LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Riatdhesohen 5 shqiptarë nga kampi Al-Hol, mes tyre 3 fëmijë, Hajrie Taushani dhe Myrvete Dibra, Rama: Vijon përpjekja për pjesën e mbetur

• Pesë shqiptarë, gra dhe fëmijë, janë riatdhesuar nga Siria dhe kanë mbërritur në Tiranë pak pas mesnatës së 26 gushtit. • Në mesin e të riatdhesuarve ndodhet edhe 79-vjeçarja Hajrie Taushani, e cila kishte udhëtuar drejt Sirisë pas humbjes së djalit të saj, i cili ishte larguar drejt këtij vendi për t’iu bashkuar formacioneve të ISIS-it. • Ajo kishte shkuar për të marrë dhe për t’u kujdesur për nipërit e saj. • Pas rënies së strukturave territoriale të ISIS-it, Taushani kishte mbetur në kampin Al-Hol, ku ka jetuar në kushte të vështira. • Gjatë qëndrimit në kamp, ajo vijoi të kujdesej për fëmijë të mitur, përfshirë edhe dy fëmijë jetimë që ndodheshin nën kujdesin e saj. • Mes të riatdhesuarve është edhe Myrvete Dibra, e cila prej vitesh ndodhej në kampet siriane së bashku me vajzat e saj. • Në vitet e kaluara ajo dhe fëmijët e saj ndodheshin në kampin Al-Hol dhe më pas në kampin Roj, ndërsa familjarët e saj kishin bërë vazhdimisht thirrje për rikthimin e tyre në Shqipëri. • Pas mbërritjes në Shqipëri, pesë shtetasit do t’i nënshtrohen kontrolleve shëndetësore dhe vlerësimeve psikosociale.

4 artikuj për këtë temë.

2 MUAJ ME PARE

Riatdhesimi shqiptarëve nga Siria/ Kryeministri Rama: Vijon përpjekja për pjesën e mbetur

Riatdhesohen 5 shqiptarë nga kampi Al-Hol, mes tyre 3
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri i vendit Edi Rama ka reaguar pas riatdhesimit të pesë qytetarëve shqiptarë nga Siria. Në një postim në rrjetet sociale, ai ka njoftuar se përpjekja për riatdhesimin e pjesës tjetër të mbetur atje po vazhdon, dhe e ka cilësuar atë si një detyrim njërëzon për garantimin e mbrojtjes nga institucionet shqiptare.

Mësohet se, personat e riatdhesuar do ti nënshtrohen paraprakisht kontrolleve të nevojshme shëndetësore dhe psikosociale para se të vijojë procesi i akomodimit të tyre./Dosja.al 

 
2 MUAJ ME PARE

U riatdhesuan ditën e sotme/ Mes shqiptarëve ndodhej dhe Hajrie Taushani, e moshuara që shkoi për tu kujdesur për nipërit e saj

Riatdhesohen 5 shqiptarë nga kampi Al-Hol, mes tyre 3
Roatdhesimi

TIRANË- Pesë shqiptarë, mes tyre tre fëmijë dhe një 79-vjeçare, janë riatdhesuar nga Siria dhe kanë mbërritur në Tiranë pak pas mesnatës së 26 gushtit. Pamjet e mbërritjes në Tiranë tregojnë momentet e kthimit të tyre në Shqipëri, pas përfundimit të operacionit të riatdhesimit të koordinuar nga autoritetet shqiptare dhe institucionet e vendeve të përfshira në këtë proces.

Mes të riatdhesuarve është edhe 79-vjeçarja Hajrie Taushani. Ajo kishte udhëtuar drejt Sirisë pas humbjes së djalit të saj, i cili ishte larguar drejt këtij vendi për t’iu bashkuar formacioneve të ISIS-it. Taushani kishte shkuar për të marrë dhe për tu kujdesur për nipërit e saj.

Pas rënies së strukturave territoriale të ISIS-it, 79-vjeçarja kishte mbetur në kampin Al-Hol, ku ka jetuar në kushte të vështira, ndërsa vijonte të kujdesej për fëmijë të mitur, përfshirë edhe dy fëmijë jetimë që ndodheshin nën kujdesin e saj.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bëri me dije se operacioni u realizua në koordinim me përfaqësitë diplomatike dhe konsullore shqiptare, si dhe autoritetet e vendeve të tjera të përfshira. Pas mbërritjes në Shqipëri, pesë shtetasit do t’i nënshtrohen kontrolleve shëndetësore dhe vlerësimeve psikosociale, përpara se të vijojë procesi i akomodimit, rehabilitimit dhe riintegrimit të tyre./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Pesë shqiptarë u riatdhesuan nga kampet e Sirisë, momenti kur mbërrijnë në aeroportin e Rinasit

Riatdhesohen 5 shqiptarë nga kampi Al-Hol, mes tyre 3
Pamjet

TIRANË- Pesë shqiptarët, gra dhe fëmijë, mbërritën pak pas mesnatës së 26 gushtit në Tiranë, pas përfundimit të operacionit të riatdhesimit. Në pamjet e siguruara shihet momenti i mbërritjes së tyre në Rinas rreth orës 01:20 të natës. 

Pas përfundimit të procedurave, ata do t’i nënshtrohen kontrolleve shëndetësore dhe vlerësimeve psikosociale. Në vijim do të nisë procesi i akomodimit, rehabilitimit dhe riintegrimit të tyre në shoqëri.

2 MUAJ ME PARE

Operacion riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria, Ministria e Jashtme: Erdhën 5 persona, mes tyre gra dhe fëmijë

Riatdhesohen 5 shqiptarë nga kampi Al-Hol, mes tyre 3
Ministria e Jashtme

TIRANË- Pesë shqiptarë, gra dhe fëmijë, janë riatdhesuar nga Siria dhe kanë mbërritur në Shqipëri pak pas mesnatës së 26 gushtit. Riatdhesimi është realizuar në kuadër të një operacioni të koordinuar mes institucioneve shqiptare, përfaqësive diplomatike dhe konsullore shqiptare, si dhe autoriteteve të vendeve të përfshira në proces.

Pas mbërritjes në Tiranë, pesë të riatdhesuarit do t’i nënshtrohen kontrolleve shëndetësore dhe vlerësimeve psikosociale, në përputhje me procedurat e parashikuara për raste të tilla. Më pas, autoritetet do të vijojnë me procesin e akomodimit, rehabilitimit dhe riintegrimit të tyre në shoqëri.

Njoftimi i Plotë:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se, më 26 gusht 2026, përfundoi operacioni për riatdhesimin vullnetar nga Siria të pesë shtetasve shqiptarë, nga të cilët gra e fëmijë. Operacioni është kurorëzim i një pune të gjatë dhe të kujdesshme, që kërkoi koordinim të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve shqiptare, përfaqësive tona diplomatike dhe konsullore, si dhe autoriteteve të vendeve të përfshira.

Riatdhesimi i shtetasve shqiptarë nga zona të prekura nga konflikti është shprehje e përgjegjësisë së shtetit për mbrojtjen e qytetarëve të vet, edhe në rrethana të vështira dhe komplekse. Kthimi i tyre në atdhe përmbyll një fazë të rëndësishme të këtij procesi, por jo përgjegjësinë institucionale ndaj tyre. Pas mbërritjes në Shqipëri, shtetasve të riatdhesuar do t’u ofrohet asistenca e nevojshme dhe do të kryhen vlerësimet shëndetësore dhe psikosociale. Institucionet përgjegjëse do të vijojnë në mënyrë të koordinuar punën për akomodimin, rehabilitimin dhe riintegrimin e tyre në shoqëri.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme falënderon institucionet dhe strukturat shqiptare të angazhuara në këtë proces, si dhe autoritetet e huaja, veçanërisht ato siriane, që mundësuan përfundimin e procedurave dhe tranzitin e sigurt të shtetasve. Realizimi i operacionit dëshmon rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe të veprimit të bashkërenduar në përmbushjen e përgjegjësive të shtetit ndaj qytetarëve të tij.

Task-Forca ndërinstitucionale do të vijojë punën si për ndjekjen e plotë të procesit të rehabilitimit dhe riintegrimit, ashtu edhe për riatdhesimin e shtetasve të tjerë shqiptarë, sa herë që krijohen kushtet e nevojshme për kthimin e tyre të sigurt./Dosja.al

hajrie taushani myrvete dibra riatdhesohen 5 shqiptare

Sondazh

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë