LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Revolta kundër Ramës në ditën e 76/ Diaspora u bashkohet protestuesve në Tiranë, oshëtin Bulevardi me thirrje kundër qeverisë: Edi Rama jep dorëheqjen 

• Protestuesit janë mbledhur sot në protestën e 76-të radhazi për largimin e Kryeministrit Edi Rama. • Tubimit të sotëm i janë bashkuar masivisht edhe të rinjtë e ardhur nga diaspora. • Të rinjtë e ardhur nga jashtë vendit janë grumbulluar fillimisht te zona e ish-stacionit të Trenit në Tiranë, prej nga ku kanë nisur marshimin drejt Sheshit “Skënderbej” dhe më pas drejt Kryeministrisë. • Prej 76 ditësht, qytetarët janë mbledhur në kryeqytet me një kërkesë të prerë dhe të panegociueshme: largimin e menjëhershëm të Edi Ramës. • Me pankarta në duar e thirrje kundër korrupsionit dhe gjithë klasës politike, qytetarët kanë krijuar një atmosferë tejet të ndezur në qendër të Tiranës. • Protestuesit kërkojnë ndryshim të gjithë klasës politike, mesazh të cilën e kanë përcjellë prej 76 ditësh me thirrjen “Rama në burg, Berisha në burg”. • Pas përfundimt të fjalimeve para kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës. • "Poshtë komunistat", "Edi Rama jep dorëheqjen", "Edi Rama në burg", "O Erion o legen prite Ramën se po vjen", "Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve!”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria kërkon revolucion” dhe "Ju erdhi fundi", janë disa nga thirrjet kryesore që protestuesit kanë brohoritur në kor.

16 artikuj për këtë temë.

3 MUAJ ME PARE

Diaspora shtyn përpara revoltën, vijon marshimi në Tiranë: Këtu vendosim ne

Revolta kundër Ramës në ditën e 76/ Diaspora u bashkohet

TIRANË- Me flamuj dhe pankarta në duar e me thirrje kundër qeverisë, qytetarët po vijojnë të marshojnë në kryeqytet. Prania e shumtë e bashkatdhetarëve të ardhur nga diaspora i ka dhënë zemër tubimit. 

Protestuesit kanë treguar vendosmërinë e tyre për të vijuar qëndresën qytetare dhe për të mos hequr dorë nga kërkesat e tyre për ndryshim. Gjatë marshimit, protestuesit kanë bërë thirrje njëzëri “Ju erdhi fundi!”, “Rama jep dorëheqjen!”, “Këtu vendosim ne!”, “Shqipëria e rinisë, jo e partisë!”./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

"Shqipëria kërkon revolucion"/ Protestuesit vijojnë marshimin në Kryeqytet, thirrje në kor: Diaspora, zemra e Shqipërisë

Revolta kundër Ramës në ditën e 76/ Diaspora u bashkohet
pamje nga marshimi

TIRANË- Qytetarët po vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës me thirrjet "Shqipëria kërkon revolucion", Ju erdhi fundi" dhe "Diaspora, zemra e Shqipërisë". Protestuesit shprehen të vendosur për të vijuar qëndresën, ndërsa edhe në ditën e 76-të të protestës kërkesa e tyre kryesore mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Mes thirrjeve të protestuesve janë “Poshtë komunistët”, “Shqipëria kërkon revolucion” dhe “O milet, Rama ka siklet". Për 76 ditë me radhë, qytetarët janë mbledhur çdo pasdite në kryeqytet, duke zhvilluar tubime përpara Kryeministrisë, Parlamentit, marshime në rrugët kryesore dhe duke përsëritur kërkesën për largimin e kryeministrit./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Pas fjalimeve para kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin rrugëve të Tiranës: Rama, jepe dorëheqjen

Revolta kundër Ramës në ditën e 76/ Diaspora u bashkohet

TIRANË- Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, qytetarët kanë vijuar marshimin rrugëve të kryeqytetit. Protestuesit janë zhvendosur nga kryeministria nëpër rrugët e Tiranës, duke përcjellë mesazhe kundër qeverisë. 

“Dorëheqje”, “Ju erdhi fundi”, "Revolucion", "Rama në burg, Berisha në burg", "Nuk na përfaqësoni", "Diaspora është me ne", janë disa nga thirrjet që kanë brohorit në kor protestuesit. 

Për 76 ditë me radhë, qytetarët janë mbledhur çdo pasdite në kryeqytet, duke zhvilluar tubime përpara Kryeministrisë, Parlamentit, marshime në rrugët kryesore dhe duke përsëritur kërkesën për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

“Përqafon Soros, i puth duart Vuçiçit"/ Protestuesi mesazh Ramës: Kjo rini në shesh ka për ta sjellë ty fundin

Revolta kundër Ramës në ditën e 76/ Diaspora u bashkohet

TIRANË- Një protestues iu drejtua Edi Ramës duke i thënë se protestuesit do ta shembin bashkë me pushtetin e tij të kalbur. Ai theksoi se kryeministri e di shumë mirë që po i vjen fundi ndaj po bën lëvizje të tilla duke u takuar me Alex Soros, Ron Yeffet dhe duke puthur duart e Presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

“Zoti kryeministër në ikje struktura që të mbështet ty i përngjan në gradaçele të kalbur nga ndryshku që dridhet fortë në erën më të lehtë. Ne jemi këtu për ta shembur komplet. Edhe ti e di mirë këtë. Prandaj darkon me Alex Soros dhe përqafon fort Ron Yeffet, i puth duart Vuçiç duke tentuar që të pastrosh figurën tënde. Por figura është çështje karakteri që ti nuk e ke. Si mund të ikësh në plazh kur populli është ngritur në këmbë kundër teje, kur po digjet Tirana dhe Kruja. Për sa i përket karakterit, ka plot njerëz këtu, të rinj e të reja, që kurrë nuk shiten. Këta njerëz kanë për të ta sjellë ty fundin”, tha ai./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

"Diaspora, zemra e Shqipërisë, erdhi"/ Gazetari Osman Stafa: Ju keni për t’ia kthyer reston kësaj politike, erdhi shtatori

Revolta kundër Ramës në ditën e 76/ Diaspora u bashkohet

TIRANË- Gazetari Osman Stafa, duke folur në protestën e 76-të, e ka cilësar këtë tubim si një nga momentet më të rëndësishme të historisë së vendit. Ai theksoi se këtë herë sheshi nuk është mbushur nga partitë politike, por nga qytetarët. Ai theksoi se largimi i shqiptarëve nga vendi është pasojë e politikave që nuk u kanë dhënë mundësi të ndërtojnë të ardhmen në Shqipëri. Gazetari ngriti gjithashtu shqetësimin për gjendjen e sistemit shëndetësor, duke përmendur rastet e pacientëve që përballen me mungesë të trajtimit të duhur.

“Kjo protestë është më e bukura që ka parë historia. 76 ditë nuk janë numra që këta duan t’i shesin, por është historia më e bukur që ka parë vendi në gjithë historinë e saj. Ju nuk jeni vetëm protestues, por misionarë, që nuk i ka parë vendi në gjithë historinë e tij. Është fatkeqësi që këto sheshe i ka mbushur partia, por këtë herë i ka mbushur Shqipëria. Ky shesh nuk e duron dot më vjedhjen, shpopullimin. Qytetarë, nuk jeni vetëm kaq, por sa shumë mbështetje, sa shumë zemra janë në këtë protestë. Diaspora erdhi, zemra e Shqipërisë. Diaspora, e cila u detyrua që të largohej nga Shqipëria.

Ata që shoqërova që nga Stacioni i Trenit, ishin këta të rinj, por kishin dashurinë për Shqipërinë dhe fluturuan me mijëra kilometra për të valëvitur flamurin kuqezi. Politika i largoi nga vendi, nuk i la që të ndërtonin familjen e tyre, të ardhmen. Diaspora ka për t’ua kthyer reston këtyre. Këta i larguan. Prindërit nuk kanë mundësi që të shohin fëmijët e tyre. Edhe kur ikin në botën tjetër, ikin me brenga. Sa shumë mesazhe kam marrë këto kohë të atyre prindërve që rrisin fëmijët jashtë dhe kanë brenga për prindërit e tyre. Faleminderit diasporë, që nuk e braktisni këtë komb. Është historike kjo protestë që ndodhi në Shqipëri, në këtë shesh. Është kaq historike protesta që bën diaspora në çdo shtet.

Nuk janë korba, zorra, por më të bukurit e flamurit kuqezi! Sikur të ishin ngritur shqiptarët vetëm për spitalet, për Onkologjikun apo Neurologjinë. A ka fund më të trishtueshëm për një njeri që jeton dhe punon në Shqipëri dhe kur shkon me goditje në kokë i japin një zgjidhje: ose vdis, ose paralizohu! Jemi në ditët më të nxehta të verës, por si trembi shqiptarët? I ka bërë që të prishin planet dhe të jenë këtu në shesh. Më besoni, më shumë se kjo nxehtësi, nxehtësinë reale e ndjejnë këta këtu, politikanët, pasi po vjen shtatori. Shtatori do të jetë për Shqipërinë, jo për partinë," tha Stafa./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Diaspora mbush Tiranën, Bulevardi para Kryeministrisë “vishet” kuq e zi

Revolta kundër Ramës në ditën e 76/ Diaspora u bashkohet

TIRANË- Pamjet nga protesta masive që po zhvillohet në Tiranë tregojnë një pjesëmarrje të jashtëzakonshme qytetare, ku Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është “veshur” kuq e zi. Tubimit të sotëm i janë bashkuar edhe diaspora, e cila ka udhëtuar nga vendet ku jetojnë për t’iu bashkuar protestës dhe kërkesës për dorëheqjen e kryeministrit Rama.

Tubimi i sotëm shënoi protestën më të madhe të zhvilluar gjatë muajit gusht, ndërkohë që janë mbushur plot 76 ditë revoltë. Pjesëmarrësit janë shprehur të vendosur se nuk do të tërhiqen nga kauza e tyre, duke kërkuar ndryshim politik dhe një klasë të re politike./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

"Kjo qeveri ka dështuar, është ngritur mbi korrupsionin"/ Emigranti nga Greqia: Jam mëkatar, kam votuar regjimin e Ramës dhe Berishës

Revolta kundër Ramës në ditën e 76/ Diaspora u bashkohet

TIRANË- Një emigrant nga Greqia, duke folur në protestën kundër qeverisë deklaroi se është “mëkatar” pasi ka votuat Edi Ramën dhe Sali Berishën. Ai tha se qeveria e Edi Ramës ka dështuar për shkak se është ngritur mbi korrupsionin ndaj duhet të rrëzohet.

“Vij këtu si mëkatar. Kam votuar dy regjime të ndyra, të Berishës dhe të Ramës. Iu kërkoj falje. Punoj në një kompani rrugësh greke prej 30 e ca vjetësh si drejtues punimesh. Kur shikoj rrugët e Shqipërisë, kur pashë Unazën e Tiranës që ndërtohet me mbeturinat që ky kriminel prishte shtëpitë e qytetarëve me 5 fishin e kostove. Rrjep taksapaguesit shqiptarë. Iu bëj thirrje të gjithë qytetarëve të ngrihen të tërë, “ tha ai./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

FOTOLAJM/ Pankartat pikante në protestën e 76: Sorros na vjen keq, por ky nuk është vendi yt

Revolta kundër Ramës në ditën e 76/ Diaspora u bashkohet

TIRANË- Protesta e 76-të radhazi kundër qeverisë së Edi Ramës është shoqëruar me pankarta me mesazhe të forta. Në një prej pankartave shkruhet: Sorros na vjen keq, por ky nuk është vendi yt.

Revolta kundër Ramës në ditën e 76/ Diaspora u bashkohet

Një tjetër i referohet qëndresës së gjatë të protestuesve, duke theksuar se kalimi i ditëve nuk ka zbehur kundërshtimin ndaj qeverisë. ‘76 ditë, koha nuk na hesht’, shkruhet në pankartë, duke shprehur vendosmërinë e protestuesve për të vijuar qëndrimin në shesh.

Revolta kundër Ramës në ditën e 76/ Diaspora u bashkohet

Një tjetër mesazh e vendos protestën në një kontekst historik, duke pretenduar se ndryshimi i emrave në politikë nuk ka sjellë ndryshim të mentalitetit të pushtetit. ‘1912-2026. Emrat ndryshojnë, mentaliteti jo. 114 vjet. Boll!’, thuhet në pankartë.

Revolta kundër Ramës në ditën e 76/ Diaspora u bashkohet

Prej 76 ditësht, qytetarët janë mbledhur në kryeqytet me një kërkesë të prerë dhe të panegociueshme: largimin e menjëhershëm të Edi Ramës. Me pankarta në duar e thirrje kundër korrupsionit dhe gjithë klasës politike, qytetarët kanë krijuar një atmosferë tejet të ndezur në qendër të Tiranës. Protestuesit kërkojnë ndryshim të gjithë klasës politike, mesazh të cilën e kanë përcjellë prej 76 ditësh me thirrjen “Rama në burg, Berisha në burg”./Dosja.al

 

3 MUAJ ME PARE

Emigrantja nga Italia i bashkohet protestës: Do jemi në shesh deri në largimin e Ramës

Revolta kundër Ramës në ditën e 76/ Diaspora u bashkohet

TIRANË- Një shqiptare që jeton në Itali i është bashkua protestës në Tiranë, duke treguar se edhe në Itali diaspora proteston çdo javë për situatën në Shqipëri. Gjatë fjalës së saj në sheshin para Kryeministrisë, ajo iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të ngrihen derisa Edi Rama të largohet nga pushteti.

“Jetojmë në Itali më shumë se 30 vjet. Dalim çdo javë në Milano, për Shqipërinë tonë të bukur, flamurin tonë më të bukur. Duhet të mblidhemi të gjithë për këtë vend të bukur. Vijmë duke qeshur, e ikim duke qarë. Edhe pse jemi të mërguar, Shqipëria është zemra jonë. Kam dalë edhe kundër familjes, do të më shikojnë në TV por do të rrezikojmë për Shqipërinë tonë. Të mblidhemi bashkë derisa Edi Rama të lërë vendin. Dje ishte në Dhërmi dhe na ka hequr muzikën se donte relaks,” tha ajo./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

"Vendi ynë duhet të jetë si gjithë Evropa"/ Përlotet emigranti nga Gjermania: Jemi të mërguar, por Shqipërinë s’e kemi harruar

Revolta kundër Ramës në ditën e 76/ Diaspora u bashkohet

TIRANË- Një emigrant nga Gjermania i është bashkuar protestës së qytetarëve kundër qeverisë së Edi Ramës. Gjatë fjalës së tij, ai tha me lot në sy se edhe pse është larguar në emigrim, nuk e ka harruar Shqipërinë. Ai shtoi gjithashtu se Shqipëria duhet të jetë si gjithë Evropa.

“Jemi të mërguar por Shqipërinë tonë nuk e kemi harruar. Liri Shqipëria. Përpara shqiptarët. Duam sistem për shqiptarët. Shqipëria duhet të jetë si gjithë Evropa, atje e ka vendin. Këtu ka korrupsion, të gjitha i ka. Arsyet për largimin ishte se nuk kisha të ardhme," tha emigranti./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

"Sot jemi këtu për të drejtat tona", emigrantja nga Gjermania: Mamaja erdhi për pushime por u sëmur, urgjenca nuk i përgjigjej

Revolta kundër Ramës në ditën e 76/ Diaspora u bashkohet

GJERMANI- Një e re që jeton në Gjermani, me profesion politologe, i është bashkuar protestës së 76 kundër qeverisë Rama. Gjatë fjalës së saj, ajo mori fjalën në protestë, ku tregoi se babai i saj u largua nga vendi për shkak të korrupsionit. E reja përmendi edhe një moment ku mamaja e saj kishte ardhur për pushime në Shqipëri dhe kishte pësuar kriza, por urgjenca nuk i ishte përgjigjur. 

“Mamaja ime sot është në Shqipëri për pak ditë pushime. Por u sëmur. Kishte shumë kriza. I binte numrit të ambulancës dhe askush nuk i përgjigjej. Unë isha në Gjermani shumë në ankth. Nga Gjermania më është dashur të thërras ambulancën për ndihmën e shpejtë për të shpëtuar një jetë. Mamaja ishe vetëm dhe gjëja e parë që më thanë se pse e keni lënë mamanë vetëm,” tha ajo./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

“Edi Rama i pabesë”, protestuesit thirrje njëzëri: Polici këtu na ke, shiko krimin e jo ne

Revolta kundër Ramës në ditën e 76/ Diaspora u bashkohet

TIRANË- Protestuesit i janë afruar godinës së Kryeministrisë me thirrjet "Polici këtu na ke, shiko krimin e jo ne". Gjatë mbërritjes pranë godinës së qeverisë, qytetarët kanë vijuar edhe me thirrjet “Edi Rama i pabesë” dhe "Ju erdhi fundit".

Tubimit të sotëm i janë bashkuar masivisht edhe të rinjtë e ardhur nga diaspora. Diasporës i ka dhënë një tjetër dimension protestës, e cila vijon prej 76 ditësh në Tiranë./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

"Diaspora është këtu"/ Shqiptarët nuk heqin dorë, oshëtin Bulevardi me thirrje kundër qeverisë: Edi Rama jep dorëheqjen 

Revolta kundër Ramës në ditën e 76/ Diaspora u bashkohet

TIRANË- Me thirrjet "Diaspora është këtu" dhe "Edi Rama jep dorëheqjen", qytetarët po marshojnë drejt Kryeministrisë. Tubimit të sotëm i janë bashkuar masivisht edhe të rinjtë e ardhur nga diaspora. 

Diaspora fillimisht është grumbulluar te zona e ish-Stacionit të Trenit në Tiranë, prej nga ku kanë nisur marshimin drejt Sheshit “Skënderbej” dhe më pas drejt Kryeministrisë.

Prej 76 ditësht, qytetarët janë mbledhur në kryeqytet me një kërkesë të prerë dhe të panegociueshme: largimin e menjëhershëm të Edi Ramës. Protestuesit kërkojnë gjithashtu ndryshim të gjithë klasës politike, mesazh të cilën e kanë përcjellë prej 76 ditësh me thirrjen “Rama në burg, Berisha në burg”./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Emigrantja nga SHBA i bashkohet protestës së 76 kundër qeverisë: Kam lindur atje, por ndjej të jem këtu mes jush

Revolta kundër Ramës në ditën e 76/ Diaspora u bashkohet

TIRANË- Një emigrante nga SHBA-ja i është bashkuar protestës kundër qeverisë. Ajo deklaroi se ka lindur atje por shtoi se ndan të njëjtat dhimbje me shqiptarët që jetojnë në Shqipëri. E reja tregoi se është rritur me përjetimet e prindërve të saj në Shqipëri. 

“Edhe pse jemi larg, ndajmë të njëjtat dhimbje si shqiptarët këtu. Ndjejmë përgjegjësi dhe detyrim të jemi këtu sot për të treguar se ju mbështesim. Në Nju-Jork janë bërë 8 protesta. Janë organizuar tubime edhe në Boston, Uashington e Florida”, tha ajo./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

"Partitë që kanë sunduar janë të korruptuara dhe komuniste"/ Emigranti: Rama të japë dorëheqjen bashkë me kabinetin e tij mashtrues

Revolta kundër Ramës në ditën e 76/ Diaspora u bashkohet

TIRANË- Një emigrant nga Italia ka deklaruar në ditën e 76 të protestës se Shqipëria është bërë më keq nga të gjitha anët në këto 36 vite. Ai tha se do të qëndrojnë në shesh në mbështetje të qytetarëve që qëndrojnë në Shqipëri derisa Edi Rama të japë dorëheqjen bashkë me kabinetin e tij.

“Kam në emigrim 35 vite. Kemi 36 vite që Shqipëria është më keq nga të gjitha anët. Sidomos kohët e fundit. Unë si person them se tre partitë që kanë sunduar në Shqipëri në 36 vjet, PD, LSI, PS janë të treja të korruptuara, mafioze dhe komuniste. Prandaj jam i lumtur që sot jam në Tiranë bashkë me diasporën nga Gjermania, Franca e SHBA dhe të mbështesim deri në ditën e fundit që Rama të japë dorëheqjen bashkë me qeverinë e tij mashtruese”, tha ai./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Revolta kundër Ramës në ditën e 76/ Nis grumbullimi i protestuesve, diaspora marshon drejt Kryeministrisë

Revolta kundër Ramës në ditën e 76/ Diaspora u bashkohet

TIRANË- Protestuesit janë mbledhur sot në protestën e 76-të radhazi për largimin e Kryeministrit Edi Rama. Tubimit të sotëm i janë bashkuar masivisht edhe të rinjtë e ardhur nga diaspora. Të rinjtë e ardhur nga jashtë vendit janë grumbulluar fillimisht te zona e ish-Stacionit të Trenit në Tiranë, prej nga ku kanë nisur marshimin drejt Sheshit “Skënderbej” dhe më pas drejt Kryeministrisë.

Prej 76 ditësht, qytetarët janë mbledhur në kryeqytet me një kërkesë të prerë dhe të panegociueshme: largimin e menjëhershëm të Edi Ramës. Me pankarta në duar e thirrje kundër korrupsionit dhe gjithë klasës politike, qytetarët kanë krijuar një atmosferë tejet të ndezur në qendër të Tiranës.

Protestuesit kërkojnë ndryshim të gjithë klasës politike, mesazh të cilën e kanë përcjellë prej 76 ditësh me thirrjen “Rama në burg, Berisha në burg”. "Edi Rama jep dorëheqjen", "Edi Rama në burg", "O Erion o legen prite Ramën se po vjen", "Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve!”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria kërkon revolucion” dhe "Ju erdhi fundi", janë disa nga thirrjet kryesore që protestuesit kanë brohoritur në kor./Dosja.al

protesta kunder qeverise

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin