Nuk ndalet revolta/ Qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë, tensione dhe përplasje me policinë
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Lëvizje në Bashkinë e Tiranës/ Veliaj firmos shkarkimin e dy drejtuesve, në pikëpyetje edhe e ardhmja e drejtoresh&...
Ironia e studentëve protestues/ Improvizojnë manekinin me fotografinë e Ramës, tentojnë ti vënë flakën 21 ...
• Qytetarët janë mbledhur në ditën e 64-të rradhazi për largimin e Kryeministrit Edi Rama. • Fillimisht protestuesit janë mbledhur në Sheshin “Skënderbej” dhe më pas kanë marshuar drejt kryeministrisë. • Prej 64 ditësh qytetarët janë mbledhur në kryeqytet me një kërkesë të prerë dhe të panegociueshme: largimin e menjëhershëm të Edi Ramës. • Me pankarta në duar e thirrje kundër korrupsionit dhe gjithë klasës politike, qytetarët kanë krijuar një atmosferë tejet të ndezur në qendër të Tiranës. • "Edi Rama jep dorëheqjen", "Edi Rama në burg", "O Erion o legen prite Ramën se po vjen", "Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve!”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria kërkon revolucion” dhe "Ju erdhi fundi", janë disa nga thirrjet kryesore që protestuesit kanë brohoritur në kor. • Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, qytetarët kanë vijuar marshimin rrugëve të kryeqytetit. • Protestuesit janë zhvendosur nga kryeministria nëpër rrugët e Tiranës, duke përcjellë mesazhe kundër qeverisë. • Për 64 ditë me radhë, qytetarët janë mbledhur çdo pasdite në kryeqytet, duke zhvilluar tubime përpara Kryeministrisë, Parlamentit, marshime në rrugët kryesore dhe duke përsëritur kërkesën për largimin e qeverisë Rama.
10 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Me thirrje "Shqipëria kërkon Revolucion", protestuesit marshuan në rrugët e Tiranës në ditën e 64-të të protestës qytetare kundër qeverisë. Gjatë marshimit, pjesëmarrësit kaluan në disa prej akseve kryesore të kryeqytetit, duke brohoritur slogane kundër qeverisë dhe duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Prej 64 ditë me radhë, qytetarët janë mbledhur çdo pasdite në kryeqytet, duke zhvilluar tubime përpara Kryeministrisë, Parlamentit, marshime në rrugët kryesore dhe duke përsëritur kërkesën për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira./Dosja.al

TIRANË- Pas përfundimit të fjalimeve përpara kryeministrisë, qytetarët kanë lënë një mesazh të shkruar me shkronja të mëdha përpara Kryeministrisë. Protestuesit shkruan frazën “Boulevard of Hope” (Bulevardi i Shpresës), duke e shoqëruar atë me thirrje për ndryshim politik dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Pas këtij mesazhi qytetarët e shumtë në numër nisën marshimin në rrugë të ndryshme të Tiranës. Protestuesit janë zhvendosur nga kryeministria nëpër rrugët e Tiranës, duke përcjellë mesazhe kundër qeverisë. “Dorëheqje”, “Ju erdhi fundi”, "Revolucion", "Rama në burg, Berisha në burg", "Nuk na përfaqësoni", dhe "O Erion o legen prite Ramën se po vjen", janë disa nga thirrjet që kanë brohorit në kor protestuesit./Dosja.al


TIRANË- Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, qytetarët kanë vijuar marshimin rrugëve të kryeqytetit. Protestuesit janë zhvendosur nga kryeministria nëpër rrugët e Tiranës, duke përcjellë mesazhe kundër qeverisë.
“Dorëheqje”, “Ju erdhi fundi”, "Revolucion", "Rama në burg, Berisha në burg", "Nuk na përfaqësoni", dhe "O Erion o legen prite Ramën se po vjen", janë disa nga thirrjet që kanë brohorit në kor protestuesit.
Për 64 ditë me radhë, qytetarët janë mbledhur çdo pasdite në kryeqytet, duke zhvilluar tubime përpara Kryeministrisë, Parlamentit, marshime në rrugët kryesore dhe duke përsëritur kërkesën për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira./Dosja.al

TIRANË- Një protestues ka deklaruar se 64 ditët e protestës së pandërprerë janë një tregues i pakënaqësisë së qytetarëve ndaj qeverisë dhe situatës politike në vend. Ai tha se protestat tregojnë se qytetarët nuk e pranojnë më qeverisjen aktuale dhe kërkojnë ndryshim.
Ai iu referua edhe një fotoje të Taulant Ballës të modifikuar me AI, duke thënë se pamjet ishin të manipuluara për të minimizuar pjesëmarrjen në protestë. Aktivisti deklaroi se “e dinim që Balla nuk ishte i zgjuar, por kuptuam që nuk di të përdorë as inteligjencën artificiale”. Në fund, aktivisti u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës dhe të shohin nga afër pjesëmarrjen, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
“64 ditë protestë pa ndalur kjo është një tregues i qartë se padrejtësia në këtë vend është shumë e madhe. 64 ditë protesta pa ndalur tregoi se qytetarët nuk e durojnë dot këtë qeveri. 64 ditë protestë tregon se kjo qeveri që erdhi në pushtet në 2013 duke na treguar foto me Ai, sot është e paaftë të përdore AI. Kjo qeveri nuk i bëri të mundur premtimet e 2013. Fotot me photoshop në 2013 ishin për të na mashtruar. Ne e dinim që prej 2013 se Taulant Balla nuk është i zgjuar, por pardje e kuptuam se ai nuk di të përdor as AI. Atij nuk i bën derman as Inteligjenca Artificiale. Ka ditë me radhe foto që i manipulon me AI do ti tregoj shqiptarëve që nuk janë këtu se në bulevard ka pak protestues. Në fakt nuk është kështu, ne jemi me mijëra. Ne i bëjmë thirrje shqiptarëve që nuk janë në bulevard, të vijnë dhe ta shohin sa shumë janë për të kërkuar dorëheqjen e Ramës”, tha aktivisti./Dosja.al

TIRANË- Një protestues ka denoncuar gjatë fjalës së tij në protestën 64-të, diferencat e mëdha sociale dhe përçarjen politike që, sipas tij, po u bëhet qytetarëve nga e gjithë kasta e vjetër politike. Duke folur para kryeministrisë, i riu u bëri thirrje shqiptarëve që të tejkalojnë ndarjet partiake mes të majtës e të djathtës dhe të bashkohen kundër pushtetarëve që kanë abuzuar me vendin.
“Deputetët analfabetë do të marrin shuma marramendëse kur të dalin në pension, ndërsa të moshuarit tanë marrin nga 10 mijë lekë të reja. Ky është standardi që ka përçarë Shqipërinë! Përçarja që shoh në Shqipëri nuk është më mes të majtëve dhe të djathtëve, por mes pushtetarëve dhe qytetarëve. Ata pikërisht këtë kanë si qëllim: ndërkohë që ne zihemi majtas e djathtas, ne nuk kemi guximin të shohim ata lart direkt në sy. Ndërkohë që harxhojmë kohën duke u zënë bashkë, nuk fokusohemi te problemi real që janë pushtetarët sot në parlament. Kjo është taktika e tyre: përçarja dhe sundimi. Është që të na mbajnë të shtypur, por shqiptarët nuk e pranojnë më këtë! Nuk e pranojmë më që të etiketojmë njëri-tjetrin, shqiptarët janë zgjuar tashmë dhe janë bashkuar.
Ky unitet, ky bashkim i kërcënon politikanët, sepse në momentin që ne bashkohemi dhe u tregojmë atyre vendin, u kërcënojmë milionat dhe pushtetin e tyre! Shqiptarë, është koha që të mos mbajmë më krah partiak, por të mbajmë krahun e njëri-tjetrit! Do e shohim pushtetin në sy e do i themi që e ka gabim dhe nuk na dridhet syri. Do e bëjmë zërin tonë të dëgjohet nga këtu e të buçasë në të gjitha rrugët e Shqipërisë. Është një strategji e vjetër: përça e sundo! Por, o shqiptarë, ne kemi qëndisur një mesazh për ata pushtetarë që mendojnë se do të na sundojnë: Ju nuk na sundoni dot! Nuk na përfaqësoni! Asnjë prej tyre nuk na përfaqëson as Edi Rama, as Sali Berisha! Ne si shqiptarë do të përfaqësojmë njëri-tjetrin! Sado spraj piperi e ujë me presion të na hidhni, e sado të na ofendoni, nuk do të ikim që këtu. Përkundrazi, i jepni më shumë zjarr këtij zjarri që ka nisur këtu në shesh”, tha ai./Dosja.al

TIRANË- Një protestues, gjatë fjalës së tij në protestën e 64-të kundër qeverisë, u bëri thirrje qytetarëve që tu bashkohen tubimeve. Duke iu referuar debatit për reformën administrativo-territoriale, protestuesi tha se kundërshtimi nuk duhet të kufizohet vetëm te bashkitë që preken nga propozimet. Ai iu drejtua edhe punonjësve të administratës publike, duke i ftuar të marrin pjesë në protestat kundër qeverisë Rama.
“Suksesi ka një autor, por dështimi këtu në Shqipëri ka ngelur jetim. Pse vazhdon kjo protestë, çështja është kush vendos dhe kujt i jepet llogari. Sot protesta po ndodh këtu, dje ndodhi në Poliçan, por mos harroni se këto bashkitë që po shkrihen apo këto gjerat që po na ndodhin nesër mund të jetë prona juaj. Mos harroni dilni protestoni. Kur kanë ndodhur protestat e mëdhaja, ato që kanë tundur themelet kanë ndodhur sepse pushteti nuk e justifikonte me veten e tij. Sot jemi njerëz të shtypur. Njerëz që punoni në administratë, dilni sepse jeni ju që do vuani nesër pasnesër të ardhmen e fëmijëve tuaj”, tha i riu./Dosja.al
TIRANË- Një prej protestuesve ngriti akuza të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama për mënyrën e qeverisjes, ndërkohë u bëri thirrje qytetarëve për reflektim në zgjedhje. Ai u bëri thirrje qytetarëve që në ditën e votimit të tregohen të kujdesshëm dhe të mos ndikohen nga premtimet politike. Gjatë fjalës së tij, protestuesi theksoi se vota është një nga shkaqet kryesore të problematikave politike në vend, duke shtuar se e ardhmja e fëmijëve nuk duhet të vihet në diskutim.
“Çfarë lloj qeverie paska qenë kjo?! Të gjithë qytetarët e bashkive që reforma e këtyre kërkon të shkrijë duhet të vijnë sepse ato do të braktisen dhe do të harrohen! Shqiptarët duhet ta dinë: kur të vijë dita e votës, hapni sytë, mos bini pre e iluzioneve të Edi Ramës dhe atyre të administratës e t’u jepni votën këtyre kriminelëve. Jepini votën djalit më të mirë që edhe këta ta ndërrojnë këtë kastë të qelbur politike! Vota është origjina e këtij problemi e kësaj proteste! Te ajo votë na blejnë të ardhmen, përfundojmë duke shitur të ardhmen e fëmijëve tanë! Ne nuk e shesim këtë të ardhme për asgjë!
Prindërve tanë u bëjmë thirrje të mos votojnë komunistët, sepse ja ku na kanë sjellë sot! Po protestojmë në verë sepse na kanë vrarë shpresën! Janë më të zinj se bandat kriminale! Ne kemi një qeveri që ka më pak kod moral se mafia. Kemi deputetë që na thonë palaço, por ne nuk ua kemi dhënë votën, e kanë vjedhur! Shteti do të përdorë gjithë makinerinë që ka për të shtypur këtë protestë, por kemi edhe krimin e organizuar që ka para dy herë sa shteti ynë! Rama, mos harxho lekë të blesh protestën, por çoji te Spitali Onkologjik! Ikni plehra se na nxhitë jetën," u shpreh protestuesi./Dosja.al
TIRANË- Një emigrant i ardhur nga Italia, hodhi akuza të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se ai e ka shitur Shqipërinë dhe nuk përfaqëson më interesat e qytetarëve. Protestuesi reagoi edhe ndaj etiketimeve që u janë bërë pjesëmarrësve në protestë, si sorra dhe korba, ndërsa tha se Taulant Balla është një krimb që qelb vendin.
“Kam 32 vite në Itali e jam këtu sepse ndihem krenar që jam shqiptar. Edi Rama, ti e ke shitur Shqipërinë, nuk je më për këtë popull! Ne nuk jemi sorra e laraska. Taulant Balla na quan sorra e laraska. Ai është një krimb, ata jetojnë poshtë tokës. Sorrat e laraskat jetojnë sipër dhe e pastrojnë tokën, kurse ai e qelb vendin! Ky shtet a ka një President?! Ku është Presidenti? Ku është që nuk mbron ligjet, nuk mbron Kushtetutën?! Këtu duhet luftuar korrupsioni," u shpreh qytetari./Dosja.al

TIRANË- Me thirrjen “O tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë", protestuesit kanë marshuar drejt kryeministrisë në portestën e 64-të kundër qeverisë. Ndër sloganet e dëgjuara nga turma ishin “Edi Rama dil në bulevard, atdheu është i yni, jo biznes privat!”, “Dorëheqje!”, “O tradhtar, jep dorëheqjen!”
Prej 64 ditësh qytetarët janë mbledhur në kryeqytet me një kërkesë të prerë dhe të panegociueshme: largimin e menjëhershëm të Edi Ramës./Dosja.al

TIRANË- Qytetarët janë mbledhur në ditën e 64-të rradhazi për largimin e Kryeministrit Edi Rama. Fillimisht protestuesit janë mbledhur në Sheshin “Skënderbej” dhe më pas kanë marshuar drejt kryeministrisë.
Prej 64 ditësh qytetarët janë mbledhur në kryeqytet me një kërkesë të prerë dhe të panegociueshme: largimin e menjëhershëm të Edi Ramës. Me pankarta në duar e thirrje kundër korrupsionit dhe gjithë klasës politike, qytetarët kanë krijuar një atmosferë tejet të ndezur në qendër të Tiranës.
"Edi Rama jep dorëheqjen", "Edi Rama në burg", "O Erion o legen prite Ramën se po vjen", "Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve!”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria kërkon revolucion” dhe "Ju erdhi fundi", janë disa nga thirrjet kryesore që protestuesit kanë brohoritur në kor./Dosja.al