LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Miratohet amnistia penale me 84 vota pro/ Rama shkon në Kuvend për të plotësuar numrin e votave. Opozita bojkoton seancën

• Mungesa a kuorumit të votave për të miratuar amnistinë penale, kanë bërë që kryeministri Edi Rama të mbërri nga Roma dhe të marrë pjesë në seancë plenare. • Me mungesat e votave nga Partia Demokratike dhe me Belinda Ballukun që nuk ndodhej në Kuvend, PS edhe me mbështetjen e votave nga PSD, prap mezi arriti që të bëj 83 vota pro amnistisë. • Për këtë arsye seanca plenare e nisur me tensione në orën 15:00, u shty të mbahej në orën 18:30, ku mori pjesë dhe vetë Rama, për të ngritur kartonin jeshil për t'i hapur rrugë amnistisë. • Në seancën e sotme u miratuan dhe ndryshimet në kodin rrugor me 84 vota pro, ku synohet ashpërsimi i masave për shkelësit e përsëritur të rregullave të qarkullimit. • Seanca plenare e ditës së sotme u shoqërua me tensione në Kuvend. • Shkak për tensionet është bërë, mosdhënia e fjalës për procedurë për Berishën. • Në këtë moment, Berisha ka refuzuar që të lirojë foltoren, ndërkohë që aty janë mbledhur dhe deputetët e PD-së. • Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj deklaroi pas përplasjes së ndodhur seancën e kaluar në Kuvend me Ministrin e Financave se përveçse e ka kërcënuar ka përdorur edhe fjalor të shëmtuar. • Gjatë fjalës së tij, Shehaj akuzoi Ministrin Malaj se ka aksesuar të dhëna mbi atë dhe familjarët e tij. • Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, pati një debat me kreun e PD, Sali Berisha. • Në fjalën e tij në Kuvend, Balla e sfidoi Berishën të shkonte në protestë për të parë nëse do të pranohej ose jo nga qytetarët. • Berisha, duke folur për protestat tha se kjo nuk është lëvizje anti-Trump, por është lëvizje për shtetin ligjor dhe transparencën. • Lideri i opozitës u shpreh se kërkesat e qytetarëve duhet të merren parasysh, ndërkohë theksoi se edhe Parlamenti Evropian kërkoi me urgjencë tërheqjen e ndryshimeve të ligjeve që janë bërë në parlament. • Disa deputetë të PD-së, nuk lejuan deputetin Ardit Bido të merrte fjalën në sallë, duke sjellë përshkallëzim të situatës dhe ndërprerje të përkohshme të seancës. • Seanca u ndërpre për disa minuta por nisja e saj u shoqërua me debate mes opozitës dhe mazhorancës. • Pasi opozita bllokoi foltoren, kreu i Kuvendit kërkoi sërish ndërprerjen e seancës plenare.

20 artikuj për këtë temë.

5 MUAJ ME PARE

Duheshin 84 vota/ Ja kush votoi pro në Kuvend për amnistinë penale, Rama nga Roma direkt në seancë plenare

Miratohet amnistia penale me 84 vota pro/ Rama shkon në Kuvend për
Deputetët që votuan pro

TIRANË- Kuvendi ka miratuar ditën e sotme me 84 vota pro projektligji për dhënien e amnistisë, pavarësisht mungesës së deputetëve të Partisë Demokratike. Kryeministri Edi Rama, i cili sapo ishte kthyer nga Roma ku po mbahej Forumi Botëror Future Investment Initiative shkoi menjëherë në Kuvend. Të pranishëm ishin 84 deputetë, ndërkohë që mungonte Belinda Balluku si dhe Marjana Koçeku tashmë e pavarur.

Në ndihmë socialistëve i erdhën edhe tre deputetët e PSD-së, ndërsa Agron Shehaj dhe Erald Kapri nga Parta Mundësia ndonëse ishin të pranishëm në sallë nuk morën pjesë në votim. Pra aminisia u votua nga deputetet e Partisë Socialiste dhe ato të PSD-së. 

Sipas projektligjit të miratuar 466 persona do të lirohen menjëherë nga burgu, ndërsa 869 të tjerët do të përfitojnë ulje dënimi. Gjithashtu nga amistia do të përfitojnë burrat që deri më 31 maj 2026 janë dënuar me vendim të formës së prerë deri në 3 vite burg ose u kanë mbetur pa vuajtur deri në 3 vite dënim. Përfitojnë gjithashtu edhe gratë e dënuara deri në 4 vite burg ose të cilave u kanë mbetur pa vuajtur deri në 4 vite dënim./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Nga gjobat e deri tek heqja e patentës, Kuvendi miraton ndryshimet në Kodin Rrugor

Miratohet amnistia penale me 84 vota pro/ Rama shkon në Kuvend për

TIRANË- Kuvendi miratoi ditën e sotme me 84 vota pro, 0 kundër apo abstenim, paketën e ndryshimeve në Kodin Rrugor të propozuar nga mazhoranca. Mësohet se, Amendamentet, të iniciuara nga deputetët Ulsi Manja dhe Erion Braçe, ashpërsojnë masat për shkelësit e përsëritur të rregullave të qarkullimit.

Masat e reja parashikojnë që drejtuesit e rinj të mjeteve, në dy vitet e para pas marrjes së patentës, të mos konsumojnë fare alkool gjatë drejtimit të automjetit. Kufiri i lejuar për ta do të jetë 0.0% alkool në gjak.

Gjithashtu, Kodi i ri përcakton rastet kur një drejtues mjeti mund të humbasë përgjithmonë të drejtën për të drejtuar automjetin. Patenta do t’u hiqet përjetësisht shoferëve që përsërisin shkeljet dhe kapen me nivel alkooli mbi 0.5 gr/l në gjak. /Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Tensione në parlament! Peleshi përjashton deputetin Agron Shehaj: Dil në oborr dhe bëj video për "TikTok-un"

Miratohet amnistia penale me 84 vota pro/ Rama shkon në Kuvend për

TIRANË- Kuvendi është përfshirë nga tensione këtë pasdite, ku Kryeparlamentari Niko Peleshi ka përjashtuar deputetin Agron Shehaj.

Në përpjekje për të vijuar rendin e ditës, Peleshi i është kundërpërgjigjur me tone ironike Shehajt, duke i kërkuar që të zhvendosej në oborr për aktivitetin e tij në rrjetet sociale.

Shehaj-Ramës: Jep dorëheqjen

Rama: Shihemi në 2029

Peleshi: Mos pengoni votimin

Pasi Shehaj vazhdoi me tone të ashpra, Peleshi e përjashtoi nga seanca.

Peleshi: Zoti Shehaj, neni 65, përjashtoheni nga senaca. Vazhdoni me TikTok-un në oborr tani./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Mbyllet votimi në Kuvend! Parlamenti miraton me 84 vota pro projektligji për dhënien e amnistisë penale

Miratohet amnistia penale me 84 vota pro/ Rama shkon në Kuvend për
Kuvendi i Shqipërisë

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota pro amnistinë penale, nga e cila do të përfitojnë 1335 të dënuar. Sipas pr.ligjit të miratuar me votat e PS dhe ato të PSD-së, 466 persona do të lirohen menjëherë nga burgu, nga të cilët 11 janë gra dhe 1 i mitur.

Ndërkohë, 869 të tjerët do të përfitojnë ulje dënimi, mes tyre 8 gra dhe 1 i mitur. Mësohet se, asnjë person i ndjekur apo i dënuar nga institucione si, SPAK dhe GJKKO nuk do të përfitojnë nga kjo amnisti, duke mbajtur kështu të paprekura masat ndaj atyre që hetohen./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Kuvendi/ Rinis seanca plenare, prezent edhe kryeministri Rama

Miratohet amnistia penale me 84 vota pro/ Rama shkon në Kuvend për

TIRANË- Ka rinisur seanca plenare e ditës së sotme në Parlamentin e Shqipërisë.

Deputetëve i është bashkuar edhe  kryeministri Edi Rama, i cili sapo është kthyer nga Roma pas një vizite zyrtare ku po mbahej Forumi Botëror Future Investment Initiative.

Tashmë, pritet të miratohet Amnistina Penale dhe një sërë ndryshimesh të tjera në Kushtetutën e Shqipërisë, ndërkohë mësohet se, opozita ka bojkotuar seancën./Dosja.al

 

5 MUAJ ME PARE

Debate në Kuvend/ Opozita nuk e lëshon foltoren, mazhoranca miraton ndërprerjen e diskutimeve, shtyhet votimi për në orën 18:30

Miratohet amnistia penale me 84 vota pro/ Rama shkon në Kuvend për
kuvend

TIRANË- Seanca plenare e sotme është me tensione të larta dhe ndërprerje të përsëritura, duke e bllokuar Kuvendin e përfundimit të diskutimeve për të kaluar te votimi i projektligjeve.

Kryetari i grupit të deputetëve të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka përfunduar mbylljen e diskutimeve, duke argumentuar se vijimi i mëtejshëm i tyre në kushtet e krijuara, ishte e pamundur.

Deputetët e opozitës vijuan të kundërshtojnë duke bllokuar foltoren e Kuvendit. Nga ana tjetër, drejtuesi i seancës, Niko Peleshi, deklaroi se ftesa nuk ka marrë parasysh kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës për të diskutuar, ata nuk janë të vendosur.

Pas një vendimi të shkurtër para 5 minutash, seanca u rikthye me një tjetër propozim nga ana e kreut të grupit të PS-së, Taulant Balla, lidhur me disa projektligje që kanë probleme të miratuara.

Debatet:

“Pas një tentative si asnjëherë më parë, në pamundësi të zhvillimit të saj, propozoj ndërprerjen e diskutimeve, për bllokimin e Kuvendit dhe ligjeve. Kjo është turp i madh që bie mbi ju. Jemi për 2 ligje që janë për axhendën evropiane, për të dëgjuar ministrin e Jashtëm për integrimin e Shqipërisë në BE.

Jemi në kushtet që propozoj ndërprerjen e diskutimeve, interpelancat që quhen të ekzekutuara dhe të kalojmë direkt në votim, propozoj që kjo të hidhet në votim.Ju ftova krerët e grupeve parlamentare, por ata të opozitës nuk erdhën. Nuk ka mënyrë tjetër për ta zgjidhur këtë bllokim, nuk gjej asnjë zgjidhje, ndaj zoti Balla propozon ndërprerjen e diskutimeve dhe kalimin direkt në votim”, tha ai mes të tjerash.”, tha Balla.

“Zoti kryetar i Kuvendit, për shkak se sot kemi votime me numër të cilësuar dhe për shkak të deputetëve që kërkojnë kohë për të ardhur, propozoj që votimi të rifillojë në porën 18:30”, tha Balla.

“Seanca ka votuar për ndërprerjen e diskutimeve pas mungesës së normalitetit në sallë. Tani vetëm po shtyhet sipas propozimit të zotit Balla dhe po kalon në votim ky propozim”, tha Peleshi./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Balla- Berishës: Protestuesit ta morën sheshin Sali! S'ka më të hënë për të hënë me krushqit

Miratohet amnistia penale me 84 vota pro/ Rama shkon në Kuvend për
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla deklaroi në Kuvend se fitorja më e madhe e protestave të fundit është fakti që ato kanë mbetur paqësore dhe janë zhvilluar pa dhunë. Në replikë me opozitën, Balla u shpreh se protestuesit “ia kanë marrë sheshin” kreut të PD-së, duke e cilësuar atë si humbësin më të madh të këtyre tubimeve.

Deputeti socialist kritikoi gjithashtu përpjekjet e opozitës për tu lidhur me protestat, duke pretenduar se nuk ka precedent në vendet europiane që deputetë të partive tradicionale të marrin pjesë në protesta të organizuara nga forca të tjera politike.

Balla komentoi edhe debatin për amendamentin 17 të raportit të Parlamentit Europian për Shqipërinë, duke akuzuar Partinë Demokratike se ka keqinformuar opinionin publik. Sipas tij, Partia Popullore Europiane, ku bën pjesë PD-ja, ka votuar kundër amendamentit të propozuar nga eurodeputeti Thomas Waitz dhe grupi i të Gjelbërve, ndërsa socialistët europianë dhe Partia Socialiste e Shqipërisë e kanë mbështetur atë.

"Zonja e zotërinj deputetë, të dashur qytetarë shqiptarë, nëse ka një fitore të këtyre protestave është pikërisht fakti se këto protesta deri më tani janë paqësore, janë pa molotov, janë pa fishekzjarrë, janë pa dhunë, dhe mbi të gjitha, i morën sheshin atij atje. Ia morën sheshin. Të hënë për të hënë, me krushqit 40-50 veta, tani ata ta morën, ta morën Sali. Humbësi më i madh i këtyre protestave je ti, Sali. Dhe gjithë kjo përpjekja, gjithë kjo përpjekja jote për të çuar punonjësit e SYRIT, për të çuar deputetët vjedhurazi atje atje, nuk ka asnjë rast në botë që të ketë një protestë kundër CDU-së, CSU-së, apo kundër SPD-së në Gjermani dhe nga AFD-ja.

Dhe deputetët e CDU-së të shkojnë te një protestë e AFD-së. Megjithatë, ky është një krahasim që pak e kuptojnë këtu. Sa i përket amendamentit 17, të propozuar nga Thomas Waitz dhe deputetët e tjerë të gjelbër, dëgjoje se ta kuptosh: ju për amendamentin 17 keni votuar kundër në Parlamentin Europian. Ju. Sepse Partia Popullore Europiane, në të cilën bëni pjesë, votoi kundra. Ju keni votuar kundra. Votoi— të lutem, se s'merr— s'ishte— ishte në avion ti kur është votuar. Dhe, dhe, dhe po ashtu, po ashtu, edhe Partia Konservatore, po ashtu dhe aleatja e një tjetri këtu. Kështu që ju lutem shumë, ju lutem, duhet të jeni seriozë: Partia Socialiste, Socialistët dhe Demokratët kanë votuar kundër. Ne kemi votuar pro këtij amendamenti në Parlamentin Europian, ju keni votuar kundër. Kjo është e vërteta për të gjithë qytetarët shqiptarë," tha Balla./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

“Zoti Bideja”, Noka dhe deputetët e PD-së rrethojnë foltoren, Peleshi ndërpret seancën

Miratohet amnistia penale me 84 vota pro/ Rama shkon në Kuvend për
Tensionet

TIRANË- Tensione janë regjistruar në Kuvend gjatë seancës plenare, ku kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi ka ndërpresë punimet dhe të shpallë 5 minuta pushim. Shkak për ndërprerjen u bë bllokimi i foltores nga disa deputetë të Partisë Demokratike, të cilët nuk lejuan deputetin Ardit Bido të merrte fjalën në sallë, duke sjellë përshkallëzim të situatës dhe ndërprerje të përkohshme të seancës.

Nuk munguan as etiketimet nga ana e Famur Nokës, që i drejtohej kolegut me thirrjen: O zoti Bideja./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Kapri: A është marrë në mbrojtje deputetja Koçeku?

Miratohet amnistia penale me 84 vota pro/ Rama shkon në Kuvend për
Erald Kapri

TIRANË- Deputeti Erald Kapri ngriti para Kuvendit dy çështje që, kërkojnë vëmendje të menjëhershme. Deputeti kërkoi sqarime lidhur me kërcënimet e pretenduara ndaj Marjana Koçekut nga grupi i Bajrave, duke pyetur nëse asaj i është siguruar mbrojtja e nevojshme nga institucionet përgjegjëse.

Gjithashtu, Kapri u ndal te protestat kundër projektit të Zvërnecit, duke kërkuar zhvillimin e një mocioni me debat për këtë çështje ose shpërndarjen e Kuvendit.

“Nuk kemi dëgjuar nga ju në lidhje me denoncimin publik që ka bërë deputetja Koçeku se po kërcënohet nga një prej bandave të Shqipërisë. Duam të dimë nëse keni pasur kontakt, nëse Ministria e Brendshme dhe Garda e kanë marrë në mbrojtje deputeten, sepse fakti që mungon do të thotë që e ka të vështirë të kryej funksionin e saj. S’ka kuptim të miratojmë amnisti penale ndërkohë që të rinjtë dalin në shesh. Si mund të heshtë ky parlament? Kthejeni çështje dite, mocion me debat. Nëse nuk ndodh kjo, shpërndani parlamentin”, tha Kapri./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

FOTOLAJM/ Deputetët e PD me pankarta në Kuvend: Na gjeni një ministri pa korrupsion!

Miratohet amnistia penale me 84 vota pro/ Rama shkon në Kuvend për
Deputetet

TIRANË- Në seancën plenare në Kuvend deputetë të Partisë Demokratike u paraqitën në Kuvend me pankarta në duar, ku shkruheshin mesazhe si “Rama në burg, Belinda në burg” dhe “Na gjeni një ministri pa korrupsion”. Opozita e cilëson aksionin si një formë proteste kundër asaj që e konsideron korrupsion të përhapur në qeveri, ndërsa kërkoi përgjegjësi politike dhe institucionale për zyrtarët e akuzuar për abuzime.

Miratohet amnistia penale me 84 vota pro/ Rama shkon në Kuvend për

Ndërkohë, jashtë ambienteve të Kuvendit këtë të enjte zhvillohet protesta e 19-të ku qytetarë të shumtë janë mbledhur dhe kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama. Protestuesit kanë bërë thirrje për ndryshim politik, luftë ndaj korrupsionit dhe mbajtjen e përgjegjësisë nga drejtuesit e qeverisë./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Berisha: Kjo nuk është lëvizje anti-Trump, por është lëvizje për shtetin ligjor dhe transparencën

Miratohet amnistia penale me 84 vota pro/ Rama shkon në Kuvend për
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, duke folur për protestat tha se kjo nuk është lëvizje anti-Trump, por është lëvizje për shtetin ligjor dhe transparencën. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Lideri i opozitës u shpreh se kërkesat e qytetarëve duhet të merren parasysh, ndërkohë theksoi se edhe Parlamenti Evropian kërkoi me urgjencë tërheqjen e ndryshimeve të ligjeve që janë bërë në parlament.

"U them unë ju, jeni damkosur, mos gënjeni shqiptarët. Sigurisht amendamenti që atakonte presidentin Trump nuk u lejua, dhe i përgëzoj ata. Nuk është lëvizje anti-Trump kjo. Kjo është lëvizje për shtetin ligjor, për transparencën, për ligjin ndërkombëtar.
Nuk ka asgjë të përbashkët as me anti presidentin Trump, as me anti-zionizëm, me asnjërën nga këto. U përpoq Edi Rama t’ua japë të gjitha. Pra, edhe njëherë, të ndërpresim çdo gjë. Të merremi me kërkesat. Dhe Parlamenti Evropian kërkon me urgjencë tërheqjen e ndryshimeve të ligjeve që janë bërë në këtë parlament. Kërkon moratorium për çdo leje të re dhe për çdo veprim të ri para se të ndryshohet ligji," tha Berisha./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

"Damian ti ke qenë në takimin e Arubas"/ Berisha shkrin së qeshuri Kuvendin: Bëj be sa të duash, nuk ta beson njeri

Miratohet amnistia penale me 84 vota pro/ Rama shkon në Kuvend për
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha akuzoi nga foltorja e Kuvendit drejtues të drejtësisë dhe zyrtarë të lartë, duke pretenduar se po fshihen emra të përfshirë në çështje të rëndësishme hetimore, ndërsa qytetarët që protestojnë po përballen me padrejtësi. Gjatë fjalës së tij, Berisha u ndal te protestat e fundit, duke deklaruar se ato lidhen me shqetësime të qytetarëve për çështje që nuk kanë marrë transparencën e duhur.

Berisha akuzoi ish-kreun e SPAK-ut, Altin Dumani, për mënyrën se si është trajtuar një dosje hetimore ndaj tij, duke pretenduar se janë bërë publike të dhëna të ndjeshme që lidhen me fëmijë me autizëm. Berisha tha se familjarët e tij kanë mbështetur prej vitesh familje në nevojë përmes një qendre autizmi, ndërsa pretendoi se ky veprim është interpretuar padrejtësisht si konflikt interesi.

Më tej, ai akuzoi drejtësinë për standarde të dyfishta, duke deklaruar se po fshihen emrat e Engjëll Agaçit, Olsi Ramës dhe Damian Gjiknurit në çështje të caktuara hetimore. Duke iu drejtuar Gjiknurit në sallë, Berisha tha se emri i tij përmendet gjerësisht nga të tjerë në lidhje me këto pretendime.

"A e kuptoni apo jo se çfarë ndodh? Pse janë ata njerëz në shesh? Pse janë? Vetëm Gjika me Alinë kanë lëvizur 50 ton kokainë. Të paktën 7 miliardë euro. A i shihni ju ndërtimet? Dhe dëgjoni, do t’u them një gjë këtu, Altin Troplini, ta dini këtë, në dosjen e Sali Berishës ka kryer njërin prej akteve më të ulëta që mund të kryejë një hetues. Ka bërë publikë emrat e tre fëmijëve me autizëm. Asnjë nënë, asnjë baba nuk do donte kurrë të shihte emrin e fëmmijës së tij me autizëm në mediat e vendit.
Dhe pse i publikoi thoni ju? Sepse vajza dhe djali im sponsorizonin familjet e atyre, që nuk i njihnin fare, në qendrën e autizmin, të cilën e drejton bashkëshortja ime prej 20 vitesh pa asnjë shpërblim.

Dhe këtë ky Dumani juaj e konsideronte konflikt interesi dhe korrupsion, se po paguanin tre fëmijë, siç paguajnë shumë biznesmenë dhe familje të tjera njerëzit në nevojë. Kurse tani ky Duman, që mund t’i vesh njëqind epitete, po unë nuk e prish gojën, fsheh emrin e Engjëll Agaçit, fsheh emrin e Olsi Ramës, fsheh emrin e Damian Gjiknurit, të cilët ishin dërgata e tij... Damian, tani, edhe po nuk ke qenë, të gjithë për ty thonë. Bëj be sa të duash, nuk ta besojnë. Nuk ta besojnë tani, nuk e kam unë fajin. Pra, fsheh emrat e këtyre dhe ata janë me fotografi, janë me film, janë me video, janë me zë. Shikoni tani.

Dhe kush është tani fashisti, kush është stalinisti? Qytetari që proteston në rrugë për të drejtat themelore që pa që një qytetar u zvarrit sikur të mos ishte një njeri. Qytetari që proteston në rrugë sepse në një dosje në një zonë të mbrojtur, dosja ka zero transparencë. Sepse kërkon të shohë inceneratorin e Tiranës por nuk e gjen kurrë. Sepse kërkon të shohë impiantin e ujërave të Tiranës dhe janë 120 milionë dollarë të zhdukura. Sepse kërkon të dijë se si u bë Edi Rama me sarajet 720 metra themele të gjata, më të gjata se presidenca e republikës, dhe kopshtin 8500 metër. Dhe ai nuk duket në parlament. Dhe këta mbrohen," tha Berisha./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

"Ky pelikani"/ Balla i drejtohet Berishës: A shkon dot në protestë ti?

Miratohet amnistia penale me 84 vota pro/ Rama shkon në Kuvend për
Taulant Balla

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ka debatuar në parlament me kreun e PD, Sali Berisha. Në fjalën e tij në Kuvend, Balla e sfidoi Berishën të shkonte në protestë për të parë nëse do të pranohej ose jo nga qytetarët.

“Së pari kërkesa është e formuluar gabim, e për pasojë nuk mund të merret në konsideratë nga deputeti që mori fjalën në emër të kërkuesve. Nuk dëgjuam asnjë argument që ka të bëjë me kërkesën. Kërkesa nga grupi ynë parlamentar do të rrëzohet. Kemi pasur një diskutim të gjatë në konferencën e kryetarëve, ku vetë deputetët kanë kërkuar që këto iniciativa ligjore të shqyrtohen me përparësi. Nuk dëgjuam asnjë argument asnjë argument lidhur me kërkesën. Sa i përket çështjeve të tjera që u parashtruan këtu, i fundit në këtë sallë që mund të flasë në emër të protestuesve është ky pelikani këtu. I fundit, i fundit. Nëse do të zbatosh, unë të sfidoj. Sali Berisha, unë të sfidoj. Sot pasdite dil. Sot pasdite shko protestë. Shkon dot në protestë? Shkon dot në protestë? Provoje po ta mbajti.

Ndërkohë, ndërkohë që personalisht, personalisht nga ana e protestuesve meritoj një falënderim, sepse kam kontribuar për një prej kërkesave të protestuesve. Protestuesi thonë: Sali Berisha, në burg. Unë e kam bërë një kallëzim për ty. Unë e kam bërë një kallëzim për ty. Dhe i ftoj protestuesit, i ftoj protestuesit ta marrin në shqyrtim, ta marrin në shqyrtim. Hej, qesharakë më të mëdhenj, qesharakë më të mëdhenj, e mbani mend? Ditën e parë të protestës, ditën e parë të protestës, i quajte, i quajte sikur i kemi nxjerrë ne protestuesit. The kështu apo jo? Ditën e dytë të protestës, ditën e dytë të protestës, the që je kundër protestës. Ndërkohë, ndërkohë që sot, sot, del zotrote: jam përfaqësues i protestës. Edhe t’ju them të drejtën, pashë një gjë shumë qesharake në Bruksel, se pashë disa që thanë: “Kemi ardhur këtu në Bruksel për të sjellë kërkesat e protestuesve.” Ore, kush ju ka, kush ju ka, kush ju ka mandatuar juve? Kush? Hej, në marrëdhënie me ata djemtë dhe vajzat, ne s’kemi nevojë për ty për interlokutor. Ta dish këtë. Fare. I fundit, i fundit je ti që mund ta bësh ti ndërmjetësim me protestuesit. Prandaj, ulu këtu, uli dhe këta se le nam”, tha Balla./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Berisha: Shqiptarët janë derdhur në rrugë kundër diktaturës autoritare dhe narkoshtetit të vetëm në Evropë

Miratohet amnistia penale me 84 vota pro/ Rama shkon në Kuvend për
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se protestat e ditëve të fundit përfaqësojnë një reagim qytetar në mbrojtje të rendit kushtetues dhe të drejtave themelore. Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama për shkelje të ligjeve dhe ndërtimin e një "narkoshteti", ndërsa theksoi se qytetarët shqiptarë janë mobilizuar kundër asaj që e cilësoi si një diktaturë autoritare.

Berisha u shpreh se pjesëmarrja në protesta është shprehje e përgjegjësisë qytetare dhe jo e lëvizjeve ekstremiste apo antidemokratike.

"Të nderuara deputete e deputëtë, të dashur qytetarë që ndiqni këtë seancë e cila përbën një akt cinik, një akt të vërtetë lufte ndaj atyre qindra mijëra qytetarëve që kanë pushtuar rrugët dhe sheshet e Tiranës në mbrojtje të rendit kushtetues, në mbrojtje të ligjeve shqiptare dhe ndërkombëtare të dhunuara në mënyrë flagrante nga Edi Rama dhe klanet e tij me pushtet dhe në bodrumet e karteleve të drogës. Janë 18 ditë të papara në historinë e Shqipërisë. Kurrë ndonjëherë shqiptarët nuk janë derdhur në rrugët dhe sheshet e kryeqytetit të tyre në emër të asaj përgjegjësie, që është përgjegjësia më e lartë pas përgjegjësisë para Zotit, përgjegjësisë qytetare. Qytetarët dhe rinia shqiptare kanë mbushur sheshet dhe rrugët e Shqipërisë, absolutisht jo kurrë si një lëvizje fashiste apo antisemite apo antitrampiste, jo dhe jo. Ata kanë mbushur rrugët dhe sheshet kundër një diktature autoritare që shkelmon, që zvarrit, që shkelmon të drejtat e njeriut dhe që zvarrit qytetarët paqësorë. Kundër një diktature autoritare që ka ndërtuar në Shqipëri narkoshtetin e vetëm në Evropë. A e kuptoni ju si jeni tani? Unë shoh ku i keni pozicionet në piramidën e narkoshtetit ju. Se janë trafikantët. Janë biznesmenët. Por në krye jeni ju," tha Berisha./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Tensione në sallë, bllokohet foltorja nga deputetët e PD-së dhe Berisha(VIDEO)

Miratohet amnistia penale me 84 vota pro/ Rama shkon në Kuvend për

TIRANË- Kuvendi ka nisur me tensione ditën e sotme. Shkak për tensionet është bërë, mosdhënia e fjalës për procedurë për Berishën. 

Në këtë moment, Berisha ka refuzuar që të lirojë foltoren, ndërkohë që aty janë mbledhur dhe deputetët e PD-së./Dosja.al

 
5 MUAJ ME PARE

"Tërhiq rendin e ditës", Berisha- Peleshit në Kuvend: Po i bëni karshillëk mijëra protestuesve

Miratohet amnistia penale me 84 vota pro/ Rama shkon në Kuvend për
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në seancën plenare në Kuvend, i ka kërkuar Kryetarit të Kuvendit Niko Peleshit që të tërhiqet rendi i ditës. Kryedemokrati u shpreh se duhet që të dëgjohen qytetarët dhe shqetësimet e tyre, duke vënë në dukje protestat që mbahen në kryeqytet prej shumë se dy javësh. Kryedemokrati theksoi më tej se Parlamenti nuk mund të trajtojë çështje tjetër përveç axhendës së qytetarëve në protestën më madhështore në historinë e këtij vendi.

“Zoti kryetar, në procesverbal keni censuruar fjali të tëra për shkak të tmerrit që keni nga fjala ime. Por ato i kanë dëgjuar qytetarët dhe nuk është qëllimi pse e marr fjalën. Qëllimi pse e marr fjalën është se gjithçka lexuat ju aty, nga e para tek e fundit, është një sfidë, është një karshillëk, është përçmim për protestën e qindra mijëra shqiptarëve të cilët kanë një axhendë ndër më të drejtën që ka pasur ndonjëherë, axhendë që u mbështet fuqimisht nga Parlamenti Evropian dje. Ky parlament nuk mund të trajtojë çështje tjetër përveç axhendës së qytetarëve në protestën më madhështore në historinë e këtij vendi. Ndaj dhe tërhiq rendin e ditës, t’i rikthehemi axhendës. Mendoj se ky është detyrimi absoluit i këtij parlamenti në mënyrë që të mos përfundojë edhe ky aty ku e meriton sa më shpejt.”, u shpreh Berisha./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

"U falsifikua procesverbali"/ Shehaj pas përplasjes me Malajn: Më kërcënoi dhe përdori fjalor të shëmtuar

Miratohet amnistia penale me 84 vota pro/ Rama shkon në Kuvend për
Agron Shehaj

TIRANË- Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj deklaroi pas përplasjes së ndodhur seancën e kaluar në Kuvend me Ministrin  Financave se përveçse e ka kërcënuar ka përdorur edhe fjalor të shëmtuar. Gjatë fjalës së tij, Shehaj akuzoi Ministrin Malaj se ka aksesuar të dhëna mbi atë dhe familjarët e tij. Në fund Shehaj theksoi se Kuvendi nuk mund të përdoret si pronë private dhe të falsifikohen procesverbalet e të merren vendime në kundërshtim me rregullore.

“Në seancën e kaluar u konsumua një vepër penale nga Ministri i Financave Tregoi që ka akesuar informacione që lidhen me mua e familjarët e mi, i ka bërë publike dhe i ka përdorur për të më shantazhuar sepse kërkoja informacione në lidhje me një skandal. Ju duhet të shqetësoheni për atë që ka ndodhur në këtë Parlament. Ministri jo vetëm më kërcënoi por përdori dhe fjalor të shëmtuar. Duhet që procesverbali të korrigjohet dhe të shënohet dhe çfarë tha ai. Nuk mund ta përdorni Kuvendin sikur ta keni pronë private. Falsifikoni procesverbalet, merrni vendime në kundërshtim me rregulloret”, tha Shehaj./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Nis seanca plenare në Kuvend, çfarë pritet të diskutohet

Miratohet amnistia penale me 84 vota pro/ Rama shkon në Kuvend për

TIRANË- Ka nisur seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Rendi i ditës nis me informim mbi konkluzionet e Konferencës së 8-të Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi Europian në kuadër të procesit të negociatave të anëtarësimit nga ministri Ferit Hoxha.

Në rend dite janë disa interpelanca. Një interpelancë është thirrur me Ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të PD.

Gjithashtu Interpelancë është kërkuar me zv.kryeministren Albana Koçiu, kërkuar nga deputeti Erion Braçe, po ashtu Interpelancë pritet të zhvillohet me Ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, kërkuar nga Ina Zhupa./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Amnistia penale kalon sot në Kuvend, Gogu: 466 persona lirohen direkt nga Burgjet, 869 të tjerë përfitojnë ulje dënimi

Miratohet amnistia penale me 84 vota pro/ Rama shkon në Kuvend për
Toni Gogu

TIRANË- Amnistia Penale do të miratohet sot në Kuvend. Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu deklaroi para nisjes së seancës plenare se 466 persona lirohen direkt nga Burgjet, ndërsa 869 të tjerë përfitojnë ulje dënimi. Ai theksoi më tej se nuk përfitojnë subjektet e SPAK dhe GJKKO.

“Lirohen 466 persona nga burgjet dhe nga këto persona, këtu janë 11 gra dhe 1 i mitur dhe ulet dënimi për 869 persona dhe këtu kemi 8 gra dhe 8 të mitur. Asnjë person dhe asnjë vepër që është nën juridiksionin e SPAK nuk përfitojnë”, tha Gogu./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Sot seanca plenare/ Zbardhet rendi i ditës, çfarë pritet të diskutohet në Kuvend

Miratohet amnistia penale me 84 vota pro/ Rama shkon në Kuvend për
Kuvendi i Shqipërisë

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë seancën e radhës plenare këtë të enjte. Rendi i ditës nis me informim mbi konkluzionet e Konferencës së 8-të Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi Europian në kuadër të procesit të negociatave të anëtarësimit nga ministri Ferit Hoxha.

Në rend dite janë disa interpelanca. Një interpelancë është thirrur me Ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të PD.

Gjithashtu Interpelancë është kërkuar me zv.kryeministren Albana Koçiu, kërkuar nga deputeti Erion Braçe, po ashtu Interpelancë pritet të zhvillohet me Ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, kërkuar nga Ina Zhupa.

RENDI I DITËS

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 11.6.2026.

2. Njoftime.

3. Informim mbi konkluzionet e Konferencës së 8-të Ndërqeveritare Shqipëri - Bashkimi Europian, në
kuadër të procesit të negociatave të anëtarësimit.

4. Interpelancë urgjente me Ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, znj. Evis Sala, kërkuar nga
një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

5. Interpelancë me Zëvendëskryeministren e Republikës së Shqipërisë, znj. Albana Koçiu, kërkuar nga
deputeti Erion Braçe.

6. Interpelancë me Ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, z. Blendi Gonxhja, kërkuar nga deputetja
Ina Zhupa.

7. Seancë pyetje - përgjigje me Ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, znj. Evis Sala, kërkuar
nga deputeti Erald Kapri.

8. Projektligji “Për dhënie amnistie".

9. Projektligji "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8378, datë 22.07.1998, “Кodi Rrugor i
Republikës së Shqipërisë", të ndryshuar".

10. Projektligji "Për disa shtesa në ligjin nr. 8378, datë 22.07.1998, “Kodi Rrugor i Republikës së
Shqipërisë", i ndryshuar".

11. Projektligji "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8378, datë 22.07.1998, "Kodi Rrugor
Republikës së Shqipërisë", i ndryshuar".

12. Projektligji "Për sektorin e energjisë elektrike".

13. Projektligji “Për informacionin elektronik të transportit të mallrave".

14. Projektligji "Për një shtesë në ligjin nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën
e Shqipërisë", të ndryshuar".

15. Projektvendimi “Për miratimin e Planit Strategjik të Kuvendit të Shqipërisë 2026 – 2030".

16. Projektvendimi "Për ngritjen e Nënkomisionit për Auditimin e Sektorit Publik në përbërje të Komisionit
për Ekonominë, Punësimin dhe Financat".

17. Projektvendimi "Për ngritjen e Nënkomisionit për Administratën Publike në përbërje të Komisionit
për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike".

18. Projektvendimi “Për ngritjen e Nënkomisionit për Zhvillim të Qëndrueshëm në përbërje të Komisionit
për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm".

19. Projektvendimi "Për ngritjen e tri nënkomisioneve në përbërje të Komisionit për Bujqësinë, Ushqimin dhe
Zhvillimin Rural".

20. Projektvendim "Për ngritjen e Nënkomisionit për Integritetin e Informacionit Publik, Dezinformimin dhe
Ndërhyrjet e Huaja në përbërje të Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik".

21. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës./Dosja.al

seance plenare 18 qershor 2026

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...