Nuk ndalet revolta/ Qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë, tensione dhe përplasje me policinë
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Lëvizje në Bashkinë e Tiranës/ Veliaj firmos shkarkimin e dy drejtuesve, në pikëpyetje edhe e ardhmja e drejtoresh&...
Ironia e studentëve protestues/ Improvizojnë manekinin me fotografinë e Ramës, tentojnë ti vënë flakën 21 ...
• Pas protestës para ambienteve të Kuvendit, qytetarët janë mbledhur sërish në shesh për largimin e Kryeministrit Edi Rama. • Protestuesit janë mbledhur fillimisht në Sheshin “Skënderbej” dhe më pas kanë marshuar drejt kryeministrisë. • Ata kërkojnë ndryshim të gjithë klasës politike, mesazh të cilën e kanë përcjellë prej 110 ditësh me thirrjen “Rama në burg, Berisha në burg”. • Pavarësisht 110 ditëve të protestave, protestuesit deklarojnë se nuk do të tërhiqen dhe se do të vijojnë qëndresën deri në realizimin e kërkesave të tyre. • "Arrestoni Ramën", "O Ergys o legen prite Ramën se po vjen", “Edi Rama frikacak”, "Dorëheqje, ju erdhi fundi", "Policia e krimit", "Edi Rama jep dorëheqjen", "Edi Rama në burg", "O Erion o legen prite Ramën se po vjen", "Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët” dhe “Shqipëria kërkon revolucion”, janë disa nga thirrjet kryesore që protestuesit kanë brohoritur në kor gjatë tubimit. • Ndërkohë, protesta paradite u shoqërua me tensione, pasi pati përplasje mes policisë dhe protestuesve. • Situata u tensionua edhe më shumë kur protestuesit hoqën gardhin metalik të vendosur pranë Ministrisë së Mbrojes dhe më pas policia shoqëroi disa persona, mes tyre Dritan Goxhaj.
5 artikuj për këtë temë.
TIRANA- Protestuesit kanë mbyllur ditën e 110-të të revoltës qytetare kundër qeverisë përballë Komisariatit nr.1. Pas fjalimeve te Kryeministria, ata vijuan marshimin drejt godinës ku po mbahen personat e shoiqëruar gjatë tubimit të sotëm përballë Parlamentit.
Nën thirrjet "Lironi çunat", protestuesit kanë mbyllur ditën e 110-të të protestës, ndërsa kanë paralajmëruar që revoltat do të vazhdojnë. Kërkesat kryesore mbeten dorëheqja e panegociueshme e kryeministrit të vendit Edi Rama, si dhe anulimi i ligjit për zonat e mbrojtura./Dosja.al
TIRANË- Protesta qytetare në Tiranë ka vijuar për të 110-tën ditë radhazi. Pas fjalimeve përballë Kryeministrisë qytetarët janë zhvendosur te komisariati nr.1 ku po mbahen të shoqëruarit e tubimit të sotëm para Parlamentit gjatë seancën plenare.
Nën thirrjet "Lironi çunat", protestuesit janë ndalur përballë komisariatit në formë mbështetje për personat që po mbahen në Komisariatin nr.1. Sakaq, protestat pritet të vijojnë, ndërsa kërkesat kryesore mbeten dorëheqja e panegociueshme e kryeministrit Edi Rama si dhe anulimi i ligjit për zonat e mbrojtura./Dosja.al
TIRANË- Një protestues pjesëmarrës në ditën e 110-të të protestës qytetare në Tiranë, ka marrë fjalën e tij në podium ku është shprehur se çdo qytetar që merrë pjesë në protestë përfaqëson vendimin e vet individual.
Në fjalën e tij, ai ka theksuar faktin që protesta është tërësisht paqësore dhe dhuna e ushtruar ka qënë vetëm nga ana e policisë. Ai ka akuzuar efektivët për arrestimin e 30 djemëve të cilët, sipas tij, po protestoni paqësisht.
“Secili që proteston këtu, përfaqëson vetëm vendimin e vet. Kjo protestë nuk ka nevojë për heronj dhe dëshmorë, por për ata që kursejnë çdo ditë nga gjysmë ore për të dalë përballë këtij regjimi. Kjo protestë ka qënë paqësore dhe dhuna është ushtruar vetëm nga policia e shtetit, njëjtë si edhe sot. Sot policia arrestoi më shumë se 30 djem që kanë qënë duke protestuar paqësisht. Ata kanë shkuar te parlamenti për t’u thënë që ky parlament nuk na përfaqëson. Ne duhet të qëndrojmë bashkë. Nga sot do veprojmë më shumë dhe do flasim më pak.”, u shpreh ai./Dosja.al
TIRANË- Protesta qytetare në Tiranë ka shënuar ditën e sotme, 110 ditë revoltë kundër klasës politike dhe kundër kryeministrit të vendit Edi Rama. Pas grumbullimit dhe organizimit të protestuesve në sheshin Skënderbej ka nisur marshimi drejt godinës së Kryeministrisë në të cilën do të mbahen fjalime nga organizatorët e portestës dhe qytetarët e pranishëm në tubim.
Kërkesat kryesore mbeten dorëheqja e panegociueshme e kryeministrit Edi Rama dhe anulimi i ligjit për zonat e mbrojtura. Me thirrjen kryesore “Rama në burg, Berisha në burg”, pjesëmarrësit kanë përcjellë mesazhin e tyre për ndryshimin e të gjithë klasës politike në vend.
Ndër pankartat dhe brohoritjet në kor, protestuesit kanë lëshuar thirrje të forta si "Edi Rama jep dorëheqjen", "Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve!”, "Pa rini nuk ka Shqipëri" dhe "Shqipëria kërkon revolucion"./Dosja.al
TIRANË- Protestuesit janë mbledhur sot në ditën e 110-të të protestës për largimin e Kryeministrit Edi Rama. Protestuesit kanë nisur grumbullimin në sheshin Skënderbej për të vazhduar më tëj marshimin drejt godinës së Kryeministrisë.
Me pankarta në duar e thirrje kundër korrupsionit dhe gjithë klasës politike, qytetarët kanë krijuar një atmosferë tejet të ndezur në qendër të Tiranës. Protestuesit kërkojnë ndryshim të gjithë klasës politike dhe plotësimin e kërkesave të tyre, ku në krye të listës qëndron dorëheqja e kryeministrit Rama nga qeveria./Dosja.al