Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
LIVE UPDATES
Rama ‘zbarkon’ në Vlorë, takim me qytetarët dhe strukturat socialiste/ Banorët protestë para Pallatit të Kulturës, policia shoqëron 4 persona! Momenti kur i tërheq zvarrë (PAMJET)
• Kryeministri Edi Rama ka ‘zbarkuar’ pasditen e kësaj të shtune në qytetin e Vlorës, në kuadër të diskutimeve për “Reformën Territoriale”. • Rama shoqërohet në Vlorë nga Ministri i ri i Brendshëm, Ervin Demo, drejtuesi politik i qarkut, Bledi Çuçi dhe bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Territoriale, Arbjan Mazniku. • Kryeministri ka mbërritur në ambientet e Pallatit të Kulturës, ku po zhvillon takim me qytetarët dhe strukturat sociale. • Në fokus do të jetë propozimi socialist për reformën territoriale, e cila në këtë qark parashikon shkrirjen e bashkisë së Selenicës dhe bashkimin me bashkinë e Vlorës. • Kryeministri është pritur me protesta nga qytetarët e Vlorës. •Qytetarët janë mbledhur para Pallatit të Kulturës në Vlorë dhe kanë shprehur pakënaqësi për problematikat me të cilat përballen dhe kanë kërkuar që të dëgjohen drejtpërdrejt nga Rama. • Një prej protestuesve, banor i fshatit Matogjin, tha se kishte ardhur nga Italia për të zgjidhur një problem me dokumentacionin, por sipas tij ishte sorollatur disa herë mes institucioneve. • Më tej, qytetari ngriti shqetësimin për një certifikatë të ujësjellësit, duke pretenduar se është detyruar të udhëtojë disa herë nga Selenica drejt Vlorës për të marrë dokumentin. • Gjatë portestës, policia ka shoqëruar aktivistin Baki Goxha, i cili, së bashku me disa persona të tjerë, po protestonin në ambientet e jashtme të Pallatit të Kulturës. • Në momentin e shoqërimit, bashkëshortja e tij ka kundërshtuar veprimin e policisë, duke reaguar me tone të forta dhe duke u thënë efektivëve: “Ju jeni kriminelë”. • Ajo tha se bashkëshorti i saj nuk po bënte asgjë të kundraligjshme dhe se u arrestua vetëm se po protestonte. • Deri tani janë shoqëruar katë persona, ndërsa takimi i Ramës ende nuk ka përfunduar. • Sipas informacioneve paraprake, personat janë shoqëruar nga policia përpara nisjes së protestës, ndërsa mbetet për tu sqaruar arsyeja zyrtare e shoqërimit të tyre.
6 artikuj për këtë temë.
2 MUAJ ME PARE
Territorialja, deputeti socialist kundër bashkimit të Selenicës me Vlorën: Bashkia nuk mbulon dot njësitë administrative
Vullnet Sinaj
VLORË- Deputeti socialist i Selenicës, Vullnet Sinaj, ka dalë kundër reformës territoriale. Gjatë mbledhjes së organizuar nga kryeministri Edi Rama, Sinaj kundërshtoi mundësinë e bashkimit të Bashkisë Selenicë me Bashkinë Vlorë. Ai tha se Bashkia Vlorë ka probleme edhe me menaxhimin e njësive administrative që ka aktualisht.
Deputeti përmendi edhe mungesën e investimeve në disa zona. Sipas tij, në Novoselë nuk janë pastruar kanalet, ndërsa në Njësinë Administrative Qendër nuk janë shtruar rrugë. Sinaj kërkoi që Bashkia Selenicë të vijojë të funksionojë më vete. Sipas deputetit, para çdo ndryshimi të hartës territoriale duhet parë nëse bashkitë aktuale po përmbushin nevojat e qytetarëve.
“Bashkia Vlorë nuk mbulon dot njësitë administrative, jo më të mbulojë Bashkinë Selenicë. Asnjë njësi administrative nuk ka bërë investime për zonën. Njësia Novoselë s’ka pastruar asnjë kanal, ndërsa Njësia Qendër nuk ka shtruar rrugë”, tha Sinaj ndër të tjera./Dosja.al
2 MUAJ ME PARE
“Territorialja”, Rama ndaj detaje nga takimi: Bashkimi Vlorë–Selenicë, në funksion të fuqizimit ekonomik e social të komuniteteve
Edi Rama
VLORË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë detaje nga takimi me qytetarët dhe socialistët vlonjatë. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama thekson se në fokus të diskutimit ka qenë Reforma Territoriale dhe bashkimi i Vlorës me Selenicën.
Sipas tij, shkrirja në një bashki e Vlorës me Selenicën do të thotë fuqizim ekonomik e social të komuniteteve, racionalizim të burimeve njerëzore në nivel vendor, si edhe përgatitje për punën me fondet e anëtarësimit në BE.
Postimi i Ramës:
Vlorë - Diskutim për bashkimin e Vlorë–Selenicë, në funksion të fuqizimit ekonomik e social të komuniteteve, racionalizimit të burimeve njerëzore në nivel vendor, si edhe përgatitjes për punën me fondet e anëtarësimit në BE./Dosja.al
2 MUAJ ME PARE
Takimi i Ramës në Vlorë, Çuçi: Mbledhja e domosdoshme! Njerëzit nuk e kuptojnë thelbin e Reformës Territoriale(VIDEO)
Bledi Çuçi
VLORË- Takimi i kryeministrit Edi Rama në qytetin e Vlorës me anëtarët e PS-së dhe qytetarët vlonjatë ka përfunduar. Pas përfundimit të takimit, deputeti Bledi Çuçi, njëherësh drejtues politik i qarkut të Vlorës, deklaroi për mediat se ky takim kishte si qëllim rrahjen e mendimeve, ku në fokus ishte Reforma Territoriale.
