LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Ministri grek i Mbrojtjes vizitë në Tiranë/ Rama: Mbështetës i palëkundur i partneritetit strategjik mes dy vendeve. Dendias: Folëm për Himarën, minoriteti urë miqësie mes nesh

• Ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias, zhvilloi sot në Tiranë një vizitë zyrtare, ku është takuar edhe me drejtuesit më të lartë të shtetit shqiptar. • Fillimisht Dendias është takuar me homologun e tij Ermal Nufi, ndërsa më pas ka vijuar drejt Kryeministrisë, ku ka zhvilluar takimin me kreun e qeverisë. • Pas takimit, Rama dhe Dendias kanë konsumuar së bashku drekën në ambientet e kryeministrisë. • Kryeministri bëri edhe një postimin në Facebook, ku e quajti ministrin grek një mik të çmuar dhe mbështetës të palëkundur të partneritetit strategjik mes dy vendeve. • Pas takimit me Ramën dhe Nufin, Dendias, ka bërë një postim në rrjetet sociale, duke zbardhur diskutimet gjatë takimeve. • Ai bën me dije se gjatë takimit me Ramën kanë folur për Himarën dhe minoritetin etnik grek. • Dendias tha më tej se beson se origjinën e tij e ka nga Himara dhe shton se minoriteti etnik grek është urë miqësie mes dy shteteve dhe dy popujve. • Sa i përket takimit me Nufin, Dendias tha se kanë rënë dakord për mbledhjen e menjëhershme të Komitetit të Përbashkët të Ekspertëve për Varrezat Ushtarake. • Në postimin e tij në rrjetin social "X', Dendias thekson gjithashtu, se Greqia gjithmonë i ka respektuar ata që sakrifikuan veten për atdheun. 

7 artikuj për këtë temë.

5 MUAJ ME PARE

"Nufi do të vizitojë Athinën në fund të muajit të ardhshëm"/ Vizita e Dendias në Tiranë, Ministria greke e Mbrojtjes: Shqipëria mund të na ndihmojë me përvojën nga sulmet kibernetike

Ministri grek i Mbrojtjes vizitë në Tiranë/ Rama:
Nikos Dendias dhe Ermal Nufi

TIRANË- Ministria greke e Mbrojtjes ka bërë një reagim zyrtar lidhur me vizitën e ministrit Nikos Dendias në Tiranë, ku u takua me kryeministrin Edi Rama, ministrin e Mbrojtjes Ermal Nufi dhe kryepeshkopin Imzot Joani. Sipas deklaratës së Ministrisë greke të Mbrojtjes, vizita nisi me një pritje zyrtare në Ministrinë e Mbrojtjes së Shqipërisë, ku dy ministrat zhvilluan fillimisht një takim privat dhe më pas një takim të zgjeruar me delegacionet përkatëse.

Në fokus të bisedimeve ishin forcimi i marrëdhënieve dypalëshe në fushën e mbrojtjes, bashkëpunimi brenda NATO-s dhe zhvillimet rajonale e ndërkombëtare. Pala greke theksoi rëndësinë e respektimit të së drejtës ndërkombëtare dhe trajtimin e çështjeve që lidhen me pakicën kombëtare greke në Shqipëri, të cilën e cilësoi si element stabiliteti dhe bashkëpunimi mes dy vendeve.

Gjatë vizitës, Dendias u prit edhe nga Kryeministri Edi Rama në Kryeministri, ku diskutuan situatat gjeopolitike. Sipas deklaratës, Dendias përmendi edhe lidhjen e tij me Himarën dhe theksoi rolin e pakicës greke si “urë miqësie” mes dy vendeve. Në vijim të vizitës, Ministri grek u takua edhe me Fortlumturinë e Tij Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe të Gjithë Shqipërisë Joannis, si dhe vizitoi kriptën ku prehet Kryepeshkopi i ndjerë Anastas i Shqipërisë në Katedralen e Ngjalljes së Krishtit në Tiranë.

Në fund të deklaratës, Nikos Dendias vlerësoi takimet si të rëndësishme për thellimin e bashkëpunimit me Shqipërinë, duke theksuar nevojën për një qasje të përbashkët ndaj sfidave gjeopolitike, forcimin e koordinimit në kuadër të NATO-s. Ai gjithashtu konfirmoi ftesën drejtuar Ministrit Nufi për një vizitë në Athinë në fund të muajit të ardhshëm.

Reagimi i Ministrisë greke të Mbrojtjes:

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Nikos Dendias, zhvilloi sot, të hënën, më 25 maj 2026, një vizitë zyrtare në Shqipëri, me ftesë të Ministrit të Mbrojtjes të vendit, Ermal Nufi.

Pas pritjes zyrtare në Ministrinë e Mbrojtjes së Shqipërisë, dy Ministrat fillimisht patën një takim privat dhe më pas një takim të zgjeruar, me pjesëmarrjen e delegacioneve të të dy vendeve. Bisedat midis dy palëve u përqendruan në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe në mbrojtje, bashkëpunimin brenda NATO-s, si dhe zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare.

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare iu referua bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes midis Greqisë dhe Shqipërisë, me një angazhim ndaj parimeve të së Drejtës Ndërkombëtare dhe rëndësisë për marrëdhëniet dypalëshe të respektimit të të drejtave të pakicës kombëtare greke, e cila është një shtyllë paqeje, sigurie dhe progresi për të gjithë rajonin.

Gjithashtu, zotërinjtë Dendias dhe Noufis ranë dakord të thërrasin menjëherë Komitetin e Përbashkët të Ekspertëve për Varrezat Ushtarake, një veprim që konfirmon se Greqia gjithmonë i ka respektuar ata që sakrifikuan veten për Atdheun.

Më pas, Ministri i Mbrojtjes Kombëtare u prit nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Në takimin privat, u zhvillua një diskutim i thelluar mbi situatën gjeopolitike në rajonin e gjerë, ndërsa zoti Dendias pati mundësinë të referohej edhe te Himara, nga e cila besohet se ka origjinën familja e tij, ndërsa përsëriti qëndrimin e tij se Pakica Kombëtare Grek përbën një urë miqësie midis popujve të dy shteteve.

Pas takimit, Kryeministri shqiptar e shoqëroi Ministrin e Mbrojtjes Kombëtare në kopshtin e Pallatit të Kryeministrit të Shqipërisë, ku i shtroi një drekë pune Ministrit grek.

Së fundmi, Ministri i Mbrojtjes Kombëtare pati një takim me Fortlumturinë e Tij Kryepeshkopin e Tiranës, Durresit dhe të Gjithë Shqipërisë, z. Joannis , dhe vizitoi kriptën ku është varrosur Fortlumturia e Tij Kryepeshkopi Anastas, në Katedralen e Ngjalljes së Zotit në Tiranë.

Pasi përfundoi vizitën e tij, z. Dendias deklaroi:

"Vizita ime në Shqipëri sapo ka përfunduar. Para së gjithash, pata kënaqësinë të takohem me homologun tim shqiptar, z. Ermal Nufi. Ishte takimi ynë i parë, ai është Ministri i ri i Mbrojtjes i Shqipërisë. Diskutuam thellimin e marrëdhënieve tona në fushën e mbrojtjes. E ftova të vizitojë Athinën. U ra dakord që kjo vizitë të zhvillohet në fund të muajit të ardhshëm.

Mendoj se është një mundësi shumë e mirë për të diskutuar edhe më shumë me palën shqiptare. Kryesisht, për të rënë dakord për një lexim të përbashkët të sfidave gjeopolitike me të cilat përballet rajoni ynë më i gjerë dhe për të parë brenda kuadrit të NATO-s, por edhe brenda kuadrit të rrugës së Shqipërisë drejt familjes evropiane, se çfarë sinergjish mund të gjejmë, ku mund të ndihmojmë dhe ku Shqipëria mund të na ofrojë përvojat e veta nga sulmet kibernetike që ka pësuar në muajt e fundit.

Më pas, pata nderin të pritesha nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, për të bërë një vlerësim të peizazhit më të gjerë gjeopolitik, situatës në Mesdheun Lindor, si dhe për ta vizituar dhe për të pasur mundësinë të marr një bekim nga Kryepeshkopi Ioannis, pasardhësi i Anastasit të Shqipërisë, një njeri në kujtimin e të cilit të gjithë kemi respekt të madh. Faleminderit shumë"./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Dendias pas takimit me Ramën: Himarën e konsideroj origjinën time! Minoriteti grek, urë miqësie mes dy popujve

Ministri grek i Mbrojtjes vizitë në Tiranë/ Rama:
Nikos Dendias, Edi Rama

TIRANË- Ministri grek i Mbrojtjes Nikos Dendias, ka bërë një postim në rrjetet sociale pas takimit në Tiranë me kryeministrin Edi Rama dhe me homologun e tij, Ermal Nufi. Me anë të një postimi në "X", Dendias ka zbardhur diskutimet e tij më Ramën në zyrën e tij, duke bërë me dije, se kanë folur për Himarën dhe minoritetin etnik grek. Dendias tha më tej se beson se origjinën e tij e ka nga Himara dhe shton se minoriteti etnik grek është urë miqësie mes dy shteteve dhe dy popujve.

“U prita nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në kontekstin e vizitës sime në Tiranë. Ne analizuam situatën më të gjerë gjeopolitike në rajonin tonë më të gjerë. Pata mundësinë të flas për Himarën, nga e cila e konsideroj origjinën time, dhe të përsëris qëndrimin tim, se Pakica Kombëtare Greke është një urë miqësie midis dy shteteve dhe popujve”, shkruan ministri grek./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Ministri grek i Mbrojtjes pas takimit me Nufin: Ramë dakord që të mbledhin menjëherë Komitetin e Ekspertëve për Varrezat Ushtarake

Ministri grek i Mbrojtjes vizitë në Tiranë/ Rama:
Nikos Dendias, Ermal Nufi

TIRANË- Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Greqisë, Nikos Dendias zhvillo sot një takim me homologun e tij shqiptar, Ermal Nufi. Dendias bën me dije, se gjatë takimit me Nufin, ka rënë dakord për mbledhjen e menjëhershme të Komitetit të Përbashkët të Ekspertëve për Varrezat Ushtarake.

Në postimin e tij në rrjetin social "X', Dendias thekson, se Greqia gjithmonë i ka respektuar ata që sakrifikuan veten për atdheun. 

“Gjatë takimit me homologun tim shqiptar, Ermal Nufi, ramë dakord për mbledhjen e menjëhershme të Komitetit të Përbashkët të Ekspertëve për Varrezat Ushtarake. Greqia gjithmonë i ka respektuar ata që sakrifikuan veten për atdheun”, u shpreh ministri./Dosja.al

Ministri grek i Mbrojtjes vizitë në Tiranë/ Rama:

5 MUAJ ME PARE

 Ermal Nufi takohet me ministrin grek Dendias: Do vijojmë dialogun për forcimin e bashkëpunimit në fushën e Mbrojtjes dhe Sigurisë

Ministri grek i Mbrojtjes vizitë në Tiranë/ Rama:
Nikos Dendias dhe Ermal Nufi

TIRANË- Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Greqisë, Nikos Dendias është takuar ditën e sotme me homologun e tij Ermal Nufi. Në fokus të këtij takimi ishte forcimi i marrdhënieve mes dy vendeve, si dhe e vijimi i dialogut të ngushtë në fushën e Mbrojtjes dhe Sigurisë. 

Gjatë bashkëbisedimit me homologun Dendias, Nufi u shpreh se objektivi kryesor i Shqipërisë në rajon mbetet avancimi i stabilitetit politik, sigurisë dhe zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm.

Ministri theksoi se forcat detare shqiptare dhe ato greke ruajnë koordinim dhe ndërveprueshmëri përmes misioneve në Detin Egje dhe Mesdhe. Sipas tij, Shqipëria po ndërmerr aktualisht përpjekje për forcimin dhe modernizimin e flotës së saj detare, çka do të rrisë më tej sigurinë detare dhe praninë e Aleatëve në rajonin Adriatiko-Jonian. 

"Objektivi kryesor i Shqipërisë në rajon mbetet avancimi i stabilitetit politik, sigurisë dhe zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm. Për këtë arsye, ne jemi të pranishëm me personel në EUFOR ALTHEA në Bosnjë-Hercegovinë dhe në KFOR në Kosovë. 

Gjithashtu, forcat detare shqiptare dhe ato greke ruajnë koordinim dhe ndërveprueshmëri të shkëlqyer përmes misioneve në Detin Egje dhe Mesdhe, përfshirë Operacionin ‘Sea Guardian’ të NATO-s. Ndërkohë, Shqipëria po ndërmerr aktualisht përpjekje për forcimin dhe modernizimin e flotës së saj detare, çka do të rrisë më tej sigurinë detare dhe praninë e Aleatëve në rajonin Adriatiko-Jonian. 

Besojmë se duhet të synojmë riaktivizimin e këtij kuadri, veçanërisht në fushat e kujdesit shëndetësor të specializuar, trajnimit mjekësor dhe shkëmbimeve profesionale, në frymën e përfitimit të ndërsjellë dhe partneritetit strategjik”, tha Nufi, gjatë bashkëbisedimit me homologun Dendias./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Rama pas takimit me ministrin grek të Mbrojtjes: Mik i çmuar dhe mbështetës i palëkundur i partneritetit strategjik mes dy vendeve

Ministri grek i Mbrojtjes vizitë në Tiranë/ Rama:
Nikos Dendias, Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë një foto, pas takimit me Ministrin e Mbrojtjes të Greqisë, Nikos Dendias. Në postimin e tij në Facebook, Kryeministri e quajti ministrin grek një mik të çmuar dhe mbështetës të palëkundur të partneritetit strategjik mes dy vendeve. 

"Me Ministrin grek të Mbrojtjes, Nikos Dendias, një mik i çmuar dhe një mbështetës i palëkundur i partneritetit strategjik mes Shqipërisë e Greqisë," shkruan Rama në Facebook. 

Qëllimi kryesor i vizitës së Dendias është rikthimi i negociatave me Shqipërinë për marrëveshjen e detit. Mediat greke e kanë komentuar si një shfrytëzim momenti nga Athina e Tirana lidhur me marrëdhëniet e tyre për të zgjidhur çështjen e mbetur pezull prej vitesh.

Axhenda e Dendias parashikon edhe një drekë pune në rezidencën qeveritare, ndërsa pasdite një takim edhe me Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Joanin./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias takohet me kryeministrin Rama në Kryeministri

Ministri grek i Mbrojtjes vizitë në Tiranë/ Rama:
Foto ilustruse

TIRANË- Ministri grek i Mbrojtjes Nikos Dendias po zhvillon një takim me kryeministrin Edi Rama në ambientet e Kryeministrisë. Fillimisht Dendias është takuar me homologun e tij Ermal Nufi, ndërsa më pas ka vijuar drejt Kryeministrisë për të zhvilluar takimin me kreun e qeverisë.

Nikos Dendias do të takohet pasdite me Fortlumturinë e Tij, Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Joanin. Vizita e tij në Tiranë, lidhet me rikthimin e palëve në bisedime për ndarjen e kufirit detar./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

"Në fokus marrëveshja e detit"/ Ministri grek i Mbrojtjes, Dendias viziton sot Tiranën! Takime me Ramën e Nufin

Ministri grek i Mbrojtjes vizitë në Tiranë/ Rama:
Dendias dhe Rama

GREQI- Ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias, do të vizitojë sot Tiranën ku e presin takime me drejtuesit më të lartë të shtetit shqiptar. Ai do të takohet fillimisht me kryeministrin Edi Rama si dhe me homologun, Ermal Nufin.

Qëllimi kryesor i vizitës është rikthimi i negociatave me Shqipërinë për marrëveshjen e detit. Mediat greke e kanë komentuar si një shfrytëzim momenti nga Athina e Tirana lidhur me marrëdhëniet e tyre për të zgjidhur çështjen e mbetur pezull prej vitesh.

Axhenda e Dendias parashikon edhe një drekë pune në rezidencën qeveritare, ndërsa pasdite një takim edhe me Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Joanin./Dosja.al

edi rama nikos dendias

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin