Moti i keq përfshin vendin/ Pukë, Fushë-Arrëz, Kukës e Tropojë pa energji, reshjet e shiut shkaktojnë dëme në banesa dhe rrugë
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
• Një zjarr masiv ka përfshirë këtë të enjte një magazinë me lodra për fëmijë dhe fishekzjarrë pranë mbikalimit të Shkozetit, në Durrës, duke shkaktuar alarm. • Gjatë operacionit për izolimin e flakëve, dy efektivë të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, Nadir Kapaj dhe Maliq Gjyli, u transportuan në Spitalin Rajonal të Durrësit pas asfiksimit nga tymi. • Kapaj dhe Gjyli po marrin ndihmën mjekësore dhe gjendja e tyre paraqitet e qëndrueshme. • Operacioni për shuarjen e zjarrit zgjati për më shumë se tre orë dhe në terren u angazhuan 5 mjete zjarrfikëse, 4 autobotë, 1 autoshkallë dhe 24 efektivë të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit të Bashkisë Durrës. • Në mbështetje të tyre morën pjesë edhe forcat zjarrfikëse të Portit të Durrësit dhe stacioni i MZSH-së Shijak. • Për shkak të zjarrit u bllokua qarkullimi i automjeteve në Unazën e Durrësit, në mbikalimin e Shkozetit, në segmentin rrugor "Martin Camaj" në drejtim të Plepave, si edhe në aksin Kavajë-Durrës. • Po ashtu, për arsye sigurie gjatë operacionit, energjia elektrike në zonë u ndërpre për më shumë se një orë. • Shkaqet e zjarrit do të bëhen të ditura pas përfundimit të hetimeve nga autoritetet përgjegjëse.
4 artikuj për këtë temë.

SHKOZET- Pas tre orëve "luftë" me flakët, zjarri në Shkozet është vënë nën kontroll. Mësohet se si pasojë e asfiksisë dy efektivë të shërbimit zjarrfikës, Nadir Kapaj dhe Maliq Gjyli, janë transportuar në spitalin rajonal Durrës.
Në operacion janë angazhuar 5 mjete zjarrfikëse, 4 autobotë, 1 autoshkallë dhe 24 punonjës të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit (MZSH). Në mbështetje të operacionit janë angazhuar gjithashtu edhe forcat dhe mjetet e Portit të Durrësit, si edhe Stacioni i MZSH-së Shijak.
Aktualisht nuk ka rrezik për përhapje të mëtejshme të flakëve. Shkaqet e zjarrit do të bëhen të ditura pas përfundimit të hetimeve nga autoritetet përgjegjëse./Dosja.al
DURRËS- Situata e zjarrit në zonën e Shkozetit paraqitet mjaft serioze, qarkullimi i makinave në disa segmente rrugore është bllokuar.
Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve të shmangin lëvizjen në diisa prej akseve rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, deri kur situata të normalizohet.
Shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me forcat e shërbimeve zjarrfikëse dhe strukturat e tjera përgjegjëse, ndodhen në terren dhe po punojnë për menaxhimin e situatës, shuarjen e zjarrit, garantimin e sigurisë dhe rikthimin e qarkullimit sa më shpejtë.
Njoftimi i Policisë:
Për shkak të zjarrit të rënë në zonën e Shkozetit, është bllokuar qarkullimi i automjeteve në Unazën e qytetit, në mbikalimin e Shkozetit, në segmentin rrugor "Martin Camaj", në drejtim të Plepave, si dhe në segmentin rrugor Kavajë-Durrës. Policia e Shtetit u bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, deri në normalizimin e situatës.
Shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse dhe strukturat e tjera përgjegjëse, ndodhen në terren dhe po punojnë për menaxhimin e situatës, shuarjen e zjarrit, garantimin e sigurisë dhe rikthimin e qarkullimit sa më shpejt të jetë e mundur./Dosja.al
DURRËS- Zjarri në zonën e Shkozetit vijon të jetë ende jashtë kontrollit. Situata paraqitet mjaft kritike, ndërsa tymi i zi ka mbuluar gjithë zonën duke e bërë të vështirë qarkullimin.
Si pasojë e zjarrit, automjetet në unazën e Shkozetit, në mbikalimin e Shkozetit, ne segmentin rrugor Kavajë-Durrës, në segmentin rrugor “Martin Camaj” si dhe në drejtim të Plepave kanë mbetur të bllokuara, teksa qarullimi paraqitet i vështirë.
Policia e Shtetit i ka bërë thirrje qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, deri në momentin që situata do të normalizohet./Dosja.al
DURRËS- Një zjarr i madh ka përfshirë atë që dyshohet të jetë një magazinë fishekzjarresh pranë mbikalimit të Shkozetit.
Qarkullimi i mjeteve në unazën e Shkozetit ka mbetur i bllokuar si pasojë e zjarrit, teksa mësohet se tymi i zi mbuloi zonën dhe flakët kanë dalë jashtë kontrollit.
Forcat e shërbimit zjarrfikës kanë mbërritur në terren dhe po punojnë për shuarjen e flakëve, pavarësisht se situata vazhdon të mbetet e rënduar.
Në terren janë angazhuar gjashtë mjete zjarrfikëse nga Shijaku, porti dhe Durrësi. Për shkak të situatës së shkaktuar nga zjarri qyteti i Durrësit nuk po furnizohet me energji elektrike prej më shumë se 20 minutash./Dosja.al