LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Rekursi i Veliajt në Gjykatën e Lartë/ GJL lë fuqi vendimin e GJKKO-së, Erion Veliaj mbetet në burg

• Gjykata e Lartë shqyrtoj ditën e sotme masën e sigurisë ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. • Seanca u zhvillua në orën 09:30 në Dhomë Këshillimi, nga gjyqtarët Sandër Simoni, Valbon Cekrezi dhe Gent Shala. • Në qendër të shqyrtimit ishte masa “arrest me burg” e caktuar ndaj Veliajt, ku Gjykata e Lartë do duhet të arsyetonte nëse ishte proporcionale masa e sigurisë “arrest me burg” në raport me pozicionin që Veliaj ka si kryebashkiak. • Në fund të seancës, Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e Veliajt për ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit, duke lënë në fuqi masën e sigurisë ndaj tij. • Veliaj kërkonte shfuqizimin e vendimeve të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, Gjykatës së Posaçme të Apelit dhe një vendimi të mëparshëm të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, lidhur me masën e sigurisë ndaj tij. • Çështja u rikthye për shqyrtim pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila kishte kërkuar rishikimin e proporcionalitetit të masës së sigurisë. • Ajo argumentonte se Gjykata e Lartë nuk kishte dhënë argumente të mjaftueshme se pse Veliaj ai duhet të mbahet në burg, ndërkohë që është Kryetar i Bashkisë së Tiranës.

6 artikuj për këtë temë.

2 MUAJ ME PARE

Erion Veliaj u la në burg/ Avokati Ndreca: Gjykata e Lartë la në fuqi një vendimmarrje të shfuqizuar nga Kushtetuesja, po mbajnë peng ushtrimin e mandatit të tij 

Rekursi i Veliajt në Gjykatën e Lartë/ GJL lë fuqi
Erjon Veliaj dhe Plarent Ndreca

TIRANA- Avokati Eron Veliajt, Plarent Ndreca ka reaguar pas vendimt të Gjykatës së Lartë, e cila la na në burg kryebashkiakun. Përmes një postimi në rrjetet socile, ai u shpreh se Gjykata e Lartë la në fuqi një vendimmarrje të shfuqizuar nga Kushtetuesja, duke shtuar se po cenohet shteti i së drejtës. 

Më tej, ai tha se rezultati i shpallur sot ngre një pyetje mbi vlerën e garancive kushtetuese në rastet kur vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk zbatohen efektivisht. Avokati paralajmëroi se mbrojtja do të përdorë çdo mjet juridik të parashikuar nga Kushtetuta, ligji dhe instrumentet ndërkombëtare.

Ndreca argumetoi se pasojat shkojnë përtej një procesi individual, pasi vendimi i dhënë nga Gjykata e Lartë po pengon ushtrimin e mandatit të kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Tiranës, funksionimin normal të institucionit dhe vullnetin e qytetarëve të shprehur me votë. 

Plarent Ndreca: Vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë përbën një zhvillim jashtëzakonisht shqetësues për shtetin e së drejtës, sigurinë juridike, të drejtat themelore dhe mbi të gjitha, për demokracinë në këtë vend. Duke lënë në fuqi një vendimmarrje të shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese, ky vendim praktikisht ka lënë pa efekt detyrues vendimin e autoritetit më të lartë kushtetues të vendit.

Sigurisht, do ta analizojmë me përgjegjësi arsyetimin e plotë. Por rezultati i shpallur sot ngre një pyetje dramatike: çfarë vlere kanë garancitë kushtetuese nëse vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk zbatohen efektivisht? Kur një përfundim i tillë nuk gjen shpjegim bindës në Kushtetutë dhe në ligj, atëherë shkaqet duhen kërkuar përtej argumenteve juridike dhe jashtë sallës së gjyqit.

Pasojat shkojnë përtej një procesi individual. Ato mbajnë peng ushtrimin e mandatit të kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Tiranës, funksionimin normal të institucionit dhe vullnetin e qytetarëve të shprehur me votë. Prej 19 muajsh, qytetarët e Tiranës janë privuar nga kryetari që kanë zgjedhur. Z. Erion Veliaj prezumohet i pafajshëm dhe vazhdon të mbahet në paraburgim, ndonëse hetimi ka përfunduar prej një viti dhe çështja ndodhet në gjykim.

E gjithë kjo nuk është arsye për t’u dorëzuar, por për ta vijuar betejën. Mund ta izolojnë dhe t’i kufizojnë mundësinë për të folur, por nuk mund ta mundin politikisht nëpërmjet vendimeve gjyqësore. Një politikan mundet me votë, përballë qytetarëve, dhe jo përmes “laëfare”-it. Ne do të përdorim çdo mjet juridik që parashikon Kushtetuta, ligji dhe instrumentet ndërkombëtare. Shqipëria meriton një drejtësi të standardeve evropiane, e cila garanton të drejtat, respekton vendimet kushtetuese dhe mbron demokracinë, mjetin më të lartë që qytetarët kanë në dorë për të vendosur se kush i përfaqëson dhe kush e drejton vendin./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Gjykata e Lartë la në burg kryebashkiakun, protestuesit në kor: Rama në burg, Veliaj në burg!

Rekursi i Veliajt në Gjykatën e Lartë/ GJL lë fuqi
Protesta

TIRANË- Protestuesit që ndodheshin jashtë Gjykatës së Lartë kanë shpërthyer në thirrje kundër kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, pas vendimit të Kolegjit për ta lënë atë në burg.

“Rama në burg, Veliaj në burg”, janë disa prej thirrjeve të protestuesve, të cilat janë bërë me megafon pas shpalljes së vendimit.

Gjykata e Lartë vendosi të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Veliajn, i cili kishte bërë rekurs kundër vendimit për qëndrimin e tij në qeli.

2 MUAJ ME PARE

Veliaj mbetet në burg, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e kryebashkiakut

Rekursi i Veliajt në Gjykatën e Lartë/ GJL lë fuqi
Erion Veliaj

TIRANË- Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Erion Veliajn. Gjatë mbledhjes së sotme, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë shqyrtoi kërkesën e Erion Veliajt kundër vendimeve të mëparshme të gjykatave të posaçme.

Veliaj kërkonte shfuqizimin e vendimeve të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, Gjykatës së Posaçme të Apelit dhe një vendimi të mëparshëm të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, lidhur me masën e sigurisë ndaj tij. Pas shqyrtimit të çështjes, Kolegji Penal vendosi lënien në fuqi të vendimit 'arrest me burg' për Veliajn.

Njoftimi i Gjykatës së Lartë:

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, i mbledhur në datë 15 shtator 2026, në Dhomë Këshillimi, mori në shqyrtim dosjen penale me palë: Kërkues: Erion Veliaj, Palë e Interesuar: Prokuroria e Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe objekt: Shfuqizimin e vendimeve nr. 7, dt. 09.02.2025, te Gjykates se Posacme te Shkalles se Pare per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vleftesuar permes vendimit nr. 14, dt. 12.02.2025, te Gjykates se Posacme te Shkalles se Pare per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 13, dt. 13.03.2025, te Gjykates se Posacme te Apelit per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 00-2025-1153 (176), dt. 08.07.2025, te Kolegjit Penal te Gjykates se Larte. Shpenzimet gjyqesore ne ngarkim te subjektit te interesuar. Pasi shqyrtoi çështjen, Kolegji, bazuar në nenin 441, pika 1, shkronja “e” të Kodit të Procedurës Penale, vendosi: Lënien në fuqi të Vendimit nr.13 (87-2025-85), datë 13.03.2025 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Për çfarë akuzohej Veliaj?

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Në dosjen e kopsitur nga SPAK 13 akuza që rëndojnë mbi Veliajn dhe 12 akuza që rëndojnë mbi bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Në përfundim të hetimeve paraprake, ka rezultuar se Veliaj dhe Xoxa, në bashkëpunim mes tyre, në 9 raste të veçanta, kanë marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, nga subjekte tregtarë dhe organizata jofitimprurëse, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.

Nga hetimi penal janë grumbulluar të dhëna konkrete, të cilat provojnë se Veliaj, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e tij ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e këtyre fondeve, të cilat më pas kanë përfunduar tek OJF-të e kontrolluara nga bashkëshortja e tij dhe individë të afërt me të. Gjithashtu, këta të pandehur, për shkak të funksionit që kryen Veliaj, kanë përfituar në mënyrë të parregullt edhe pasuri të paluajtshme në vlerë të konsiderueshme nga subjekte tregtarë që kanë marrë fonde publike dhe leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë.

Në të gjitha këto episode të pandehurit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal. Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar si edhe organizatat jofitimprurëse të lartpërmendura, duke dhënë përfitime të parregullta për shkak të detyrës që kryen i pandehuri Erion Veliaj, kanë konsumuar elementët e parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

VIDEO/ ‘Lini Veliajn në qeli’! Protestë kundër Veliajt para Gjykatës së Lartë: Në Tiranë paratë u pastruan përmes ndërtimit, me bekimin e tij

Rekursi i Veliajt në Gjykatën e Lartë/ GJL lë fuqi
Proteste

TIRANË- Qytetarët kanë protestuar para Gjykatës së Lartë, teksa gjyqtarët ndodhen në dhomën e këshillimit për të vendosur mbi rekursin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, kundër masës së sigurisë “arrest në burg”. Protestuesit kanë kërkuar që Veliaj të vijojë të qëndrojë në qeli, ndërsa kanë thirrur: “O gjykatës, bëj drejtësi, lër Veliajn në qeli”.

Një prej protestuesve tha se lirimi i Veliajt do të ishte një goditje e madhe për sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Sipas tij, ndërtimet në Tiranë, përgjimet dhe provat e administruara nga organet e drejtësisë janë ndër arsyet pse kryebashkiaku duhet të qëndrojë në burg.

“Për mua dhe për çdo qytetar, vetëm ndërtimet në Tiranë janë një arsye e mjaftueshme që ai të vazhdojë të qëndrojë në burg. Edhe përgjimet dhe provat që kanë dalë në raport me Veliajn janë arsye dhe argumente të mjaftueshme që ai duhet të qëndrojë në qeli. Një dalje e Veliajt sot do të ishte një goditje e madhe për sistemin e drejtësisë në Shqipëri, pasi do të cenonte pavarësinë e tij”, u shpreh protestuesi.

2 MUAJ ME PARE

Seanca për Erion Veliajn/ Trupa e Gjykatës së Lartë futet në Dhomën e Këshillimit për çështjen e kryebashkiakut

Rekursi i Veliajt në Gjykatën e Lartë/ GJL lë fuqi
Erion Veliaj

TIRANA- Seanca gjyqësore ndaj Erjon Veliaj pritet të nis për pak minuta në Gjykatën e Lartë. Gjyqtarët Sandër Simoni, Valbon Cekrezi dhe Gent Shala janë futur në Dhomë Këshillimi për të shqyrtuar çështjen e tij. 

Gjatë kësaj seance pritet që të shyqyrtohet edhe një herë masën e sigurisë së kryebashkiakut. Në orën 10:00 është parashikuar në GJKKO seanca në themel, por për shkak të bojkotit të avokatëve parashikohet që seanca atje do të shtyhet.

Çështja është rikthyer për shqyrtim pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka kërkuar rishikimin e proporcionalitetit të masës së sigurisë. Ajo argumentoi se Gjykata e Lartë nuk kishte dhënë argumente të mjaftueshme se pse Veliaj ai duhet të mbahet në burg, ndërkohë që është Kryetar i Bashkisë së Tiranës./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Gjykata Kushtetuese tha se arresti i tij ishte jo proporcional/ Gjykata e Lartë shqyrton sot masën e sigurisë ndaj Erion Veliajt

Rekursi i Veliajt në Gjykatën e Lartë/ GJL lë fuqi
Erion Veliaj

TIRANA- Gjykata e Lartë do të shqyrtojë ditën e sotme çështjen që lidhet me masën e sigurisë ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Seanca do të zhvillohet në orën 09:30 në Dhomë Këshillimi, ndërsa në qendër të shqyrtimit është masa “arrest me burg” e caktuar ndaj Veliajt. Gjykata e Lartë do duhet të arsyetojë se a është proporcionale masa e sigurisë “arrest me burg” në raport me pozicionin që Veliaj ka si kryebashkiak.

Çështja është rikthyer për shqyrtim pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka kërkuar rishikimin e proporcionalitetit të masës së sigurisë. Ajo argumentoi se Gjykata e Lartë nuk kishte dhënë argumente të mjaftueshme se pse Veliaj ai duhet të mbahet në burg, ndërkohë që është Kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Për çfarë akuzohet Veliaj?

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Në dosjen e kopsitur nga SPAK 13 akuza që rëndojnë mbi Veliajn dhe 12 akuza që rëndojnë mbi bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Në përfundim të hetimeve paraprake, ka rezultuar se Veliaj dhe Xoxa, në bashkëpunim mes tyre, në 9 raste të veçanta, kanë marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, nga subjekte tregtarë dhe organizata jofitimprurëse, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.

Nga hetimi penal janë grumbulluar të dhëna konkrete, të cilat provojnë se Veliaj, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e tij ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e këtyre fondeve, të cilat më pas kanë përfunduar tek OJF-të e kontrolluara nga bashkëshortja e tij dhe individë të afërt me të. Gjithashtu, këta të pandehur, për shkak të funksionit që kryen Veliaj, kanë përfituar në mënyrë të parregullt edhe pasuri të paluajtshme në vlerë të konsiderueshme nga subjekte tregtarë që kanë marrë fonde publike dhe leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë.

Në të gjitha këto episode të pandehurit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal. Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar si edhe organizatat jofitimprurëse të lartpërmendura, duke dhënë përfitime të parregullta për shkak të detyrës që kryen i pandehuri Erion Veliaj, kanë konsumuar elementët e parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal./Dosja.al

erion veliaj

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin