LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Po transportonin 41 kg heroinë me makinë në drejtim të Rinasit, arrestohet i riu nga Fushë Kuqja, në kërkim bashkëpunëtori i tij

• Aksion antidroge në Tiranë. • Një 31-vjeçar është arrestuar pasi është kapur duke transportuar heroinë me makinën e tij, ndërsa në kërkim është shpallur një bashkëpunëtor i tij. • Në mjetin e tyre tip "Benz", brenda një kutie kartoni janë gjetur 41.7 kg heroinë, e ndarë me 62 pako. • Në pranga përfundoi 31-vjeçari nga Fushë Kuqja, Armando Papa, ndërsa në kërkim u shpall bashkëpunëtori i tij, R.G., banues në Sukth. • Sipas të dhënave paraprake, gjatë aksionit, Papa është ndaluar nga Policia për kontroll në rrethrrotullimin e aeroportit, e gjatë kontrollit i është gjetur dhe droga. Deri më tani, Papa nuk ka treguar se ku do e dërgonin drogë, e cila mendohet se origjinën e kishte nga Turqia.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

U kap me rreth 42 kg heroninë, Armando Papa me precedent penal, 'qep gojën' e nuk tregon destinacionin e drogës

Po transportonin 41 kg heroinë me makinë në drejtim të
Armando Papa

TIRANË- Armando Papa, 31-vjeçari nga Fushë Kuqja ka vendosur të heshtë dhe të mos e tregojë destinacionin e heroinës që i është gjetur në makinë. Gjatë marrjes në pyetje, i riu nuk ka treguar asgjë mbi bashkëpunëtorë të tjerë të mundshëm dhe as destinacionin për ku ishte nisur për të dërguar lëndën narkotike.

Sasia e heroinës së sekuestruar kap vlerën e mbi gjysmë milioni euro, nëse do të kishte përfunduar në treg, ndërsa "orirgjina" e saj dyshohet se ishte nga Turqia.

Armando Papa rezulton me precedente të tjera penale në fushën e drogës dhe jo vetëm. Ndësa bashkëpunëtori i tij, i identifikuar vetëm me inicialet e R.G. me origjinë nga Sukthi ka qenë në një tjetër makinë gjatë momentit të ndërhyrjes, por ka mundur të largohet.

 

3 VITE ME PARE

62 pako të presuara brenda një kutie kartoni! Si ishte fshehur heroina në bagazhin e "Benz-it"

Po transportonin 41 kg heroinë me makinë në drejtim të
Heroina e kapur

TIRANË- Dalin pamjet nga heroina e kapur në afërsi të aeroportit "Nënë Teresa". Policia e Shtetit ka nxjerrë pamjet nga mjeti tip "Benz" në bagazhin e të cilit, në një kuti ishin vendosur 62 pako me heroinë që në total kapte sasinë e 41.7 kg.

 

E ndarë në qese të përmasave të ndryshe, droga më pas ishte futur në një kuti kartoni dhe ishte nisur për në destiancion, por nuk dihet se ku. Për aksionin në pranga ka përfunduar 31-vjeçari nga Fushë Kruja, Armando Papa, ndërsa në kërkim është shpallur shoku i tij, R. G., banues në Sukth.

3 VITE ME PARE

41 kg e 700 gram heroinë, zbulohet IDENTITETI i 31-vjeçarit nga Fushë Kuqja

Po transportonin 41 kg heroinë me makinë në drejtim të
Kokaina

TIRANË- Sekuestrohen 41 kg e 700 gram lëndë narkotike heroinë. Si rezultat i këtij megaoperacioni, u arrestua në flagrancë Armando Papa 31 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Kurbin. Në kërkim u shpall bashkëpunëtori i tij, shtetasi R. G., banues në Sukth.

 

3 VITE ME PARE

"Nami" me drogë, kapen 41.7 kg heroinë/ Arrestohet 31-vjeçari pranë Rinasit, në kërkim bashkëpunëtori i tij

Po transportonin 41 kg heroinë me makinë në drejtim të
Pamje nga operacioni

TIRANË- Një 31-vjeçar është arrestuar pasi është kapur duke transportuar heroinë me makinën e tij, ndërsa në kërkim është shpallur një bashkëpunëtor i tij. Armando Papa u arrestuar nga uniformat blu teksa transportonte 41 kg e 700 gram heroinë me makinën e tij në drejtim të Rinasit. I riu nga Fushë Kuqja është ndaluar nga Policia për kontroll në rrethrrotullimin e aeroportit dhe në bagazhin e makinës i është gjetur e fshehur lënda narkotike e ndarë në 62 pako. Në kërkim u shpall bashkëpunëtori i tij, shtetasi R. G., banues në Sukth.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë/Sekuestrohen 41 kg e 700 gram lëndë narkotike heroinë. Finalizohet me sukses megaoperacioni policor i koduar "Fusha e kuqe", nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë. Operacioni bazuar në inteligjencën informative për goditen e veprimtarisë kriminale në fushën e drogave të forta. Vihet në pranga drejtuesi i automjetit që transportone heroninën. Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve, në vijim të operacioneve për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative se një sasi e madhe lënde narkotike heroinë po transportohej me një automjet tip "Benz", kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Fusha e kuqe".

Si rezultat i këtij megaoperacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi A. P., 31 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Kurbin. Gjithashtu, u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi R. G., banues në Sukth. Shërbimet e Policisë, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, kanë lokalizuar automjetin e dyshuar dhe janë vënë në ndjekje të tij, pasi kanë vijuar ndjekjen, në afërsi të rrethrrotullimit të aeroportit, kanë bërë ndalimin e automjetit të dyshuar. Gjatë kontrollit në automjetin tip "Benz", u gjet në bagazh një kuti me 62 pako brenda së cilave kishte 41 kg e 700 gram lëndë të dyshuar narkotike heroinë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin dhe 1 mjet prerës.

Nga specialistët për hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, vijojnë hetimet e thelluara për identifikimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

operacioni fusha e kuqe armando papa

Sondazh

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes