LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Protestat e dhunshme në Francë/ Një i vdekur dhe një i plagosur nga plumbat e gomës

• Trazirat e fundjavës së kaluar në Francë sollën viktima dhe dëme të konsiderueshme materiale. • Një 27-vjeçar u vra dhe një person tjetër u plagos nga një plumb gome të policisë gjatë trazirave gjatë mbrëmjes së djeshme. • Presidenti Emmanuel Macron po përgatitet të prezantojë një ligj emergjent për të rindërtuar zonat e prekura nga trazirat, por kostoja është 1 milionë euro. • Në një takim me 250 kryetarë komunash nga e gjithë Franca, presidenti Emmanuel Macron shpreh planin e tij për të adresuar situatën pas një jave të shkatërrimeve dhe konflikteve të mëdha. • Por pavarësisht ndërhyrjeve të tij, situata ende nuk është përkeqësuar. • Pas vdekjes së 17-vjeçarit Nahel nga një plumb policie gjatë një kontrolli trafiku të martën javën e kaluar, Franca u trondit nga trazira të rënda. • Në të gjithë vendin pati plaçkitje të përsëritura, zjarrvënie dhe konfrontime të dhunshme midis oficerëve të policisë dhe vandalëve. • Deri tani janë arrestuar rreth 3,500 vetë. Prej akteve të dhunës dhe vandalizimit u dogjën më shumë se 12.000 automjete, u sulmuan, grabitën ose iu vu zjarri rreth 1.100 ndërtesave, ndër to shumë bashki dhe më shumë se 200 rajone policie.• Zemërimi, veçanërisht i shumë të rinjve nga zonat e lëna pas dore të qyteteve, drejtohej ndaj simboleve të Republikës Franceze, prandaj shpesh objekt i sulmeve të tyre ishin bashkitë dhe komisariatet e Policisë.

3 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Protestat! Marcon me 'dorë të hekurt', konsideron 'pezullimin e rrjeteve sociale', REAGIMET: OK Kim Jong Un!

Protestat e dhunshme në Francë/ Një i vdekur dhe një i
Emmanuel Macron

FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron pretendon se protestuesit po përdorin Snapchat, TikTok dhe Telegram për të filmuar ngjarje të dhunshme dhe për të organizuar tubime të paligjshme. Macron diskutoi mundësinë e ndalimit të aksesit në disa veçori të mediave sociale, në një takim me kryetarët e bashkive lokale në qytetet që kanë parë protesta të dhunshme.

Macron u tha rreth 300 udhëheqësve lokalë se "ne duhet të reflektojmë mbi përdorimin e mediave sociale nga më të rinjtë [dhe] mbi ndalimet që duhet të vendosim", në një video të parë nga disa media franceze dhe ndërkombëtare. Kur gjërat dalin nga kontrolli, ndoshta ju duhet ta vendosni veten në një pozicion për t'i rregulluar ose shkurtuar ato”, shtoi Macron.

Zëdhënësi i qeverisë Olivier Véran, është përpjekur të sigurojë publikun ndërkohë se do të përfshijë vetëm "pezullime funksionale".

"Ju keni, për shembull, funksione gjeolokimi në platforma të caktuara, të cilat u mundësojnë të rinjve të takohen në vende të caktuara ... [ndërsa diskutojnë] si të ndezin zjarret, etj. 

Macron dhe të tjerët pretendojnë se protestuesit po përdorin Snapchat, TikTok dhe Telegram - të gjitha platformat e mediave sociale me funksionalitet të kufizuar të monitorimit të përmbajtjes - për të filmuar ngjarje të dhunshme dhe, sipas zyrtarëve, për të organizuar tubime të paligjshme.

Deputetja nga grupi La France Insoumise, Mathilde Panot, e krahasoi Macron me diktatorin e Koresë së Veriut, duke thënë: "OK Kim Jong Un".

3 VITE ME PARE

Protestat në Francë! Macron bën thirrje: Nëse situata del jashtë kontrollit, ndërprisni aksesin në mediat sociale

Protestat e dhunshme në Francë/ Një i vdekur dhe një i
Emmanuel Macron

FRANCË- Pas trazirave në vend, presidenti francez Emmanuel Macron nuk do të përjashtonte mundësinë që autoritetet të pezullojnë aksesin në faqet e rrjeteve sociale nëse konsiderohet e nevojshme për të parandaluar protestat e mëtejshme në vend.

“Nëse gjërat dalin jashtë kontrollit, rrjetet sociale duhen bllokuar. Kjo definitivisht nuk duhet bërë në valën e momentit të trazirave”,-tha Macron,raporton CNNgreece.

Kujtojmë se Macron kishte fajësuar faqet e rrjeteve sociale për përshkallëzimin e dhunës në protestat masive kundër brutalitetit të policisë. Trazirat, shpjegoi ai, janë organizuar përmes këtyre faqeve të internetit. Dje është rikthyer duke u shprehur se menaxhimi i rrjeteve sociale duhet studiuar me qetësi.

3 VITE ME PARE

Trazirat në Francë! U godit nga një plumb gome, prokurorët hetojnë vdekjen e 27-vjeçarit

Protestat e dhunshme në Francë/ Një i vdekur dhe një i
foto ilustruese

FRANCË- Prokurorët francezë kanë hapur një hetim për vdekjen e një 27-vjeçari, i cili u godit nga një plumb gome në kohën e trazirave të shtunën, njoftoi zyra e prokurorit të Marsejës, raportojnë mediat e huaja.

Prokurorët thanë se shkaku i mundshëm i vdekjes në Marsejë ishte një goditje e dhunshme në gjoks nga një predhë “flash-top” e përdorur nga policia e trazirave, por nuk specifikuan se kush qëlloi. Goditja çoi në arrest kardiak dhe vdekje të papritur.

27-vjeçari vdiq të shtunën në mbrëmje, ndërsa Marseja ishte përfshirë nga trazirat dhe plaçkitjet. Mësohet se nuk ishte e mundur të përcaktohej se ku ishte i riu kur u qëllua ose nëse viktima kishte marrë pjesë në trazira.

protesta ne france

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin