LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Dronët rusë shkelën hapësirën ajrore, Polonia aktivizon mbrojtjen, Donald Tusk: Akt agresioni nga Rusia

• Polonia njoftoi mëngjesin e së mërkurës se ka ngritur në ajër avionët luftarakë dhe e ka rrëzuar një numër të papërcaktuar dronësh rusë që kishin hyrë në hapësirën e saj ajrore. • Ushtria e Polonisë tha se dronët shkelën në mënyrë të përsëritur hapësirën ajrore polake mëngjesin e së mërkurës, pasi Rusia e kishte nisur një valë sulmesh ajrore në Ukrainë, përfshirë edhe afër kufirit me Poloninë. • Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk ka njoftuar sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, për veprimet e ndërmarra nga pala polake. • Pas këtyre ngjarjeve, Polonia ka mbyllur katër aeroporte, përfshirë aeroportin kryesorin e vendit në Varshavë. • Ndërkohë që një mbledhje urgjentisht e NATO-s, do të zhvillohet sot, ku pritet të diskutohen dronët që shkelën hapësirën ajrore të Polonisë gjatë një takimi të rregullt të mërkurën. • Këshilli i Atlantikut të Veriut (NATO) do të mblidhet të mërkurën në mëngjes për një seancë të rregullt dhe do të diskutojë se si iu përgjigj NATO dronëve që hynë në Poloni gjatë natës.

6 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

“Ja ku jemi”/ Trump vë në pikëpyetje pse Rusia do të shkelte hapësirën ajrore të Polonisë

Dronët rusë shkelën hapësirën ajrore, Polonia aktivizon
Donald Trump

SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka komentuar sulmin rus në Poloni, me anë të një postimi në platformën e tij të mediave sociale Truth Social.

Në një deklaratë të shkurtër, ai shkruan: “Çfarë po ndodh me Rusinë që shkel hapësirën ajrore të Polonisë me dronë? Ja ku jemi!”

Zyrtar i Shtëpisë së Bardhë i tha BBC-së se ka plane që presidenti amerikan të flasë me homologun e tij polak, Karol Nawrocki, më vonë sot. Mediat e huaja theksojnë gjithashtu se komenti i presidentit amerikan është i paqartë, megjithëse ai mund të zgjedhë ta japë më shumë hollësi në një farë mënyre. 

Nuk është hera e parë që dëgjojmë për këtë çështje nga SHBA-të sot, pasi ambasadori i Uashingtonit në NATO tha se vendi do të mbrojë "çdo centimetër të territorit të NATO-s" Këto komente do të vinin si lehtësim për shtetet anëtare të NATO-s në Evropë, pas vërejtjeve të përsëritura të Trump që hedhin dyshime mbi angazhimin e tij ndaj aleancës.

1 VITE ME PARE

Ursula von der Leyen: Ne qëndrojmë pranë Polonisë në solidaritet absolut

Dronët rusë shkelën hapësirën ajrore, Polonia aktivizon
Ursula von der Leyen

STRASBURG- Ursula von der Leyen po mban aktualisht fjalimin e saj mbi Gjendjen e Bashkimit Evropian (SOTEU), në një nga periudhat më të trazuara të karrierës së saj politike. Përballë një Parlamenti Evropian të mbushur me indinjatë dhe shqetësim, Presidentja e Komisionit do të përpiqet të paraqesë vizionin e saj politik për të ardhmen e BE-së. Në fillim të fjalimit të saj, Presidentja e Komisionit Evropian iu referua hyrjes së djeshme të dronëve rusë në hapësirën ajrore polake, duke theksuar se ata qëndrojnë pranë Polonisë në solidaritet absolut.

Gjatë muajve të fundit, zgjedhjet politike të von der Leyen kanë provokuar reagime të forta si brenda Parlamentit Evropian ashtu edhe midis shteteve anëtare. Në veçanti, marrëveshjet tregtare me Shtetet e Bashkuara dhe vendet e Mercosur (Argjentina, Brazili, Uruguai dhe Paraguai) kanë zemëruar eurodeputetët nga spektra të ndryshme politike. E para konsiderohet nga shumë si e njëanshme dhe e dëmshme për BE-në, ndërsa e dyta është akuzuar se po minon interesat e fermerëve dhe blegtorëve evropianë.

Edhe anëtarët e familjes së saj politike, Partisë Popullore Evropiane, kanë filluar të vënë në pikëpyetje zgjedhjet e saj, veçanërisht në lidhje me politikën tregtare, tranzicionin e gjelbër, si dhe rolin e Komisionit në çështjet e politikës së jashtme dhe mbrojtjes. Qëndrimi i saj mbi vendosjen e trupave evropiane në Ukrainë provokoi një reagim të fortë nga Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius, i cili kujtoi publikisht se këto çështje kanë të bëjnë me qeveritë kombëtare dhe jo me Komisionin.

1 VITE ME PARE

Dronët rusë në hapësirën polake, Donald Tusk: Provokim në shkallë të gjerë nga Rusia

Dronët rusë shkelën hapësirën ajrore, Polonia aktivizon
Donald Tusk

POLONI- Kryeministri polak, Donald Tusk, tha se rrëzimi i dronëve rusë në Poloni gjatë natës ishte hera e parë që kjo ndodh në territorin e NATO-s. Duke folur përpara një takimi urgjent të qeverisë, Tusk tha se hapësira ajrore polake u shkel nga një numër “i madh” dronësh rusë. Ai thotë se ato që përbënin kërcënim u rrëzuan nga pilotët polakë dhe të NATO-s.

“Kjo është hera e parë që dronë rusë janë rrëzuar mbi territorin e një vendi të NATO-s. Të gjithë aleatët tanë po e marrin situatën shumë seriozisht. Nuk kemi regjistruar asnjë viktimë”, thotë ai.

Ai shton se ndoshta ishte një “provokim në shkallë të gjerë” nga Rusia. Tusk thotë se kërkimi për dronë është duke vazhduar, por shton se nuk ka arsye për panik dhe situata tani është nën kontroll.

Ai thotë se është në kontakt me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s. Forcat e armatosura polake tani kanë përfunduar operacionin e tyre ushtarak të nisur nga shkeljet e dronëve. Aeroportet, përfshirë aeroportin kryesor ndërkombëtar, Varshavë Chopin, janë rihapur.

1 VITE ME PARE

Macron: Futja e dronëve rusë në hapësirën ajrore polake, e papranueshme

Dronët rusë shkelën hapësirën ajrore, Polonia aktivizon
Emmanuel Macron

FRANCË- Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë se shkelja e hapësirës ajrore të Polonisë nga dronët gjatë sulmit rus në Ukrainën perëndimore është e papranueshme. Ai theksoi se së shpejti do të flasë me shefin e NATO-s, Mark Rutte, për këtë çështje.

“Nuk do të bëjmë kompromis mbi sigurinë e aleatëve tanë”, shkroi Macron në një postim në platformën sociale X.

1 VITE ME PARE

"Pushtimi rus me dron në Poloni një provë për Perëndimin"/ BBC: U rrëzuan me ndihmën e NATO-s dhe Holandës

Dronët rusë shkelën hapësirën ajrore, Polonia aktivizon
Pamjet

RUSI- BBC raporton se Moska ka “përshkallëzuar” operacionet e saj ushtarake për të testuar reagimin e Perëndimit pasi dronët rusë hynë në hapësirën ajrore polake dhe u rrëzuan, duke shënuar herën e parë që një gjë e tillë i ka ndodhur një shteti anëtar të NATO-s që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

“Këto dronë nuk humbën rrugën dhe përfunduan në Poloni. Ata shkuan aq thellë në Poloni saqë aeroporti i Varshavës u mbyll. Dhe kjo ndodhi ndërsa sulmet ajrore në Ukrainë janë bërë më intensive dhe më të shpeshta”, raporton media britanike. “Dronët rusë e kanë kaluar kufirin perëndimor të Ukrainës më parë, por nuk janë rrëzuar kurrë. Pra, ky është territor i ri për Poloninë dhe NATO-n”, shton BBC.

Siç u njoftua nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura Polake, avionë F-35 nga Komanda Ajrore e NATO-s dhe Forcat Ajrore Mbretërore të Holandës morën pjesë gjithashtu në operacionin kundër dronëve rusë. Sipas mediave polake, të paktën një dron u rrëzua në një shtëpi në lagjen Wyryki, duke dëmtuar çatinë e ndërtesës dhe duke hedhur mbeturina mbi një makinë. Sipas të njëjtave burime, askush nuk u lëndua nga përplasja.

Nga ana e tyre, policia polake gjeti një dron të dëmtuar në fshatin Czosnówka, në lindje të vendit, rreth 40 km larg kufirit me Bjellorusinë. Në një nivel politik, këshilli i sigurisë kombëtare i Polonisë u mblodh këtë mëngjes nën drejtimin e presidentit të vendit, Karol Nawrotski.

Në të njëjtën kohë, kryeministri polak Donald Tusk informoi Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, për situatën dhe reagimin e vendit të tij ndaj "objekteve që shkelën hapësirën tonë ajrore". Në postimin e tij, zoti Tusk flet për një "numër të madh" dronësh rusë që "paraqisnin një kërcënim të drejtpërdrejtë dhe u rrëzuan".

Nga ana e tij, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e përshkroi inkursionin me dronë si "një hap tjetër përshkallëzimi" dhe "një precedent jashtëzakonisht të rrezikshëm për Evropën". Sipas tij, të paktën tetë dronë kishin synuar Poloninë gjatë sulmeve ruse që ndodhën gjatë natës, në të cilat u përdorën gjithsej rreth 415 dronë dhe më shumë se 40 raketa.

Në postimin e tij në X, Zelensky bëri thirrje gjithashtu për një përgjigje më të fortë nga aleatët dhe deklaroi se "shtyrja e kufizimeve kundër Rusisë dhe bashkëpunëtorëve të saj do të thotë vetëm rritje e brutalitetit të sulmeve".

1 VITE ME PARE

Dronët rusë shkelën hapësirën ajrore, Polonia aktivizon mbrojtjen e NATO-s

Dronët rusë shkelën hapësirën ajrore, Polonia aktivizon

POLONI- Polonia njoftoi mëngjesin e së mërkurës se i ka ngritur në ajër avionët luftarakë dhe e ka rrëzuar një numër të papërcaktuar dronësh rusë që kishin hyrë në hapësirën e saj ajrore, duke e quajtur këtë “akt agresioni”. Ushtria e Polonisë tha se dronët shkelën në mënyrë të përsëritur hapësirën ajrore polake mëngjesin e së mërkurës, pasi Rusia e kishte nisur një valë sulmesh ajrore në Ukrainë, përfshirë edhe afër kufirit me Poloninë.

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, shkroi në X se ishte njoftuar nga Komanda Operacionale e Ushtrisë lidhur me “rrëzimin e dronëve që u futën në hapësirën tonë ajrore dhe që mund të përbënin kërcënim”.

Ai tha se e ka njoftuar edhe sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, për veprimet e ndërmarra nga pala polake. Nuk raportohet për viktima në Poloni dhe mbetet e paqartë sa dronë kishin hyrë në hapësirën ajrore të Polonisë. Ushtria tha se është duke kërkuar për mbetjet e dronëve të rrëzuar.

“Ky është akt agresioni që paraqiti kërcënim real për sigurinë e qytetarëve tanë”, shkroi Komanda Operacionale e Ushtrisë në një postim në X.

Ky incident i ka rritur ndjeshëm tensionet në Varshavë dhe në radhët e anëtarëve të tjerë të aleancës ushtarake të NATO-s.

Ndërkohë, deri tani nuk ka ndonjë reagim nga Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.

Polonia tha gjithashtu se i ka mbyllur katër aeroporte, përfshirë aeroportin kryesorin e vendit në Varshavë.

Rregullatori amerikan i aviacionit, Administrata Federale e Aviacionit (FAA), lëshoi një njoftim se edhe Aeroporti Rzeszow–Jasionka në juglindje është mbyllur. Ky aeroport është lidhje e rëndësishme për transportin e pasagjerëve dhe të armëve drejt Ukrainës. Sipas forcave ajrore të Ukrainës, pothuajse i gjithë vendi, përfshirë rajonet perëndimore të Volinit dhe Lvivit, janë nën alarm ajror në orët e para së mërkurës./REL

donald tusk

Sondazh

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes