Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
• Gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme një efektiv burgu është dhunuar në zonën e Yzberishtit në kryeqytet. • Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe polica, ku shprehet se një 36-vjeçar, punonjës i burgut 313, është dhunuar orës 05:00 të ditës së sotme. • Efektivi i dhunuar është Arbër Labi, i cili sapo ka dalë nga banesa është goditur me shkopa bejsbolli nga tre persona ende të paidentifikuar. • Këta të fundit pasi e kanë dhunuar policin i kanë marrë armën e shërbimit dhe më pas janë larguar. • Labi ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. • Policia po punon për kapjen e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
2 artikuj për këtë temë.

TIRANË- Policia ka reaguar lidhur me ngjarjen e raportuar pak minuta më herët, ku një 36-vjeçar, punonjës i burgut 313, është dhunuar në orët e mëngjesit të sotëm në Yzberisht.
Efektivi i dhunuar është Arbër Labi, i cili sapo ka dalë nga banesa është goditur me shkopa bejsbolli nga tre persona ende të paidentifikuar. Këta të fundit pasi e kanë dhunuar policin i kanë marrë armën e shërbimit dhe më pas janë larguar.
Labi ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Policia po punon për kapjen e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
NJOFTIMI I POLICISË:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 28.09.2024, rreth orës 05:00, në rrugën "Tre Dëshmorët", Yzberisht, shtetasi A. L., 36 vjeç, banues në Yzberisht, (punonjës pranë burgut 313) sapo ka dalë nga banesa është goditur dyshohet me sende të forta nga tre persona ende të paidentifikuar, të cilët i kanë marrë armën e shërbimit dhe më pas janë larguar.
Aktualisht 36-vjeçari ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
TIRANË- Gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme një efektiv burgu është dhunuar në zonën e Yzberishtit në kryeqytet.
Polici i dhunuar, identiteti i të cilit nuk dihet, është dërguar me urgjencë tek Spitali i Traumës, ndërsa ende nuk dihet as gjendja e tij shëndetësore .
Sipas raportimeve autorët i kanë marrë efektivit të burgjeve armën e shërbimit dhe janë larguar. Ende nuk dihen autorët dhe shkaku i ngjarjes së rëndë. Pritet një reagim nga policia për zbardhjen e plotë të ngjarjes.