LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Shqipëria kërkon revolucion"/ Revolta kundër Ramës në ditën e 95, oshëtin bulevardi: Arrestoni Ramën, lironi qytetarët

• Protestuesit janë mbledhur sot në protestën e 95-të radhazi për largimin e Kryeministrit Edi Rama. • Fillimisht qytetarët janë mbledhur në Sheshin “Skënderbej” dhe më pas kanë marshuar drejt kryeministrisë, aty ku dhe kanë mbajtur fjalimet e tyre. • Protestuesit kërkojnë ndryshim të gjithë klasës politike, mesazh të cilën e kanë përcjellë prej 95 ditësh me thirrjen “Rama në burg, Berisha në burg”. • Pas përfundimt të fjalimeve para kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës. • Me thirrje të njëpasnjëshme kundër Ramës dhe kërkesën e prerë për lirimin e 14 protestuesve të arrestuar një natë më parë, turma po përparon e organizuar, duke paralajmëruar rrethimin e selisë së qeverisë sërish. • Organizatorët dhe aktivistët kanë paralajmëruar për të vijuar skenarin e ndjekur gjatë ditës së djeshme ku bllokuan hyrjet kryesore përgjatë kohës që Rama ndodhej brenda në zyrë. • Konkretisht, në protestën e djeshme në 1 shtator, protestuesit ndryshuan skenarin e revoltës qytetare. • Protestuesit fillimisht u mblodhën në hyrjen e Kryeministrisë dhe bllokuar daljen, pasi kryeministri Edi Rama ndodhej në ambientet e Kryeministrisë. • Para ambienteve të institucionit u vendos menjëherë edhe një numër i madh i efektivë të policisë. Teksa protestuesit po i afroheshin derës së Kryeministrisë, qytetarët u përplasën edhe me policinë, ku pasi edhe arrestime. • "Arrestoni Ramën", "O Ergys o legen prite Ramën se po vjen", “Edi Rama frikacak”, "Dorëheqje, ju erdhi fundi", "Policia e krimit", "Edi Rama jep dorëheqjen", "Edi Rama në burg", "O Erion o legen prite Ramën se po vjen", "Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët” dhe “Shqipëria kërkon revolucion”, janë disa nga thirrjet kryesore që protestuesit kanë brohoritur në kor.

12 artikuj për këtë temë.

2 MUAJ ME PARE

“Nesër më shumë"/ Mbyllet protesta e 95-të kundër qeverisë, qytetarët në kor: Rama jep dorëheqjen

"Shqipëria kërkon revolucion"/ Revolta kundër

TIRANË- Me thirrjen “Nesër më shumë”, qytetarët kanë mbyllur protestën e 95-të kundër qeverisë, e cila këtë mbrëmje u zhvendos te Komisariati Nr. 3 në rrugën “Mine Peza”. Protestuesit kanë qëndruar për disa orë pranë bllokut të sigurisë, duke kërkuar lirimin e qytetarëve dhe aktivistëve të ndaluar pas tensioneve të mbrëmjes së kaluar.

Gjatë qëndrimit para komisariatit kanë vijuar thirrjet kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, ndërsa një prej kërkesave kryesore të protestuesve ka qenë lirimi i personave të shoqëruar. “Lironi qytetarët” dhe “Rama jep dorëheqjen”, janë ndër thirrjet që kanë jehuar në mbyllje të protestës./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

"Lironi çunat, lironi gocat"/ Protestuesit mbërrijnë te Komisariati Nr. 3: Nuk kemi frikë

"Shqipëria kërkon revolucion"/ Revolta kundër
pamjet

TIRANË- Protestuesit kanë mbërritur pranë Komisariatit Nr. 3, në rrugën “Mine Peza”, aty ku ndodhen qytetarët e arrestuar gjatë protestës së djeshme. “Nuk kemi frikë" dhe “Lironi çunat, lironi gocat", janë disa nga thirrjet që protestuesit kanë bërë në kor.

Gjatë marshimit, protestuesit kanë bërë thirrje të njëzëshme kundër patronazhistëve, ndërsa u janë drejtuar edhe studentëve me një apel për t’iu bashkuar protestës.

Pas përplasjeve të një nate më parë te kryeministria dhe te Komisariatit Nr. 3, u shoqëruan nga policia 14 aktivistë e qytetarë. Të arrestuarit janë: Dritan Goxhaj, Junik Matoshi, Edison Lika, Erlind Almeta, Sokol Bushi, Lulzim Gjini, Valtion Shameti, Florian Manarkolli, Desiderjo Alimucaj, Bora Mitrovica, Arvina Lleshi, Ylli Brahaj, Arben Kola dhe Aumiraldi Dalliu./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Me pankarta, flamuj e flamingo në duar, protestuesit vijojnë marshimin në Tiranë: Dorëheqje

"Shqipëria kërkon revolucion"/ Revolta kundër

TIRANË- Protestuesit po vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, në kuadër të protestës së 95-të kundër qeverisë. Me pankarta, flamuj e flamingo në duar dhe të udhëhequr nga studentët, qytetarët vijojnë lëvizjen në drejtim të rrugës “Mine Peza”, ku ndodhet Komisariati Nr. 3.

Gjatë marshimit, protestuesit kanë bërë thirrje të njëzëshme kundër patronazhistëve, ndërsa u janë drejtuar edhe studentëve me një apel për t’iu bashkuar protestës. "Dorëheqje", “Poshtë patronazhistët!” dhe “Bashkohuni studentë, kombi na thërret!”, janë disa prej thirrjeve që janë dëgjuar gjatë marshimit./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

"Pa rini nuk ka Shqipëri"/ Studentët udhëheqin marshimin në rrugët e Tiranës: Edi Rama, të erdhi fundi

"Shqipëria kërkon revolucion"/ Revolta kundër
pamjet

TIRANË- Me thirrjet "Pa rini nuk ka Shqipëri" dhe "Edi Rama, të erdhi fundi", studentët po udhëheqin marshimin në rrugët e Tiranës. Marshimi po vijon në drejtim të rrugës “Mine Peza”, ku ndodhet Komisariati Nr. 3, ku mbahen prej rreth 24 orësh 14 qytetarë dhe aktivistë të shoqëruar pas tensioneve të mbrëmjes së kaluar.

Studentët kanë përcjellë gjithashtu mesazhin e tyre përmes thirrjes “Pa rini nuk ka Shqipëri!”, ndërsa një tjetër thirrje e protestuesve ka qenë “Lironi shqipet". "Edi Rama në burg", "O Erion o legen prite Ramën se po vjen", "Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët” dhe “Shqipëria kërkon revolucion”, janë disa nga thirrjet kryesore që protestuesit kanë brohoritur në kor./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës, paralajmërojnë sërish rrethimin e Kryeministrisë: Arrestoni Ramën, lironi qytetarët

"Shqipëria kërkon revolucion"/ Revolta kundër

TIRANË- Pas përfundimt të fjalimeve para kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës. Me thirrje të njëpasnjëshme kundër Ramës dhe kërkesën e prerë për lirimin e 14 protestuesve të arrestuar një natë më parë, turma po përparon e organizuar, duke paralajmëruar rrethimin e selisë së qeverisë sërish.

Organizatorët dhe aktivistët kanë paralajmëruar për të vijuar skenarin e ndjekur gjatë ditës së djeshme ku bllokuan hyrjet kryesore përgjatë kohës që Rama ndodhej brenda në zyrë. "Arrestoni Ramën", "Edi Rama jep dorëheqjen", "Edi Rama në burg", "O Erion o legen prite Ramën se po vjen", "Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve!”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria kërkon revolucion” dhe "Ju erdhi fundi", janë disa nga thirrjet kryesore që protestuesit kanë brohoritur në kor./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

"Të largojmë kokën e krimit dhe korrupsionit"/ Protestuesi: Rama nuk ka parë gjë akoma! Më 7 shtator, të rrethojmë të gjithë Kryeministrinë

"Shqipëria kërkon revolucion"/ Revolta kundër

TIRANË- Një protestues ka bërë thirrje që më 7 shtator, kur shënohen 100 ditë protestë, të bllokojnë dhe të rrethojnë të gjithë godinën e Kryeministrisë. Gjatë fjalës së tij, ai ka komentuar edhe bllokadën e djeshme, ku theksoi se kryeministri Edi Rama, duke iu referuar si koka e krimit dhe korrupsionit, nuk ka parë gjë akoma.

“Në ditën e 94, i dolëm përballë Ramës, kokës së krimit dhe i treguam se nuk ikim derisa të ikësh ti. Sot mesa duket është kujdesur të ikë nga zyra para se të vijmë ne. Kështu që të gjithë duhet të jemi gati në çdo moment e ditë që kur ta shohim si kokën e krimit dhe korrupsionit, është detyra qytetare që t’i dalim para dhe t’i tregojmë se nuk kemi frikë. Dje u detyrua të ikë si mi. Ne do të qëndrojmë derisa ai dhe qeveria e tij të largohet. Dua t’i them Edi Ramës se ajo që ke parë për 95 ditë, ajo që ke parë dje, nuk është asgjë sepse nuk ke parë asgjë akoma. 7 shtator në 100 ditëshin e kësaj rezistence paqësore, i bëj thirrje çdo shqiptari që jo vetëm të bllokojnë hyrjen e kryeministrisë, por ta rrethojnë të gjithën. Nëse dje i bllokuam hyrjen kur ai u largua si mi duke rrethuar të gjithë kryeministrinë, ai mund të largohet me një helikopter për të mos u kthyer më. Ne e kemi me Edi Ramën si koka e krimit dhe korrupsionit jo me institucionin”, tha ai./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

FOTOLAJM/ Studentët iu bashkohen protestuesve në shesh, thirrje në kor: Pa rini nuk ka Shqipëri

"Shqipëria kërkon revolucion"/ Revolta kundër
pamjet

TIRANË- Studentët i janë bashkuar qytetarëve në bulevard në protestën e 95-të kundër qeverisë Rama. Me pankartat “Bashkohuni studentë, kombi na thërret” dhe “Studentët janë këtu”, ata marshuan nga Universiteti Politeknik drejt kryeministrisë.

"Shqipëria kërkon revolucion"/ Revolta kundër

Teksa po iu bashkoheshin protestuesve, qytetarët brohorisnin “Pa rini nuk ka Shqipëri”. "Arrestoni Ramën", "Edi Rama jep dorëheqjen", "Edi Rama në burg", "O Erion o legen prite Ramën se po vjen", "Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve!”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria kërkon revolucion” dhe "Ju erdhi fundi", janë disa nga thirrjet kryesore që protestuesit kanë brohoritur në kor./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

"Rama u largua si skuth nga zyra"/ Përplasjet te Kryeministria, protestuesi: Do i kthehen bumerang poshtërsitë e tij

"Shqipëria kërkon revolucion"/ Revolta kundër
Meçan Zotaj

TIRANË- Aktivisti Meçan Zotaj ka komentuar protestën e mbrëmjes së kaluar dhe përplasjet mes protestuesve dhe policisë. Gjatë fjalës së tij, Zotaj akuzoi kryeministrin Edi Rama se është larguar nga Kryeministria nën masa sigurie si skuth, nga ana tjetër e zyrës së tij. Ai bëri thirrje për zgjerimin e mosbindjes civile, ndërkohë ftoi qytetarët për një pjesëmarrje më të madhe në protesta.

"Mirë se kemi ardhur në ditën e 95-të të rezistencës sonë kundër sistemit mafioz shtetëror. Mbrëmë ka qenë një nga ditët më të bukura të revolucionit, të kësaj proteste, kur miu u sul në qarkun e vetë. Populli i tregoi se ai nuk mund të kalojë rrugën gjithmonë, sepse është një tradhtar që bën pazare me trojet tona, si ta ketë çifligun e babait të tij. Gjatë kohës që ne jemi shtyrë fuqishëm me policinë që mbron kriminelin dhe tradhtarin Edi Rama, ai ka dalë si skuth nga krahu i piramidës, me një automjet të Gardës. Kanë arrestuar 14 nga protestuesit tanë rezistues. Pas largimit tonë për të vajtur dhe mbështetur djemtë tanë në stacionet policore, të arrestuar dhunshëm dhe padrejtësisht, atëherë ka dalë eskorta e kriminelit për t’u bashkuar në vilat e Surrelit.

Dashakeqët e protestës, delirantët, patronazhistët, analistët, banalistët dhe lëpirësit e pushtetit janë munduar me çdo formë të luftojnë protestën, lëvizjen tonë për çlirimin e ardhur nga kthetrat e mafies. Por populli sot po tregon që ne nuk jemi të lehtë të biem në kurthet e delirantëve dhe të lëpirësve të pushtetit, sepse ky popull ka dinjitet. Këta njerëz janë heronjtë e 95 ditëve dhe në vazhdim, për t’i thënë boll korrupsionit dhe krimit. Ne jemi Shqipëria, shqiptarët, që na është thurur kënga për breza dhe vite për dinjitet dhe jo për servilizëm, si ata që zgjedhin rrugë minjsh për t’u larguar nga zyrat e pushtetit. Të mblidhemi në këtë mosbindje, të jemi edhe më shumë, të bllokojmë në një shkallë të caktuar të gjitha arteriet e shtetit, sepse ata kanë bllokuar jetët tona. Jini të përgatitur, se i kemi lutur me ditë dhe muaj të tërë, me mënyrat më paqësore të mundshme. Talljet dhe orvatjet që kanë bërë do t’u kthehen bumerang dhe do të ballafaqohen me poshtërësitë e tyre," tha Meçan Zotaj./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

"Prangat duhet t’ua vendosni atyre që janë në qeveri", aktivistja: Ne do të protestojmë derisa t’i shporrim njëherë e mirë

"Shqipëria kërkon revolucion"/ Revolta kundër
Luçiana Kokaj

TIRANË- Aktivistja Luçiana Kokaj, gjatë fjalës së saj u ndal edhe te arrestimi i 14 qytetarëve në protestën e një dite më parë. Kokaj u shpreh se policia duhet të arrestojë anëtarët e qeverisë së Edi Ramës dhe jo ata që po luftojnë përditë për të shpëtuar vendin nga ata. Ajo theksoi se do të qëndrojnë në shesh derisa të bëjnë të mundur largimin e qeverisë. 

“Kanë arrestuar motrat e vëllezërit tanë, por nuk i trembin me arrestime. Ata që ju arrestoni, siç duhet të arrestoni ata që janë në qeveri dhe na kanë grabitur prej vitesh, sot janë heronjtë tanë. Ata që dhanë urdhrat e arrestimit janë turp i kombit tonë. Ata janë heronjtë tanë. Që mbrëmë, sot e në vazhdim, zemrat tona janë me ta. Ne do të protestojmë edhe për ata derisa kjo qeveri e korruptuar të shporret njëherë e mirë,” tha ajo./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

“SPAK të reagojë"/ Emigranti nga SHBA-ja i bashkohet protestës: Rama ka shpopulluar vendin, nëse ka një fije burrëri të jap dorëheqjen

"Shqipëria kërkon revolucion"/ Revolta kundër

TIRANË- Një emigrant shqiptar që jeton në SHBA i është bashkuar protestës në Tiranë. Gjatë fjalës së tij, ai ka shprehur mbështetjen e tij për qytetarët që prej 95 ditësh vijojnë protestën kundër qeverisë. Ai kritikoi gjithashtu kryeministrin Edi Rama, duke e akuzuar se ka shpopulluar vendin, ndërkohë i bëri thirrje SPAK-ut të reagojë.

"Duhet ta mbështesim protestën deri në finale, deri në dorëheqjen e Edi Ramës. Unë jetoj në SHBA dhe kam mbështetur çdo protestë atje, kam ardhur edhe këtu për të mbështetur. Sepse Edi Rama, Ramoviçi, më vjen turp që është kryeministri ynë, ka boshatisur të gjithë vendin, nuk ka më njerëz. Vetëm patronazhistët jetojnë këtu? I drejtohem SPAK-ut, nëse ka një farë ndershmërie dhe një farë sinqeriteti, reagoni. Mos i lini njerëzit nëpër sheshe, nëpër diell. I ka faktet, ne i shohim përditë. Shqipëria është e vogël. Zoti e bekoftë Shqipërinë pa Edi Ramën, nëse e ka një fije burrërie, të japë dorëheqjen," tha emigranti nga SHBA./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Revolta kundër Ramës në ditën e 95/ I riu bën thirrje për mosbindje civile: T’i tregojmë pushtetit se Shqipëria s’mund të trajtohet si pronë private

"Shqipëria kërkon revolucion"/ Revolta kundër

TIRANË- Gjatë grumbullimit të qytetarëve në shesh, një i ri ka bërë thirrje për mosbindje civile. Ai ka theksuar se qytetarët, kudo që janë, duhet të bllokojnë të gjitha rrugët që të largojnë qeverinë e Edi Ramës.

Në fund, protestuesi shprehet se qytetarët duhet të bëjnë rezistencë dhe t’i tregojnë këtij pushteti se nuk mund ta trajtojnë Shqipërinë, policinë, shtetin dhe kombin si një pronë private.

“Unë mendoj se duhet të kalojmë në mosbindje civile, të bllokohen rrugët. Të bllokojnë akset kryesore. Edhe njerëzit nëpër rrethe të dalin. Flaka të përhapet dalëngadalë për një mosbindje civile qytetare paqësore. Të bëjmë rezistencë dhe t’i tregojmë këtij pushteti se nuk mund ta trajtojnë Shqipërinë, policinë, shtetin dhe kombin si një pronë private”, tha ai./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Revolta kundër Ramës në ditën e 95, qytetarët nisin grumbullimin në shesh: Ju erdhi fundi 

"Shqipëria kërkon revolucion"/ Revolta kundër

TIRANË- Protestuesit janë mbledhur këtë të hënë në protestën e 95-të radhazi për largimin e Kryeministrit Edi Rama. Fillimisht qytetarët janë mbledhur në Sheshin “Skënderbej” dhe më pas pritet të marshojnë drejt kryeministrisë. Përpara godinës qeveritare pritet të mbahen edhe fjalimet kryesore të protestës, ku aktivistët do të artikulojnë kërkesat e tyre të përditshme, duke insistuar në dorëheqjen e kreut të qeverisë.

Protestuesit kërkojnë ndryshim të gjithë klasës politike, mesazh të cilën e kanë përcjellë prej 95 ditësh me thirrjen “Rama në burg, Berisha në burg”. Ndërkohë, në protestën e djeshme në 1 shtator, protestuesit ndryshuan skenarin e revoltës qytetare. Protestuesit fillimisht u mblodhën në hyrjen e Kryeministrisë dhe bllokuar daljen, pasi kryeministri Edi Rama ndodhej në ambientet e Kryeministrisë.

Para ambienteve të institucionit u vendos menjëherë edhe një numër i madh i efektivë të policisë. Teksa protestuesit po i afroheshin derës së Kryeministrisë, qytetarët u përplasën edhe me policinë, ku pasi edhe arrestime.

"Arrestoni Ramën", "O Ergys o legen prite Ramën se po vjen", “Edi Rama frikacak”, "Dorëheqje, ju erdhi fundi", "Policia e krimit", "Edi Rama jep dorëheqjen", "Edi Rama në burg", "O Erion o legen prite Ramën se po vjen", "Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët” dhe “Shqipëria kërkon revolucion”, janë disa nga thirrjet kryesore që protestuesit kanë brohoritur në kor./Dosja.al

protesta kunder qeverise

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin