme të kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese. • Tubimet janë shoqëruar me marshime nëpër rrugët kryesore të Tiranës, ndërsa qytetarët kanë ndaluar edhe pranë institucioneve të tjera, përfshirë Parlamentin, ku kanë përcjellë mesazhe ndaj deputetëve. • “Edi Rama, o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj Pazar”, “Rama, jep dorëheqjen”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “O Erion, o legen, prite Ramën se po vjen” dhe "Ju erdhi fundi", këto janë ishin disa nga thirrjet e tyre.
5 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Protesta kundër qeverisë së Edi Ramës ka vijuar me marshimin e qytetarëve në rrugët e Tiranës, pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë. Protestuesit janë zhvendosur nëpër rrugët e kryeqytetit, ndërsa gjatë marshimit kanë përsëritur thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
“Ju erdhi fundi”, “Rama jep dorëheqjen”, “Arrestoni Ramën” dhe “Shqipëria kërkon revolucion” janë disa nga thirrjet e dëgjuara gjatë protestës.
Marshimi është pjesë e protestës së 85-të kundër qeverisë, ndërsa qytetarët kanë vijuar të përcjellin mesazhet e tyre kundër kryeministrit dhe qeverisë./Dosja.al
TIRANË- Aktori Mehdi Malkaj ka marrë pjesë në protestën kundër kryeministrit Edi Rama, ku mbajti një fjalim me tone të ashpra dhe ironike ndaj qeverisë. Duke iu referuar numrit të protestuesve dhe raportimeve për pjesëmarrjen në tubime, Malkaj deklaroi se qeveria ka frikë nga protestat.
Malkaj tha se do të vijojë të jetë në krah të protestuesve dhe se do të marrë pjesë në tubime sa herë që do t’i jepet mundësia.
“Këta idiotët kanë kaq frikë sa na numërojnë ditë për ditë se sa jemi. Jo vetëm të dorëhiqet, por të heqim edhe dorëvënien. Jam gjithmonë me ju. Kushdo, kush ka kohë për të ardhur duhet të vijë. Sa gjej hapësirë, vij me vrap te ju. O nëne nëne si do ikin këta…Do ikin me brekë nëpër këmbë”, tha Malkaj./Dosja.al
TIRANË- Në ditën e 85-të të protestës kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, protestuesit kanë përcjellë mesazhet e tyre edhe përmes pankartave. Përveç thirrjeve kundër qeverisë, në pankarta janë evidentuar shqetësime që lidhen me korrupsionin, por edhe me zhvillimin e turizmit dhe ndërtimet në zonat turistike.
“Shqipëria kërkon ndryshim, jo korrupsion me bekim”, shkruhet në njërën prej pankartave, ku përcillet kërkesa për kundërshtimim e korrupsionit.
Ndërkohë, një tjetër pankartë i referohet ndërtimeve dhe betonizimit në emër të zhvillimit turistik.
“Turizëm pa shkatërrim, jo beton mbi çdo kujtim”, thuhet në të.
Pankartat janë pjesë e mesazheve të protestuesve gjatë tubimit të kësaj të diele, që zhvillohet prej 85 ditësh kundër qeverisë Rama./Dosja.al
TIRANË- Aktivisti Arben Kola ka folur para protestuesve kundër kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se qytetarët janë të lodhur nga skandalet dhe akuzat e vazhdueshme për korrupsion. Në fjalën e tij, Kola u shpreh se situata politike pritet të përshkallëzohet gjatë vjeshtës, teksa denoncimet për skandale të reja vijojnë të dalin në publik.
Ai nënvizoi se kërkesa e protestuesve nuk lidhet me ndryshime në përbërjen e qeverisë apo largimin e ministrave njëri pas tjetrit. Aktivisti deklaroi gjithashtu se edhe një riformatim i plotë i kabinetit qeveritar nuk do ta ndryshonte qëndrimin e protestuesve, duke e konsideruar dorëheqjen e Ramës si kërkesën kryesore të tyre.
“Ne presim vjeshtën e nxehtë nga ana njerëzore. Çdo ditë skandalet e panjohura më parë dalin në shesh përmes denoncimeve. Shqiptarëve iu ka ardhur në majë të hundës , nuk e durojnë më këtë vjedhje. Për protestuesit ka vetëm një qëllim dhe një kërkesë, dorëheqje. Nuk duam asnjë ministri dhe asnjë ndryshim kabineti. Fasadat nuk pinë më ujë për popullin shqiptar. Ai po të dojë të ndryshojë të gjithë kabinetit, për ne nuk përbën aspak lajm. Objektivi është i qartë, rrëzimi i Ramës, i qeverisë, qeveri teknike e me radhë. I pabesi nuk ka besë”, tha Kola./Dosja.al
TIRANË- Marshimi i qytetarëve në kuadër të ditës së 85-të të protestës kundër qeverisë së Edi Ramës ka nisur mbrëmjen e sotme. Protestuesit janë mbledhur fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas janë nisur drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Me pankarta në duar, qytetarët përsërisin thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij, ndërsa kërkojnë ndryshim politik dhe qeverisës. Protesta, e cila vijon prej 85 ditësh, nisi fillimisht në kundërshtim me zhvillimet lidhur me projektin në Zvërnec, por më pas u zgjerua në një lëvizje më të gjerë kundër qeverisë dhe establishmentit politik./Dosja.al