Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
• Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenksy ka zhvilluar takimin me Presidentin e Shteteve të Bashkuara Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. • Dy presidentët duhej të nënshkruanin një marrëveshje për mineralet kritike, ndërsa Kievi përpiqet të rifitojë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për t’u përballur me sulmin në shkallë të gjerë nga Rusia. • Takimi është zhvilluar mes tensionesh dhe replikash nga të dyja palët ku është përfshirë dhe zv.presidenti JD Vance. • Bëhet me dije se Zelensky tha se Ukraina ende është e aftë të mbrohet dhe t'i rezistojë Rusisë. • Nga ana tjetër JD Vance u kundërpërgjigj duke theksuar se SHBA ka shumë probleme të veta. • Sipas mediave të huaja, debati mes tyre u bë i tensionuar kur Trump ndërhyri, duke i thënë Zelensky-t se duhet të jetë mirënjohës, pasi "nuk ka kartat në dorë", dhe se nuk mund t'i thotë Uashingtonit "dua këtë, dua atë". • Zv.presidenti amerikan JD Vance kritikoi sot presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, duke i thënë se është "i pasjellshëm" që shkon në Zyrën Ovale dhe debaton përpara mediave amerikane.• Raportohet se Vance e ashpërsoi më tej kritikën, duke i kujtuar Zelensky-t se kishte shkuar në Pensilvani për të bërë fushatë për opozitën, duke iu referuar ndalesës së tij atje gjatë fushatës elektorale për të vizituar një fabrikë armësh.• Zelensky më pas tha se nuk duhet të ketë “kompromise” me presidentin rus Vladimir Putin në negociatat për një marrëveshje paqeje. • Ai i tregon Trump-it fotografi të mizorive të luftës.• Trump i është drejtuar me një gjuhë të ashpër presidentit ukrainas pasi ky i fundit i tha se nuk do të pranonte kompromis me Putin për marrëveshjen e paqes. • Si pasojë e përplasjeve mes palëve Zelensky është larguar nga Shtëpia e Bardhë me nxitim, por mediat e huaja shkruajnë se ka qënë presidenti Trump ai i cili i ka kërkuar palës ukrainase të largohet menjëherë. • CNN shkruan se pas tensioneve mes palëve, Trump u mblodh me këshilltarët e tij kryesorë brenda Zyrës Ovale, dhe pasi u konsultua me Zëvendës Presidentin JD Vance, Sekretarin e Shtetit Marco Rubio Rubio, Sekretarin e Thesarit Scott Bessent dhe këshilltarët e tjerë të tij kryesorë, Trump vendosi që Zelensky "nuk ishte në një vend për të negociuar".
20 artikuj për këtë temë.
SHBA- Shkëmbimet e ashpra mes Presidenti Donald Trump dhe Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky u bënë shkak për anulimin e një konference të përbashkët për shtyp të dy udhëheqësve si dhe tërheqjen e projekt-marrëveshjeje mbi mineralet, mbi të cilët palët kishin rënë dakord pak ditë më parë.
Presidenti Zelensky u largua nga Shtëpia e Bardhë pas debatit të nxehtë, ku Presidenti Trump e akuzoi presidentin ukrainas për mungesë respekti ndaj Shteteve të Bashkuara, ndërsa ky i fundit sfidoi udhëheqësin amerikan për zbutje të qëndrimit ndaj Presidentit rus Putin.
DEBATI I PLOTË:
JD Vance: Për katër vite në SHBA kemi pasur një President i cili doli në konferenca për shtyp dhe foli si i fortë kundër Vladimir Putin dhe pastaj Putin pushtoi Ukrainën dhe shkatërroi një pjesë madhe të vendit. Rruga drejt paqes dhe prosperitetit është ndoshta të angazhohesh në diplomaci. Ne e provuam që të tregonim kraharorin dhe të bënim sikur fjalët e Presidentit të Amerikës kishin më shumë rëndësi se sa veprimet e tij. Ajo që e bën Amerikën një vend të mirë është angazhimi i saj në diplomaci dhe atë po bën Presidenti Trump.
Zelensky: A mund të të pyes?
Vance: Po.
Zelensky: Ai na pushtoi një pjesë të madhe të Ukrainës, pjesën lindore në 2014. Gjatë atyre viteve dhe nuk po flas vetëm për Presidentin Biden, në atë kohë ishte Presidenti Obama dhe pastaj Presidenti Trump, ishte Biden dhe prapë Trump dhe zoti e bekoftë, Trumpi do e ndalojë atë. Në 2014 asnjë nuk e ndaloi, ai pushtoi dhe vrau njerëz.
Trump: Në 2015.
Zelensky: Jo në 2014.
Trump: Nuk isha këtu.
Zelensky: Po, por nga 2014 deri në 2022 situata ishte e njëjtë. Njerëzit kanë vdekur në fushë betejë dhe askush nuk e ndaloi atë. Ne kemi pasur biseda me të, shumë biseda. Bisedat e mia bilaterale me të dhe kam firmosur me të në 2019. Firmosa një marrëveshje me atë Macron dhe Merkel armëpushimin. Të gjithë më thanë që ai nuk do ta shkelë armëpushimin sepse ishte kontratë. Pas kësaj ai e prishi armëpushimin, vrau njerëzit tanë dhe nuk shkëmbeu të burgosur. Për çfarë diplomacie po flasin SHBA-të tani? Çfarë nënkuptoni.
JD Vance: Po flas për atë lloj diplomacie që do të ndalojë shkatërrimin e vendit tënd. Zoti President mendoj se është mungesë respekti ta argumenti këtë përpara mediave, tani po i vini rrotull sepse keni mungesë ushtarësh. Ju duhet ta falenderoni Presidentin (Trump) që po përfshihet në këtë konflikt…
Zelensky: Ti nuk ke qenë ndonjëherë në Ukrainë për të na thënë ne se çfarë problemesh kemi. Hajde njëherë…
JD Vance: Në fakt i kam ndjekur historitë dhe e di se çfarë ndodh kur i sjell njerëzit në një tur propagande. A e kundërshton që ke pasur ndonjë probleme të rekrutosh njerëz në ushtri?
Zelensky: Çfarë? Po, kemi probleme. Do të përgjigjem…
JD Vance: Është mungesë respekti të vish në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë dhe të atakosh administratën e cila po tenton të ndalojë shkatërrimin e vendit tënd.
Zelensky: Kam shumë pyetje, le të fillojmë nga fillimi. Gjatë luftës të gjithë kanë probleme. Përfshi edhe ju, por ju keni një oqean dhe nuk e ndjen tani, por ta ndjesh në të ardhmen.
Trump: Ti nuk e di atë.
Zelensky: Zoti të bekoftë.
Trump: Mos na trego se si do të ndihemi ne. Ne po tentojmë të zgjidhim problemin. Mos na e thuaj çfarë do ndjejmë ne sepse ti nuk je në asnjë pozitë për ta diktuar atë.
Zelensky: Nuk po e them, por po kthej përgjigjen e pyetjes.
Trump: Ti nuk je në asnjë pozitë për të na diktuar si do ndihemi ne. Ne do ndihemi shumë mirë.
Zelensky: Do ndjesh influencën.
Trump: Tani nuk je në një pozicion të mirë. Ke lejuar veten të jesh në një pozitë shumë të keqe.
Zelensky: Që nga fillimi i luftës…
Trump: Ti nuk je në pozitë të mirë. Nuk i ke kartat tani…
Zelensky: Nuk jam duke luajtur me karta.
Trump: Po, po luan me karta.
Zelensky: Jam shumë serioz zoti President.
Trump: Je duke vënë në lojë jetën e miliona njerëzve, je duke vënë në lojë Luftën e Tretë Botërore.
Zelensky: Për çfarë po flet?
Trump: Ajo që po bën është mungesë respekti për këtë vend.
Zelensky: Unë kam respekt.
JD Vance: Gjatë gjithë takimit sot a ke thënë ndonjëherë ‘faleminderit’? Keni shkuar në Pensilvani për të bërë fushatë për opozitën në tetor dhe duhet të thuash fjalë mirënjohje për administratën dhe Presidentin…
Zelensky: Për çfarë po flet?
JD Vance: …që po tenton të ndihmojë vendin tënd.
Zelensky: E thua atë dhe nëse do flasësh me zë të lartë për luftën…A mund të flasësh?
Trump: Jo ke folur shumë. Ai nuk po flet me zë të lartë, por vendi jot është në telashe të mëdha.
Zelensky: E di.
Trump: Ti nuk do ta fitosh këtë. Ke një shans shumë të mirë për të dalë nga kjo situatë vetëm prej nesh.
Zelensky: Zoti President ne jemi duke qëndruar në vendin tonë, po qëndrojmë të fortë që nga fillimi i luftës kemi qenë vetëm. Por jemi mirënjohës.
Trump: Nuk ke qenë vetëm, ne të kemi dhënë ty nëpërmjet këtij presidenti budalla 350 miliardë dollarë. Ne të dhamë ty pajisje ushtarake…
Zelensky: Më ftove që të flas…
Trump: Nëse nuk do ishte për pajisjet tona ushtarake kjo luftë do kishte mbaruar për dy javë.
Zelensky: Në tre ditë, se e ke dëgjuar nga Putin, në tre ditë.
Trump: Ndoshta më pak. Po të them që do jetë shumë e vështirë të merremi vesh në këtë mënyrë.
JD Vance: Ti nuk ke thënë faleminderit.
Zelensky: Ia kam thënë disa herë popullit amerikan.
JD Vance: Ne kemi mosmarrëveshje dhe hajde shkojmë i sheshojmë ato në vend që ti tregojmë ato në sytë e mediave amerikane. Ne e dimë që e ke gabim.
