Moti i keq përfshin vendin/ Pukë, Fushë-Arrëz, Kukës e Tropojë pa energji, reshjet e shiut shkaktojnë dëme në banesa dhe rrugë
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
• Komunikimet e zbuluara mes ish-drejtueses së Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni dhe biznesmenit Ergys Agasit zbulojnë një tërësi informacionesh të nivelit të lartë që është diskutuar mes tyre. • Sipas mesazheve, Vlora Hyseni informonte për çdo gjë Agasin, përfshirë takimet me Kryeministrin Edi Rama dhe takimet me palë ndërkombëtare. • Katër ditë para se ti komunikohej masa e sigurisë "arrest në shtëpi", Hyseni ishte pyetur në Prokurorinë e Posaçme si person në dijeni për lidhjet me Ergys Agasin, biznesmenin e arrestuar më 26 gusht për aferën e AKSHI-t. • Ajo kishte pranuar kontaktet me Agasin, duke thënë se qëllimi ka qenë për shkak të detyrës së saj, por mesazhet tregojnë të kundërtën që thotë ish-kreu i SHISH. • Gjatë kontrolleve të 22 korrikut në “Equos Resort”, SPAK kishte gjetur 9 faqe dokumente të dyshuara të dhëna sekrete shtetërore dhe qindra komunikime të Hysenit me Agasin. • Gjatë një seanca edhe vetë Agasi kishte pranuar se i kishte lënë dokumentat në makinëme qëllim që t'i gjente SPAK. • Nga komunikimet e zbuluara në celular të Agasit dhe Vlora Hysenit, nga fundi i qershorit deri më 26 gusht kur ai u arrestua në Durrës, tregojnë një lidhje shumë më të afërt, ndryshe nga ata që thonë "bashkëpunëtor”. • Gjatë kohës që Agasi ishte në kërkim kishte komunikim të vazhdueshëm, të përditshëm, të tejzgjatur në kohë, me Hysenin. • Në disa prej komunikimeve, ajo informonte me detaje Agasin për axhendën e saj, duke i treguar edhe orën se kur do të takohej me kryeministrin Edi Rama. Në një tjetër rast Hyseni përmend sërish kryeministrin, kur i thotë Agasit se Drejtori i Policisë Skënder Hita e ka thirrur për një takim. • Ndërkohë në disa komunikime të tjera, Vlora Hyseni i drejtohet Agasit me fjalët zemër dhe shpirt. • Konkretisht, Vlora Hyseni i thoshte Ergys Agasit shpirt do përfundojmë keq. • Hyseni i shkruante gjithashtu Ergys Agasit se atyre u kanë bërë shumë gjëra po do ia hedhin. Siç duket, i vetmi problem për dyshen ishte koha. • Në disa mesazhe të tjera, Hyseni i jep informacione Agasit, ku asokohe biznesmeni ishte në arrati se Taulant Balla do të zgjidhej kryetar Kuvendi.
6 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Në mesazhete zbardhur mes ish-kreut të SHISH dhe Ergys Agasi, duke qartë sesi Vlora Hyseni informonte me detaje biznesmeni për çdo gjë.
Në një pjesë të bisedave që përmban dosja e SPAK, Hyseni i jep informacione Agasit, ku asokohe biznesmeni ishte në arrati. Vlora Hyseni informon Agasin se Taulant Balla do të zgjidhej kryetar Kuvendi.
“Në vijim të komunikimeve, shtetasja Vlora Hyseni ndan dhe informacion paraprak duke i shkruar personit nën hetim Ergys Agasi; “Taulant Balla kryetar Kuvendi…. Kështu janë infot… Tao shoku,” thuhet në dosjen hetimore./Dosja.al
TIRANË- Detaje vijojnë të zbardhen nga hetimet për Ergys Agasin dhe ish-drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni. Kjo e fundit ka pretenduar se Agasi ishte bashkëpunëtor i saj dhe se kishte komunikime të vazhdueshme me të të përmes celularit, por ndryshe thotë akuza.
Por në provat që Prokuroria e Posaçmeka depozituar në Gjykatë për kërkesën për të caktuar masë sigurisë, thotë se Ergys Agasi nuk kishte vetëm rolin e bashkëpunëtorit, por merrte dhe i diktonte kreut të SHISH informacionin që i duhej.
Sipas Report Tv, Agasi dhe Hyseni komunikonin përmes aplikacionit “Signal”. SPAK thote se për të ashtuquajturin bashkëpunëtor, Kreu i SHISH nuk ka vënë në dijeni asnjë nga instancat qoftë dhe paralele apo brenda institucionit./Dosja.al

TIRANË- Detaje të reja vijojnë të dalin nga komunikimet e ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni dhe Biznesmenit Ergys Agasi. Ish-dretoresha e Shërbimit Informativ Shtetëror njoftonte Ergys Agasin edhe për takimet e punës me Kryeministrin Edi Rama dhe Drejtorin e Policisë.
Vlora Hyseni ndante gjithashtu me Agasin edhe informacione për emërime të mundshme politike. Ajo e informonte me detaje Agasin për axhendën e saj, duke i treguar edhe orën se kur do të takohej me kryeministrin Edi Rama.
“Nesër duhet ta takoj km ne 8:30″, i shkruante Hyseni Agasit, ndërsa më tej i jepte të dhëna edhe për takimet me palë ndërkombëtare.
Në një tjetër rast Hyseni përmend sërish kryeministrin, kur i thotë Agasit se Drejtori i Policisë Skënder Hita e ka thirrur për një takim.
“Skënderi më thirri me u taku të hënën … Te shpresojmë që ka porosit km…”, shkruan Hyseni në mesazhin dërguar Ergys Agasit.
Vlora Hyseni u pezullua nga detyra e drejtueses së SHISH dhe ndaj saj u caktua masa e sigurisë “arrest në shtëpi” si person në hetim për dy vepra penale, nxjerrje e sekretit hetimor dhe përkrahje të autorit të krimit.
Hyseni dyshohet se me informacione sekrete ndihmoi në arrati Ergys Agasin, i akuzuar dhe i arrestuar në gusht si kreu i një grupi të strukturuar kriminal në aferën e AKSHI-t.
Pas bërjes publike të akuzave, reagoi edhe Kryeministri Edi Rama nga SHBA, ku ndodhet në OKB. Ai bëri me dije se Hyseni do të largohej nga detyra, ndërsa Bajram Begaj miratoi dekretin për shkarkimin e menjëhershëm të saj nga drejtimi i SHISH./Dosja.al
TIRANË- Disa nga komunikimet e ish-drejtoreshësh së Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni dhe Biznesmenit Ergys Agasi janë publikuar. Për këtë mesazhe, Prokuroria e Posaçme thotë se kanë natyrë të ndryshme nga ajo që ish-drejtoresha e SHISH ka pretenduar se bëheshin në cilësinë e bashkëpunëtorit.
Sipas mesazheve, nuk duke se komunikimet me Ergys Agasit dhe Vlora Hyseni janë vetëm për punë. Në disa nga mesazhet e publikuara, Vlora Hyseni i thoshte Ergys Agasit shpirt do përfundojmë keq.
Vlora Hyseni- Ergys Agasit: Zemër, thjesht duhet të koncentrohemi te halli jot. Të gjithë ne. Do përfundojmë keq, shpirt.
Ndërsa në një mesazh katër ditë para arrestimit Vlora Hyseni i shkruante Ergys Agasit se atyre u kanë bërë shumë gjëra po do ia hedhin. Siç duket, i vetmi problem për dyshen ishte koha.
Vlora Hyseni- Ergys Agasit: Na kanë bërë shumë gjëra o shpirt...do ia hedhim...problemi është koha.
PJESË NGA DOSJA HETIMORE:
Nga përmbajtja e komunikimeve mes tyre rezulton ekzistenca e një lidhjeje personale dhe e vazhdueshme, e cila ka vijuar edhe gjatë kohës kur shtetasi Ergys Agasi ka qenë i shpallur në kërkim nga drejtësia. Në disa prej komunikimeve, shtetasja Vlora Hyseni identifikohet drejtpërdrejt me interesat e Ergys Agasit kundrejt organeve të drejtësisë që po e ndiqnin penalisht, duke përdorur shprehje si; Krejt këta njerëz që na kanë bërë çka na kanë bërë dua që të paguajnë.” “Zemër, thjesht duhet të koncentrohemi te halli jot.. “Të gjithë ne.” “Do përfundojmë keq, shpirt.”
Këto komunikime, të vlerësuara në tërësinë dhe në kronologjinë e tyre, tregojnë jo thjesht një lidhje personale, por identifikimin e shtetases Vlora Hyseni me qëndrimin dhe interesat e personit nën hetim ndaj procedimit penal që zhvillohej kundër tij, si dhe gatishmërinë e saj për t’i qëndruar pranë e për ta ndihmuar gjatë kohes që ai ishte në kërkim, duke vënë kështu në dispozicion cilësinë e saj zyrtare dhe kapacitetet institucionale qe drejton. Në këtë linjë veprimi ajo shpreh jo vetëm solidaritet, por edhe gatishmërinë për ta ndihmuar. Në një bisedë mes tyre, para arrestimit së shtetasit Ergys Agasi, ajo i Shkruan këtë mesazh: “Zemër thjesht duhet te koncentrohemi te halli jot Të gjithë ne”.
Shtetasja Vlora Hyseni nga numri +38****** i dërgon mesazhin “Çfarë na bene o Zot”. Po kështu në vijim të komunikimeve, në shkelje të rëndë të detyrës, Vlora Hyseni, tregon se do te takohet me Kryeministrin dhe sa kohë do rrijë tek ai. “Po me presin me shku te km…. Jo mo zemer une nje ore nuk rri me shume me ate”.
Më datë 24.08 2026
Solidarizimi me personin në kërkim Ergys Agasi pasqyrohet edhe në mesazhet e datës 22.08.2026 ku Vlora Hyseni i shkruan: “Sa sh gjëra na kanë bërë ne…. Te gjitha shpirt… O shpirt. Kjo është një situatë që do ja hedhim… Problemi është koha… Sa konsistencë kemi.”. Në vijim të komunikimeve, shtetasja Vlora Hyseni ndan dhe informacion paraprak duke i shkruar personit nën hetim Ergys Agasi; “Taulant Balla kryetar Kuvendi…. Kështu janë infot./Dosja.al
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur pas arrestimit të drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, ndaj së cilës SPAK caktoi masën e sigurisë "arrest shtëpie". Mësohet se Prokuroria e Posaçme ka gjetur në makinën e Ergys Agasit, 9 faqe word me diagrame, dokumente sekrete të Shërbimit Informativ Shtetëror, gjatë kontrolleve që u ushtruan në “Equos Resort” më datë 22 korrik.
Po ashtu bëhet me dije se biznesmeni i arrestuar për abuzimet me tenderët e AKSHI-t në seancë ka pranuar se dokumentet i përkisnin atij dhe se i kishte lënë me qëllim që t’i gjente SPAK.
Vlora Hyseni u pezullua nga detyra e drejtueses së SHISH dhe ndaj saj u caktua masa e sigurisë “arrest në shtëpi” si person në hetim për dy vepra penale, nxjerrje e sekretit hetimor dhe përkrahje të autorit të krimit.
Hyseni dyshohet se me informacione sekrete ndihmoi në arrati Ergys Agasin, i akuzuar dhe i arrestuar në gusht si kreu i një grupi të strukturuar kriminal në aferën e AKSHI-t.
Pas bërjes publike të akuzave, reagoi edhe Kryeministri Edi Rama nga SHBA, ku ndodhet në OKB. Ai bëri me dije se Hyseni do të largohej nga detyra, ndërsa Bajram Begaj miratoi dekretin për shkarkimin e menjëhershëm të saj nga drejtimi i SHISH./Dosja.al
TIRANË- Ish-shefja e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni ndodhej jashtë vendit ndërkohë që në Shqipëri doli lajmi se SPAK kishte firmosur ndaj saj dy masa sigurie “arrest shtëpie” dhe “pezullim nga ushtrimi i funksioneve publike”.
Sipas raportimeve, Vlora Hyseni ndodhej në Baku të Azerbajxhan në një takim me shefat e shërbimeve të 82 vendeve. Por disa orë pasi SPAK caktoi masën e sigurisë ndaj saj, ajo u shfaq në Kosovë. Automjeti me të cilin udhëtonte mbërriti në pikën e kalimit kufitar në Morinë ku edhe u bë ndalimi nga policia shqiptare.
Më pas, Hyseni, e cila i ka komunikuar informacionet Ergys Agasit gjatë kohës që ishte në detyrë, është shoqërua për në ambientet e policisë së Shtetit. Aty dha shpjegimet e para, ndërsa më pas iu komunikua masa dhe izolua në banesën e saj afër stadiumit Air Albania.
Vlora Hyseni akuzohet nga SPAK për përkrahje të autorit të krimit dhe zbulim të akteve sekrete, lidhur me aferën e AKSHI, ku Ergys Agasi dyshohet se kishte krijuar një grup kriminal që vepronte brenda këtij institucioni.
Sipas prokurorëve janë zbuluar komunikimeve mes saj dhe Agasit edhe gjatë kohës që ky i fundit ishte në arrati. Agasi po hetohet se në kuadër të grupit kriminal dhe në bashkëpunim me ish-drejtoreshën e AKSHI-t Mirlinda Karcanaj dhe ish zv,.drejtoreshën Hava Delibashi.
Në kuadër të të njëjtin aksion SPAK arrestoi dje Embro Sulejmanin, punonjës i Agroturizëm Kodra e Kuajve, që ndihmonte Aasin në arrati, si dhe Fatjon Kalluci, Përgjegjës Sektori në Institutin të Policisë Shkencore që dyshohet se nxjerrje te dokumenteve sekrete. SPAK urdhëroi dhe kontrollin e banesës për ish-kreun e Policisë së Shtetit, Ilir Proda./Dosja.al