Moti i keq përfshin vendin/ Pukë, Fushë-Arrëz, Kukës e Tropojë pa energji, reshjet e shiut shkaktojnë dëme në banesa dhe rrugë
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
• Protesta e 21-të radhazi për largimin e kryeministrit Edi Rama po mbahet sot. Fillimisht qytetarët u grumbulluan në sheshin ‘Skënderbej’ dhe më pas marshuan masivisht drejt Kryeministrisë. • Me pankarta në duar, thirrje përmes megafonëve dhe fjalime të shkurtra, protestuesit adresuan kërkesat e tyre ndaj qeverisë, duke kërkuar mes të tjerash edhe largimin e saj. • Gjatë protestës janë lëshuar thirrje edhe ndaj opozitës. • Në këtë ditë, janë të shumtë ata që kanë ardhur edhe nga diaspora, në mbështetje të revoltës masive të shqiptarëve që jetojnë në vend. • Gjatë fjalimeve, qytetarët nga podiumi i kanë kërkuar Edi Ramës që të japë dorëheqjen deri ditën e nesërme. • Ata u shprehën se mërgata ëndërron rikthimin në atdhe dhe se kushtet për ndryshim po “përgatiten nga vetë qytetarët”. • Një qytetar nga diaspora u bëri thirrje bashkatdhetarëve të kthehen dhe të marrin fatin e vendit në dorë, duke theksuar sakrificat e emigracionit dhe padrejtësitë që, sipas tij, i kanë detyruar të largohen. • Po ashtu protestuesit i bën thirrje edhe SPAK-ut të hetojë politikanët dhe oligarkët. • Ndërkohë që pas largimit nga grupi parlamentar i PS, deputetja Marjana Koçeku është bërë pjesë e protestës sot. • Pas fjalimeve, aktivisti Arben Kola njoftoi se marshimi do të zhvillohet rreth Kryeministrisë, ndërkohë që shumë emigrantë nga diaspora kanë shprehur idenë që të rrinë në qëndresë gjithë natën. • “Rama në burg, Berisha në burg, Shqipëri e shqiptarëve, vdekje tradhtarve, Revolucion, O erion o legen prite Ramën se po vjen, Edi Rama jep dorëheqje," janë disa nga thirrjet e tyre në kor.
32 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Rrugët në Tiranë janë mbushur plotë me qytetarë dhe shqiptarë të diasporës, të cilët kanë dalë në protestë për largimin e kryeministrit Edi Rama.
Prej rreth pesë orësh,protestuesit ndodhen në shes, duke shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë dhe të gjithë klasës politike.
Thirrja që ka dominuar në kor nga protestuesit është "Rama në burg, Berisha në burg", thirrje kjo e bërë prej 21 ditësh nga shqiptarët./Dosja.al

TIRANË- Qytetarët kanë vijuar me thirrjet kundër qeverisë së Edi Ramës prej më shumë se katër orësh. Thirrjet në kor nga mijëra qytetarë, duke kërkuar largimin e kryeministrit nga pushteti ishin: Poshtë qeveria, Të heqim qelbësirën.
Më pas thirrjen e drejtuan edhe për të gjithë klasën politike, " Rama në burg, Berisha në burg./Dosja.al

TIRANË- Protesta e 21-të radhazi për largimin e kryeministrit Edi Rama është zhvilluar sot në Kryeqytet. Fillimisht qytetarët u grumbulluan në sheshin ‘Skënderbej’ dhe më pas marshuan masivisht drejt Kryeministrisë.
Me pankarta në duar, thirrje përmes megafonëve dhe fjalime të shkurtra, protestuesit adresuan kërkesat e tyre ndaj qeverisë, duke kërkuar mes të tjerash edhe largimin e saj. Gjatë protestës janë lëshuar thirrje edhe ndaj opozitës.
Në këtë ditë, janë të shumtë ata që kanë ardhur edhe nga diaspora, në mbështetje të revoltës masive të shqiptarëve që jetojnë në vend. Gjatë fjalimeve, qytetarët nga podiumi i kanë kërkuar Edi Ramës që të japë dorëheqjen deri ditën e nesërme.
Edhe në këtë ditë të 21-të të revoltës masive kundër qeverisë Edi Rama, qytetarët kanë shprehur mesazhet e ttyre përmes pankartave.
“Rama ik, Berisha ik”, “Janë çu në kam rinia e dheut me i dal Zot vatamit”, ‘Kufijtë na ndanë, Shqipëria na bashkon”, “Tirona matrapol, Tirona do shpërthejë, do ta lidh gamorin te sheshi Skënderbej”, ishin disa nga pankartat që ata mbanin në duar./Dosja.al
TIRANË- Pas marshimit te Kryeministria, protestuesit do të vijojnë marshimin drejt AKSHI-t. Ata kanë paralajmëruan se mund të qëndrojnë gjithë natën, duke kërkuar largimin e kryeministrit edi Rama. Diaspora shqiptare gjithashtu ishte pjesë e kësaj protestë duke e bërë edhe më madhështore.
“Je i rrethuar s’ke për të shpëtuar. Pas rrethimit të Kryeministrisë do t’i vijnë hekurat dhe burgu. Ik nga Kryeministria se të pret qelia…”, jehon thirrja e protestuesve./Dosja.al
TIRANË- Mijëra shqiptarë në shesh i kanë bërë thirrje SPAK-ut të hetojë politikanët që kanë vjedhur vendin prej vitesh. Ata i bënë thirrje SPAK të hetojë Edi Ramën, Erion Veliajn, Arben Ahmetaj e të gjithë oligarkët.
"Ky popull i fut frikën Kryeministrit e kujtdo tjetër, jo më disave që janë nën hetim si Belinda Balluku. SPAK heto Edi Ramën, Belinda Balluku nuk ka vjedhur vetë Erion Veliaj nuk ka vjedhur vetë. Arben Ahmetaj nuk ka vjedhur pa Edi Ramën. SPAK heto Edi Ramën. SPAK heto oligarkët," tha një qytetar./Dosja.al
TIRANË- Ndryshe nga protestat e tjera, protestuesit, njoftuar sonte se marshimi do të vijojë drejt Kryeministrisë. Ata paralajmëruan se mund të qëndrojnë gjithë natën. Këtij tubimi madhështor i është bashkuar edhe diaspora shqiptare.
Në një moment të tubimit, qytetarët kanë ndezur të gjithë blicat e telefonave, duke elektrizuar të gjithë sheshin. “Edi Rama jep dorëheqjen” është kjo thirrja dhe mesazhi kryesor i kësaj protestë që ka nisur këtë të shtunë në orën 19:00 dhe po vijon prej disa orësh./Dosja.al

TIRANË- Mijëra shqiptarë janë mbledhur në Tiranë sot në ditën e 21-të të protestës kundër qeverisë së Edi Ramës. Pas fjalimeve para Kryeministrisë, aktivisti Arben Kola njoftoi se marshimi do të zhvillohet rreth Kryeministrisë.
“Shumë shqiptarë kanë zbritur në shesh për ta gdhirë sonte këtu. Ata që kanë dëshirë janë të lirë”, tha ai.
Në protestën e sotme, shqiptarët nga të gjithë trevat, nga çdo cep i botës janë bërë bashkë kundër kësaj klase politike dhe kundër kryeministrit Edi Rama. Shumë emigrantë nga diaspora kanë shprehur idenë që të rrinë në qëndresë gjithë natën.
Prania e diasporës në protestë konsiderohet një mesazh solidariteti dhe mbështetjeje për protestuesit, duke treguar se jehona e pakënaqësive qytetare ka kapërcyer kufijtë e vendit dhe ka mobilizuar edhe shqiptarët që jetojnë jashtë./Dosja.al
TIRANË- Deputetja Marjana Koçeku, e njohur ndryshe si “Neomalësorja”, iu bashkua këtë të shtunë protestës qytetare para Kryeministrisë, pak ditë pas largimit të saj të fundit nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste.
Deputetja nuk pranoi të japë detaje mbi arsyet e pjesëmarrjes së saj në tubim apo të komentojë zhvillimet e fundit politike. Ajo tha për gazetarët se do të prononcohet në një moment të dytë, ndëra sot t'ia lënë vëmendjen protestës.
“E kam mendjen te protesta. Ta lëmë vëmendjen te protesta. Do prononcohem në një moment të dytë”, u shpreh shkurt Koçeku./Dosja.al
TIRANË- Një protestues deklaroi se kryeministri Edi Rama ka dështuar në drejtimin e vendit dhe se ai dueht të japë dorëheqjen. Gjatë fjalës së tij në protestën para kryeministrisë, qytetari kërkoi përgjegjësi ligjore për çdo zyrtar dhe politikan që, sipas tij, ka abuzuar me detyrën.
Protestuesi u bëri thirrje pjesëmarrësve që protesta të mbetet paqësore, duke theksuar praninë e grave, fëmijëve dhe të moshuarve në shesh. Po ashtu qytetari bëri thirrje që të hiqet dorë nga shantazhet, ndërkohë iu drejtua policisë, që t’i bashkohet kësaj proteste.
“Kryeministër ke dështuar. Përgjegjësi përpara ligjit për çdo pushtetar. Për çdo politikan që ka vjedhur. Populli kërkon dorëheqje Rinia kërkon dorëheqje. Zërin e popullit shqiptar nuk e hesht dot asnjë tradhtar. Sot janë mbi 500 mijë shqiptar në shesh. Ju lutem jo me flakadanë, kemi vajza e gra, fëmijë të moshuar, jemi për një protestë paqësore. AKEP dhe AKSHI janë dy organizata terroriste. Sa më shumë video postoni. Kanë bllokuar rrjetet. Ndizni blicat”, u shpreh ai./Dosja.al
TIRANË- Deputetja Marjana Koçeku, e njohur si “Neomalësorja” i është bashkuar sot qytetarëve në protestën për largimin e Edi Ramës. Koçeku iu është bashkuar protestuesve pak ditë pasi ajo njoftoi se ishte larguar nga Grupi Parlamentar i PS-së dhe do të shërbente si deputete e pavarur.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Koçeku njoftoi të hënën se i bashkohet zyrtarisht protestës qytetare në Tiranë. Ajo shpërndau një foto të flamingos që u bë simbol i protestës.
“Prej sot jam deputete e pamvarun. Idealet e vlerat e mia janë ato që i kam pasë e i kam shprehë qysh para se me u asociu me nji parti. Ato m’i diftojne kufijtë”, deklaroi Koçeku në reagimin e saj./Dosja.al


TIRANË- Mijëra qytetarë u mblodhën në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në protestën e organizuar kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Pamjet me dron tregojnë një pjesëmarrje masive të qytetarëve që kanë "pushtuar" Tiranën sot.
Gjatë tubimit qytetarët bënë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit dhe për ndryshime politike në vend. Protestuesve sot u janë bashkuar edhe mijëra shqiptarë nga diaspora. Siç shihet edhe në pamje, i gjithë Kryeqyteti është "veshur" kuq e zi.
"Rama jepe dorëheqjen, "Rama në burg, Berisha në burg", "O Erion o legen prite Ramën se po vjen", "Revolucion", janë disa nga thirrjet më të shpeshta të qytetarëve./Dosja.a

TIRANË- Një protestues gjatë fjalmit para Kryeministrisë akuzoi kryeministrin Edi Rama për largimin masiv të shqiptarëve nga vendi dhe kërkoi dorëheqjen e tij. Ai tha se emigracioni ka ndarë familje të shumta, duke sjellë si shembull përvojën e tij personale me largimin drejt Britanisë së Madhe.
Gjatë fjalës së tij, protestuesi deklaroi se diaspora është bashkuar me kauzën e protestës dhe se qytetarët kërkojnë ndryshim politik. Ai i bëri thirrje kryeministrit të largohet nga pushteti, duke paralajmëruar se pakënaqësia qytetare po rritet. Protestuesi u shpreh gjithashtu se shqiptarët janë të bashkuar në kërkesën për dorëheqjen e Ramës.
“Edi Rama nuk ti fal kurrë lotët e nënës time kur na përcillte për në Britani. Nuk arrinin të njihnin as nipërit as mbesat sepse t’i dojë ë gllabërojë Shqipërinë. Gabove rëndë sepse mërgata është këtu. Rama jep dorëheqjen, Koha juaj ka marrë fund, sepse populli shqiptar nuk është dele. Dhe që mos të vijë një fund shumë i hidhur jepni dorëheqjen. Ke thënë Unë nuk lë timonin dhe tepsinë. Ke për t’i lënë të gjitha se nuk e ke pronën e Surrelit këtij. Edi Rama në burg, Ke të gjithë shqiptarët e bashkuar dhe duan dorëheqjen tënde”, tha një protestues./Dosja.al

TIRANË- Protesta sot në Tiranë shënon ditën e 21. Kjo e sotmja është cilësuar si protestë mbarëkombëtare ndërsa qytetarëve në Tiranë u janë bashkuar dhe të ardhur nga diaspora. Në një moment, qytetarët kanë lëshuar tullumbance kuq e zi dhe një "flamingo".
View this post on Instagram
Diaspora është grumbulluar te bulevardi ‘Zogu i Parë’ dhe më pas u është bashkuar protestuesve të tjerë në sheshin ‘Skënderbej’ për të vijuar me marshimin drejt kryeministrisë. Qytetarët nga podiumi i kanë kërkuar Edi Ramës që të japë dorëheqjen deri ditën e nesërme./Dosja.al

TIRANË- Një i ri që kishe ardhur nga Anglia në protestën kundër Ramës tha se populli duhet të qëndrojë bashkë për të rrëzuar qeverinë. Ai theksoi se do ia dalim të gjithë bashkë që ta largojmë këtë klasë politike.
“O ju familje e madhe, më në fund e kam ndjerë vetën në shtëpi. Çfarë po ndodh këtu është një mrekulli. Dua t ju bëj një lutje; mos lejoni njeri t’ju përçajë. Duhet të qëndrojmë të bashkuar, fuqi populli. Do ia dalim ta hedhim poshtë këtë klasë politike”, tha i riu./Dosja.al

TIRANË- Një qytetar i ardhur nga Britania sfidoi kryeministrin Edi Rama nga foltorja duke i kërkuar dorëheqjen deri më 21 qershor. Ai e cilësoi protestën si një lëvizje qytetare për reforma demokratike dhe ndryshim politik. Protestuesi tha gjithashtu se shqiptarët kanë nevojë për deputetë me integritet dhe për procese më demokratike.
“Ju rrezatoni shpresë, ndryshim, revolucion. Kam ardhur në Londër. Iu drejtova shqiptarëve: Edi Rama, unë si ti, ne emigruam nga Britania, ti erdhe nga Parisi. Ti e kishe një zgjedhje, unë e kam zgjedhjen. Ti erdhe si model i një njeriu tolerant, që do të sillte ndryshim. Shihe si je transformuar, në një njeri autoritar. Në të gjitha protestat që kemi bërë në Londër, kemi sjellë një mesazh për dorëheqje. Në 36 vite kemi parë parti që protestojnë për të hequr një regjim e për të sjellë një tjetër. Kjo protestë është protestë qytetare për revolucion, për transformim, për reforma demokratizuese.
Kjo është shpresë për të realizuar proceset demokratike që i lamë në mes në vitin 1996 dhe ju sot po i realizoni në vitin 2026. Kjo është lëvizje qytetare, por kërkon reforma politike. Nga Britania i kërkojmë Ramës dorëheqjen dhe qeveri teknike që të udhëheqë vendin me procese demokratike për 12 muaj. Qeveria teknike, e cila do të udhëheqë vendin për 12 muaj, duhet të mandatohet që të garantojë ndryshimin e Kodit Elektoral. Ne i kërkojmë lista të hapura që Parlamenti nesër të ketë deputetë me parim dhe moral. Ramën e sfidoj, jepet dorëheqjen deri me 21 qershor dhe lerë atdheut të gdhihet i lirë të hënën më 22 qershor," tha qytetari./Dosja.al

TIRANË- Një emigrante e ardhur nga Italia deklaroi se sot përpara zyrës së Kryeministrit Edi Rama janë të gjitha votat e vjedhura nga diaspora. Gjatë fjalës së saj në protestën kundër Ramës, e reja i bëri thirrje Edi Ramës dorëheqjen nga qeverisja e Shqipërisë. E reja tha më tej se shqiptarët kanë në mbështetje edhe eurodeputetët të parlamentit evropian, që po ndjekin hap pas hapi ngjarjet në Shqipëri.
“Jemi të gjitha votat që ke vjedhur në diasporë këtu sonte. Sot jemi këtu për t’ju sjellë një mesazh të qartë, diaspora e Milanos ecën krah për krah e protestuesve të Tiranës. Kemi ngritur zërin në Itali ashtu siç po e ngrini ju sot këtu. Shqipëria është vendi ynë dhe do e mbështesim deri në fund. Ne nuk jemi vetëm, dua ti them Ramës se ne kemi mbështetjen dhe të eurodeputetëve të parlamentit evropian. Ata po na ndjekin hap pas hapi, po na dëgjojnë zërin, po lexojnë një për një pankartat. Kanë shprehur gatishmëri për të qenë pranë nesh deri në fund. Zoti Rama të uroj që rruga drejt dorëheqjes të jetë sa më e lehtë”, tha një protestuese./Dosja.al

TIRANË- Një protestues në tubimin para Kryeministrisë i bëri thirrje SPAK që të kërkojë heqjen e imunitetit të kryeministrit Edi Rama dhe të nisë hetime ndaj tij. Ai kritikoi edhe Gjykatën Kushtetuese për mungesë reagimi.
Ai propozoi krijimin e një qeverie teknike njëvjeçare, e përbërë nga figura jopartiake dhe ekspertë të fushave të ndryshme. Protestuesi kërkoi gjithashtu verifikimin dhe sekuestrimin e pasurive të politikanëve, deputetëve dhe ministrave që nuk justifikohen me të ardhurat e deklaruara, si dhe hetime ndaj ish-zyrtarëve të lartë shtetërorë.
“SPAK të kërkojë heqjen e imunitetit të Ramës dhe të fillojë ndjekje penale për shkeljen e Kushtetutës. Gjykata Kushtetuese që i jemi drejtuar me shkrim zyrtar, çuditërisht në gjumë. Ka për detyrë të urdhërojë marrëveshje të kundërligjshme që ka bërë Rama. Ashtu siç bëri anulimin e marrëveshjen me Greqinë, të veprojë dhe në këtë rast. Të krijohet qeveri teknike 1 vjeçare me personalitet me njerëz jopartiakë por shkencëtarë.
Në muajin e 8 të qeverisë teknike të bëhet referendum popullor. Përfundimet që do dalin të pasqyrohen në Kushtetutë, dhe të sekuestrohen të gjitha pasuritë, e politikanëve, deputetëve, ministrave që nuk përputhen me të ardhurat. Të kërkohet ndjekje penale edhe për ish kryeministrin. Shkatërroi 500 fabrika e uzina, firma piramidale, sollën luftën civile”, u shpreh një tjetër protestues./Dosja.al

TIRANË- Një emigrant nga Londra gjatë fjalës së tij në protestën kundër Ramës, tha se u largua nga Shqipëria 27 vite më parë. Ai tha se ishte ushtarak por vendosi që të largohej për shkak se nuk donte ta vidhte vendin. Emigranti iu drejtua Ramës duke i thënë se ka marrë fund.
“Vij nga Londra. Diaspora është me ju. Rama jepe dorëheqjen. U largova nga vendi para 27 vitesh pasi nuk doja ta vidhja. Vendosa të largohesha por studimet e mia kanë qenë një ushtarak dhe nuk doja ta vidhja atdheun. Pasi e pashë ramë si ramë në dorën e një budallai, e ardhmja ra në dorën e kriminelit. Këtu jemi për t’i thënë Ramës dhe qeverisë së tij ke marrë fund prandaj jep dorëheqjen. Sot Rama na ka ironizuar duke thënë se po vijmë me makina luksoze. Po zoti kryeministër, hajdut i kombit. Ne ikëm me gomone dhe vijmë me makina të shtrenjta se i kemi duart me kallo”, tha ai./Dosja.al
TIRANË- Qindra qytetarë iu bashkuan protestës së thirrur në Tiranë kundër kryeministrit Edi Rama. Gjatë tubimit, protestuesit shpalosën flamurin kuq e zi pranë Piramidës. Në protestë u dëgjuan thirrje kundër qeverisë, ndërsa pjesëmarrësit shprehën pakënaqësitë e tyre për çështje të ndryshme politike, ekonomike e sociale.
Siç shihet edhe në pamje, protesta në këtë tubim është masive. Protesta vijoi me fjalime dhe mesazhe përlargimin e qeverisë, ndërsa flamuri kuqezi u bë një nga simbolet më të spikatura të tubimit, duke u shoqëruar me duartrokitje dhe thirrje nga pjesëmarrësit./Dosja.al

TIRANË- Një prej protestuesve gjatë fjalimit para kryeministrisë kërkoi nga drejtësia që të hetojë kryeministrin Edi Rama. Ajo bëri thirrje që SPAK ta vërë nën hetim shefin e qeverisë. Në fund ajo u bëri thirrje ndërkombëtarëve të mos mbështesni Kryeministrin Edi Rama.
“Ne kemi vetëm njëri tjetrin. Në 21 ditë kemi parë sa e bukur është të mblidhemi të gjithë bashkë, të shohim se jemi shumë, se nuk jemi të gjithë hajdutë e kriminelë dhe të themi se duam një Shqipëri të re. Në fytyrat tuaja shoh fytyrën e tim vëllai, të kushërinjve të mi të larguar që ky pushteti i detyroi të marrin rrugët me gomone dhe kamion si kriminelë. Jemi këtu për t’i thënë sistemit të drejtësisë heto Edi Ramën e oligarkët. Duam hetim. Jemi këtu për t’ju thënë ndërkombëtarëve mos mbështesni autokratin," tha ai./Dosja.al

TIRANË- Aktivistja Arilda Lleshi deklaroi se mërgata ëndërron çdo ditë që të rikthehet në atdhe dhe tani të gjithë së bashku po pjekin kushtet që kjo të jetë e mundur. Duke folur në podiumin para Kryeministrisë, ajo tha se vendi nuk është në luftë e megjithatë emigrimi vijon edhe më shumë se në vitet ‘90.
“Ata na larguan, por ka ardhur koha t’i largojmë zvarrë. Shqiptarët janë një ndër popujt më të lidhur me vendin e tyre. Ata ëndërrojnë cdo ditë të rikthehen nëse piqen kushtet, e tani po i pjekim kushtet vetë. Kryeministri thotë se nuk duam zhvillim, po emigrojmë pikërisht sepse na keni mohuar zhvillimin. Ata nuk duan zhvillimin tonë, por tokën tonë. Një shoqëri është e paplotë nëse nuk kthen mërgatën, është shumë e thjeshtë, ne duhet të çlirojmë tregun dhe politikën nga kapja. Mjaft emigrate janë rikthyer, por kur janë përballur me padrejtësitë janë laruar me vrap. Përse në duhet të emigrojmë sikur jemi në luftë? Si në vitet ’90. Unë vetë jam emigrante e rikthyer, jam përballur me dorëzimin e shqiptarëve dhe dhunën e pushtetit, por kur ju shoh them se ishte vendimi më i mirë. Mirë se erdhër në shtëpi mërgatë”, tha ajo./Dosja.al

TIRANË- Banorja e Rrjollit, Luçiana Kokaj theksoi se kontrata për Shqipërinë e re nuk mund të përfshijë kurrsesi kryeministrin Edi Rama. Banorja e rrjollit i ka bërë këto komente në përgjigje të deklaratave të kryeministrit Edi Rama të bëra më herët.
“Kontratë për Shqipërinë e re. Ke keqkuptuar diçka zoti kryeministër se shqipëria e re, pikën e parë të kontratës është që ti të mos jesh pjesë e saj. Qytetarët kanë një kërkesë të thjeshtë, jep dorëheqjen Rama në burg, Berisha në burg”, tha mes të tjerash banorja e Rrjollit./Dosja.al

TIRANË- Në kryeqytet po zhvillohet protesta e 21 kundër kryeministrit Edi Rama. Pamje madhështore dhe një pjesëmarrje rekord është në këtë tubim. Protestuesve iu është bashkuar edhe diaspora, e cila ka mbërritur sot me një autokolonë makinash.
Me flamuj në duar dhe thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, ata kërkojnë largimin e kryeministrit por edhe të gjithë klasës politike. “Vdekje tradhtarëve, Shqipëria e shqiptarëve”, përsërisin ata. Kjo është dita e 21-të e protestës së qytetarëve, të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama./Dosja.al

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në rrjete sociale, teksa protesta para Kryeministrisë është në ditën e 21-të. Me anë të një postimi në Facebook, Rama pretendon se një prej protestueseve që ka bërë thirrje për mobilizimin e diasporës është njëkohësisht ndërtuesja e një shtese pa leje brenda mureve të Kalasë së Durrësit, objekt që sipas tij do të shpronësohet në kuadër të projektit për Rilindjen e Zonës Historike. Sipas tij, një shkelëse e ligjit po vishet me flamurin e interesit publik, që tregon se si funksionon algortimi i manipulimit në rrjetet sociale.
REAGIMI
DY FOTOGRAFI DHE DY FYTYRAT E NJË SIMBOLI TË THIRRJES PËR DIASPORËN NË PROTESTË
Majtas: Një shtesë skandaloze pa leje brenda mureve të kalasë së Durrësit. Shteti do ta shpronësojë në kuadrin e pastrimeve për Rilindjen e Zonës Historike, sipas projektit të miratuar.
Djathtas: Një protestuese e përbetuar për mbrojtjen e mjedisit që bërtet, “Diaspora këtë vit nuk do të vijë për pushime, por për protestë”. Ajo është vetë ndërtuesja e shtesës pa leje, e cila ka deklaruar përpara meje se do hidhet me kokë nga tarraca, po nuk e pranon fondin e shpronësimit të atij çibani ngaqë i duket pak!
Pikërisht kështu funksionon algoritmi i manipulimit në rrjetet sociale: Një shkelëse e ligjit, qëndrestare kundër pastrimit të trashëgimisë kulturore nga çibanët e ndërtuar pa leje vishet me flamurin e interesit publik, ve kujën për atdheun në rrezik dhe kthehet në heroinë.
Fakti pastaj që ky personazh grotesk është edhe militante e vajmedet Partisë Demokratike, e fut rastin në një kornizë shembullore të dashurisë për natyrën. Çibani ka një hipotekë nga koha e dy gishtave./Dosja.al

TIRANË- Sot mbahet protesta 21 në Tiranë kundër kryeministrit Edi Rama. Me mijëra shqiptarë të diasporës kanë mbërritur në kryeqytet dhe i janë bashkuar revoltës kundër kryeministrit.
Shqiptarët janë bërë bashkë si asnjëherë tjetër. Kjo është revolta më madhështore që është mbajtur ndonjëherë në vend, me një pjesëmarrje rekord si asnjëherë tjetër. Siç shihet edhe në pamje i gjithë Kryqyteti është veshur kuq e zi/Dosja.al

TIRANË- Protesta e 21 për largimin e kryeministrit Edi Rama ka nisur. Kjo e sotmja është cilësuar si protestë kombëtare, ndërsa qytetarëve në Tiranë u janë bashkuar edhe diaspora.

Siç shihet edhe në pamje, disa prej shqiptarëve të diasporës kanë kaluar me makina në akset kryesore të kryeqytetit.

Diaspora është grumbulluar në sheshin ‘Skënderbej’ dhe pritet të nisin marshimin drejt kryeministrisë. Me flamuj në duar dhe thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, ata kërkojnë largimin e kryeministrit por edhe të gjithë klasës politike./Dosja.al





TIRANË- Sot mbahet protesta 21 në Tiranë për largimin e kryeministrit Edi Rama. Qytetarët fillimisht janë mbledhur në sheshin ‘Skënderbej’ dhe më pas do zhvendosen drejt Kryeministrisë.
Me pankarta në duar, thirrje përmes megafonëve dhe fjalime të shkurtra, protestuesit po adresojnë kërkesat e tyre ndaj qeverisë, duke kërkuar mes të tjerash edhe largimin e saj.
Qytetarëve shqiptarë u janë bashkuar sot edhe shqiptarët e diasporës. Shqiptarët janë bërë bashkë si asnjëherë tjetër dhe kjo është revolta madhështore që po mbahet për të larguar Ramën nga pushteti./Dosja.al

TIRANË- Autokolona me flamuj kuq e zi të shqiptarëve të diasporës kanë "pushtuar" sot në mesditë rrugët e Tiranës. Një nga shqiptarët e diasporës tha se ka ardhur nga Anglia për t'iu bashkuar protestës për largimin e Edi Ramës.
Ai tha se shpreson që sot të jetë dita e fundit në pushtet e Ramës, ndërkohë theksoi se janë mbi 1 mijë makina nga e gjithë Europa që kanë ardhur.
“Kemi ardhur nga Londra jemi nisur që pardje. Na shtyu zoti kryeministër i cili nuk pati asnjë reagim. Shpresojmë që sot të jetë dita e fundit për të. Jemi mbi 1 mijë makina nga e gjithë Europa” thotë njëri.
Ndërsa një tjetër u shpreh se kanë ardhur për të mbështetur shqiptarët dhe për t'iu thënë që nuk janë vetëm.
“Shpresojmë që sot të jetë dita e fundit. Unë po të isha Edi nuk do të doja të isha në vend të tij. Jemi këtu se kemi gjak shqiptari. Kemi ardhur ti japim forcë e moral shqiptarëve për ti thënë që nuk janë vetëm. Ne kemi ikur por nuk kemi humbur” thotë një tjetër.
Autokolona me makinat e diasporës ndaluan në Bulevardin e ri dhe shqiptarët e diasporës po bëhen gati për tiu bashkuar protestës që pritet të nisë sot në orën 19:00 para kryeministrisë.
Sipas organizatorëve, ky mobilizim synon të tregojë se zëri i shqiptarëve dëgjohet jo vetëm brenda vendit, por edhe përtej kufijve të tij. Diaspora do iu bashkohet nesër protestuesve në Tiranë, të cilët prej shumë ditësh po kërkojnë largimin e qeverisë Rama./Dosja.al

TIRANË- Një video e një vogëlushi që përlotet për ardhjen e mijërave shqiptarëve të diasporës në mbështetje të protestës kundër Ramës, ka bërë bujë në rrjet. Vogëlushi shprehet se ndonëse është i vogël, e kupton shumë mirë se çfarë po ndodh në vend. Ai shprehet se ndihet i lumtur që mijëra emigrantë po i bashkohen revoltës qytetare, që tani ka hyrë në ditën e 21-të.
Në video, vogëlushi thekson se kur bëhen të gjithë bashkë, çdo gjë shkon me sukses dhe se qeveria mund të mundet. Në fund, ai u bën thirrje qytetarëve që të mos dorëzohen, pasi çdo gjë që bëhet me njëri-tjetrin del me sukses.
“Po qaj me lot gëzimi sepse më në fund po rregullohet vendi, vendi ku ti ke lindur. Gëzim për mua. Jam akoma i vogël por e kuptoj se çfarë ka ndodhur. Nuk është e drejtë për njerëzit çfarë ka bërë Rama. Gëzohem kur shoh njerëz së bashku që po vijnë dhe bëjnë diçka. Nuk jemi vetëm ne, por e gjithë bota që po na ndihmo. Kënaqem kur i sheh të gjithë së bashku. Mos u dorëzoni sepse çdo gjë që bëhet me njëri-tjetrin del me sukses. Duhet të jemi të gjithë bashkë që ta mundim atë problem”, u shpreh ai./Dosja.al
TIRANË- Mijëra shqiptarë të diasporës dhe qytetarë nga qytete të ndryshme të vendit janë nisur drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestën kundër qeverisë Rama. Disa prej autokolonave të shqiptarëve të diasporës kanë mbërritur në Kryeqytet.
Ndërkohë, Kryeministri Edi Rama reagoi në mbledhjen e grupit parlamentar lidhur me vargun e makinave të protestuesve nga diaspora. Mësohet se nga mbledhja me dyer të mbyllura Rama është shprehur se autokolonat e makinave që po vijnë në Shqipëri për protestën kanë në bord vetëm shoferët dhe se, sipas tij, gjithçka po bëhet për efekt mediatik dhe viralitet.
“Më vjen një video ku në Muriqan po kalojnë autokolona me makina që kanë brenda vetëm shoferin. Është e paguar, e bëjnë për viralitet”, mësohet të ketë thënë kreu i qeverisë.
Por siç shihet në pamje, deklarata e Ramës bie poshtë, pasi shqiptarët e diasporës kanë "pushtuar" Kryeqytetin edhe pse na ndajnë disa orë nga protesta.
Aolona automjetesh me emigrantë kanë hyrë në vend përmes pikës kufitare të Muriqanit gjatë orëve të mëngjesit të sotëm, ndërsa më pas janë ndalur në Lezhë dhe rreth tre orë para nisjes së tubimit kanë mbërritur në Tiranë.
Me thirrjet “Rama ik, Berisha ik” shqiptarët e diasporës prej disa minutash janë duke përshkuar rrugët e Tiranës. Prania e diasporës në protestë konsiderohet një mesazh solidariteti dhe mbështetjeje për protestuesit, duke treguar se jehona e pakënaqësive qytetare ka kapërcyer kufijtë e vendit dhe ka mobilizuar edhe shqiptarët që jetojnë jashtë./Dosja.al

VIDEO/ Protesta kundër Ramës, autokolona me shqiptarët e diasporës mbërrinë të Tiranë