Trump: Unë në fakt mendoj që është mirë për popullin amerikan që ta shohë prandaj e lashë të vazhdojë kaq gjatë. Ti duhet të jesh falenderues, se nuk i ke kartat.
Zelensky: Jam falenderues.
Trump: Njerëzit e tu po vdesin, nuk ke ushtarë.
Zelensky: E di, zoti President ju lutem…
Trump: …dhe pastaj na thua nuk dua armëpushim. Në qoftë se ti mund të marrësh një armëpushim tani që ti ndalosh plumbat në ajër dhe të mos vriten më njerëz.
Zelensky: Sigurisht që ne duam ta ndalojmë luftën.
Trump: Por ti më the që nuk dua armëpushim. Unë dua armëpushim, por ti nuk e do se po vjen më shpejt se marrëveshja.
Zelensky: Pyet njerëzit e mi a e duan armëpushimin.
Trump: Biseda nuk ka qenë më mua, ishte me një President jo shumë i mençur, as Obama.
Zelensky: Ishte presidenti juaj.
Trump: Obama të dha rroba ushtarake, kurse unë të dhashë raketat Javelin. Dhe deklarata është “Obama dha rroba, Trump dha Javelin”. Më lejo të them, ti nuk ke kartat. Me ne i ke kartat, pa ne s’ke asnjë kartë.
SHBA - Detaje të reja janë publikuar nga takimi që u mbajt këtë të premte në Shtëpinë e Bardhë mes presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut të tij ukrianas Volodymyr Zelensky. Pak më herët u raportua se si pasojë e përplasjeve mes palëve Zelensky është larguar nga Shtëpia e Bardhë me nxitim, por mediat e huaja shkruajnë se ka qënë presidenti Trump ai i cili i ka kërkuar palës ukrainase të largohet menjëherë.
CNN shkruan se pas tensioneve mes palëve, Trump u mblodh me këshilltarët e tij kryesorë brenda Zyrës Ovale, dhe pasi u konsultua me Zëvendës Presidentin JD Vance, Sekretarin e Shtetit Marco Rubio Rubio, Sekretarin e Thesarit Scott Bessent dhe këshilltarët e tjerë të tij kryesorë, Trump vendosi që Zelensky "nuk ishte në një vend për të negociuar".
Thuhet se Trump ka udhëzuar Rubion dhe këshilltarin e tij për sigurinë kombëtare, Mike Waltz, të jepnin mesazhin se ishte koha që Zelensky të largohej.
Bëhet me dije se ukrainasit ndodheshin në një dhomë të veçantë, teksa Trump konsultohej me këshilltarët e tij dhe u është kërkuar që të largohen menjëherë. Zyrtari i Shtëpisë së Bardhë tha se ukrainasit protestuan dhe donin të vazhdonin bisedimet, por Trump nuk i ka lejuar. Pas kësaj presidenti Zelensky është larguar menjëherë nga Shtëpia e Bardhë.
SHBA - Janë publikuar pamjet e momentit kur presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky është larguar nga Shtëpia e Bardhë, aty ku u mbajt mes tensionesh takimi me presidentin amerikan Donald Trump.
Siç mund të shihet dhe në videon e mëposhtme, Zelensky largohet me nxitim nga Shtëpia e Bardhë dhe futet në fuoristradën e tij të zezë për tu larguar më pas drejt vendit të tij.
Ikja e menjëhershme e presidentit ukrainas erdhi pas kritikave të Trump, i cili e quajti mosmirënjohës. Zelensky i ka kërkuar presidentit Trump të jetë më i kujdesshëm me Rusinë, ndërsa Trump e ka akuzuar se nuk është duke treguar respekt, dhe si rezultat është tensionuar situata.
Dy liderët janë takuar në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, dhe ishte planifikuar që të nënshkruanin një marrëveshje që do t'iu jepte qasje Shteteve të Bashkuara në industrinë e mineraleve të Ukrainës, por kjo marrëveshje nuk është realizuar për shkak të tensioneve. Gjithashtu po për shkak të përplasjeve mes palëve është anulluar dhe konferenca për shtyp që ishte parashikuar të mbahej mes dy liderëve.
SHBA- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social "X", pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, sipas mediave amerikane, me kërkesë të presidentit Donald Trump. Zelensky thotë se falenderon Amerikën, Presidentin, Kongresin dhe popullin amerikan për mbështetjen. Ai shton se Ukraina ka nevojë për paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, dhe ne po punojnë pikërisht për këtë.
"Faleminderit, Amerikë, faleminderit për mbështetjen tuaj, faleminderit për këtë vizitë. Faleminderit President, Kongresit dhe popullit amerikan. Ukraina ka nevojë për paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, dhe ne po punojmë pikërisht për këtë", thotë Zelensky në reagimin e tij.
Thank you America, thank you for your support, thank you for this visit. Thank you @POTUS, Congress, and the American people.
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) February 28, 2025
Ukraine needs just and lasting peace, and we are working exactly for that.
MOSKA- Rusia ka bërë reagimin e parë pas përplasjes mes presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, dhe presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë. I pari që reagoi ishte Kirill Dmitriev, këshilltari i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.
Në një postim në rrjetin social “X” ai ka shkruar shkurt se kjo është “historike”, duke ju referuar një postimi që paraqiste përplasjen në mes presidentëve.

SHBA- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, është larguar prej Shtëpisë së Bardhë, pas një diskutimi të ashpër me presidentin amerikan, Donald Trump. Zelensky i ka kërkuar Trump të jetë më i kujdesshëm me Rusinë, ndërsa Trump e ka akuzuar se nuk është duke treguar respekt, dhe si rezultat është tensionuar situata.
Përpos debateve mes dy liderëve të vendit, në debat është përfshirë edhe JD Vance. JD Vance e ka quajtur Zelenskyn si të pasjellshëm, pasi ky i fundit nuk pranoi kompromis me Putin për ti dhënë fund luftës sipas planit të Trump. JD Vance i ka thënë Zelenskyt se ky i fundit është edhe mosmirënjohës pasi nuk i ka thënë ende faleminderit presidentit Trump.
Pjesë nga biseda:
Trump: Ajo që po bëni është mungesë respekti për vendin - ky vend që ju ka mbështetur shumë më tepër se disa njerëz kanë thënë se duhet të ju mbështesin.
Zelensky ndërhyn me qetësi: Unë kam respekt për vendin tuaj.
Zëvendëspresidenti Vance e ndërpret: A keni thënë 'faleminderit' një herë gjatë gjithë takimit?
Zelensky: Shumë herë.
Vance: Jo, në të gjithë këtë takim, a keni thënë 'faleminderit'? Ju shkuat në Pensilvani dhe bëtë fushatë për opozitën në tetor. Ofroni disa fjalë vlerësimi për SHBA-në dhe presidentin që po përpiqet të shpëtojë vendin tuaj.
Zelensky: Ju lutem, mendoni se nëse do të flisni shumë me zë të lartë për luftën...
Ndërpritet nga Trump: Vendi juaj është në telashe të mëdha.
SHBA- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, është larguar prej Shtëpisë së Bardhë, pas një diskutimi të ashpër me presidentin amerikan, Donald Trump. Zelensky i ka kërkuar Trumpit të jetë më i kujdesshëm me Rusinë, ndërsa Trump e ka akuzuar se nuk është duke treguar respekt, dhe si rezultat është tensionuar situata. Dy liderët janë takuar në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, dhe ishte planifikuar që të nënshkruanin një marrëveshje që do t'iu jepte qasje Shteteve të Bashkuara në industrinë e mineraleve të Ukrainës.
Një konferencë e planifikuar për media, veçse është anuluar. Trump ka thënë përmes një postimi në rrjetin social, Social Truth se “presidenti Zelensky nuk është gati për paqe, nëse në të përfshihet Amerika, sepse ai beson se përfshirja jonë i jep atij një avantazh të madh në negociata”.
“Nuk dua avantazh, dua PAQE. Ai nuk i ka respektuar Shtetet e Bashkuara në Zyrën Ovale. Mund të kthehet kur të jetë gati për paqe”, ka thënë mes tjerash Trump.
Zelensky e ka sfiduar hapur Trumpin për qasjen, siç ka thënë ai, të butë ndaj presidentit rus, Vladimir Putin. Zelensky i ka hedhur poshtë pretendimet e Trumpit se qytetet ukrainase janë kthyer në gërmadha pas tre vjetëve të luftës. Trump, në anën tjetër, ka thënë se Putin dëshiron të arrijë një marrëveshje.
“Nuk jeni duke u treguar falënderues. Nuk është gjë e mirë”, ka thënë Trump, i cili ka marrëdhënie të vështirë me Zelenskyn, prej kur ky i fundit është zgjedhur president më 2019.
“Në këtë situatë do të jetë shumë e vështirë që të bëjmë biznes”, ka shtuar ai.
“Jeni duke luajtur bixhoz me jetët e miliona njerëzve”, ka thënë Trump.
“Jeni duke luajtur bixhoz me Luftën e Tretë Botërore, dhe kjo që po bëni është shumë pa respekt ndaj shteti që ju ka mbështetur shumë më shumë sesa njerëzit e thonë”.
Në një situatë të pazakonshme, Trump dhe Zelensky e kanë ndërprerë njëri-tjetrin dhe presidenti amerikan i ka thënë homologut të tij, “shteti juaj është në telashe të mëdha. Nuk jeni duke fituar… keni mundësi të dilni prej kësaj situate me ndihmën tonë, sepse ju nuk i keni kartat në duart”.
Nënpresidenti amerikan, JD Vance është përfshirë në diskutime, dhe i ka thënë Zelenskyt se nuk është e hijshme që të mbajë këtë qëndrim në Shtëpinë e Bardhë.
“Njerëzit janë duke vdekur, jeni duke mbetur pa ushtarë”, i ka thënë Trump Zelenskyt, teksa diskutimi ka degjeneruar me ngritje të zërit.
Trump i ka thënë Zelenskyt se ai, ose duhet të arrijë një marrëveshje, ose SHBA-ja tërhiqet. Zelensky i ka bërë thirrje Trumpit të mos bëjë “kompromise me një vrasës” duke iu referuar liderit rus. Para këtij shkëmbimi, Zelensky u ka thënë gazetarëve brenda Shtëpisë së Bardhë se shpreson që marrëveshja për minerale do të jetë një hap përpara për Ukrainën dhe që dëshiron të diskutojë më në hollësi me Trumpin se çfarë mund të bëjë SHBA-ja për vendin e tij.
Trump ka thënë se marrëveshja do të jetë “shumë e drejtë” dhe që armëpushimi në luftën e Rusisë kundër Ukrainës është “afër”. Presidenti amerikan ka thënë se Ukraina do të duhet të bëjë kompromise.
Zelensky i ka treguar Trumpit fotografi të mizorive ruse dhe ka thënë se “nuk duhet të ketë kompromise me një vrasës të shtetit tonë”.
Takimi është zhvilluar më pak se 10 ditë pasi Trump e ka quajtur Zelenskyn diktator dhe ka sugjeruar gabimisht se Ukraina e ka nisur konfliktin, që tashmë ka hyrë në vitin e katërt. Megjithatë, dy liderët janë zmbrapsur nga lufta e fjalëve, teksa janë përgatitur për t’u takuar ballë për ballë./ REL
SHBA - Presidenti amerikan Donald Trump ka ndarë një deklaratë pas takimit të tij me presidentin ukrainas Voldymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë. Në një postim në rrjete sociale Trump shkruan se takimi i sotëm ishte shumë domethënës, pasi tregoi se Zelensky nuk është gati për paqe.
Trump thotë se Zelensky nuk e respektoi SHBA-në gjatë takimit të mbajtur këtë të premte, dhe ky i fundit mund të kthehet vetëm kur të jetë gati për paqe.
"Ne patëm një takim shumë domethënës në Shtëpinë e Bardhë sot. U mësua shumë që nuk mund të kuptohej kurrë pa biseda nën një zjarr dhe presion të tillë. Është e mahnitshme ajo që del përmes emocioneve dhe unë kam vendosur që presidenti Zelensky nuk është gati për paqe nëse përfshihet Amerika, sepse ai mendon se përfshirja jonë i jep atij një avantazh të madh në negociata. Nuk dua avantazhe, dua PAQE. Ai nuk i respektoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Zyrën e tyre të dashur Ovale.Ai mund të kthehet kur të jetë gati për paqe",- thuhet në postimin e Trump.
Pas tensioneve me Trump dhe JD Vance, Zelensky është larguar nga Shtëpia e Bardhë. Mësohet se presidenti ukrainas doli me nxitim nga dera dhe u fut në një fuoristradë të zezë, e cila e largoi atë me shpejtësi. Bëhet me dije gjithashtu se si pasojë e tensioneve gjatë takimit, është anulluar dhe konferenca për shtyp që ishte parashikuar të mbahej mes dy liderëve.
SHBA- Tensionet në takimin e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky me presidentin amerikan Donald Trump kanë vijuar kur ky i fundit i është drejtuar ne pyetjen nëse e dëshiron armëpushimin. Zelesky tha se e dëshiron këtë, por mbi të gjitha dëshiron një marrëveshje me garanci. Trump tha para kamerave se është mirë që populli amerikan po e sheh këtë bisedë të tensionuar.
Pjesë nga biseda:
Trump: Nëse mund të arrini një armëpushim tani, unë do t'ju thoja ta pranoni atë në mënyrë që plumbat të ndalojnë së fluturuari.
Zelensky: Sigurisht që dua të ndaloj luftën.
Trump e ndërpret: Ti thua se nuk dëshiron armëpushim?
Zelensky: Dëshiroj një marrëveshje armëpushimi me "garanci". Pyet popullin ukrainas se çfarë ndien për një marrëveshje armëpushimi.
Trump: Unë mendoj se është shumë mirë që populli amerikan të shohë se çfarë po ndodh. Kjo është arsyeja pse e kam mbajtur këtë për kaq gjatë. Zelensky duhet të jetë mirënjohës.
Zelensky: Jam shumë mirënjohës.
Trump: Njerëzit po vdesin, ju po mbaroni ushtarët.
Zelensky: E di.
SHBA - Vijojnë tensionet në takimin mes presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut të tij Volodymyr Zelensky. Trump i ka thënë Zelenskyt se Ukraina është në telashe të mëdha dhe se duhet të pranojë kompromiset me Putin.
Por Zelensky ka tentuar ta kundërshtojë këtë, ndërsa nuk është lejuar nga presidenti Trump. Ky i fundit i ka thënë se Ukraina nuk ka gjasë që ta fitojë luftën dhe plani i tij është një shans i mirë për ti dhënë fund konfliktit 3-vjeçar.
Trump thotë më tej me tone të larta se Amerika i ka dhënë Ukrainës 350 milion dollarë dhe pajisje ushtarake dhe nëse nuk do ishte për ndihmën e amerikës kjo luftë do të kishte përfunduar brenda dy javësh.
Trump: Vendi juaj është në telashe të mëdha
Udhëheqësi ukrainas përpiqet të ndërhyjë, Trump e ndërpret: “Jo, jo, ke folur shumë! Vendi juaj është në telashe të mëdha!"
Zelensky: E di, e di
Trump: Ju nuk po e fitoni luftën! Ju keni një shans shumë të mirë për të dalë në rregull për shkak të nesh. Ne ju dhamë nëpërmjet këtij presidenti budalla [një referencë për Joe Biden] 350 miliardë dollarë, ju dhamë pajisje ushtarake... nëse nuk do të kishit pajisjet tona ushtarake, kjo luftë do të kishte përfunduar brenda dy javësh.
Zelensky: Për tre ditë e dëgjova nga Putini
Trump: Do të jetë shumë e vështirë të bësh biznes si ky
SHBA - Vijojnë tensionet në takimin që po mbahet këtë të premte në Shtëpinë e Bardhë mes Zelenskyt dhe Trump. Përpos debateve mes dy liderëve të vendit, në debat është përfshirë edhe JD Vance.
JD Vance e ka quajtur Zelenskyn si të pasjellshëm, pasi ky i fundit nuk pranoi kompromis me Putin për ti dhënë fund luftës sipas planit të Trump. JD Vance i ka thënë Zelenskyt se ky i fundit është edhe mosmirënjohës pasi nuk i ka thënë ende faleminderit presidentit Trump.
Pjesë nga biseda:
Trump: Ajo që po bëni është mungesë respekti për vendin - ky vend që ju ka mbështetur shumë më tepër se disa njerëz kanë thënë se duhet të ju mbështesin.
Zelensky ndërhyn me qetësi: Unë kam respekt për vendin tuaj.
Zëvendëspresidenti Vance e ndërpret: A keni thënë 'faleminderit' një herë gjatë gjithë takimit?
Zelensky: Shumë herë.
Vance: Jo, në të gjithë këtë takim, a keni thënë 'faleminderit'? Ju shkuat në Pensilvani dhe bëtë fushatë për opozitën në tetor. Ofroni disa fjalë vlerësimi për SHBA-në dhe presidentin që po përpiqet të shpëtojë vendin tuaj.
Zelensky: Ju lutem, mendoni se nëse do të flisni shumë me zë të lartë për luftën...
Ndërpritet nga Trump: Vendi juaj është në telashe të mëdha.
SHBA - Është shoqëruar me tensione takimi Trump-Zelensky që po mbahet këtë të premte në Shtëpinë e Bardhë. Sipas bisedave të zbardhura nga BBC, presidenti Trump i është drejtuar me një gjuhë të ashpër presidentit ukrainas pasi ky i fundit i tha se nuk do të pranonte kompromis me Putin për marrëveshjen e paqes.
Trump: Nëse nuk do të rreshtohesha me të dyja (Rusinë dhe Ukrainën), nuk do të kishit kurrë një marrëveshje. Unë nuk jam në linjë me Putinin, nuk jam në linjë me askënd. Unë jam në linjë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Zelensky ka "urrejtje të jashtëzakonshme" për Putinin. Ju doni që unë të jem i ashpër, unë mund të jem më i ashpër se çdo qenie njerëzore që keni parë ndonjëherë... por ju kurrë nuk do të arrini një marrëveshje në këtë mënyrë.
SHBA- Mediat ndërkombëtare raportojnë për përplasjen verbale mes presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, presidentit amerikan Donald Trump dhe zv.presidentit JD Vance në Shtëpinë e Bardhë.
Bëhet me dije se Zelensky tha se Ukraina ende është e aftë të mbrohet dhe t'i rezistojë Rusisë. Nga ana tjetër JD Vance u kundërpërgjigj duke theksuar se SHBA ka shumë probleme të veta.
Sipas mediave të huaja, debati mes tyre u bë i tensionuar kur Trump ndërhyri, duke i thënë Zelensky-t se duhet të jetë mirënjohës, pasi "nuk ka kartat në dorë", dhe se nuk mund t'i thotë Uashingtonit "dua këtë, dua atë". Pas kësaj, presidenti ukrainas u shpreh: "Nuk kam ardhur këtu për të luajtur letra".
SHBA- Zv. presidenti amerikan JD Vance kritikoi sot presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, duke i thënë se është "i pasjellshëm" që shkon në Zyrën Ovale dhe debaton përpara mediave amerikane.
Raportohet se Vance e ashpërsoi më tej kritikën, duke i kujtuar Zelenskyt se kishte shkuar në Pensilvani për të bërë fushatë për opozitën, duke iu referuar ndalesës së tij atje gjatë fushatës elektorale për të vizituar një fabrikë armësh.
Mediat e huaja shkruajnë se ka patur disa shkëmbime të tensionuara bisedash mes presidenti ukrainas Volodymir Zelensky, Zëvendës Presidentit JD Vance dhe presidentit Donald Trump.
SHBA - Janë zbardhur të tjera biseda nga takimi që po mbahet këtë të premte në Shtëpinë e Bardhë mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyt. Sipas raportimeve të BBC, presidenti Trump tha se do të ishte mirë nëse ai dhe Zelensky mund të ndalonin luftën midis Rusisë dhe Ukrainës.
Zelensky më pas tha se nuk duhet të ketë “kompromise” me presidentin rus Vladimir Putin në negociatat për një marrëveshje paqeje. Ai i tregon Trumpit fotografi të mizorive të luftës teksa u shpreh: “Unë mendoj se Presidenti Trump është në anën tonë”.
Njëra prej gazetarëve ka pyetur Trump: “ Zoti President, a do të dërgoni më shumë armë në Ukrainë në rast se nuk ka paqe?”
Ndërsa presidenti i është përgjigjur: Ne nuk po presim me padurim të dërgojmë shumë armë, ne po presim me padurim të mbarojmë luftën.Përgjigja është po. Por shpresojmë se nuk do të na duhet të dërgojmë shumë sepse mezi pres ta kryej atë shpejt.
Presidenti amerikan tha më tej se ai “e vlerëson marrëveshjen për mineralet sepse ne kishim nevojë për atë që ata kishin”, teksa shton se: “Vendi tani trajtohet në mënyrë të drejtë”.
SHBA- Mediat e huaja shkruajnë se ka patur disa shkëmbime të tensionuara bisedash mes presidenti ukrainas Volodymir Zelensky, Zëvendës Presidentit JD Vance dhe presidentit Donald Trump. Zv.presidenti JD Vance ka akuzuar Zelenskyn për “mosrespektim", më pas Trump akuzon liderin ukrainas për “bixhoz me Luftën e Tretë Botërore”. Gjithashtu raportohet se takimi përfundoi me Trump duke i thënë Zelenskyt se ai "nuk është shumë mirënjohës“.
“Ne po përpiqemi të zgjidhim një problem. Mos na tregoni se çfarë të ndiejmë, sepse nuk jeni në gjendje ta diktoni atë saktësisht. Ju nuk jeni në gjendje të diktoni se çfarë do të ndjejmë ne”, ka thënë presidenti ukrainas.
Pas kësaj deklarate nuk ka munguar një përgjigje nga Trump, i cili i ka thënë Zelenskyt se tani nuk është në pozicion të favorshëm.
“Tani nuk je në një pozicion shumë të mirë. Nuk i keni kartat me ne, po filloni të keni probleme që tani”, ka thënë Trump.
SHBA - Presidenti amerikan Donald Trump ka pritur këtë të premte në Shtëpinë e Bardhë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. Në qendër të bisedimeve mes tyre do të jetë marrëdhënia mes dy vendeve, lufta në Ukrainë si dhe marrëveshja strategjike për mineralet e rralla.
Zelensky është pritur nga Trump në hyrje të Shtëpisë së Bardhë, sapo ka zbritur nga makina e tij. Dy liderët kanë shtrënguar duart mes tyre, edhe pse së fundmi kanë pasur përplasje verbale lidhur me planin e Trump për paqen në Ukrainë.
Marrëveshja e mineraleve mes dy vendeve do të firmoset në East Room të Shtëpisë së Bardhë dhe konsiderohet një hap i rëndësishëm në bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve. Sa i përket situatës në Ukrainë, Trump deklaroi se e konsideron veten një "arbitër dhe ndërmjetës" mes Kievit dhe Moskës për të ndihmuar në arritjen e një paqeje të qëndrueshme.
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump dhe homologu i tij ukrainas Volodymyr Zelensky u takuan sot në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar mbi marrëdhëniet mes dy vendeve, luftën në Ukrainë dhe një marrëveshje strategjike për mineralet e rralla. Trump e quajti këtë nënshkrimin "një marrëveshje e jashtëzakonshme për Ukrainën", duke e cilësuar atë si një fitore ekonomike për Kievin.
Marrëveshja do të firmoset në East Room të Shtëpisë së Bardhë dhe konsiderohet një hap i rëndësishëm në bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve. Sa i përket situatës në Ukrainë, Trump deklaroi se e konsideron veten një "arbitër dhe ndërmjetës" mes Kievit dhe Moskës për të ndihmuar në arritjen e një paqeje të qëndrueshme.
"Jam këtu si një arbitër, si një ndërmjetës, për të ndihmuar në uljen e tensioneve midis dy palëve që kanë qenë shumë armiqësore," tha ai.
Trump theksoi se Ukraina duhet të bëjë kompromise për të arritur një marrëveshje armëpushimi me Rusinë. Kjo deklaratë pritet të ngjallë reagime, pasi Zelensky ka qenë i prerë në qëndrimin e tij se "nuk do të ketë kompromise me Putinin".
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump ka pritur homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë, me të cilin pritet të diskutojë dhe potencialisht të nënshkruajë një marrëveshje që u jep qasje Shteteve të Bashkuara në minerale të rralla ukrainase.
"Është veshur mirë, është elegant," tha presidenti amerikan për liderin ukrainas.
Marrëveshja për mineralet, e negociuar përgjatë ditëve të fundit, do t’i jepte Shteteve të Bashkuara qasje të kosniderueshme tek mineralet e rralla të nëntokës ukrainase, por nuk përfshin dhënien e garancive të sigurisë nga ana e Shteteve të Bashkuara, një zhgënjim për Ukrainën.
Marrëveshja i jep Uashingtonit mundësinë që të kompensojë një pjesë nga miliarda dollarët që ka shpezuar për mbështetjen e Kievit me armatime amerikane, përmes një fondi investimi për rindërtim të lidhur me shitjen e mineraleve të rralla të Ukrainës.
Sipas një raporti të vitit të shkuar të Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, rreth 2/ 3 e fondeve të miratuara nga Kongresi për Ukrainën, janë shpenzuar në Shtetet e Bashkuara. Ukraina shpreson që marrëveshja do të nxisë Presidentin Trump të mbështesë përpjekjet e Kievit për të rimarrë territoret që aktualisht kontrollohen nga Rusia.
Marrëveshja po ashtu mund të siguronte mbështetje nga Republikanët në Kongres për një raund të ri ndihme për vendin e goditur nga lufta. Presidenti Trump është përplasur në distancë me homologun Zelensky gjatë javëve të fundit, duke e kritikuar atë për mënyrën se si e ka menaxhuar luftën, duke e cilësuar atë si një diktator dhe duke i bërë thirrje që të pranojë marrëveshjen për mineralet.
SHBA- Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenksy pritet të takohet sot me Presidentin e Shteteve të Bashkuara Donald Trump dhe të nënshkruajë një marrëveshje për mineralet kritike, ndërsa Kievi përpiqet të rifitojë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për t’u përballur me sulmin në shkallë të gjerë nga Rusia.
Marrëveshja për mineralet, e negociuar përgjatë ditëve të fundit, do t’i jepte Shteteve të Bashkuara qasje të kosniderueshme tek mineralet e rralla të nëntokës ukrainase, por nuk përfshin dhënien e garancive të sigurisë nga ana e Shteteve të Bashkuara, një zhgënjim për Ukrainën.
Marrëveshja i jep Uashingtonit mundësinë që të kompensojë një pjesë nga miliarda dollarët që ka shpezuar për mbështetjen e Kievit me armatime amerikane, përmes një fondi investimi për rindërtim të lidhur me shitjen e mineraleve të rralla të Ukrainës.
Sipas një raporti të vitit të shkuar të Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, rreth 2/ 3 e fondeve të miratuara nga Kongresi për Ukrainën, janë shpenzuar në Shtetet e Bashkuara. Ukraina shpreson që marrëveshja do të nxisë Presidentin Trump të mbështesë përpjekjet e Kievit për të rimarrë territoret që aktualisht kontrollohen nga Rusia.
Marrëveshja po ashtu mund të siguronte mbështetje nga Republikanët në Kongres për një raund të ri ndihme për vendin e goditur nga lufta. Presidenti Trump është përplasur në distancë me homologun Zelensky gjatë javëve të fundit, duke e kritikuar atë për mënyrën se si e ka menaxhuar luftën, duke e cilësuar atë si një diktator dhe duke i bërë thirrje që të pranojë marrëveshjen për mineralet.
Por gjatë konferencës së përbashkët për shtypin me kryeministrin britanik Keir Starmer të enjten, Presidenti Trump, i pyetur mbi deklaratën referuar zotit Zelensky se ishte diktator, u shpreh: “E kam thënë një gjë të tillë? Nuk e besoj dot që jam shprehur ashtu”.
Presidenti Trump po ashtu vuri në dukje se priste me interes takimin me Presidentin Zelenskky dhe vlerësoi ushtrinë ukrainase për guximin që ka treguar.
“Besoj se po punojmë shumë fort për t’i dhënë fund luftës. Besoj se kemi bërë shumë përparim dhe po ecim përpara me shpejtësi”, tha Presidenti Trump.
“Ose kjo luftë do të marrë fund së shpejti, ose nuk do mbarojë kurrë”, shtoi ai, por pa arsyetuar më tej./ VOA