“Sot nuk ishim për të marrë vendim, sot ishim për të dëgjuar dhe për të shpjeguar. Një takim shumë i domosdoshëm, sepse njerëzit vërtet nuk e kuptojnë deri në fund thelbin e reformës, ku janë përmirësimi i shërbimeve dhe rritja e investimeve. Besoj se bëmë shumë mirë, sepse edhe njerëz që janë deklaruar kundër, që dhe sot janë kundër, morën disa përgjigje. Sot nuk ishim për vendimmarrje, sot isha në rolin e mikpritësit të ministrave përkatës, deputetit përkatës që ka marrë iniciativën dhe kryeministrit, për të dëgjuar njerëzit e Vlorës”, u shpreh Çuçi./Dosja.al
2 MUAJ ME PARE
Rama pritet me protesta në Vlorë/ Policia tërheq zvarrë aktivistin Baki Goxhaj dhe 3 të tjerë, shpërthen qytetarja: Kriminelë (VIDEO)
pamjet
VLORË- Policia e Vlorës ka shoqëruar aktivistin Baki Goxha, i cili, së bashku me disa persona të tjerë, po protestonin në ambientet e jashtme të Pallatit të Kulturës, aty ku ndodhet kryeministri Edi Rama për të diskutuar për reformën territoriale.
Në momentin e shoqërimit, bashkëshortja e tij ka kundërshtuar veprimin e policisë, duke reaguar me tone të forta dhe duke u thënë efektivëve: “Ju jeni kriminelë”. Ajo tha se bashkëshorti i saj nuk po bënte asgjë të kundraligjshme dhe se u arrestua vetëm se po protestonte.
"Pse guxon ta marrësh. Ishte ulur në stol. Ishte një njeri I ulur në të drejtën e tij. Edhe sikur të protestonte. Nuk po bënte asgjë të keqe për një shtet që po shitet nga një kriminel tek kriminelët. Ju do ta pësoni kriminelë" tha ajo.
Deri tani janë shoqëruar katë persona, ndërsa takimi i Ramës ende nuk ka përfunduar. Sipas informacioneve paraprake, personat janë shoqëruar nga policia përpara nisjes së protestës, ndërsa mbetet për tu sqaruar arsyeja zyrtare e shoqërimit të tyre. Ndërkohë, Baki Goxhaj u bë i njohur pasi pak kohë më parë u ndalua nga forcat izraelite në ‘Flotiljen Sumud’ që po dërgonte ndihma drejt Gazës, si dhe tre protestues të tjerë./Dosja.al
2 MUAJ ME PARE
"Kërkoj të drejtat e mija"/ Rama pritet me protesta në Vlorë, qytetari: Nuk mund të na impononi si doni ju(VIDEO)
protestuesit
VLORË- Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta nga qytetarët e Vlorës. Qytetarët janë mbledhur para Pallatit të Kulturës në Vlorë, aty ku ndodhet kryeministri Edi Rama gjatë një takimi për reformën territoriale.
Ata kanë shprehur pakënaqësi për problematikat me të cilat përballen dhe kanë kërkuar që të dëgjohen drejtpërdrejt nga Rama. Një prej protestuesve, banor i fshatit Matogjin, tha se kishte ardhur nga Italia për të zgjidhur një problem me dokumentacionin, por sipas tij ishte sorollatur disa herë mes institucioneve.
Më tej, qytetari ngriti shqetësimin për një certifikatë të ujësjellësit, duke pretenduar se është detyruar të udhëtojë disa herë nga Selenica drejt Vlorës për të marrë dokumentin.
"Nuk është në rregull fare. Doni të na impononi si doni ju. Jo do të them atë që ndjej. Dua takim me kryeministrin. Nuk më lënë brenda. Jam banor i fshatit Matogjin. Vij nga Italia kërkoj të drejtat e mija por sorollatem nëpër Vlorë. Sepse tall b… një Selenicë. Kam ardhur 6 herë me taksi nga Selenica për një çertifikatë ujësjellësi. Se ai i bashkisë nuk ma jep. Ky tjetri kërkon 80 mijë lekë," shprehet qytetari./Dosja.al
2 MUAJ ME PARE
VIDEO/ Rama në Vlorë, takime me strukturat dhe qytetarët për reformën territoriale
Edi Rama
VLORË- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Vlorë, në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale. Rama shoqërohet në këtë vizitë nga Ministri i ri i Brendshëm, Ervin Demo, bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Territoriale, Arbjan Mazniku dhe Bledi Çuçi. Gjatë qëndrimit në Vlorë, Rama do të zhvillojë një takim me qytetarët në ambientet e Pallatit të Kulturës, ku pritet të diskutohet mbi Reformën Territoriale.
Pas përfundimit të takimit, Rama pritet të ndalet edhe në Lungomare, ndërsa një tjetër pikë e vizitës do të jetë ish-Parku Aulona, hapësirë ku kryeministri është ndalur edhe pak ditë më parë. Në ish-Parkun Aulona, Rama pritet të prezantojë një prej projekteve të parashikuara për transformimin e kësaj hapësire.
Në vijim të axhendës, kryeministri pritet të udhëtojë edhe drejt territorit të Bashkisë Selenicë, ku mësohet se do të zhvillojë takime të tjera. Vizita e Ramës në Vlorë zhvillohet në një moment kur në qytet po mbahen edhe protesta kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik, të cilat janë shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe Policisë./Dosja.al