Moti i keq përfshin vendin/ Pukë, Fushë-Arrëz, Kukës e Tropojë pa energji, reshjet e shiut shkaktojnë dëme në banesa dhe rrugë
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
• Detaje të reja kanë dalë në dritë nga zhdukja e Eglant Koçit në Tiranë më 4 qershor, ku 34-vjeçari shkoi pranë lokalit të një miku të tij, nga ku nuk doli më. • Nga kontrollet e policisë në terren dhe pamjet e kamerave të sigurisë, policia ka gjetur prova që shtojnë dyshimet se 34-vjeçari është vrarë nga shoku i ngushtë. • Sipas policisë, personi që e ka marrë peng të riun është 41-vjeçari Armand Shakaj, i shpallur në kërkim. • Shakaj dyshohet se është ndihmuar edhe nga një 25 vjeçar, Enea Zyferi, i cili është i vënë në pranga. • Ky i fundit është kamerier në lokalin në pronësi të të kërkuarit, Shakaj. • Deri më tani, policia ka arritur të gjejë motorin e 34-vjeçarit të zhdukur, Eglant Koçi dhe vendin ku ai është mbajtur, të cilin policia nuk e bën të ditur për shkak të hetimeve. • Nga kamerat e sigurisë, është parë që prej aty del me makinë autori i dyshuar Armand Shakaj dhe dyshimet janë se në automjet ka pasur edhe trupin e Koçit. • Ky automjet është gjetur dhe është sekuestruar si provë materiale. • Burime policore thonë se në mjet janë konstatuar njolla gjaku, por ende policia nuk ka dhënë një njoftim zyrtar për fatin e 34-vjeçarit. • Për të fshehur gjurmët, Shakaj ka lëvizur motorin e viktimës nga zona ku ndodhi krimi drejt 5 Majit, ku u gjet dy ditë pas krimit. • Eglant Koçi është zhdukur më 4 qershor, dhe për herë të fundit është parë në zonën pranë sheshit “Willson” në kryeqytet, teksa po lëvizte me motorin e tij me targa “CT969”. • Policia ka arritur gjithashtu të gjejë nga kamerat e sigurisë edhe disa episode të lëvizjes së tij me motor nëpër Tiranë. • Koçi rezultonte i punësuar në një mobileri, por policia dyshon se ai ishte i përfshirë në aktivitetin e kriptomonedhave, që është një ndër pistat hetimore mbi të cilat është fokusuar policia
5 artikuj për këtë temë.
TIRANA- Personi që po shikoni në foto është Armand Shakaj, personi i dyshuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e postierit Eglant Koçit. Nga kontrollet e policisë në terren dhe pamjet e kamerave të sigurisë, policia ka gjetur prova që shtojnë dyshimet se 34-vjeçari është vrarë dhe se shoku i tij ka zhdukur trupin, duke e transportuar me një makinë.
Lidhur me ngjarjen policia ka vënë në pranga Enea Zyferi, i cili dyshohet se ka përkrahur autorin, ndërsa në kërkim ka shpallur 41-vjeçari Armand Shakaj, që mendohet se ka rrëmbyer të riun. Në momentin e ngjarjes ka qenë edhe Enea Zyferi, i cili punonte kamarier në një bar në pronësi të autorit dhe që ndodhet pranë vendit të ngjarjes.
Koçi për herë të fundit është parë në Sheshin Wilson dhe më pas u denoncua nga familjarët e tij, pasi nuk u është përgjigjur thirrjeve. Blutë ndërkohë po kryejnë kontrolle në rrethinat e Tiranës për gjetjen e trupit të të riut./Dosja.al
TIRANË- Ky është momenti i fundit ku shfaqet Eglant Koçi, 34-vjeçari që u shpall i humbur zyrtarisht. Në pamjet e kamerave të sigurisë, Koçi shfaqet me motorin e tij teksa ndodhet në parkimin e një pallati.
Nga kontrollet e policisë në terren dhe pamjet e kamerave të sigurisë, policia ka gjetur prova që shtojnë dyshimet se 34-vjeçari është vrarë dhe se shoku i tij ka zhdukur trupin, duke e transportuar me një makinë.
Lidhur me ngjarjen policia ka vënë në pranga Enea Zyferi, i cili dyshohet se ka përkrahur autorin, ndërsa në kërkim ka shpallur 41-vjeçari Armand Shakaj, që mendohet se ka rrëmbyer të riun. Në momentin e ngjarjes ka qenë edhe Enea Zyferi, i cili punonte kamarier në një bar në pronësi të autorit dhe që ndodhet pranë vendit të ngjarjes.
Koçi për herë të fundit është parë në Sheshin Wilson dhe më pas u denoncua nga familjarët e tij, pasi nuk u është përgjigjur thirrjeve. Blutë ndërkohë po kryejnë kontrolle në rrethinat e Tiranës për gjetjen e trupit të të riut.
Po ashtu raportohet se për të fshehur gjurmët, Shakaj ka lëvizur motorin e viktimës nga zona ku ndodhi krimi drejt 5 Majit, ku u gjet dy ditë pas krimit. 34-vjeçari rezultonte i punësuar në një mobileri, por policia dyshon se ai ishte i përfshirë në aktivitetin e kriptomonedhave, që është një ndër pistat hetimore mbi të cilat është fokusuar policia./Dosja.al

TIRANË- Detaje të reja vijojnë të dalin nga zhdukja e Eglant Koçit në Tiranë, ku 34-vjeçari shkoi pranë lokalit të një miku të tij, nga ku nuk doli më. Nga kontrollet e policisë në terren dhe pamjet e kamerave të sigurisë, policia ka gjetur prova që shtojnë dyshimet se 34-vjeçari është vrarë dhe se shoku i tij ka zhdukur trupin, duke e transportuar me një makinë.
Lidhur me ngjarjen policia ka vënë në pranga Enea Zyferi, i cili dyshohet se ka përkrahur autorin, ndërsa në kërkim ka shpallur 41-vjeçari Armand Shakaj, që mendohet se ka rrëmbyer të riun. Në momentin e ngjarjes ka qenë edhe Enea Zyferi, i cili punonte kamarier në një bar në pronësi të autorit dhe që ndodhet pranë vendit të ngjarjes.
Koçi për herë të fundit është parë në Sheshin Wilson dhe më pas u denoncua nga familjarët e tij, pasi nuk u është përgjigjur thirrjeve. Blutë ndërkohë po kryejnë kontrolle në rrethinat e Tiranës për gjetjen e trupit të të riut.
Po ashtu raportohet se për të fshehur gjurmët, Shakaj ka lëvizur motorin e viktimës nga zona ku ndodhi krimi drejt 5 Majit, ku u gjet dy ditë pas krimit. 34-vjeçari rezultonte i punësuar në një mobileri, por policia dyshon se ai ishte i përfshirë në aktivitetin e kriptomonedhave, që është një ndër pistat hetimore mbi të cilat është fokusuar policia./Dosja.al

TIRANË- Policia e Tiranës ka dhënë detaje në lidhje me zhdukjen e 34-vjeçarit, Eglant Koçi, ngjarje e ndodhur mesditën e 4 qershorit në Tiranë. Bëhet me dije se lidhur me ngjarjen është vënë në pranga Enea Zyferi, i cili dyshohet se ka përkrahur autorin. Ndërsa në kërkim është shpallur 41-vjeçari Armand Shakaj, që mendohet se ka rrëmbyer të riun.
Blutë njoftojnë se nga hetimet është bërë e mundur gjetja e motorit të 34-vjeçarit, si dhe janë ushtruar kontrolle në ambientin ku ai dyshohet se ka hyrë për herë të fundit. Sipas policisë, nga ky ambient ka dalë më pas autori i dyshuar, i cili mund ta ketë transportuar 34-vjeçarin me automjet. Sakaq, Shërbimet e Policisë po vijojnë intensivisht kërkimet për gjetjen e Koçit, si dhe po punohet për lokalizimin dhe kapjen 41-vjeçarit të shpallur në kërkim.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Vijojnë hetimet intensive për gjetjen e shtetasit E. K., 34 vjeç, i denoncuar nga familjarët si i humbur. Identifikohet dhe shpallet në kërkim policor 41-vjeçari që dyshohet se ka mbajtur peng 34-vjeçarin. Arrestohet një 25-vjeçar, pasi dyshohet se ka përkrahur autorin e dyshuar.
Si rezultat i veprimeve intensive hetimore dhe operacionale të kryera nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës, në drejtimin e Prokurorisë, pas kallëzimit të bërë më datë 05.06.2026 nga familjarët e shtetasit E. K., 34 vjeç, për humbjen e kontakteve me të, është bërë i mundur identifikimi i shtetasit A. Sh., 41 vjeç, i cili dyshohet se ka mbajtur peng 34-vjeçarin.
Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri në këtë fazë është bërë e mundur gjetja e motomjetit të 34-vjeçarit, identifikimi dhe kontrolli i ambientit ku është futur 34-vjeçari, ambient nga i cili më pas ka dalë autori i dyshuar dhe mund të ketë marrë me vete, me automjet, 34-vjeçarin.
Është ushtruar kontroll i imtësishëm në ambientin e dyshuar, ku dyshohet se mbahej peng 34-vjeçari, si dhe në shumë ambiente të tjera dhe në terren, por deri tani nuk është bërë e mundur gjetja e 34-vjeçarit.
Po nga veprimet hetimore ka rezultuar gjithashtu se autori i dyshuar ka larguar motomjetin e 34-vjeçarit nga vendi ku ishte parkuar fillimisht. Automjeti me të cilin dyshohet se është transportuar 34-vjeçari, është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu, është arrestuar në flagrancë shtetasi E. Z., 25 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, pasi dyshohet se ka ndihmuar 41-vjeçarin në këtë rast.
Shërbimet e Policisë po vijojnë intensivisht kërkimet për gjetjen e shtetasit E. K. Ndërkohë, po punohet për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim. Duke qenë se hetimet janë në vijim, për të mos cenuar ecurinë e tyre, bëjmë me dije se në këtë fazë nuk mund të bëhen publike të gjitha rezultatet e hetimit. Në vijim, do të jepet informacion më i plotë sipas ecurisë së hetimeve./Dosja.al

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga zhdukja e Eglant Koçit në Tiranë, ngjarje e ndodhur mesditën e 4 qershorit në Tiranë pranë sheshit Uilson. Lidhur me ngjarjen është arrestuar një person me urdhër të Prokurorisë. Bëhet fjalë për Enea Zyferit, i cili dyshohet nga hetimet se ka përkrahur autorin e krimit në rrëmbimin e Koçit.
Motori i Eglant Koçit me të cilin udhëtonte deri para se të humbte gjurmët, u gjet dy ditë më vonë te rruga 5 maji në Tiranë. Eglant Koçi ishte postieri që shkonte në pikat e këmbimit për të këmbyer kriptomonedhat me para cash./Dosja.al