LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Kanë ngjyrë më të zbehtë"/ 3 fletë votimi për Partinë "Mundësia" ndezin tensione mes Shehajt dhe numëruesve, KZAZ 40 i cilëson votat si të vlefshme

• Tre fletë votimi të Partisë Mundësia të shpallura të pavlefshme në KZAZ 40 në shkollën "Sami Frashëri" kanë sjellë tensione dhe përplasje me policinë. • Fletët e votimit u shpallën të pavlefshme fillimisht me pretekstin se kanë ngjyrë më të zbehtë se fletët tjera. • Vëzhguesit e Partisë Mundësia e kanë kundërshtuar vendimin, ndërsa për të shuar përplasjet dhe me numëruesit ka ndërhyrë policia, e cila i ka nxjerrë jashtë, sepse sipas KZAZ po prishin procesin. • Një tjetër rast po në këtë KZAZ është se një fletë votimi është votuar në emrin Ervin Hoxha dhe në kolonën tjetër edhe shkarravitur vota për Hajdar Koxhën. • Kjo ka sjellë dyshime në ndërhyrje të fletave të votimit për t'i bërë të pavlefshme. • Sipas Agron Shehajt, kjo po bëhet për shkak se "Mundësia" është shumë afër mandatit të dytë dhe po tentohet t'i heqin vota. • KZAZ 40 pas tensioneve dhe diskutimeve vendosi t'i cilësojë fletët e votimit për "Partinë Mundësia" si të vlefshme. 

5 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Debati mbi tre fletët me vota për Partinë Mundësia, KZAZ 40 vendos t'i cilësojë votat si të vlefshme

"Kanë ngjyrë më të zbehtë"/ 3 fletë
foto nga kzaz 40

TIRANË- KZAZ 40 ka vendosur t'i cilësojë fletët e votimit për "Partinë Mundësia" si të vlefshme. Për më shumë se gjysmë ore, në këtë KZAZ u debatua mbi 3 fletë votimi të cilat, sipas u pretendua se duhet të shpallenin të pavlefshme, me arsyetimin se ishin në ngjyrë më të zbehtë se të tjerat. 

Kreu i "Mundësia", Agron Shehaj tha se po tentohet që t'iu vidhen votat, për shkak se janë shumë pranë marrjes së mandatit të dytë në Tiranë. 

1 VITE ME PARE

Tensionet te KZAZ 40, Shehaj: Partia Mundësia është pranë marrjes së mandatit të dytë, po tentojnë të na heqin vota

"Kanë ngjyrë më të zbehtë"/ 3 fletë
agron shehaj

TIRANË- Drejtuesi i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka folur lidhur me tensionet e krijuara te KZAZ 40, ku tre fletë votimi për ta po cilësohenin të pavlefshme për shkak se ishin në ngjyrë më të zbehte se tjerat. Sipas Shehajt, kjo po bëhet për shkak se "Mundësia" është shumë afër mandatit të dytë dhe po tentohet t'i heqin vota.

"Shpjegimi është i qartë: Partia Mundësia është pranë marrjes së mandatit të dytë. Na është dhënë, por tani po na e heqin. Bëhet fjalë për disa dhjetëra vota, dhe po kapen pas çdo detaji – herë thonë se ngjyra nuk është perfekte, herë që fleta nuk është identike. Por vetëm votat e Partisë Mundësia po gjykohen si të pavlefshme. Të gjithë të tjerët përfitojnë nga kjo.", tha Shehaj.

Sipas tij, edhe fletët e votimit në favor të partive të tjera kanë ngjyra të ndryshme, por ato nuk kontestohen.

“Tani kemi nisur të hapim fletët dhe po shohim që të gjitha kanë ngjyra të ndryshme. Nuk e kuptoj pse po gjykojnë për ngjyrën vetëm votat tona dhe jo të partive të tjera, që po ashtu kanë fletë me ngjyrë ndryshe. Asnjë fletë këtu nuk ka ngjyrë identike. Ky është një pretekst për të na hequr votat. Manipulimi i procesit zgjedhor është vepër penale. Manipulimi është vepër penale. Krahasoni të gjitha fletët e votimit – do të shkoni në prokurori për këtë.", u shpreh ai. 

1 VITE ME PARE

Tensionet dhe debatet te KZAZ 40, ministri Hoxha "zhduket" pasi zbulohen votat e dyshimta

"Kanë ngjyrë më të zbehtë"/ 3 fletë
pamje nga KZAZ 40

TIRANË- Tensione dhe debate janë regjistruar gjatë numërimit të votave në KZAZ 40. Debati ka nisur pasi 3 fletë votimi të Partisë Mundësia, janë shpallur të pavlefshme më arsyetimin se ngjyra e fletës është e zbehtë. Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj është shprehur se po tentohet të vidhet një mandat tjetër që mund të merret nga kjo forcë politike. 

Ndërkohë në procesverbalin e grupit të numërimit KZAZ 40, në shkollën “Sami Frashëri’ ku numërohen votat e njësisë nr 9 në Tiranë, thuhet: "Sot në 13/05/2025, në KZAZ 40, numri i QV 19/7400 nga tavolina nr 1 është konstatuar fletë votimi që dallohet qartë nga cdo fletë tjetër. fleta e votimit është shpallur e pavlefshme nga komisioni i numërimit për arsye të ngjyrës. Po ashtu ishte votuar gabim  në emrin Ervin Hoxha  me krye dhe Hajdar Hoxha në kolonën tjetër. Është shenja e kuqe është shkarravitur më pas”

I pranishëm në KZAZ 40 në shkollën "Sami Frashëri", ishte dhe ministri Ervin Hoxha i pranishëm, por në momentin kur u zbuluan votat e dyshimta, u largua. 

1 VITE ME PARE

U shpallën të pavlefshme/ Agron Shehaj zbulon se votat për Partinë Mundësia u është shkarravitur x për kandidatin Hajdar Koxha, është shënuar emri i Ervin Hoxhës

"Kanë ngjyrë më të zbehtë"/ 3 fletë
Vota

TIRANË- Partia Mundësia ka humbur disa vota në KZAZ 40 pasi u shpallën të pavlefshme përshkak të ngjyrës. Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ndodhet në vendngjarje dhe ka kërkuar nga numëruesit që ti kthejë fletët që nuk janë shpallur të vlefshme.

Më tej mësohet se një tjetër rast është se në fletët e votimit është votuar në emrin Ervin Hoxha dhe në kolonën tjetër edhe shkarravitur vota, X për Hajdar Koxhën. Kjo ka sjellë dyshime në ndërhyrje të fletave të votimit për ti bërë të pavlefshme.

“Sot në 13/05/2025, në KZAZ 40, numri i QV 19/7400 nga tavolina nr 1 është konstatuar fletë votimi që dallohet qartë nga cdo fletë tjetër. fleta e votimit është shpallur e pavlefshme nga komisioni i numërimit për arsye të ngjyrës. Po ashtu ishte votuar gabim në emrin Ervin Hoxha  me krye dhe Hajdar Koxha në kolonën tjetër. Është shenja e kuqe është shkarravitur më pas," shkruhet në procesverbalin e grupit të numërimit KZAZ 40.

1 VITE ME PARE

"Fletët ishin në ngjyrë më të zbehtë"/ Shpallen të pavlefshme 3 vota për "Mundësia" në KZAZ 40, Shehaj debat me numëruesin: Më jep fletët, s’janë të tuat

"Kanë ngjyrë më të zbehtë"/ 3 fletë
pamje nga perplasja

TIRANË- Tre fletë votimi të Partisë Mundësia janë shapllur të pavlefshme në KZAZ 40 në shkollën "Sami Frashëri". Arsyeja e shpalljes së pavlefshme nuk ishte mungesa e vulave të komisionit të votimit, por se ishin në ngjyrë më të zbehtë se fletët tjera. 

Vëzhguesit e Partisë Mundësia e kanë kundërshtuar vendimin, ndërsa për të shuar përplasjet dhe me numëruesit ka ndërhyrë policia, e cila i ka nxjerrë jashtë, sepse sipas KZAZ po prishin procesin. Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj u shpreh se numëruesit thanë se fletët e shpallura të pavlefshme kishin ngjyrë ndryshe nga fletët e tjera.

Shehaj: Me jep fletët. Nuk janë të tuat, janë të qytetarëve, hajt tani jepi. Mendon se po kërcënon, nxirr votat e partisë Mundësia, pse duhet të vijnë kandidatët.

KZAZ: Faleminderit për edukatën.

Lidhur me ngjarjen ka folur dhe kandidati i Partisë Mundësia, Erald Kapri, ku tha se janë shpallur të pavlefshme 7 vota të subjektit të tij pa asnjë shpjegim ligjor.

“Kaluan votat në skaner, u numëruan, kur papritur 7 vota të Mundësisë u shpallën të pavlefshme, pa thënë arsye. Pastaj thanë do i bëjmë 3 dhe më pas pretenduan se ngjyra e fletës ishte e zbehtë. Këto fletë nuk iu treguan vëzhguesve tanë sipas rregullave,” tha Kapri. Ai tha se është thirrur policia dhe se situata është raportuar te Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Komisioneri Shtetëror Ilirjan Celibashi si dhe misioni vëzhgues i OSBE-ODIHR.

Ndërkohë pas nxjerrjes jashtë të vëzhguesve, aktualisht në ambientet e brendshme ndodhen kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, dhe përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi.

kzaz 40 agron shehaj partia mundesia

Sondazh

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë