Majlinda Dhuka
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka firmosur ditën e sotme shkarkimin e Zef Mazit dhe emërimin e Majlinda Dhukës në postin e kryenegociatorit me Bashkimin Europian. Ky ndryshim, vjen pak ditë pasi BE-ja hapi negociatat me Shqipërinë.
Por, kush është Majlinda Dhuka?
Majlina Dhuka ka përfunduar Fakultetin e Drejtësisë e ka një eksperience në çështje të zhvillimit dhe rritjes, planifikim dhe menaxhim strategjik, projekte, financime, investime, bashkëpunimin për zhvillim
Ajo është e bija e minoritarit grek, Foto Dhukës, ish-ministër i Industrisë e Tregtisë në qeverinë e Pajtimit Kombëtar më 1997. Dhuka punon krah Ramës në kryeministri prej vitit 2013 drejton departamentin për Zhvillim dhe Qeverisje të Mirë.
Prej 2 vjetësh dhe 9 muajsh ajo është lektore në një universitet privat për menaxhimin e projekteve, menaxhimin e projekteve inxhinierike dhe menaxhimin e kontratave.