Policia
LEZHË- Tre persona janë shpallur në kërkim pas plagosjes së 22-vjeçarit Aleks Laska. I riu u plagos mbrëmjen e kaluar me armë zjarri në këmbë. Sipas forcave blu, në kërkim janë: Leandro Frroku, 29 vjeç, Xhuliano Frroku, 26 vjeç dhe Agusin (Shahini) Mehmeti 27 vjeç, të tre banues në Lezhë.
Këta persona dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti të çastit, në ambientet e jashtme të një bilardoje, në Lezhë, kanë goditur me mjete të forta 22-vjeçarin, Aleks Laskën, si dhe e kanë plagosur atë me armë zjarri, në këmbë.
NJOFTIMI I POLICISË:
Lezhë/Dhunuan fizikisht dhe plagosën me armë zjarri, një shtetas, mbrëmjen e djeshme, identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët e dyshuar. Rreth orës 22:30 të datës 08.05.2023, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Lezhë, ka shkuar për ndihmë mjekësore, i plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasi A. L., 22 vjeç, banues në Rrilë. Menjëherë pas njoftimit, grupi hetimor ka filluar veprimet hetimore për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit/ëve. Si rezultat i punës hetimore profesionale intensive, u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorëve të dyshuar, shtetasve: L. F., 29 vjeç, Xh. F., 26 vjeç dhe A. Sh., 27 vjeç, të tre banues në Lezhë.
Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti të çastit, në ambientet e jashtme të një bilardoje, në Lezhë, kanë goditur me mjete të forta shtetasin A. L., si dhe e kanë plagosur atë me armë zjarri, në këmbë.
Vijon puna për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.