LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Sulmet kibernetike/ Dita e 2-të e vizitës në Izrael, Rama: Do jetë partneri ynë strategjik

•Dita e dytë e vizitës së kryeministrit Edi Rama në Izrael. •Rama mori pjesë në ceremoninë e organizuar nga Lëvizja ‘Lufto Antisemitizmin’. Gjatë prezantimit të Ramës organizatorët e takimit ishin kujdes që të veçonin rolin e shqiptarëve që shpëtuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore. • Rama u shpreh se Shqipëria është i vetmi vend në Ballkan ku përbërja fetare nuk ka një rol përcaktues apo dallues përsa i përket identitetit. • Rama u takua me liderin e opozitës izraelite Benjamin Netanyahun. •Rama u prit në takim dhe nga drejtuesi i Agjencisë së Sigurisë Kibernetike, duke theksuar se Izraeli do të jetë partneri strategjik i Shqipërisë në fuqizimin e mbrojtjes kibernetike. 

7 artikuj për këtë temë.

4 VITE ME PARE

FOTO- Me avion privat drejt Izraelit! Rama zgjedh për shoqëruese Lindën

Sulmet kibernetike/ Dita e 2-të e vizitës në Izrael, Rama: Do
Edi Rama

IZRAEL- Kryeministri Edi Rama ka nisur pre tre ditësh një vizitë në Izrael, pas sulmeve kibernetike të Iranit. Rama ka marrë edhe bashkëshorten, Linda Rama në udhëtimin me “Ismailin”, charterin që ai përdor shpesh në udhëtimet jashtë vendit.

Aeroplani është i konfigurimit “Vip” dhe mund të akomodojë deri në 32 pasagjerë. Bashkë me çiftin kryeministror, mediat izraelite raportojnë se janë edhe ministrja e jashtme Olta Xhaçka, ministrja e Bujqësisë Frida Krifca, këshilltari për sigurinë dhe drejtori për komunikimin.

Avioni Ismail është pjesë e flotës së Air Albania dhe është për shërbime private. Pra kushdo që do të kërkojë të bëjë fluturime të tilla mund  ta marrë me qera. Avioni Ismail, jo vetëm që nuk është i regjistruar si pjesë e flotës së Air Albania, por ai ka një regjistër turk. Madje jo të Turkish Airline, e  cila është aksionare ne Air Albania, por e regjistrit të forcave ajrore turke. 

4 VITE ME PARE

Rama takon kreun e Agjencisë së Sigurisë Kibernetike të Izraelit: Do jetë partneri ynë!

Sulmet kibernetike/ Dita e 2-të e vizitës në Izrael, Rama: Do

IZRAEL- Kryeministri Edi Rama është takuar ditën e sotme me drejtuesin e Agjencisë së Sigurisë Kibernetike. Takimin Rama e bëri të ditur përmes një postimi në Facebook, ku shkruan se Izraeli do të jetë partneri ynë strategjik në fuqizimin e mbrojtjes kibernetike

“Me drejtuesin e Agjencisë së Sigurisë Kibernetike të Izraelit, e cila do të jetë partneri ynë strategjik në fuqizimin e mbrojtjes kibernetike dhe ngritjen e një qendre ekselence për sigurinë kibernetike”- shkruan Rama bashkëngjitur fotos nga takimi.

4 VITE ME PARE

'Ovacion pa e kërkuar'/ Publiku u ngrit në këmbë pas fjalimit të tij, Rama: Më mbajte këtu, çfarë do bënin ata

Sulmet kibernetike/ Dita e 2-të e vizitës në Izrael, Rama: Do
Edi Rama

JERUSALEM- Në fund të fjalimit të tij në Jerusalem, publiku u ngrit në këmbë duke duartrokitur për disa sekonda kryeministrin Edi Rama. Moderatori i bëri të ditur se ovacionet po i bëhen pa i kërkuar. Rama i tha se ata u ngritën në këmbë vetëm pasi u mbajt sërish në poltron, se nëse do ishte e kundërta nuk do ishin ngritur në këmbë.

Moderatori: E shikoni, ky është ovacion pa e kërkuar.

Rama: Jo nuk i pyete, por më mbajte këtu, çfarë do bënin ata. 

Moderatori: Ka një barcaletë këtu në Izrael mes dallimit të një zotërie anglez dhe atij hebre. Anglezi vjen dhe ikën pa thënë lamtumirë dhe hebreu, duke thënë lamtumirë por kurrë nuk largohet. Pra e njëjta gjë me folësit jo të mërzitshëm. Ne kemi zgjedhje brenda një jave dhe ka më shumë se 15o persona në sallë ku do të votojnë, ambasadorët dhe nuk kemi asnjë ide për rezultatin. Do donim ta jepnim këtë dhuratë për udhëheqje të fortë.

4 VITE ME PARE

Rama nga Jeruzalemi: Gjyshja ime, më e mençur se të gjithë shkencëtarët që njoh në Shqipëri

Sulmet kibernetike/ Dita e 2-të e vizitës në Izrael, Rama: Do
Edi Rama

JERUZALEM- Kryeministri Edi Rama e ka onsideruar gjyshen e tij shumë më të zgjuar se të gjithë shkencëtarët shqiptarë që njeh. I pranishëm në Izrael, teksa liste për lidhjen mes dy vendeve, Rama tha se sa herë që e ëma dhe i ati shfaqnin pakënaqësi ndaj tij, ishte gjyshja ajo që i thoshte të mos mërzitej, pasi prindërit gjithmonë do të kishin ankesa. Kreu i qeverisë shtoi se gjyshja i thoshte se djemtë kur rriten bëhen burra dhe burrat nga natyra nuk janë krijesa perfekte. 

"Gjyshja ime ishte katolike. Ajo nuk shkoi kurrë në universitet, por më besoni se kishte një mençuri të pakrahasueshme me të gjithë shkencëtarët që unë njoh në Shqipëri. Ajo më thoshte kur prindërit e mi ishin të pakënaqur me mua, meqë ra fjala isha një fëmijë i vështirë. Nuk mund të bëhesh kryeministër i Shqipërisë nëse nuk je fëmijë i vështirë. Unë mërzitesha me ta dha ajo më thoshte: “Mos u shqetëso. Rri i qetë. Kështu janë prindërit. Je djalë dhe djemtë bëhen burra dhe burrat nga natyra nuk janë krijesa të përsosura dhe perfekte. Kështu do të bësh gabime gjithë jetës, sepse je burrë. Por ka një gjë që nuk duhet ta harrosh. Një burrë mund të përballojë të bëjë gabime, por nuk mund të përballojë të jetë i mërzitshëm,"- tha Rama ndër të tjera. 

4 VITE ME PARE

VIDEO- Vizita në Izrael/ Kryeministri Edi Rama takohet me liderin e opozitës Benjamin Netanyah

Sulmet kibernetike/ Dita e 2-të e vizitës në Izrael, Rama: Do
Edi Rama dhe Benjamin Netanyah

JERUZALEM- Kryeministri Edi Rama është takuar ditën e sotme me liderin e opozitës izraelite Benjamin Netanyah. Vizita vjen në kuadër të takimeve që kreu i ekzekutivit po zhvillon prej dy ditësh në Izrael. Më herët kryeministri Rama takoi në pallatin presidencial presidentin e Izraelit Isaac Herzog.

"Takim me liderin e opozitës në Izrael, Benjamin Netanyahu", shkruan Rama në Facebook.

Kryeministri Rama po zhvillon një vizitë dy ditore në Izrael. Në këtë vizitë zyrtare ai shoqërohet nga disa ministra shqiptarë. Në qendër të diskutimeve është siguria kibernetike, sulmet e hakerave iranianë dhe bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve. Më herët gjatë ditës së djeshme Rama u takua dhe me homologun e tij Yair Lapid. Në qendër të bisedës së tyre ka qenë marrëdhënia mes dy vendeve ku kryeministri Lapid i ka premtuar kreut të ekzekutivit shqiptar më shumë mbështetje sa i përket luftës kundër sulmeve kibernetike në një kohë që vendi ynë prej muajsh është në gjendje alarmi për shkak të hakerave iranianë.

4 VITE ME PARE

Rama në Izrael: Hebrenjtë, pjesë e rëndësishme e historisë së Shqipërisë, dorëzuam arin, por jo ata

Sulmet kibernetike/ Dita e 2-të e vizitës në Izrael, Rama: Do
Edi Rama

JERUZALEM- Kryeministri Edi Rama risolli marrëdhënien e veçantë të Shqipërisë me Izraelin. Në një tryezë ku dha fjalën e tij në vizitën zyrtare që është duke zhvilluar për 2 ditë në Izreal, Rama tha se shqiptarët nuk i dorëzuan kurrë hebrenjtë. Kryeministri e krahasoi miqësinë më të fortë sesa vlera e arit, për të thënë se gjatë luftës së dytë botërore, Shqipëria nuk i dorëzoi kurë hebrenjtë. "Fjala mik nuk nënkupton atë që është ftuar por atë që të troket në derë"-tha Rama dhe ndau disa episode pse shqiptarët e vlerësojnë miqësinë me bashkinë hebraike.

Fjala e Ramës në Jeruzalem: 

Jam i nderuar të jem këtu, jam i shqetësuar sepse nuk keni ngrënë ende. Shpresoj mos t'ju mërzis dhe të mos thoni ta qep gojën që të hani. Gjithsesi, nuk kam çfarë të shtoj atyre që dini, por ndoshta do të ishte më interesante të dini më shumë për Shqipërinë, për historinë tonë, se si u zhvillua komplet ndryshe kur pjesa tjetër e botës ishte totalisht e keqe për hebrenjtë. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, hebrenjtë bashkëjetuan me shqiptarët, e panë vendin tonë si një atdhe të dytë. Pak njerëz e dinë këtë gjë. Ka një komponent të rëndësishëm. Siç tregohet edhe nga historiani i parë i krishtërimit, vendbanimet më të herdshme të hebrenjve ishin në Jugun e Shqipërisë. Ata kishin ndërtuar edhe sinagogën e parë në Ballkan. Kur në Spanjë dhe në Portugali shpërtheu zemërimi, shumë më tepër hebrenj u zhvendosën në Shqipëri. Sipas studiuesve, hebrenjtë përbënin shumicën e popullsisë në Vlorë, aty ku po ndërtojmë muzeum hebraik. Hebrenjtë janë të mirë për luftë, por jo për të rënë dakort me njëri-tjetrin. Në vitin 1931, qeveria e Shqipërisë regjistroi popullsinë dhe hebrenjve iu njohën të drejtat. Ndërkohë që kudo hebrenjtë po shfaroseshin, në Shqipëri po mirëpriteshin. Kjo situatë bindi ambasadorin amerikan që të propozonte lidhjen e një marrëveshjeje. Negociuan gjithashtu me mbretërinë dhe nisën përfaqësues në Shqipëri. Misionari Leo Elton bëri një raport që jeton edhe sot e kësaj dite, e në 50 faqe flitet për një histori nderi nderimi mes shqiptarëve e hebrenjve. Shqipëria konsiderohet një atdhe i dytë për hebrenjtë. Ndërkohë një pjesë ishte në panik që Shqipëria po mbipopullohej nga hebrenjtë.

Në vitin 1943, një tjetër ambasador erdhi në Tiranë, premtoi gjithçka me kusht, por nisja e negociatave për dorëzimin e hebrenjve, u refuzua, Kodi i Nderit i Mesjetës ka një paragraf dhe aty ka edhe përshkrimin e shqiptarë. 'Shqipëria e shqiptarit, i përket mikut dhe Zotit. Fjala 'mik' nuk nënkupton atë që është ftuar, por atë që të troket në derë. Tradhëtia është krimi më i tmerrshëm në kodin e shqiptarëve. Negociatorët pranon të dorëzonin arin dhe jo hebrenjtë. Nazistët u përpoqën edhe njëherë të dytë në vitin 1944, sipas enciklopedisë izrelite derisa u arrit në përfundimin se me shqiptarët nuk kishte negociim në këtë gjë. Po ju sjell një episod ndër shumë të tjera që më vjen keq. Dëgjojeni këtë. Një ekspeditë e forcave speciale me seli në Breograd u caktua për të arrestuar të gjithë shqiptarë në Prishtinë, po ishte një shqptar nga Shqipëria, doktori që u kërkoi të gjithë të shtruarve në spital që të larfoheshinm edhe pse me plagë në trupë, të iknin për tu liruar shtretërit për hebrenjtë.

Territori u rrethua, të sëmurët u nxorrën nga spitali, në gjendje të rëndë, por askush nuk shkoi të ankohej se i kishin nxjerrë djalin apo babanë e plagosur nga spitali, kështu që nazistët u kthyen duarbosh. Kryepeshkopi vetë u dha mjete identifikimi false për t'i shpëtuar hebrenjtë, ky u kthye në një mision për shqiptarë, është rast unik në Evropë. Ka shkëmbim letrash nga nizsmi ku vërtetohet e gjitha kjo. Madje ofruan edhe një garanci për 1 milion e 500 mijë napolona ari për secilin hebre. Ka dokumente që Shqipëria këmbënguli dhe u dha lirinë hebrenjve. Do të ishte mashtrim nëse do të thonim se asnjë prej tyre nuk ka vdekur në Shqipëri. Kanë qenë 17, por askush nuk u spiunua, ata ranë dëshmorë në luftë. Shqipëria është vendi kur komuniteti fetar ka një rol të rëndësishëm për bashkëjetesën që krijojnë dhe harmoninë. Kështu, bashkësia hebreje nuk ishte aspak problem. Kjo është një faqe mjaft e bukur e historisë tonë, është thesar për Shqipërinë. Kjo është të jesh shqiptar dhe të jesh krenar që je shqiptar. Nuk ka të bëjë vetëm me hebrenjtë, por me njerëzimin. Lufta kundër antisemitizmit është të mborsh familjen, fëmijët dhe jetën tëndë, të kesh të drejtë të respektohesh për të qenë një musliman në Paris dhe një i krishterë në një vend musliman. Dhe ndërsa po e ndaja me themeluesin këtë histori, thashë se unë besoj fuqimisht se të vandalizosh varret është shumë e turpshme. Nuk u ndjeva kurrë aq keq sa kur dëgjova disa anëtarë të partisë laburiste në Britaninë e Madhe. /Dosja.al

4 VITE ME PARE

Rama takon presidentin e Izraelit: Shqipëria, shtëpia e dytë e popullit izraelit

Sulmet kibernetike/ Dita e 2-të e vizitës në Izrael, Rama: Do
Edi Rama dhe Isaac Herzog

JERUZALEM- Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë dy ditore në Izrael. Pas takimeve që zhvilloi ditën e djeshme me kryeministrin e vendit Yair Lapid ku në fokus të bisedës mes dy homologëve mësohet të ketë qenë mbrojtja kibernetike në një kohë që vendi ynë është nën sulmin kibernetik të Iranit. Lapid i premtoi Ramës më shumë bashkëpunim në fushën e mbrojtjes kibernetike.

Pas takimit me homologun Lapid, Rama sot është pritur në pallatin presidencial nga presidenti i vendit Isaac Herzog. Siç shihet në pamjet e publikuar nga kryeministri Rama, Herzog e ka pritur kreun e ekzekutivit në hyrje të pallatit presidencial ku dhe kanë zhvilluar një shëtitje. Më pas ata u zhvendosën në sallën e takimeve kud he zhvilluan një bisëdë kokë më kokë.

"Jerusalem - Takimi me Presidentin, Isaac Herzog", shkruan Rama.

Rama shoqërohet në Izrael nga disa ministra shqiptarë. Në qendër të diskutimeve është siguria kibernetike, sulmet e hakerave iranianë dhe bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve./Dosja.al

edi rama rama ne israel

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...