LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Ngjarja makabër në Malishevë/ Bashkëshorti vret me armë zjarri gruan e tij shtatzënë, më pas plagos veten

• Një ngjarje e rëndë e regjistruar në Malishevë ka tronditur opinionin publik. • Një 25-vjeçare shtazënë ka humbur jetën pasi u qëllua me armë nga bashkëshorti i saj, i cili më pas plagosi veten. • Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:20 të së dielës, ku pas ndërhyrjes së Policisë në shtëpi, çifti i bashkëshortëve u gjet në dhomën e tyre. • Për shkak të plagëve të shumta, e reja e cila ndodhej në javën e 34-të të shtatzënisë, ka humbur jetën direkt, ndërsa burri ndodhet në gjendje të rëndë në spital. • Prokuroria e Gjakovës konfirmoi se autori i ngjarjes është bashkëshorti i viktimës, i cili ka qëlluar në drejtim të saj duke i shkaktuar plagë të rënda të cilave nuk ka mundur tu mbijetojë.

4 artikuj për këtë temë.

2 MUAJ ME PARE

FOTO/ Zbardhet identiteti i 25-vjeçares që u vra në Malishevë, bashkëshorti në gjendje kritike

Ngjarja makabër në Malishevë/ Bashkëshorti vret me armë
Jetlira Foniqi

KOSOVA- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që ka tronditur Malishevën. Mësohet se viktima e ngjarjes është 25-vjeçarja shtatzënë Jetlira Foniqi, e cila u qëllua me armë zjarri. Ajo ishte në javën e 34-t të shtatzënisë dhe ndërroi jetë në Emergjencën e QKUK-së.

Njëkohësisht, bashkëshorti i saj 26-vjeçar plagosi veten, dhe ndodhet në gjendje kritike, i intubuar dhe nën asistencë respiratore. Dyshohet se ai ka qëlluar gruan, ndërsa rrethanat dhe motivi i ngjarjes po hetohen nga autoritetet përkatëse./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Një grua humb jetën nga të shtënat në Malishevë, policia: Çifti u gjet i plagosur në dhomën e gjumit

Ngjarja makabër në Malishevë/ Bashkëshorti vret me armë
Foto Ilustruese

MALISHEVË- Një grua ka humbur jetën dhe bashkëshorti i saj është plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në fshatin Kërvasari të Malishevës. Sipas Policisë, ngjarja e rëndë ka ndodhur të dielën rreth orës 23:20, kur Policia është njoftuar për një plagosje me armë zjarri.

Autoritetet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku në një dhomë gjumi kanë gjetur dy persona, një çift bashkëshortor të plagosur nga arma e zjarrit. Në vendin e ngjarjes, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, e cila dyshohet se është përdorur në rast.

"Rreth orës 01:10, Policia është njoftuar nga QKUK-ja se viktima femër, e moshës madhore ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit, me vendimin e të cilit rasti është iniciuar si “Vrasje e rëndë”. Ndërkohë, hetimet lidhur me rrethanat e rastit janë duke vazhduar," thuhet në njoftimin e policisë./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Vrasja e gruas në Malishevë/ Prokuroria: Bashkëshorti është autori i dyshuar

Ngjarja makabër në Malishevë/ Bashkëshorti vret me armë
Foto ilustruese

KOSOVË- Rasti i rëndë që tronditi fshatin Kërvasari të Malishevës, ku një grua humbi jetën pasi u qëllua me armë zjarri mendohet të ketë pasur një rrjedhë tjetër të ngjarjes.

Sipas Prokurorisë Themelore të Gjakovës, i dyshuar si autor i ngjarjes është bashkëshorti i viktimës, i cili e ka qëlluar me armë zjarri duke i shkaktuar plagë të rënda.

“Një person i gjinisë femërore, bashkëshortja e personit të dyshuar, si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë në QKUK. Personi i gjinisë mashkullore, po ashtu ka pësuar plagë të rënda nga arma e zjarrit, i cili është dërguar për trajtim mjekësor dhe është në gjendje të rëndë dhe kritike për jetën.", thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Mësohet se viktima ishte shtatzënë në javën e 34-të, dhe pavarësisht ndërhyrjeve mjekësore nuk ka arritur tu mbijetojë plagëve të marra. Prokurori i Shtetit ka dhënë urdhër për dërgimin e trupit të pajetë në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për të bërë autopsinë.

Sakaq, mbi autorin rëndojnë akuzat për veprën penal "Vrasje e rëndë" dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Të shtëna me armë në Malishevë, dyshohet për një viktimë dhe një të plagosur

Ngjarja makabër në Malishevë/ Bashkëshorti vret me armë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Malishevë, ku pas të shtënave me armë zjarri dyshohet se një grua ka humbur jetën, ndërsa një burrë është plagosur rëndë. Gruaja ishte në javën e 34-të të shtatzënisë dhe ishte dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, por nuk ka arritur tu mbijetojë plagëve.

Ndërkaq, burri i plagosur është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po trajtohet në QKUK. Rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja ende nuk janë bërë të ditura./Dosja.al

vrasja në malishevë

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin