Nuk ndalet revolta/ Qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë, tensione dhe përplasje me policinë
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Lëvizje në Bashkinë e Tiranës/ Veliaj firmos shkarkimin e dy drejtuesve, në pikëpyetje edhe e ardhmja e drejtoresh&...
Ironia e studentëve protestues/ Improvizojnë manekinin me fotografinë e Ramës, tentojnë ti vënë flakën 21 ...
• Protestuesit janë mbledhur këtë të hënë në protestën e 93-të radhazi për largimin e Kryeministrit Edi Rama. • Fillimisht qytetarët janë mbledhur në Sheshin “Skënderbej” dhe më pas kanë marshaur drejt kryeministrisë, aty ku dhe kanë mbajtur fjalimet e tyre. • Prej 93 ditësht, qytetarët janë mbledhur në kryeqytet me një kërkesë të prerë dhe të panegociueshme: largimin e menjëhershëm të Edi Ramës. • Protestuesit kërkojnë ndryshim të gjithë klasës politike, mesazh të cilën e kanë përcjellë prej 93 ditësh me thirrjen “Rama në burg, Berisha në burg”. • Pas përfundimt të fjalimeve para kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës. • Gjatë gjithë itinerarit të marshimit, nga turma dëgjohen thirrje të njëpasnjëshme e me tone të ashpra drejtuar kryeministrit dhe anëtarëve të kabinetit qeveritar. • "Arrestoni Ramën", "Edi Rama jep dorëheqjen", "Edi Rama në burg", "O Erion o legen prite Ramën se po vjen", "Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve!”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria kërkon revolucion” dhe "Ju erdhi fundi", janë disa nga thirrjet kryesore që protestuesit kanë brohoritur në kor.
8 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Protestuesit kanë përfunduar fjalimet e tyre përballë Kryeministrisë dhe kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës. Nën thirrjet "Shqipëria e shqiptarëve, vdekja e tradhëtarëve", "Rama jepe dorëheqjen" qytetarët kanë nisur marshimin.
Protesta nisi në fillim si një kërkesë për anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura ndërsa më vonë mori përmasa më të mëdha, nga dorëheqja e panegociueshme e kryeministrit Edi Rama deri te rrëzimi i gjithë sistemit./Dosja.al
TIRANË- Një protestues pjesëmarrës në ditën e 93-të të protestës qytetare ka deklaruar se rrëzimi i kryeministrit Edi Rama është vetëm fillimi dhe hapi i parë i një procesi të ri.
Sipas tij, edhe nëse Kryeministri do të gjejë një zgjedhje të jashtëzakonshme për tu 'ringritur' nuk do të funksionojë sepse qëllimi i protestës është ndërrimi i sistemit dhe jo vetëm emri i kryeministrit.
“Kjo nuk është një protestë vetëm për rrëzimin e Edi Ramës. Rrëzimi i Edi Ramës është fillimi i procesit që do të vijë më pas dhe rrëzimi i Ramës është hapi i parë.
Në rast se Edi Rama bie dhe nxiton të thërrasë zgjedhje të jashtëzakonshme, ne do të jemi përsëri këtu. Sepse ne jemi për të ndërruar sistemin dhe jo thjesht emrin e kryeministrit,” deklaroi ai./Dosja.al
TIRANË- Një pensionit pjesëmarrës në ditën e 93-të të protestës qytetare në Tiarnë ka folur në lidhje me kontributin që ka dhënë për vendin dhe pensionin që merrë.
Në fjalën e tij ai është shprehur se ka punuar me Kombinatin Metalurgjik dhe pensioni që ka është për të ardhur keq. Ai thekson se njësoj si ai janë edhe shumë pensionist të tjerë të cilëve ato para nuk mjaftojnë për çmimet që janë në vend. Ai u bënë thirrje të gjithëve që të lënë kafenet dhe të bashkohen në shesh derisa qeveria të bjerë.
“Jam një pensionist, kam punuar me Kombinatin Metalurgjik. Marr një pension prej 98 mijë lekësh të vjetra. Është turp! Janë shumë pensionistë me këto pensione. Ku do të shkojmë? Çfarë do të bëjmë në shtëpi, të bëhemi lypësit e fëmijëve? Ky pension mund të vlente në kohën e diktaturës, po tani me këto çmime si t’ia bëjmë?
Të mos rrijmë kafeneve, të rrijmë këtu! Të ngujohemi, të mos e lëmë sheshin. Jo në shtëpi, nuk kemi çfarë bëjmë në shtëpi! Ngujim natë e ditë deri sa qeveria të bjerë! Jemi shumë pensionistë, të vijmë të gjithë këtu sepse jemi bërë lypës. Turp i madh!”, u shpreh ai./Dosja.al
TIRANË- Protesta qytetare në Tiran ka shnuar ditën e 93-të të revoltës qytetare. Gjatë mbledhjes dhe organizimit të qytetarëve përball godinës së Kryministrisë një protestuese ka folur në lidhje me situatn në vend.
Sipas saj, në vendin tonë duhet të ekzistojë një sistem arsimor që e lehtëson dhe përmirëson arsimimin në vend duke mos e parë largimin jashtë si mundësi. Më tej ajo ka thënë se duhet të ekzistojë meritokracia ku çdokush duhet të marrë atë që meriton, duke vazhduar më tej te sistemi shëndetësor i cili sipas saj nuk funksionon nëse qytetarët nuk nxjerrin lekë nga xhepat për të marrë shërbimet.
Në fund të fjalës së saj ajo u shpreh se ka shum arsye për të dalë në protestë, dhe qëndresa qytetare do të vijojë derisa misioni të përmbushet dhe qeveria të largohet.
“Në një Shqipëri të re dhe të lirë duhet të kemi një sistem arsimor ku fëmijët tanë të arsimohen me krenari dhe jo ku prindërit të shohin ku t’i dërgojnë jashtë shtetit. Na duhet një sistem meritokracie ku ai që e meriton të marrë vendin e punës. Duhet të kemi sistem shëndetësor ku mjekët të mos i shohin pacientët nga xhepat dhe pacientët të mos tmerrohen kur janë sëmurë.
Duhet një Shqipëri ku e drejta të triumfojë dhe ku prona të shkojë te ai që i takon, e të mos jetë haraç për nderet e radhës së qeverisë. Këto e shumë të tjera janë arsyet që na mbledhin në shesh. Shtatori do të na gjejë më të bashkuar, më të shumtë në numër dhe gati për aksionin e radhës derisa qeveria të largohet,” deklaroi protestuesja./Dosja.al
TIRANË- Protesta në Tiranë ka shënuar 93 ditë qëndrese qytetare. Protestuesit kanë dalë në shesh për tju bashkuar marshimit drejt Kryeministrisë në të cilën do të mbahen fjalime.
Një protestues ka deklaruar se situata e zjarreve në vend është e qëllimshme. Ai ka cituar zjarret në Pukë, për të cilat është shprehur se zjarret në të janë të qëllimshme për të shpallur tokën joproduktive. Protestuesi deklaroi se e gjithë kjo është bërë për të djegur tokën në mënyrë që të bëhen biznese.
“Ai është shkaku i zjarreve jo vetëm në Pukë, por në gjithë Shqipërinë. Unë jam rritur në Pukë dhe e njoh mirë. Duhet të dini se Puka ka 3500 vite aty dhe nuk u dogj; nga u dogj aty tani?
Pikërisht për të shpallur tokën joproduktive dhe të bëjnë parqe eolike për të prodhuar energji. U dogj pylli që të bëhet biznes,” u shpreh ai./Dosja.al
TIRANË- Një emigrant shqiptar që jeton në Suedi i është bashkuar protestës së 93-të kundër qeverisë Rama. Gjatë fjalës së tij, ai theksoi se kishte ardhur posaçërisht në Shqipëri për t’iu bashkuar qëndresës dhe se do të qëndrojë në shesh deri në përfundim të protestës. Emigranti ka renditur edhe disa prej problematikave dhe arsyeve që i ka bërë shqiptarët të dalin në protestë.
"Unë kam 30 vjet që jetoj në Suedi dhe erdha ju bashkova protestës, për arsye se kanë të drejtën e tyre për t’i kërkuar një qeverie të korruptuar, që nuk pyet për njerëzit, për spitalet e për shumë të tjera. Ka shumë arsye për të protestuar. Kam ardhur enkas vetëm për protestën dhe do të qëndroj deri sa të qëndrojë protestuesi i fundit. Kudo që shkojmë, njerëzit ankohen për spitalet, për padrejtësitë që i bën nëpër administrata, për pensionet e ulëta, për qeverinë e keqe, ankohen fermerët. Nuk e kuptoj pse nuk bashkohen fermerët e Korçës, Lushnjës, Vlorës, sepse vetëm ankohen nëpër kafe dhe në klube dhe nuk vijnë këtu ku është mejdani, të vijnë për t’i treguar se ka njerëz ky vend dhe se është i shqiptarëve, jo për ta shitur," tha emigranti nga Suedia./Dosja.al

TIRANË- Protesta qytetare në Tiranë ka shënuar plot 93 ditë qëndresë qytetare. Me pankarta në duar dhe me thirrje "Shqipëri e re", "Hajdut ishe, hajdut ngele" qytetarët kanë nisur marshimin drejt godinës së Kryministrisë në të cilën do të mbahen fjalime nga organizatorët dhe protestuesit.
Sakaq, kërkesat e qytetarëve vijojne të mbeten rrëzimi i klasës politike, dorëheqja e panegociueshme e kryeministrit të vendit Edi Rama si dhe anulimi i ligjit për zonat e mbrojtura./Dosja.al

TIRANË- Protesta qytetare në Tiranë ka hyrë në ditën e 93-të të revoltës qytetare. Ka nisur organizimi i protestuesve në sheshin Skënderbej për të vazhduar më tej marshimin drejt godinës së Kryeministrisë.
Kërkesat e protestuesve janë dorëheqja e panegociueshme e kryeministrit Edi Rama dhe anulimi i ligjit për zonat e mbrojtura. Me pankarta në duar dhe me thirrje drejtuar rrëzimit të klasës politike qytetarët kanë shënuar 93 ditë qëndresë./Dosja.al