
TIRANË- Avokati i Popullit, Endri Shabani ishte në komisariatin ku u shoqëruan gjashtë aktivistët, të cilët po protestonin para Kuvendit. Pas daljes nga ambienti i komisariatit, Shabani është përballur me protestuesit të cilët i kanë bërë pyetjen: "Ku keni qenë këto 30 ditë?".
Në lidhje me këtë, Shabani tha për 30 ditë kanë qenë aty, ndërsa shtoi se ende nuk është caktuar statusi që janë ndaluar.
Me tej ai tha se nuk mund ti nxjerr ai protestuesit, pasi nuk është drejtori i policisë apo ministri i brendshëm. Avokati i Popullit deklaroi se ka nisur një hetim për sjelljen e Policisë së Shtetit.
Protestuesi: 30 ditë nuk vini me na pa aty.
Shabani: 30 ditë kemi qenë aty. Unë jam këtu si avokati i Popullit. Kam ardhur vetë, mund të kishte ardhur stafi.Shkova dhe u interesive për të drejtat e tyre. Kërkesat që kishin ishte që nuk lejohej avokati. Nuk është caktuar statusi që janë ndaluar.
Protestues: Arsyeja e ndalimit? Pse nuk tregojnë arsyet e shoqërimit? Kupton se nuk po bën detyrën. Statausi jepet që kur ndalohet. Rri aty.
Shabani: Ça kërkesash keni?
Protestues: Të dalin urgjentisht!
Shabani: Unë nuk mund t’i nxjerr. Ligji e ka që merret statusi i pandehur i garantohet e drejta. Janë shoqëruar prej incidentit të ndodhur atje. Unë nuk jam drejtori i policisë, ministri i brendshëm. Këto pyetje drejtoje ministrit. Ne kemi nisur një hetim për sjelljen e policisë së shtetit. Para së të vinim këtu ishim aty. Jemi shumë të shqetësuar për videot që kemi parë. Sjellje proporcionale e policisë. Kush e ka dhënë vendimiun? Si është bërë ndërhyrja, e drejta [për të protestuar nuk kufizohet. Videot janë shqetësuese./Dosja.al