LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

“Krimi zgjedhor fenomen shqetësues”/ Braho: SPAK nuk lë prova “në gjumë”, do bëjmë transparencë mbi detajet për çështjen Aruba

• Kreu i SPAK, Klodian Braho po raporton në komisionin për Nismat Qytetare për rezultatet gjatë vitit 2025. • Gjatë fjalës së tij ai ka deklaruar se krimi zgjedhor mbetet një fenomen shqetësues dhe se organi i akuzës vepron vetëm mbi bazën e provave, jo të perceptimeve apo interpretimeve politike. • Braho theksoi se çështjet penale përfundojnë në akuza vetëm kur sigurohen prova të mjaftueshme, duke nënvizuar se pa prova nuk mund të ndërtohen dosje. • Deputeti demokrat Ivi Kaso tha në komision, se SPAK ka goditur liderët e opozitës gjatë zgjedhjeve. • Ai theksoi se së pari duhet të ishin goditur grupet kriminale që kanë influencuar zgjedhjet. • Në lidhje me këtë kreu i SPAK, Klodian Braho ka deklaruar se ky është një perceptim, pasi dosjet kanë prova dhe kushdo që të jetë, nga secila anë do mbajë përgjegjësi. • Më tej ai tha se krimi zgjedhor është një fenomen shqetësues, ndërsa thekosi se nuk sheh një standard të dyfishtë për përfaqësues të njërës palë apo tjetrës.  • Kreu i SPAK ka reaguar edhe lidhur me diskutimet për çështjen e takimit në Aruba, duke theksuar se Prokuroria e Posaçme nuk lejon që prova të mbahen pa u trajtuar në dosje hetimore. • Ai shtoi se pas përfundimit të hetimeve mund të ketë transparencë për elementë të caktuar të çështjes. • I pyetur nga deputetja Elda Hoti se përse Meta vijon të mbahet në burg dhe Berisha është në detyrim paraqitje, Braho u shpreh se çdo person i proceduar ka të drejtën të ndjekë rrugët ligjore për të kundërshtuar masat e vendosura ndaj tij.

7 artikuj për këtë temë.

4 MUAJ ME PARE

“Për SPAK janë të gjithë të barabartë”/ Braho: Më vjen mirë që SPAK është i papëlqyeshëm nga të dy kahet politike, tregon se jemi në rrugën e duhur

“Krimi zgjedhor fenomen shqetësues”/ Braho: SPAK nuk
Klodian Braho

TIRANË- Kreu i SPAK, Klodian Braho ka deklaruar ditën e sotme se SPAK është i papëlqyeshëm nga të dy kahet politike, ndaj sipas tij kjo tregon se institucioni është në rrugën e duhur. Gjatë mbledhjes së Komisionit për Nismat Qytetare, ai u pyet nga deputeti Erald Kapri se çfarë garancish jap ai, që kryeministri Edi Rama nuk është mbi ligjin.

Në lidhje më këtë, Braho u shpreh se deklaratat politike janë retorikë politike. Ai theksoi se vendimet nga SPAK nuk merren në bazë të pritshmërive, por janë vendime që merren për shkak të nevojave të hetimit. Sipas tij, askush nuk është imun ndaj hetimit, në rastet kur ka prova se mund të ketë kryer vepër penale.

Erald Kapri: Pak kohë më parë morëm vesh që Dumani kërkoi mbrojtje shtesë, dhe ju sapo deklaruar që deklaratat e kryeministrit i shihni dhe me një shqetësim sepse bota e krimit mund të marrë guxim dhe të sulmojë prokurorët. Kryeministri ka thënë që keni dalë nga shinat, çorbë qensh, minjsh madje edhe republikë prokurorësh. Madje kryeministri pranon se është edhe pjesë e dosjeve, te dosja Balluku del një sipërmarrës që merr një tender dhe të nesërmen e pranon kryeministri se po e takova. Nuk kemi parë një veprim ndaj kryeministrit, çfarë garancish jepni ju që kryeministri nuk mund të jetë mbi ligjin. Sepse betejën me të tjerët e keni fituar, te kryeministri ka një stepje.

Klodian Braho: Deklaratat politike janë retorikë politike. Më vjen mirë ndonjëherë që SPAK-u është i papëlqyeshëm nga të dy krahët politikë, se kjo tregon që institucioni është në rrugën e duhur. Nuk janë vendime që merren në bazë të pritshmërive, por janë vendime që merren për shkak të nevojave të hetimit. Është prokurori i zoti i çështjes. Unë i qëndroj asaj që thashë, për SPAK janë të gjithë të barabartë. Sfida është prova. Por askush nuk është imun ndaj hetimit, në rastet kur ka prova se mund të ketë kryer vepër penale./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Hetimet financiare/ Braho: Po godasim edhe pasuritë kriminale jashtë vendit

“Krimi zgjedhor fenomen shqetësues”/ Braho: SPAK nuk
Klodian Braho

TIRANË- Kreu i SPAK, Klodian Braho foli edhe për hetimet financiare, për të cilat tha se Prokuroria e Posaçme po ndjek gjurmët e pasurive të krijuara nga aktiviteti kriminal jashtë vendit. Gjatë raportimit në Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, Braho u shpreh se ka një trend të ri të shtetasve shqiptarë të përfshirë me aktivitet jashtë vendi.

Ai argumentoi se ata kanë nisur që t’i shpërndajnë pasurit jashtë vendit, duke mos i sjellë në Shqipëri.

“Për pasuritë jashtë vendit, trendi i shtetasve shqiptarë të përfshirë me aktivitet jashtë vendit është që produktet e veprës penale t’i sjellin në Shqipëri. Së fundmi kanë nisur t’i shpërndajnë, të mos i sjellin në Shqipëri. E tillë është një pasuri 12.7 milionë euro, që është një shembull. Ka edhe raste të tjera, por nuk mund të flas për momentin”, deklaroi ai./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

A do e thërrisni Ramën për “Albanian Files”?/ Braho: Kush ka prova t’i dorëzojë në SPAK, asnjë person nuk është imun!

“Krimi zgjedhor fenomen shqetësues”/ Braho: SPAK nuk
Klodian Braho dhe Gjin Gjoni

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni ka pyetur kreun e SPAK, Klodian Braho nëse kryeministri Edi Rama do të merret në pyetje për librin “Albanian Files”. Në lidhje me këtë, Braho tha se kush ka prova duhet t'i dorëzoj në SPAK, pasi sipas tij asnjë person nuk është imun.

Më tej ai tha se Prokuroria e Posaçme nuk mund të komentojë çështjen “Albanian Files”, pasi bëhet fjalë për një kallëzim penal konkret që është në proces hetimi.

Klodian Braho: Është Kallëzim konkret nuk kam asnjë koment. Kush ka prova t’i dorëzojë në SPAK. Asnjë person nuk është imun, dhe ketë e them me bindje.

Gjin Gjoni: Fijet të çojnë tek personi që sot është drejtues i qeverisë. Çështja e pandëshkueshmërisë a mund të shkojë në nivelin, që duhet në rastin konkret, të pyetet qoftë edhe për rastin e inceneratorit, ose në çështjen e Albanian Files. Që në rastin konkret jepen shuma parash nga 60 euro metër katror nga njerëz të cilët sot nuk dihet nëse do ndërtojnë ose jo. Këta po lejen e kryeministrit nuk mund të ndodhë./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Ndërhyrje të Ramës në çështje? Braho: Nëse keni prova, i sillni në prokurori

“Krimi zgjedhor fenomen shqetësues”/ Braho: SPAK nuk
Klodian Braho

TIRANË- Kreu i SPAK, Klodjan Braho, ka deklaruar se çdo pretendim për ndërhyrje të kryeministrit Edi Rama në çështje të caktuara duhet të shoqërohet me prova dhe të dërgohet pranë organeve kompetente.

"Sa i përket ndërhyrjeve të kryeministrit, nëse keni prova, paraqitini në organin kompetent. Ajo që them unë është se të gjithë janë të barabartë para ligjit”, tha Braho.

I pyetur nga deputetja Elda Hoti se përse Meta vijon të mbahet në burg dhe Berisha është në detyrim paraqitje, Braho u shpreh se çdo person i proceduar ka të drejtën të ndjekë rrugët ligjore për të kundërshtuar masat e vendosura ndaj tij.

“Të gjitha pyetjet tuaja lidhen me çështje konkrete dhe unë nuk kam koment. Kush është i proceduar ka të drejtë të kundërshtojë në gjykatë dhe ta çojë çështjen edhe në gjykata më të larta”, deklaroi ai./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Takimi në Aruba, Braho: SPAK nuk lë prova “në gjumë”, do bëjmë transparencë mbi detajet për çështjen

“Krimi zgjedhor fenomen shqetësues”/ Braho: SPAK nuk
Klodian Braho

TIRANË- Kreu i SPAK, Klodjan Braho, ka reaguar lidhur me diskutimet për çështjen e takimit në Aruba, duke theksuar se Prokuroria e Posaçme nuk lejon që prova të mbahen pa u trajtuar në dosje hetimore. Braho shtoi se pas përfundimit të hetimeve mund të ketë transparencë për elementë të caktuar të çështjes.

“Nuk dua të ndalem te çështja konkrete, sepse është në hetim, por ajo që ju garantoj është se nuk mund të ndodhë që në SPAK të ketë një provë në një dosje dhe të lihet aty në gjumë. Këto që thuhen janë hamendësime. Në momentin e mbylljes së hetimeve mund të bëjmë transparencë mbi detaje të caktuara. Për SPAK-un janë të gjithë të barabartë para ligjit”, tha Braho./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

“Krimi zgjedhor fenomen shqetësues”/ Braho: Çështjet përfundojnë në akuza vetëm kur ka prova

“Krimi zgjedhor fenomen shqetësues”/ Braho: SPAK nuk
Klodian Braho

TIRANË- Kreu i SPAK Klodjan Braho, ka deklaruar se krimi zgjedhor mbetet një fenomen shqetësues dhe se organi i akuzës vepron vetëm mbi bazën e provave, jo të perceptimeve apo interpretimeve politike. Braho theksoi se çështjet penale përfundojnë në akuza vetëm kur sigurohen prova të mjaftueshme, duke nënvizuar se pa prova nuk mund të ndërtohen dosje.

"Krimi zgjedhor është fenomen shqetësues, edhe ne si Prokurori na shqetëson, edhe ne nuk pajtohemi me të. Nuk është fenomen që ka dalë brenda një viti apo dy vitesh, por prej një periudhe të gjatë kohore. Çështjet përfundojnë në akuza kur gjenden provat, pa prova nuk mund të ngrihen as akuza dhe as të ndërtohen çështjet. Unë nuk shoh standarde të dyfishta të njërës palë apo të tjetrës”, u shpreh ai.

Dhe ndërsa theksoi se organi i akuzës ndjek provat dhe jo perceptimet, Braho theksoi se nuk ka lidhje mes rasteve që janë përmendur me reagimet e SPAK.

“Ju përmendët disa raste por unë nuk shoh lidhje të rasteve me reagimin e SPAK për krimet zgjedhore. Mendoj se ky është perceptim, është edhe politik, mund të jetë edhe më gjerë, por nga ana jonë ne nuk nisemi me perceptime por me atë që ka dosja” tha Braho./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Kaso-Brahos: Goditët liderët e opozitës gjatë zgjedhjeve. Kreu i SPAK: Ky është një perceptim, dosjet kanë prova

“Krimi zgjedhor fenomen shqetësues”/ Braho: SPAK nuk
Klodian Braho

TIRANË- Deputeti demokrat Ivi Kaso ngriti në komision çështjen e krimit zgjedhor, duke thënë se SPAK ka goditur liderët e opozitës gjatë zgjedhjeve. Ai theksoi se së pari duhet të ishin goditur grupet kriminale që kanë influencuar zgjedhjet.

Në lidhje me këtë kreu i SPAK, Klodian Braho ka deklaruar se ky është një perceptim, pasi dosjet kanë prova dhe kushdo që të jetë, nga secila anë do mbajë përgjegjësi. Më tej ai tha se krimi zgjedhor është një fenomen shqetësues, ndërsa thekosi se nuk sheh një standard të dyfishtë për përfaqësues të njërës palë apo tjetrës.

Ivi Kaso: Standard të dyfishtë që keni përdorur sa i përket krimit zgjedhor kur vërehet në fushatë zgjedhore, në raport me atë që ka qenë standardi i lartë që keni vendosur nga ana juaj ndaj politikanëve të opozitës qoftë edhe në periudhë zgjedhore, ju nuk keni patur asnjë lloj problemi për të marrë masa sigurimi personal ndaj liderëve të opozitës në vit zgjedhor, qofshin ndaj arrestit në shtëpi të Berishës, apo arrest me burg të Metës. Të drejta apo të padrejta i ka vlerësuar gjykata, por ky ka qenë standardi i lartë që keni vendosur ju. Në periudhë zgjedhore, ata që janë evidentuar si persona problematikë që kanë influencuar zgjedhjet, rasti i goditjes së bandës të Durrësit, letërporositë që janë ke pa periudhë zgjedhore, janë toleruar nga ana juaj, nuk e dimë ka qenë pamundësi mjetesh apo diçka tjetër dhe janë lejuar ta kryejnë krimin zgjedhor dhe janë goditur për arsye të tjera që s’kanë lidhje me zgjedhjet. Ky standard i dyfishtë mendoni se demotivon krimin zgjedhor, apo e motivon.

Klodian Braho: Krimi zgjedhor është një fenomen shqetësues dhe ne na shqetëson si prokurori. Është një fenomen që në pajtohemi me të. Nuk është krijuar brenda 1 ose 2 vitesh, por ka një periudhë të gjatë që është krijuar. Çështjet përfundojnë në akuzë kur gjenden provat. Unë nuk shoh një standard të dyfishtë për përfaqësues të njërës palë apo tjetrës. Mendoj se ky është një perceptim. Por ne nuk nisemi në perceptime, por atë që ka në dosje. Ju siguroj që nëse dosjet kanë provat, kushdo që të jetë, nga secila anë do mbajë përgjegjësi./Dosja.al

 klodian braho

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin