Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
• Sistemet e kontrollit të trafikut ajror në hapësirën shqiptare kanë pësuar një avari teknike pasditen e kësaj të premteje, duke dalë jashtë funksionit për rreth 30 minuta. • Sipas njoftimit zyrtar nga kompania "Albcontrol", defekti ndodhi rreth orës 17:30, çka solli fikjen e menjëhershme të sistemeve të monitorimit. • Ekspertët ndërhynë me urgjencë për të marrë masat e sigurisë dhe për të shmangur çdo rrezik të mundshëm për mjetet fluturuese që ndodheshin në ajër. • Rreth orës 18:00, "Albcontrol" bëri me dije se u arrit rikthimi i 90% të funksioneve normale të sistemit, ndërsa po punohet për rikuperimin e plotë të tij. • Kompania konfirmoi se falë ndërhyrjes së shpejtë u bë e mundur të shmangej bllokimi i trafikut ajror në vend. • Ndërsa, organizata evropiane për sigurinë e navigimit ajror, Eurocontrol, konfirmoi për Dosja.al se shkak për këtë bllokim u bë një problem teknik në sistemet e monitorimit. • Aeroporti ka reaguar zyrtarisht duke raportuar se, deri më tani janë regjistruar pesë fluturime të anuluara plotësisht, ndërsa një tjetër është shtyrë për ditën e nesërme. • Përveç anulimeve, problemet teknike kanë sjellë vonesa të konsiderueshme për 12 fluturime në nisje dhe tre të tjera në mbërritje. • Mësohet se, Aeroporti Nënë Tereza ka angazhuar stafin maksimal në terminal për menaxhimin e pasagjerëve të prekur nga këto ndryshime.
4 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Avaria teknike në sistemin e monitorimit të "Albcontrol" ka shkaktuar kaos me oraret e udhëtimeve pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës.
Aeroporti ka reaguar zyrtarisht duke raportuar se, deri më tani janë regjistruar pesë fluturime të anuluara plotësisht, ndërsa një tjetër është shtyrë për ditën e nesërme. Përveç anulimeve, problemet teknike kanë sjellë vonesa të konsiderueshme për 12 fluturime në nisje dhe tre të tjera në mbërritje.
Mësohet se, Aeroporti Nënë Tereza ka angazhuar stafin maksimal në terminal për menaxhimin e pasagjerëve të prekur nga këto ndryshime.
Njoftim nga TIA:
"Për shkak të një problemi teknik të përkohshëm në sistemin e monitorimit të trafikut ajror nga Albcontrol, fluturimet në hapësirën ajrore shqiptare u pezulluan për pak minuta si masë sigurie. Problematika u adresua menjëherë dhe aktualisht po bëhen të gjitha përpjekjet për rikthimin sa më të shpejtë të operacioneve në normalitet.
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës është në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha autoritetet përkatëse dhe kompanitë ajrore, ndërsa po menaxhon pasagjerët e prekur nga vonesat dhe ndryshimet në oraret e fluturimeve.
TIA ka angazhuar numrin maksimal të stafit në dispozicion për të mbështetur operacionet në terminal dhe për të garantuar menaxhimin sa më të shpejtë të situatës. Ekipet tona janë në gatishmëri të plotë dhe po bëjnë maksimumin për të përshpejtuar rikthimin e operacioneve në normalitet.
Pasagjerët këshillohen të kontrollojnë rregullisht njoftimet dhe komunikimet e kompanive të tyre ajrore për informacionin më të fundit mbi statusin e fluturimit. Siguria e pasagjerëve mbetet prioriteti kryesor.", njofton aeroporti./Dosja.al
TIRANË- Organizata evropiane për sigurinë e navigimit ajror, Eurocontroll ka reaguar për ndërprerjen e fluturimeve në hapësirën ajrore shqiptare.
Të pyetur nga Dosja.al, nëpërmjet lidhjes telefonike, Eurocontroll ka theksuar se ngjarja ka ndodhur për shkak të një avarie teknike. Eurocontroll theksoi se shkak për këtë bllokim u bë një problem teknik në sistemet e monitorimit.
"Në të vërtetë ka pasur disa kufizime për problemin që ka ndodhur. Sepse ne jemi informuar per nje problem elektrik ne Shqipëri. Prandaj ka ndodhur ky pezullim.", njoftoi Eurocontroll.
Gjatë këtij harku kohor, asnjë mjet fluturues nuk u lejua të ngrihej apo të ulej në aeroportin e Rinasit si masë mbrojtëse për sigurinë e udhëtarëve. Pas ndërhyrjes së shpejtë të ekipeve të specializuara, defekti u rregullua dhe trafiku ajror i u rikthye plotësisht normalitetit./Dosja.al
TIRANË- Sistemet e kontrollit të trafikut ajror në hapësirën shqiptare kanë pësuar një avari teknike pasditen e kësaj të premteje, duke dalë jashtë funksionit për rreth 30 minuta.
Sipas njoftimit zyrtar nga kompania "Albcontrol", defekti ndodhi rreth orës 17:30, çka solli fikjen e menjëhershme të sistemeve të monitorimit.
Megjithatë kompania njofton se, ekspertët ndërhynë me urgjencë për të marrë masat e sigurisë dhe për të shmangur çdo rrezik të mundshëm për mjetet fluturuese që ndodheshin në ajër. Falë reagimit në kohë, rreth orës 18:00, "Albcontrol" bëri me dije se u arrit rikthimi i 90% të funksioneve normale të sistemit, ndërsa po punohet për rikuperimin e plotë të tij.
Njoftim për mediat:
“Sot në orën 17:30 për shkak të një problemi teknik janë fikur sistemet e trafikut ajror. Ekspertët e Albcontrol kane marrë të gjitha masat për të shmangur çdo rrezik për avionët në hapësirën ajrore dhe janë angazhuar për rikthimin e sistemeve në punë.
Rreth orës 18:00 u arrit që 90% e sistemeve të rikthehen në funksionet normale dhe ndërkohë po punohet për të rikuperuar edhe pjesën tjetër të tyre. Falë reagimit në kohë dhe me profesionalizëm u bë e mundur që të shmangej bllokimi i trafikut ajror në hapësirën tonë.", njofton Albcontrol./Dosja.al
TIRANË- Trafiku ajror në hapësirën shqiptare është pezulluar përkohësisht si pasojë e një problemi teknik në sistemin e radarëve të "Albcontrol". Mësohet se, si masë sigurie, për disa minuta nuk është lejuar asnjë ulje apo ngritje avioni në aeroportin e Rinasit, si dhe janë bllokuar fluturimet tranzit.

Ndërkohë, pasojat e këtij defekti pritet të sjellin vonesa të orareve, pritje në ajër të mjeteve fluturuese apo edhe devijim të linjave ajrore.
Bëhet me dije se, ekipet teknike po punojnë me urgjencë në terren për të riparuar sistemin e monitorimit dhe për të rikthyer normalitetin. Ndërprerja u ndërmor si procedurë standarde për të garantuar sigurinë e plotë të navigimit ajror./Dosja.al