Të mbijetuar
MAROK- Situata në Marok vijon të jetë kritike, teksa emergjencat civile gërmojnë në rrënojat e tërmetit të fuqishëm që goditi vendin disa ditë më parë, me shpresën për të gjetur të mbijetuar, teksa numri i viktimave ka shkuar në 2000. Të mbijetuarit të cilët kërkojnë gjurmët e të afërmve të tyre të zhdukur kanë treguar momentet e tmerrit në momentin kur tërmeti me magnitudë 6.8 ballë tronditi vendin.
"Më dukej sikur shpërtheu një bombë", tregoi njëri prej banorëve.
Pranë epiqendrës, rrunojat kanë bllokuar rrugët e ngushta, dhe në zonat e largëta ka mungesë rezervash ushqimore, shkruajnë mediat e huaja.
Hamid Idsalah, një udhërrëfyes malor 72-vjeçar, tha: "Nuk mund ta rindërtoj shtëpinë time. Nuk e di se çfarë do të bëj. Megjithatë, unë jam gjallë, kështu që do të pres. Më vjen keq ."
Mohamed Azaë tha: "Kur ndjeva se toka po dridhej nën këmbët e mia dhe shtëpia ishte e mbështetur, nxitova t'i nxjerr fëmijët e mi jashtë - por fqinjët e mi nuk mundën. Fatkeqësisht në atë familje nuk u gjet asnjë i gjallë. Baba e bir u gjetën të vdekur dhe ende janë në kërkim të nënës dhe vajzës”.
Tërmeti me magnitudë 6.8 goditi Marokun të premten mbrëma (8 shtator). Tërmeti u ndje në të gjithë vendin, veçanërisht në pikën turistike të Marrakeshit dhe fshatrat e largëta në malet e Atlasit të Lartë.