LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Moti i keq dhe zjarret/ Italia drejt gjendjes së jashtëzakonshme, 8 të vdekur nga moti ekstrem

•Italia po shkon drejt gjendjes së jashtëzakonshme në 5 Rajone. •Stuhia ka goditur Lombardinë dhe zjarret janë aktive në Siçili nga Palermo në Katania, deri në Taormina. •Deri më tani raportohen 8 të vdekur nga moti ekstrem, mes tyre 3 të moshuar në Siçili. •Zjarret që kanë pushtuar ishullin prej mbi 24 orësh, kanë detyryar gati 2 mijë persona të zhvendosen. •Vendimi për gjendjen e jashtëzakonshme do të merret gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë. •Alarmi i verdhë për mot të keq u dha në Abruzzo, Emilia Romagna, Lombardi, Marche dhe Molise. •Sot qytetet me pika të kuqe për shkak të vapës janë ulur në dy: Bari dhe Catania.

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Zjarret në Sicili, tre të moshuar humbin jetën nga flakët

Moti i keq dhe zjarret/ Italia drejt gjendjes së jashtëzakonshme, 8
foto ilustruese

ITALI- Ishulli jugor italian i Sicilisë është dërrmuar nga zjarret e egra nga të cilat humbën jetën tre të moshuar, bëri të ditur presidenti rajonal. 

Mediat e huaja raportojnë se pas lajmit për një grua që humbi jetën në Palermo, pasi autoambulanca që duhej ta shpëtonte ishte bllokuar nga zjarret në kodrat e qytetit, një çift të moshuarish rreth të 70-ave kanë gjetur vdekjen në një shtëpi pushimi në Cinisi.

Në terren kundër flakëve masive në të gjithë Sicilinë, për shkak të temperaturave të larta dhe erës së sirokut ndodhen gjithsej 118 ekipe të zjarrfikësve. 

Ndërsa zjarret vazhdojnë të sfidojnë jugun e Italisë, pjesa veriore e vendit po përballet me stuhi të forta që rezultuan në vdekjen e dy personave të martën. Një nga viktimat ishte një vajzë 16-vjeçare, e shtypur nga një pemë që i ra përsipër. 

3 VITE ME PARE

MOTI ekstrem në Itali/ Shi në veri, zjarr në jug, shkon në 5 numri i viktimave, cilat janë zonat më të prekura?

Moti i keq dhe zjarret/ Italia drejt gjendjes së jashtëzakonshme, 8
Zjarr në Italy

ITALI- Italia është goditur nga ngjarje të kundërta ekstreme të motit - me stuhi vdekjeprurëse në veri dhe zjarre në Siçili si dhe disa rajone të tjera jugore. Një çift rreth të 70-ave u gjetën të vdekur në një shtëpi pushimi pranë Palermos, pasi zjarri erdhi afër kufirit të aeroportit të qytetit. 

Në afërsi të qytetit ka humbur jetën edhe një grua 88-vjeçare. Disa pjesë të qytetit të Katanias mbetën pa ujë dhe energji pasi kabllot u dogjën në temperatura që u ngjitën në 47.6C të hënën.

Në Kalabri, në lindje të Siçilisë, një burrë 98 vjeç u bllokua nga flakët në shtëpinë e tij dhe vajza dhe dhëndri i tij pësuan djegie ndërsa përpiqeshin ta shpëtonin, shkruan BBC. 

Një zjarr në rajonin Foggia, në brigjet e Adriatikut të Italisë, detyroi evakuimin e 2,000 njerëzve nga hotelet dhe kampingjet. Zjarri iu afrua Viestes nga një park kombëtar aty pranë. Stuhitë në veri, ndërkohë, morën dy jetë të martën – viktima të rënies së pemëve.

Tornadot, stuhitë breshëri dhe erërat e forta deri në 110 km/h (70 mph) goditën Lombardinë dhe rajone të tjera veriore. Chiara Rossetti, 16 vjeç, ishte në një udhëtim në kampin veror të skautëve kur tenda e saj u godit nga një pemë në provincën e Brescias. 

3 VITE ME PARE

Pamje TMERRI në Itali/ Flakët 'pushtojnë' rrugët e Siçilisë, udhëtarja kalon mes përmes (VIDEO)

Moti i keq dhe zjarret/ Italia drejt gjendjes së jashtëzakonshme, 8
Siçili

ITALI- Situata e zjarreve në jug të Italisë ka dalë jashtë kontrollit. Në media po qarkullon një video, ku një shofere futet me makinë mes flakëve në Siçili. 

Zjarret po përhapen me shpejtësi të madhe për shkak të temperaturave të larta. Në Itali pritet që qeveria të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në 5 rajone për shkak të stuhisë dhe të zjarreve ku deri më tani kanë humbur jetën të paktën 5 persona.

 


Italia është goditur nga ngjarje të kundërta ekstreme të motit - me stuhi vdekjeprurëse në veri dhe zjarre në Siçili si dhe disa rajone të tjera jugore. Një çift rreth të 70-ave u gjetën të vdekur në një shtëpi pushimi pranë Palermos, pasi zjarri erdhi afër kufirit të aeroportit të qytetit. Në afërsi të qytetit ka humbur jetën edhe një grua 88-vjeçare. Disa pjesë të qytetit të Katanias mbetën pa ujë dhe energji pasi kabllot u dogjën në temperatura që u ngjitën në 47.6C të hënën.

Në Kalabri, në lindje të Siçilisë, një burrë 98 vjeç u bllokua nga flakët në shtëpinë e tij dhe vajza dhe dhëndri i tij pësuan djegie ndërsa përpiqeshin ta shpëtonin, shkruan BBC. 

Një zjarr në rajonin Foggia, në brigjet e Adriatikut të Italisë, detyroi evakuimin e 2,000 njerëzve nga hotelet dhe kampingjet. Zjarri iu afrua Viestes nga një park kombëtar aty pranë. Stuhitë në veri, ndërkohë, morën dy jetë të martën – viktima të rënies së pemëve. Tornadot, stuhitë breshëri dhe erërat e forta deri në 110 km/h (70 mph) goditën Lombardinë dhe rajone të tjera veriore. Chiara Rossetti, 16 vjeç, ishte në një udhëtim në kampin veror të skautëve kur tenda e saj u godit nga një pemë në provincën e Brescias.

3 VITE ME PARE

Pamje të frikshme nga zjarret në Siçili, flakët ‘pushtojnë’ rrugët (VIDEO)

Moti i keq dhe zjarret/ Italia drejt gjendjes së jashtëzakonshme, 8
zjarret ne Siçili

ITALI- Një video e frikshme e cila është bërë virale, tregon rrugët në flakë në Siçili, Itali, ndërsa zjarri përfshiu pjesët jugore të vendit. Një banor ka shpërndarë një video në internet, ku shihet se zjarri nuk prek vetëm pemët, por shtrihet deri në rrugë.

Ekspertët kanë dhënë paralajmërime, pasi nxehtësia e Tokës po shkakton zjarre masive në të gjithë botën, duke përfshirë Italinë, Greqinë, Algjerinë, Francën dhe Kanadanë.

Autoritetet italiane thanë se stuhitë gjithashtu po prekin të dy pjesët e vendit. Të martën, të paktën gjashtë persona vdiqën për shkak të motit ekstrem, raportojnë mediat e huaja.

Zyrtarët italianë zbuluan se katër të moshuar humbën jetën si pasojë e zjarreve në Siçili, dhe në qytetin bregdetar të Reggio Calabria.

Një përdorues i rrjeteve sociale reagoi me trishtim ndaj videos së zjarrit në Itali dhe shkroi: "Fqinjët tanë të bukur, ishim në Siçili vitin e kaluar. Zemra ime është me ta".

Nga ana tjetër, një tjetër kritikoi ndihmën e qeverive për Ukrainën, dhe tha se ishte më mirë të përdoreshin paratë për të ndihmuar në uljen e efekteve të ndryshimeve klimatike dhe ngrohjes globale.

Ndërkohë, në Algjeri, mbi 30 persona, përfshirë 10 ushtarë që luftonin me flakët, humbën jetën nga zjarret pasi temperaturat e vendit të Afrikës Veriore arritën 48 gradë Celsius të hënën.

3 VITE ME PARE

Moti i keq/Eksperti i CNR: Italia e Veriut e shkatërruar nga tre fenomene ekstreme

Moti i keq dhe zjarret/ Italia drejt gjendjes së jashtëzakonshme, 8
moti i keq ne Itali

ITALI- Janë të paktën tre fenomene meteorologjike që shkatërruan Italinë Veriore gjatë valës së fundit të motit të keq. Këto ngjarje të shkaktuara nga përplasja mes masës së ngrohtë ajrore të shtyrë drejt Veriut nga anticikloni afrikan dhe masës së ftohtë ajrore që zbriti drejt vendit Italisë nga Atlantiku.

Një përplasje mes dy masave ajrore

Sipas Elenio Avolio, fizikan atmosferik në Institutin e Shkencave Atmosferike dhe Klimatike të Këshillit Kombëtar të Kërkimeve, "kjo ka përcaktuar një situatë të veçantë barike, pra një kontrast të masave të ajrit me temperatura të ndryshme dhe një përmbajtje të ndryshme lagështie". Përplasja midis dy masave ajrore me karakteristika kaq të ndryshme, shkaktoi lëvizje konvektive të cilat, nga ana tjetër, gjeneruan tre fenomene të dhunshme që shkaktuan dëme serioze, mbi të gjitha në Lombardi dhe Emilia Romagna.

Breshër si topa golfi

Qelizat e stuhisë janë rezultat i lëvizjeve të masave ajrore. Praktikisht, duke u ngjitur lart, ajri i ngrohtë ndeshet me temperatura më të ulëta dhe kjo, sipas Avolio, “nxit një proces kompleks, i cili mund të shkaktojë edhe breshër”. Sipas meteorologut Edoardo Ferrara, lëvizjet shumë intensive lart mund të favorizojnë zhvillimin e gurëve të breshërit brenda resë së stuhisë dhe t'i mbajnë ato pezull, derisa të arrijnë përmasa të tilla që të bien për shkak të forcës së gravitetit. Përveç kësaj, mund të ndodhë që qelizat e stuhisë të arrijnë përmasa shumë të mëdha, diametri i të cilave mund të arrijë dhjetë kilometra. Në këto raste ato quhen superqeliza dhe janë dukuri "potencialisht të rrezikshme" që mund të gjenerojnë fenomene të tjera, shkruajnë mediat italiane. 

Tornadot dhe rrjedhat e poshtme

Tornadot janë dukuri të ngjashme me një lëvizje rrotulluese në ngjitje. Ato krijohen nga rrymat që tërheqin ajrin lart dhe mund të arrijnë shpejtësi të konsiderueshme, duke kaluar 100 kilometra në orë. Në vend të kësaj, rrjedhat e poshtme gjenerohen nga rryma të forta zbritëse, të cilat shkojnë nga retë në sipërfaqe "duke gjeneruar shi dhe breshër dhe duke tërhequr masa ajrore në tokë që përhapen paralelisht me sipërfaqen e tokës me shpejtësi që mund të arrijnë 150 kilometra në orë. Këto rryma të ftohta zbritëse mund të arrijnë në tokë në formën e rrëmbimeve shumë të dhunshme të erës të quajtura shpërthime.

Ngjarje ekstreme më të shpeshta

Sipas Avolio, ne jemi dëshmitarë të "një situatë të rastësishme, në të cilën dy sistemet barike u përplasën në një linjë që kalonte Lombardinë dhe Veneton, por që mund të kishte prekur edhe zona të tjera". Në Itali, "dukuri të ngjashme nuk janë të reja dhe ne jemi ende larg që të themi me siguri se ka një rritje të padiskutueshme të këtyre ngjarjeve. Janë analiza që kërkojnë seri kohore shumë të gjata dhe studime të hollësishme. Pa dyshim", përfundon eksperti i Cnr-së, "jemi dëshmitarë të ngjarjeve ekstreme gjithnjë e më të shpeshta, të lidhura me temperaturat e larta të deteve: një fenomen ky i fundit, i lidhur me ndryshimet klimatike".

moti ne itali itali

Sondazh

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë