LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

KAOS në Greqi/ Mbi 46 vatra zjarri nga temperaturat e larta, 1200 fëmijë evakuohen nga kampingjet, nis patrullimi nga ajri dhe toka

•Termometri në Evropën Juglindore gjatë javës që lamë pas shënoi shifra rekord, ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar qytetarët që të mbrohen dhe të shmangin daljet në orët kritike të vapës. •Në Greqi, situata ka dalë jashtë kontrollit. •Mbi 46 vatra zjarri raportohen në disa zona, përfshirë ketu qytetin turistik të Loutraki, rajonin qendror të Atikës që përfshin kryeqytetin e Athinës dhe qytetin port pranë Pireut në Kretë. •Mijëra hektarë tokë janë shkrumbuar, ndërsa autoritetet kanë nisur evakuuimin e banorëve të cilët jetojnë pranë këtyre zonave. •Kryebashkiaku ka urdhëruar evakuimin e 1200 fëmijëve në fshatrat verore të zonës. •Një tjetër zjarr masiv po shpërthen aktualisht në lokalitetin Kouvaras, rreth 50 kilometra në lindje të Athinës. •Në ditët në vijim priten valë të tjera të të nxehtit. 

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Zjarret në Greqi/ Banorët: Humbëm gjithçka kishim, zjarrfikësja erdhi me vonesë

KAOS në Greqi/ Mbi 46 vatra zjarri nga temperaturat e larta, 1200
Banor ne Greqi, iu dogj banesa

GREQI-Zjarri fshiu mundin e një jete tha për "protothema" një banor i Greqisë, që pa shtëpinë e një të afërmi të digjej. 

"Shtëpia ishte e xhaxhait tim dhe ishte djegur plotësisht”, tha një banor, ndërsa shtoi se kanë qenë duke pritur që zjarrfikësja të shkonte në vendngjarje.

Zjarri “kaloi nëpër shtëpi, i gjithë pylli dhe nuk kishte mbetur asgjë”, thotë ai. Shtëpia u dogj dhe vetëm kisha e vogël u shpëtua, shtoi ai.

“Pronari ishte në Kretë me pushime dhe u informua nga nipi për atë që ndodhi. Burri shpërtheu në lot me atë që dëgjoi".

Në një vend tjetër, në Katunistra, Panagiotis Hatzouras ishte duke fjetur me gruan e tij mesditën e së hënës, kur zjarri iu afrua në 50 metra.

Ai ankohet se makinat e zjarrfikësve erdhën shumë vonë. "E gjithë zona u dogj dhe nuk u pa asnjë zjarrfikës, pas një ore erdhi një helikopter," tha ai. Ata arritën të shpëtonin shtëpinë e tyre, por makina e tyre dhe e fqinjit u dogj. 

3 VITE ME PARE

Mitsotakis për zjarret: Shqetësimi ynë i parë është jeta njerëzore, dëmshpërblimet sa më shpejt

KAOS në Greqi/ Mbi 46 vatra zjarri nga temperaturat e larta, 1200
Kyriakos Mitsotakis 

GREQI-Kryeministri Kyriakos Mitsotakis dha garancinë se regjistrimi i dëmeve do të bëhet menjëherë nga shteti, duke iu referuar betejave me zjarret në Lutraki, Saronidë dhe Dervenochoria. Deklaratat e Mitsotakis u bënë gjatë pjesëmarrjes në Samitin e Bashkimit Evropian dhe të Komunitetit të vendeve të Amerikës Latine dhe Karaibeve (BE - CELAC) në Bruksel.

Ai tha se shqetësimi i parë është mbrojtja e jetës së njeriut, pasuar nga mbrojtja e pronës dhe e mjedisit natyror.

Njëkohësisht ai theksoi se: “Dua të siguroj të gjithë bashkëqytetarët tanë të dëmtuar nga këto zjarre se aparati shtetëror menjëherë pas shuarjes së zjarreve do të jetë plotësisht i përgatitur për regjistrimin e dëmeve, në mënyrë që bashkëqytetarët tanë të kompensohen me shpejtësinë maksimale të mundshme”.

Në përfundim, ai tha se “sot ishte dita e parë vërtet e vështirë e kësaj vere. Është e sigurt që do të vijojnë më shumë. Kemi pasur, kemi dhe do të kemi zjarre, ky është edhe një nga pasojat e krizës klimatike të cilën po e përjetojmë me intensitet në rritje. Basti ynë është se si t'i kufizojmë ato sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që dëmet që do të pësojmë të jenë sa më të vogla."

Deklarata e plotë e Kryeministrit:

“Nga Brukseli, ku jam për Samitin e Bashkimit Evropian – Amerikës Latine dhe Karaibeve, po informohem vazhdimisht për ecurinë e zjarreve të mëdha në Atikë, Boeoti dhe Korinth.

Shkencëtarët na kishin paralajmëruar se këto ditë do të ishin jashtëzakonisht të vështira për shkak të vapës dhe erërave të forta. Aparati shtetëror po bën të pamundurën për të reaguar me shpejtësi maksimale dhe për të frenuar këto zjarre të mëdha.

Dua t'i kërkoj bashkëqytetarëve tanë që t'i binden udhëzimeve të Mbrojtjes Civile. Shqetësimi ynë i parë, gjithmonë, është mbrojtja e jetës së njeriut, pasuar nga mbrojtja e pronës dhe e mjedisit tonë natyror. Prandaj është shumë e rëndësishme që evakuimet e urdhëruara nga Mbrojtja Civile të kryhen sa më shpejt.

Dua të siguroj të gjithë bashkëqytetarët tanë të dëmtuar nga këto zjarre se aparati shtetëror menjëherë pas shuarjes së zjarreve do të jetë në gatishmëri të plotë për regjistrimin e dëmeve, në mënyrë që bashkëqytetarët tanë të kompensohen me shpejtësinë maksimale të mundshme.

Sot ishte dita e parë vërtet e vështirë e kësaj vere. Është e sigurt që do të vijojnë më shumë. Kemi pasur, kemi dhe do të kemi zjarre, ky është edhe një nga pasojat e krizës klimatike të cilën po e përjetojmë me intensitet në rritje. Basti ynë është se si t'i kufizojmë ato sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që dëmet që do të pësojmë të jenë sa më të vogla."

3 VITE ME PARE

Zjarret MASIVE në Greqi, 1200 fëmijë evakuohen nga kampingjet

KAOS në Greqi/ Mbi 46 vatra zjarri nga temperaturat e larta, 1200
Zjarri

GREQI- Disa zjarre kanë shpërthyer në Greqi. Një nga zjarret më të mëdha shpërtheu në pyll në qytetin turistik të Loutraki, rreth 4 km në verilindje të Korinthit. Kryebashkiaku ka urdhëruar evakuimin e 1200 fëmijëve në fshatrat verore të zonës. Një tjetër zjarr masiv po shpërthen aktualisht në lokalitetin Kouvaras, rreth 50 kilometra në lindje të Athinës. 

Greqia po rimëkëmbet nga një valë katërditore e të nxehtit që u lehtësua gjatë fundjavës. Në ditët në vijim priten valë të tjera të të nxehtit.

/Dosja.al

3 VITE ME PARE

Temperaturat përvëluese 'ndezin' zjarret në Greqi/ 46 vatra aktive në Atikë dhe Kretë, nisin patrullimet ajrore dhe tokësore (VIDEO)

KAOS në Greqi/ Mbi 46 vatra zjarri nga temperaturat e larta, 1200
Zjarr në Greqi

GREQI- Temperaturat përvëluese në Greqi kanë shkaktuar dhjetëra vatra zjarri kryesisht në terrenet pyjore. Autoritetet greke paralajmëruan për rrezik të lartë zjarri gjatë kësaj jave, ndërsa vendi po përgatitet për një valë të re të të nxehtit. 

Erërat e forta në Egje parashikohen të shkaktojnë rrezik të lartë zjarri në Peloponezin jugor dhe rajonin qendror të Atikës që përfshin kryeqytetin e Athinës, qytetin port pranë Pireut në Kretë, si dhe Dodekanezin dhe Egjeun e Veriut.

Ai shtoi se departamentet e zjarrfikësve në këto rajone janë vënë në gatishmëri të lartë pasi agjencitë e ekspertëve kanë shtuar patrullimet ajrore dhe tokësore.

Të dielën në mbrëmje, Shërbimi Kombëtar i Zjarrfikësve raportoi se të paktën 46 vatra zjarri në pyje shpërthyen në 24 orët e fundit. 

zjarr ne greqi

Sondazh

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa