LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Duhet ta presim nga rrënjët"/ Lapaj para Kryeministrisë: Ne na mungojnë ilaçet, këta pijnë verë 33 mijë euro! Më çuan njerëz për të më thënë se…

• Lëvizja “Shqipëria Bëhet” e drejtuar nga Adriatik Lapaj ka zhvilluar sot protestën e radhës në Bulevardin para Kryeministrisë, ku kërkohet dorëheqja e Kryeministrit Edi Rama, pas skandaleve të njëpasnjëshme në qeverinë e tij. • Me thirrjet “Edi Rama frikacak” dhe “Dorëheqje”, qytetarët u drejtuan për tek kryeministria, ku foli edhe Lapaj. • Gjatë fjalës së tij, Lapaj deklaroi se qeveria e Ramës ka mbjellë vetëm frikë dhe drogë në vend dhe sipas tij, kjo e çoi Shqipërinë në shkatërrim të madh. • Ai iu bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen të gjithë për t’i prerë rrënjët Qeverisë së Edi Ramës. • Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”  theksoi gjithashtu se nuk ka asnjë komb në botë që droga dhe krimi i organizuar kthehen në sistem, ndërsa varfëria dhe korrupsioni mbizotëron. • Gjatë tubimit, Lapaj njoftoi se i kanë kërkuar që të heqë dorë nga protesta e përditshme që mban para Kryeministrisë. Ai tha se mbrëmjen e 4 janarit, pasi u arrestuan djemtë dhe vajzat më të zellshëm të protestës, synuan ta dhunonin edhe Lapajn. • Sipas tij, nuk ka më çështje zgjedhjeje, por se të gjithë duhet të bëhen bashkë për të mundësuar largimin e kësaj klase politike.

5 artikuj për këtë temë.

10 MUAJ ME PARE

"Rama e ka humbur betejën"/Lapaj: Mielli drejt policëve, simbolikë për kartelet e drogës që mbështet qeveria! Njihet si njeriu që po qeveris me hajdutët

"Duhet ta presim nga rrënjët"/ Lapaj para
pamje nga protesta

TIRANË- Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka folur pas situatës së tensionuar para Kryeministrisë. Gjatë fjalës së tij, Lapak tha se mielli që u hodh drejt policëve ishte simbolikë për drogën dhe kartelet që mbështet qeveria dhe që Shqipëria u penalizua duke u futur në mes të 75 vendeve që iu anuluan vizat e emigrimit, punësimit dhe lotaria amerikane.

Lapaj theksoi se Rama drejton një autokraci hajdutësh që e kanë vjedhur këtë vend dhe njihet si njeriu që po qeveris me hajdutët.

"Ai drejton një autokraci hajdutësh që e kanë vjedhur këtë vend. Ai njihet si njeriu që po qeveris me hajdutët. Rama e ka humbur betejën me atë që është e vërteta. Ai mund të përdorë policinë, pushtetin, njerëzit e dinë që ai po udhëheq me një bandë hajdutësh që ka lënë spitalet pa ilaçe.

Ai drejton një autokraci hajdutësh që e kanë vjedhur këtë vend. Ai njihet si njeriu që po qeveris me hajdutët. Rama e ka humbur betejën me atë që është e vërteta. Ai mund të përdorë policinë, pushtetin, njerëzit e dinë që ai po udhëheq me një bandë hajdutësh që ka lënë spitalet pa ilaçe. E ka blinduar kryeministrinë, por asnjë lule s’u prek. Mielli që u hodh drejt policëve ishte simbolike, droga që e ka përfshirë këtë vend. Ne nuk e meritojmë," tha Adriatik Lapaj./Dosja.al

10 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Protesta para Kryeministrisë, tensionohet situata, qytetarët hidhet miell drejt policëve

"Duhet ta presim nga rrënjët"/ Lapaj para

TIRANË- Protesta e “Shqipëria Bëhet” është shoqëruar me tensione përpara kryeministrisë. Siç shihet edhe në pamje, aktivistët kanë hedhur miell në drejtim të kordonit të policisë.


Me flamuj e pankarta, ata i janë afruar efektivave të policisë duke thirrur për dorëheqjen e Ramës. Gjithashtu në një moment pati tensione edhe mes qytetarëve dhe policëve që tentuan të shkonin përtej gardhit të vendosur para godinës së kryeminitrisë./Dosja.al

10 MUAJ ME PARE

"Do ta largojmë këtë klasë politike"/ Lapaj: Ne na mungojnë ilaçet, këta pijnë verë 33 mijë euro dhe blejnë çokollata 10 mln euro

"Duhet ta presim nga rrënjët"/ Lapaj para
Adriatik Lapaj

TIRANË- Kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj ka deklaruar gjatë tubimit, se i kanë kërkuar që të heqë dorë nga protesta e përditshme që mban para Kryeministrisë. Ai theksoi se mbrëmjen e 4 janarit, pasi u arrestuan djemtë dhe vajzat më të zellshëm të protestës, synuan ta dhunonin edhe Lapajn. Sipas tij, nuk ka më çështje zgjedhjeje, por se të gjithë duhet të bëhen bashkë për të mundësuar largimin e kësaj klase politike.

Lapaj: Mbrëmjen e 4 janarit, pasi arrestoi djemtë edhe vajzat më të zellshëm të kësaj proteste, synuan të më dhunonin. Më dërguan në spital dhe më pas më çuan njerëz pë të më thënë se nuk e vazhdon dot më gjasme me të mirë. Sepse kjo, prindërit tanë, motrat e vëllezërit tanë nuk është më çështje zgjedhje por detyrim përcaktim, ne ose do të heqim këtë klasë politike ose do të largohemi që të gjithë. Nuk ka rrugë të mesme.

Frika është ushqimi i autokratëve, popujt që kanë frikë, bien në autokraci, diktaturë ndaj edhe ne jemi këtu si dëshmi e faktit. Ne nuk të kemi frikë. Frikë për çfarë, përse? Se ata vjedhin dhe ne përmbytemi në shtëpitë tona dhe më pas u dhimbet të shpallin gjendjen e fatkeqësisë natyrore. Që ne shkojmë në spital dhe gjejmë që mungojnë ilaçet dhe këta pijnë verë 33 mijë euro apo që blejnë çokollata nga 10 mln euro. Që fëmijët, të afërmit tanë ikën nga ky vend se nuk e përballojnë dot jetën./Dosja.al

10 MUAJ ME PARE

"Duhet ta presim nga rrënjët"/ Lapaj para Kryeministrisë: Kjo qeveri mbolli drogë dhe frikë! Çoi Shqipërinë në këtë shkatërrim të madh

"Duhet ta presim nga rrënjët"/ Lapaj para
Adriatik Lapaj

TIRANË- Kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, duke folur para Kryeministrisë deklaroi se qeveria e Ramës ka mbjellë vetëm frikë dhe drogë në vend dhe sipas tij, kjo e çoi Shqipërinë në shkatërrim të madh. Lapaj iu bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen të gjithë për t’i prerë rrënjët Qeverisë së Edi Ramës.

Ai theksoi gjithashtu se nuk ka asnjë komb në botë që droga dhe krimi i organizuar kthehen në sistem, ndërsa varfëria dhe korrupsioni mbizotëron.

“Ky shtet i turpit, që e çoi Shqipërinë në këtë shkatërrim të madh. Nuk ka asnjë komb në botë që droga dhe krimi i organizuar kthehen në sistem, varfëria dhe korrupsioni mbizotëron. Keqqeverisja dhe autokracia mbizotëron se shteti vendoset në funksion të krimit dhe kjo duhet luftuar.

Droga qoftë e bardhë apo e kuqe, vuajtja për kombin nga ata që i vendosin shtetet në funksion të drogës merion një luftë të madhe të një aleance ndërkombëtare kundër tyre. Do të mbahen mend si qeveria që mbolli drogë dhe frikë. Ndaj duhet ta presim nga rrënjët. Edi Rama o hajdut”, tha ai./Dosja.al

10 MUAJ ME PARE

“Shqipëria Bëhet” mblidhet para Kryeministrisë për protestën e rradhës/ Qytetarët: Edi Rama frikacak! Dorëheqje

"Duhet ta presim nga rrënjët"/ Lapaj para
pamje nga protesta

TIRANË- Lëvizja “Shqipëria Bëhet” mban sot protestën e radhës në Bulevardin para Kryeministrisë. Pas një qëndrese gati njëmujore dhe disa protestave të mëparshme, Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj dhe disa qytetarë vijojnë edhe sot, duke kërkuar largimin e Edi Ramës.

Me thirrjet “Edi Rama frikacak” dhe “Dorëheqje”, qytetarët u drejtuan për tek kryeministria. Më herët Lapaj është përplasur disa herë me forcat e Policisë dhe ka pasur përplasje edhe me qytetarët./Dosja.al

adriatik lapaj protesta e shqiperia behet tirane kryeministria edi rama

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin