LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Kosova feston 16 vjet shtet! Kurti e Osmani homazhe në kompleksin Adem Jashari: Jemi më të fortë se kurrë (Reagimet dhe Urimet)

• Kosova feston sot 16-vjetorin e Pavarësisë. • Më 17 shkurt 2008, ditë e diel, në Kuvendin e Kosovës u lexua Deklarata e Pavarësisë dhe Kosova u shpall shtet i pavarur e demokratik. • Krerët e shtetit do të bëjnë ngritjen e flamurit shtetëror në mëngjes, do të bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe në Kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz. • Në mbledhjen solemne të Qeverisë së Kosovës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se sikurse në ditën kur u shpall pavarësia 16 vjet më parë, Kosova ishte, është dhe do të jetë shtëpi e të gjithë qytetarëve pa dallim. • Pas mbledhjes së Qeverisë, Kurti, së bashku me presidenten Vjosa Osmani, dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca morën pjesë në ngritjen e flamurit para ndërtesës së Qeverisë. • E para e shtetit tha se në këto 16 vjet, Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm përpara, teksa kujtoi dhe nderoi të gjithë luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. • Kryeparlamentari Konjufca tha se 17 shkurti është dita më e rëndësishme e shtetit të Kosovës,

7 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Pavarësia e Kosovës, liderët shtetëror në Kosovë bëjnë homazhe në kompleksin Adem Jashari

Kosova feston 16 vjet shtet! Kurti e Osmani homazhe në kompleksin Adem
Homazhet

KOSOVË- Krerët shtetërorë kanë kryer homazhe te Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Presidentes së vendit, Vjosa Osmanit, kryeministrit Albin Kurti, kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufcës iu bashkëngjiten edhe ministrat qeveritarë e shumë qytetarë nga rajone të ndryshme, për të nderuar familjen Jashari.

Kosova feston sot 16-vjetorin e Pavarësisë. Më 17 shkurt 2008, ditë e diel, në Kuvendin e Kosovës u lexua Deklarata e Pavarësisë dhe Kosova u shpall shtet i pavarur e demokratik.

2 VITE ME PARE

Blinken uron Kosovën: Urime mikut, partnerit dhe aleatit tonë përvjetorin e Ditës së Pavarësisë

Kosova feston 16 vjet shtet! Kurti e Osmani homazhe në kompleksin Adem
Antony Blinken

SHBA- Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka uruar Republikën e Kosovës në 16-vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Blinken në urimin e tij theksoi se e ardhmja e Kosovës është në Evropë dhe në institucionet euroatlantike.

“Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përgëzoj popullin e Kosovës kur ju festoni përvjetorin e gjashtëmbëdhjetë si shtet sovran dhe i pavarur. Shtetet e Bashkuara vlerësojnë partneritetin tonë të qëndrueshëm, të rrënjosur në mirëkuptimin reciprok, vlerat e përbashkëta dhe miqësinë mes njerëzve tanë. Ndërsa vazhdoni të bëni përparim në forcimin e institucioneve demokratike dhe promovimin e sundimit të ligjit, ne do të vazhdojmë të mbështesim një Kosovë multietnike që avancon një rajon më të sigurt, më të sigurt dhe më të begatë. Shtetet e Bashkuara inkurajojnë Kosovën që të zbatojë zotimet e saj dhe të ecë përpara përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Serbinë, në rrugën drejt njohjes së ndërsjellë eventuale," thuhet në urimin e Blinken.

Sekretari amerikan gjithashtu përmendi dialogun e lehtësuar të BE-së, teksa inkurajoi Kosovën që të zbatojë zotimet e saj.

“Shtetet e Bashkuara besojnë se e ardhmja e Kosovës është në Evropë dhe në institucionet euroatlantike. Ne mbështesim aspiratat e përcaktuara në deklaratën tuaj të pavarësisë dhe kushtetutës për të “kontribuuar në stabilitetin e rajonit dhe të gjithë Evropës duke krijuar marrëdhënie të fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimi”. Ne mirëpresim mbështetjen e palëkundur të Kosovës për Ukrainën kundër luftës brutale dhe të padrejtë të Rusisë dhe jemi mirënjohës për ndihmën bujare të Kosovës për gazetarët dhe të tjerët që kërkuan strehim në vendin tuaj. Mezi pres të thellojmë partneritetin tonë në forcimin e demokracisë dhe krijimin e kushteve që Kosova dhe të gjithë qytetarët e saj të lulëzojnë në një botë më të sigurt, më stabile dhe më të begatë. Urime sërish mikut, partnerit dhe aleatit tonë përvjetorin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës. Paçi një vit të qetë dhe të begatë”, thuhet në urimin e Blinken.

2 VITE ME PARE

Nën tingujt e himnit kombëtar, ngrihet flamuri i Kosovës: Jemi më të fortë se kurrë

Kosova feston 16 vjet shtet! Kurti e Osmani homazhe në kompleksin Adem
Flamuri i Kosoves

KOSOVË- Në 16-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë para objektit të Qeverisë së Kosovës është bërë ngritja solemne e flamurit të Republikës së Kosovës Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë Presidentja Vjosa Osmani, Kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe Kryeministri Albin Kurti. Paraprakisht u mbajtë mbledhja festive e Qeverisë, ku Kurti tha se Kosova ishte, është dhe do të jetë shtëpi e të gjithë qytetarëve të saj, pa dallim.

“Ashtu sikurse ditën kur u shpall, 16 vite më parë, ashtu edhe sot si dhe cdo ditë më tej, Republika e Kosovës ishte, është dhe do të jetë shtëpi e të gjithë qytetarëve të saj, pa dallim. Andaj sot festojmë e urojmë e përgëzojmë jo vetëm shqiptarët, por edhe komunitetet joshumicë në Republikën tonë, serbët, boshnjakët, turqit, romët, ashkalinjtë, egjiptianët, goranët, por edhe malazëzët, kroatët etj”, deklaroi Kurti.

2 VITE ME PARE

Analiza e DW: Kosova përballet me kritika në përvjetorin e pavarësisë

Kosova feston 16 vjet shtet! Kurti e Osmani homazhe në kompleksin Adem
Kosovë

KOSOVË- 17 shkurt, 16-vjetori i shpalljes së pavarësisë së Kosovës - një përvjetor që këtë vit festohet përballë thirrjeve ndërkombëtare që politika të mos nxisë tensionet me Serbinë, me të cilën zhvillon dialog që nga viti 2011. Nga Kosova kërkohet që të mos ndërmarrë veprime të veçuara, por t'i koordinojë ato.

Marrëdhënia Kosovë-Serbi është e tensionuar që pas sulmit të 24 shtatorit të vitit të shkuar në Banjskë në veri të Kosovës nga një grup serbësh të armatosur, ku u vra një polic nga Kosova. Atëherë Kosova akuzoi Serbinë për mbështetje të grupit të armatosur. Ndërkohë përgjegjësinë për sulmin që udhëhoqi grupin e mori ish-nënkryetari i Listës Srpska, Milan Radoiçiq, i cili tashmë gjendet në Serbi. Autoritetet ndërkombëtare i kërkuan Serbisë ta hetojë rastin deri në fund dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë.

Edhe një vendim i fundit Bankës Qendrore të Kosovës u bë shkas për rritjen e tensioneve. Me një rregullore të BQK-së përcaktohet Euro si valuta e vetme për përdorim në Kosovë. Kjo sjell ndalimin e dinarit të  Serbisë, që përdoret në pothuaj të gjitha komunat e banuara me shumicë serbe. Ky veprim i Kosovës u cilësua i njëanshëm, që mund të rrisë tensionet, jo mirë i menduar dhe pa koordinim me faktorin ndërkombëtar.      

Pakënaqësi për vendimin e njëanshëm të Kosovës 

Megjithë thirrjet ndërkombëtare që Kosova ta pezullojë vendimin e BQK-së, që ndalon përdorimin e dinarit serb, vendimi hyri në fuqi më 1 shkurt. Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, James O'Brien tha se Shtetet e Bashkuara janë shumë të shqetësuara me këtë vendim duke nënvizuar se "me këtë qëndrim, qeveria e Kosovës ka vënë në pikëpyetje partneritetin me Shtetet e Bashkuara”. Për çështjen e ndalimit të dinarit të Serbisë në Kosovë, javën që shkoi diskutoi edhe KS-it në një seancë të jashtëzakonshme. Çështja e dinarit ka ndikuar në partneritetin e SHBA-së me Kosovën dhe qëndrimi kritikues i miqve të Kosovës për veprimet e njëanshme të saj, për ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffry Hovenier, janë shqetësuese.

"Është e rrallë që në Këshill të Sigurimit, përfaqësuesi amerikan të thotë gjëra kritike për Qeverinë e Kosovës. Ambasadorja Linda-Thomas Greenfield e bëri këtë. Është e rrallë që ndihmës-sekretari për Evropën, James O'Brien, të japë intervistë me tone e kontekst të tillë siç e bëri, është shumë e rrallë. Reflekton për një problem. Shpresa ime është të ndalet kjo. Nuk duam të jemi në këto rrethana. Duam të jemi në rrethana tjera”, tha në një konferencë për medie të enjten ambasadori Hovenier. "Përkushtimi i SHBA-së për qytetarët e Kosovës është më i fortë se kurrë. Pres ta  festojnë së bashku të shtunën Ditën e Pavarësisë, porse është e vështirë situata. Qeveria nuk duket se po punon në partneritet, duam të evitojmë këtë”, tha Hovenier.

Kurti: SHBA partneri më i rëndësishëm

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, duke komentuar deklaratën e ndihmës sekretarit amerikan të shtetit, tha se Shtetet e Bashkuara paraqesin mikun dhe partnerin më të rëndësishëm që ka Kosova, por nuk la të nënkuptohet se do të tërhiqet nga vendimi për dinarin. "Republika e Kosovës nuk ka partner, aleat edhe mik të rëndësishëm sikurse SHBA-të, kështu e konsideroj dhe bashkëpunoj unë si kryeministër i Republikës së Kosovës. Banka Qendrore e Kosovës ka prezantuar një plan 10-pikësh për zbatimin e rregullores së saj. Ne jemi një Republikë demokratike. Qeveria nuk u mbivendoset institucioneve të pavarura siç është BQK-ja”, deklaroi Kurti.

Presidentja Vjosa Osmani nga ana e saj, thotë se shteti i Kosovës lindi falë edhe mbështetjes së aleatëve e miqve ndërkombëtarë, në krye me SHBA-në dhe roli amerikan për krijimin e shtetit tonë është tepër evident. "Miqësinë e përhershme me Amerikën e kemi testament nga presidenti Rugova, të rrënjosur thellë në zemrat e të gjithë shqiptarëve, ndaj, siç e dëshmoi sidomos periudha e shtetndërtimit, roli amerikan për krijimin e shtetit tonë është tepër evident, tepër përmbajtësor dhe pa dyshim kryesor”, tha Presidentja Osmani.

Por në lidhje me partneritetin qeveri e Kosovës-SHBA ambasadori amerikan, Jeffry Hovenier shprehet ndryshe. "Ne do të shpresonim që Qeveria dhe kryeministri Kurti do të angazhohen si partnerë që ta zgjidhim këtë çështje së bashku, në vend se të ndërmarrin veprime të njëanshme dhe në të kundërtën e asaj që kemi kërkuar. Jemi të shqetësuar që Qeveria dhe kryeministri Kurti nuk e kanë bërë këtë. Çfarëdolloj deklarimi se gjërat janë në rregull dhe se marrëdhëniet tona vazhdojnë, nuk janë të vërteta. Jemi të brengosur”, shprehet Hovenier.

Serioz ndryshimi i kursit politik ndërkombëtar me Kosovën

Por si i shohin analistët politikë kritikat e faktorit ndërkombëtar drejtuar Kosovës, e cila po akuzohet për veprime të njëanshme dhe pa koordinim. Blerim Burjani, analist i tha DW-së, se është befasuese dhe e papritur që të ndodhë një kthesë kaq e madhe e ndryshimit të kursit politik në raport me diplomacinë ndërkombëtare që ishin mbështetëse e pa rezervë e politikës kosovare. "Kosova tash po sillet plotësisht e pavarur dhe jo kooperuese që po ndërmerr veprime pa konsultime ndërkombëtare. Kjo pashmangshëm ka sjellë dy situata. E para veprimet, sipas Kurtit janë të pavarura  dhe ecja e Kosovës përpara bazuar në interesa politike të tij. Dhe e dyta shtetet perëndimore janë të nevojshme kur vlerëson Kurti se ka nevojë për ta. Kjo ka bërë që  jo rrallë aleatët të reagojnë dhe ta cilësojnë kryeministrin si faktor të veprimit vetjak”, thotë Burjani. Sipas tij, përderisa SHBA dhe BE e vlerësojnë sigurinë ndërkombëtare  si prioritet të veprimit, Kurti duhet të zbusë kursin politik në drejtim të kooperimit  me aleatët duke marr parasysh interesat e tyre gjeopolitike dhe gjeostrategjike  në Ballkan.

Burjani thotë se kërkohet racionalitet veprues dhe mekanizëm ure e bashkëpunimit. "Paqja dhe siguria rajonale dhe ndërkombëtare janë prioriteti më i madh i miqve të Kosovës. Frika e ndryshimit të rendit ndërkombëtar e ka shty perëndimin të mbrojë me çdo kusht këtë rend ndërkombëtar, pa ndryshuar asgjë në të.” Kryeministri Kurti duhet të jetë më shumë adoptues i rrethanave aktuale ndërkombëtare dhe rajonale kur flitet për sigurinë ndërkombëtare, thekson analisti Blerim Burjani dhe të angazhohet për një zgjidhje të plotë dhe të pa kusht me Serbinë, në kuptimin e normalizimit të plotë të marrëdhënieve.

"Sinjali i fundit që i dërgohet qeverisë"

Një retrospektivë të zhvillimeve deri tek krijimi i shtetit të Kosovës e bën analisti, Ehat Miftaraj për DW. Ai thotë se shteti i Kosovës është projekt i demokracive perëndimore duke marrë për bazë zhvillimet që kanë ndodhur nga fundi i viteve 80-ta dhe fillimi i viteve 90-ta. "Gjatë gjithë rrugëtimit të saj, Kosova dhe liderët politikë që kanë përfaqësuar Kosovën në shumë procese të rëndësishme kanë ndërtuar dhe kultivuar dialog të bazuar në mirëbesim dhe koordinim të plotë më SHBA dhe shtetet e BE-së”, thotë Miftaraj, duke shtuar se qeveria e tanishme nuk duhet të "injorojë edhe faktet dhe zotimet ndërkombëtare që vetë Republika e Kosovës i ka marr përsipër me rastin e shpalljes së deklaratës së pavarësisë”.

Miftaraj thekson, se kjo ka pasoja. "Një qasje e tillë e qeverisë së Kosovës e vë në pozitë të vështirë si SHBA-në dhe BE-në në raport me shtetet mos njohëse dhe garancionet që kanë dhënë se Kosova do të përmbushë obligimet e saj për të ndërtuar një shtet demokratik, të bazuar në vlera që promovojnë të drejtat dhe liritë e njeriut dhe komuniteteve që jetojnë në Kosovë. Sanksionet nga BE dhe deklarata e Ambasadorit Amerikan me një gjuhë jo diplomatike, është sinjali i fundit që i dërgohet qeverisë së kjo qasje e gabuar duhet të marr fund”, thotë Miftaraj.

Thirrje për vetëpërmbajtje e hapa normalizuese

Tensionet e muajve të fundit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë kanë ngritur shqetësimet ndërkombëtare për një eskalim të mundshëm të situatës. Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken, gjatë vizitës në Shqipëri, tha se Shtetet e Bashkuara "nuk duan të shohin përsëritjen e asaj çfarë ka ndodhur në vitet e 90-ta në rajonin e Ballkanit, fillimisht në Bosnjë e pastaj edhe në Kosovë”. "Për këtë arsye jemi të angazhuar t'i mbështesim të gjitha përpjekjet për të çuar përpara integrimin e gjithë Ballkanit Perëndimor me njëri-tjetrin dhe Evropën. Sa i takon Kosovës dhe Serbisë, bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian janë rruga e vetme e duhur dhe jemi të angazhuar të bëjmë gjithçka që duhet për të mbështetur të dyja vendet që të përshkojnë këtë rrugë”, tha sekretari  Blinken. 

Këtë javë edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga çfarëdo lloj veprimi që mund të përshkallëzojë tensionet në Ballkanin Perëndimor. “Kemi parë rritje të tensioneve në Kosovë dhe në përgjithësi në Ballkanin Perëndimor përgjatë muajve të fundit. Mesazhi im kryesor është që të gjitha palët duhet të përmbahen nga retorika nxitëse dhe çfarëdo veprimi që mund të përshkallëzojë më shumë tensionet në rajon. Kur flasim për Kosovën, rruga përpara është nëpërmjet dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit dhe u bëj thirrje të dyja palëve të angazhohen në mirëbesim në këtë dialog”, tha Jens Stoltenberg.

Presidenti amerikan, Joe Biden në një mesazh urimi dërguar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuqiç, me rastin e Ditës së Shtetësisë së Republikës së Serbisë, i bëri thirrje Serbisë që të bëjë hapa përpara duke përfshirë edhe kompromise kur është e nevojshme, me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën.

Marrë nga DW

2 VITE ME PARE

Kurti uron pavarësinë: Me përkrahjen e aleatëve ndërtuam shtëpinë tonë të përbashkët, Republikën e Kosovës

Kosova feston 16 vjet shtet! Kurti e Osmani homazhe në kompleksin Adem

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në 16-vjetorin e pavarësisë, ka thënë se me mbështetjen nga partnerët dhe aleatët ndërkombëtar u ndërtua Republika e Kosovës. Kurti, mes tjerash në një mbledhje të Qeverisë, theksoi se Kosova do të jetë shtëpia të gjithë qytetarëve pa dallim.

“Republika shteti ynë sot feston  përvjetorin e 16-të. Sivjet shënojmë dy përvjetorë të rëndësishëm, 26-vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe 25 vjetorin të çlirimit tonë nga okupimi i Serbisë. Nga kemi ardhur nga, ku jemi dhe nga po shkojmë këto janë pyetje që i shtrojmë veç e veç dhe bashkërisht. Sot jam i veshur me petkun e kryeministrit të Kosovës përkatësisht kryeshërbëtorit tuaj. Ne vijmë nga një betejë çlirimtare me karakter antikolonial që rrënjët i ka te rilindja kombëtare shqiptare, prejardhja e republikës sonë është e  luftë çlirimtare dhe të lëvizjet e rezistenca shekullore të popullit tonë për liri. Ne i mbijetuam gjenocidit të fundit të shekullit 20 pas luftës shkatërruese 98, 99, ne rindërtuam shtëpitë tona, me mbështetjen nga partnerët dhe aleatët ndërkombëtar ndërtuam shtëpinë tonë të përbashkët Republikën e Kosovës. Me drejtësi e barazi për drejtat e saj kontribuuese ne paqe dhe garanci për paqe një shtet që vlerat demokratike, respektimin e të drejtave të njeriut dhe të gjitha pakicave i ka në thelb të çdo kursi politik dhe shoqëror. Një çerek shekull pas luftës Republika jonë qëndron e fortë, përkundër sfidave shteti ynë po zhvillohet. Kosova është shtet sovran i pavarur dhe i pandashëm, ashtu si në ditën kur u shpall 16 vite më parë, Kosova ishte është dhe do të jetë shtëpi e të gjithë qytetare të saj pa dallim ne sot festojmë e urojmë jo vetëm shqiptarët por edhe komunitetin joshumicë në republikën tonë.

Kurti theksoi se prejardhja e republikës sonë është e luftës çlirimtare dhe të lëvizjet e rezistenca shekullore të popullit tonë për liri.

“Integrimet euroatlantike janë sepse duhet të jenë ylli ynë polar nga ku po shkojmë, për barazi mes popujve dhe kontinentit tonë dhe paqe brenda shteteve, për siguri për të gjithë për secilin dhe secilën, vizioni është i qartë – ne rreshtohemi me kombet paqësore demokratike që mishërojë lirinë unitetin dhe solidaritetin, kjo është arsyeja pse kemi aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe BE. Teksa festojmë ditëlindjen e shtetit përkujtojmë çdo jetë të dhënë gjakun e derdhur, përpjekjet e vetëmohimin për të mirën e përbashkët të këtij vendi për ruajtjen e jetës dhe për jetesën e mirë për ta. Përkujtimi është i anasjellë me rininë dhe popullin tonë ecim përpara njëkohësisht duke kujtuar veprimtarinë e atyre që ishin para nesh, rrugën e kësaj vepre duhet përmbajtur, rrugën që nuk duhet lëshuar asnjëherë”, tha Kurti.

2 VITE ME PARE

Vjosa Osmani: Të duam Kosovë, të lirë, të pavarur e me aleatë

Kosova feston 16 vjet shtet! Kurti e Osmani homazhe në kompleksin Adem
Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka uruar Kosovën në 16-vjetorin e pavarësisë. Osmani theksoi se Kosovën e duam të lirë, të pavarur dhe me aleatë.

“Të duam Kosovë. Të lirë, të pavarur, sovrane e me aleatë. Urime ditëlindjen e 16të”, shkroi Osmani në rrjetin social Facebook.

2 VITE ME PARE

Kosova feston sot 16 vite shtet

Kosova feston 16 vjet shtet! Kurti e Osmani homazhe në kompleksin Adem
Flamuri i Kosoves

KOSOVË- Kosova feston sot 16-vjetorin e Pavarësisë. Më 17 shkurt 2008, ditë e diel, në Kuvendin e Kosovës u lexua Deklarata e Pavarësisë dhe Kosova u shpall shtet i pavarur e demokratik.

Ky përvjetor do të përcillet me shumë aktivitete institucionale. Krerët e shtetit do të bëjnë ngritjen e flamurit shtetëror në mëngjes, do të bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova e ai i veprimtarit Adem Demaçi dhe në Kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz.

Ndërkohë, Kuvendi do të mblidhet në seancë solemne. Më vonë, krerët e shtetit do të mbajnë edhe pritjen shtetërore. Deri tani, pavarësinë e Kosovës e kanë njohur 117 vende. Shteti i fundit që ka njohur është Izraeli.

pavaresia e kosoves

Sondazh

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë