"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
LIVE UPDATES
Drafti i PS-së për Reformën Territoriale shkakton pakënaqësi/ Socialistët në Poliçan djegin teserat e partisë, dorëhiqet kreu i tyre. Protestë dhe në Dimal
• Drafti i Partisë Socialiste për Reformën e re Territoriale ka krijuar pakënaqësi në shumë bashki të vendit. • Pas propozimit të Partisë Socialiste për shkrirjen e 15 bashkive, qytetarët e disa prej këtyre bashkive e kanë dalë në protestë. • Konkretisht, qytetarët e bashkisë Poliçan janë ngritur në portestë, ku kanë kundërshtuar planin për shkrirjen e bashkisë së tyre me Beratin. • Në shenjë revolte, anëtarët e PS-së kanë djegur në shesh edhe teserat e partisë, duke shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj politikave të ndjekura nga qeveria. • Gjatë portestës, qytetarët u shprehën se Poliçani duhet të vijojë të jetë bashki më vete, duke theksuar se çdo ndryshim i statusit të saj do të ndikojë te e ardhmja e qytetit dhe e brezave të rinj. • Po ashtu banorët kanë firmosur një peticion për të kërkuar që Bashkia e Poliçanit të mos preket nga Reforma Territoriale. • Pas ngritjes së qytetarëve në portestë, kryetari i PS të Poliçanit, Erion Zylyftari, ka dhënë publikisht dorëheqjen. • Ai ka theksuar se vendimi për prekjen e Bashkisë së Poliçanit është një padrejtësi dhe një turp i madh ndaj qytetarëve të këtij qyteti. • Pas protestës në Poliçan, edhe qytetarët në Bashkinë Dimal kanë bërë thirrje për protestë kundër propozimit për shkrirjen e bashkisë së tyre. • Me anë të një njoftimi publik, bëhet thirrje që qytetarët të mblidhen në një tubim më 31 korrik, në orën 18:00, në pedonalen e qytetit. • Me sloganin “Bashkë për Dimalin! Zëri ynë, e ardhmja jonë!”, qytetarët e Dimalit u bëjnë apel banorëve të bashkohen në protestë për të kundërshtuar çdo vendim që, sipas tyre, cenon statusin e Bashkisë Dimal.
4 artikuj për këtë temë.
3 MUAJ ME PARE
PS propozoi shkrirjen e bashkisë, qytetarët thirrje për protestë edhe në Dimal: Le të jemi të bashkuar dhe të shprehim qëndrimin tonë
DIMAL- Pas protestës në Poliçan dhe thirrjes së qytetarëve të Maliqit, edhe qytetarët në Bashkinë Dimal kanë bërë thirrje për protestë kundër propozimit për shkrirjen e bashkisë së tyre. Me anë të një njoftimi publik, bëhet thirrje që qytetarët të mblidhen në një tubim më 31 korrik, në orën 18:00, në pedonalen e qytetit.
“Prania e secilit prej jush është një zë në mbrojtje të Bashkisë Dimal, identitetit tonë, përfaqësimit lokal dhe të ardhmes së komunitetit tonë. Le të jemi të bashkuar dhe ta shprehim në mënyrë qytetare qëndrimin tonë”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.
Me sloganin “Bashkë për Dimalin! Zëri ynë, e ardhmja jonë!”, qytetarët u bëjnë apel banorëve të bashkohen në protestë për të kundërshtuar çdo vendim që, sipas tyre, cenon statusin e Bashkisë Dimal./Dosja.al
3 MUAJ ME PARE
"Unë jam me popullin nuk jam me partinë"/ Momenti kur kreu i PS në Poliçan jep dorëheqjen: Partia që ne kemi votuar do të na shkrijë (VIDEO)
Erion Zylyftari
TIRANË- Kryetari i Partisë Socialiste në Poliçan, Erion Zylyftari, ka njoftuar dorëheqjen nga drejtimi i degës së partisë, duke shprehur kundërshtimin e tij ndaj propozimit për shkrirjen e Bashkisë Poliçan në kuadër të reformës territoriale. Duke folur gjatë protestës në Poliçan, Zylyftari theksoi se nuk mund të përfaqësojë më votuesit socialistë përballë një vendimi që, sipas tij, bie ndesh me interesat e qytetarëve të Poliçanit.
Ai u shpreh se partia që ata kanë votuar ka propozuar që Poliçani të shkrihet si Bashki, por Zylyftari i bëri thirrje qeverisë që bashkia Poliçan duhet të qëndrojë.
"Me këtë që ne dëgjum sot, unë nuk munden dhe nuk dal dot përballë gjithë këtyre votuesve, të cilët kanë votuar Partinë Socialiste me vite me radhë. Por kjo parti që ne kemi votuar së bashku ka propozuar që ne si bashki të na shkrijë. Unë si kryetar i PS-së në Poliçan i bëj thirrje partisë sime që bashkia Poliçan duhet të qëndrojë. Unë para jush dhe para gjithë mediave paraqes dorëheqjen time si kryetar i PS-së, sepse jam me popullin dhe jo me partinë," tha Erion Zylyftari./Dosja.al
VIDEO/ Protesta në Poliçan kundër Reformës Territoriale, momenti kur socialistët djegin kartat e anëtarësisë
pamjet
POLIÇAN- Banorët e Poliçanit i kanë vënë flakën kartave të anëtarësisë gjatë portestës së sotme kundër Reformës Territoriale. Qytetarët kanë kundërshtuar planit për shkrirjen e bashkisë së tyre në kuadër të Reformës Administrativo-Territoriale 2.0.
"Digjini kartat e teserat e partisë. Ne nuk ekzistojmë më...po na shkrijnë," dëgjojen të thonë banorët në kor.
Gjatë protestës, banorët u shprehën se Poliçani duhet të vijojë të jetë bashki më vete, duke theksuar se çdo ndryshim i statusit të saj do të ndikojë te e ardhmja e qytetit dhe e brezave të rinj. Po ashtu banorët kanë firmosur një peticion për të kërkuar që Bashkia e Poliçanit të mos preket nga Reforma Territoriale.
“Poliçani nuk preket”, “Mos na vrisni të ardhmen”, “Harram i paçi votat e Poliçanit”, “Deputetë dele, mos e votoni reformën”, ishin disa nga mesazhet e shkruara në pankartat e protestuesve.
Pas ngritjes së qytetarëve në portestë, kryetari i PS të Poliçanit, Erion Zylyftari, ka dhënë publikisht dorëheqjen. Zylyftari e ka dhënë dorëheqjen teksa po fliste në protestën ku ndodheshin dhjetëra qytetarë për të kundërshtuar planit për shkrirjen e bashkisë së tyre. Zylyftari u shpreh se vendimi për prekjen e Bashkisë së Poliçanit është një padrejtësi dhe një turp i madh ndaj qytetarëve të këtij qyteti./Dosja.al
3 MUAJ ME PARE
Qytetarët ngrihen në protestë kundër Reformës Territoriale, i vënë flakën teserave të PS-së/ Dorëhiqet kreu i PS në Poliçan: Kjo që po bën qeveria është padrejtësi dhe turp i madh(VIDEO)
pamje nga protesta
POLIÇAN- Dhjetëra qytetarë janë ngritur në protestë këtë të enjte në qytetin e Poliçanit në Skrapar. Qytetarët kanë kundërshtuar planit për shkrirjen e bashkisë së tyre në kuadër të Reformës Administrativo-Territoriale 2.0. Pas ngritjes së qytetarëve në portestë, kryetari i PS të Poliçanit, Erion Zylyftari, ka dhënë publikisht dorëheqjen.
Zylyftari e ka dhënë dorëheqjen teksa po fliste në protestën ku ndodheshin dhjetëra qytetarë për të kundërshtuar planit për shkrirjen e bashkisë së tyre. Zylyftari u shpreh se vendimi për prekjen e Bashkisë së Poliçanit është një padrejtësi dhe një turp i madh ndaj qytetarëve të këtij qyteti.
Ndërsa, banorët në shenjë revolte kanë djegur në shesh teserat e Partisë Socialiste, duke shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj politikave të ndjekura nga qeveria. Gjatë portestës, banorët u shpreh se Poliçani duhet të vijojë të jetë bashki më vete, duke theksuar se çdo ndryshim i statusit të saj do të ndikojë te e ardhmja e qytetit dhe e brezave të rinj.
Po ashtu banorët kanë firmosur një peticion për të kërkuar që Bashkia e Poliçanit të mos preket nga Reforma Territoriale. “Poliçani nuk preket”, “Mos na vrisni të ardhmen”, “Harram i paçi votat e Poliçanit”, “Deputetë dele, mos e votoni reformën”, ishin disa nga mesazhet e shkruara në pankartat e protestuesve. Me reformën e re territoriale Bashkia e Poliçanit shkrihet duke iu bashkuar Bashkisë së Beratit./Dosja.al