LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Kapen 522 mijë € në Durrës! Erdhën nga Italia, pranga pronarit e 2 ndihmësve, Çela 'përsëritës'

• Sekuestrohen 522 mijë euro në Portin e Durrësit. Paratë ishin nisur nga Bari i Italisë me një autobus. Kontrolli me skaner në Portin e Durrësit zbuloi gjashtë qeset e mbushura me para në impiantit e kondicionerit në tavanin e mjetit. Bashkë me paratë janë sekuestruar edhe mallra të kontrabanduara (kafe, cigare, pije alkoolike, ilaçe, karroca për fëmijë, elektroshtëpiake dhe veshmbathje). • Paratë janë sekuestruar, ndërkohë që mësohet se Elidon Çela, pronari i kompanisë së transportit “Buon Aventura” është vënë në pranga bashkë me dy ndihmësit e tij. D. K., 36 vjeç, banues në Tiranë dhe A. C., 32 vjeç, banues në Elbasan. Ata po merren në pyetje dhe ende nuk është zbardhur dëshmia e tyre. Nuk dihet në duart e kujt do të përfundonin paratë dhe se cili ishte burimi i tyre. • Kjo nuk është hera e parë që kompania e transportit që ka në pronësi Elidon Çela, “Buon Aventura” është kapur në shkelje të ligjit. Edhe më herët kompania është futur nën hetim nga policia dhe janë zbuluar shumë parash, në sasi më të vogla, por të padeklaruara gjithashtu. Për këtë arsye, kompania është mbajtur nën vëzhgim dhe gjatë kontrollit të sotëm u gjetën 6 qeset me euro.

6 artikuj për këtë temë.

4 VITE ME PARE

VIDEO/ Jo vetëm 522 mijë euro! Me autobusin erdhën kontabandë dhe rroba, te brendshme, cigare e alkool, dalin pamjet

Kapen 522 mijë € në Durrës! Erdhën nga Italia, pranga
Mallrat e sekuestruara

DURRËS- Pamjet që po shikoni tregojnë paratë dhe mallrat e sekuestruara në Portin e Durrësit, të cilat u gjetën brenda një autobusi që erdhi me traget nga Itali. Bëhet fjalë për 522 mijë euro, rroba, të brendshne, raki, cigare e shumë produkte të tjera. Në kuadër të këtij operacioni u vu në pranga pronari i linjës së transportit, "Buon Aventura" që ishte gjithashtu në rolin e shoferit, Elidon Çela bashkë me dy persona të tjerë. Hetimet vijojnë dhe nuk dihet ende se në duart e kujt do të përfundonin këto para. 

4 VITE ME PARE

Operacioni në Durrës! Në autobus u gjetën 522 mijë euro, pranga biznesmenit Çela dhe dy të tjerëve

Kapen 522 mijë € në Durrës! Erdhën nga Italia, pranga
Autobusi

DURRËS- Ka përfunduar numërimi i parave që u sekuestruan në Portin e Durrësit. Në njoftimin përfundimtar bëhet me dije se në total janë gjetur 522 mijë euro në impiantin e kondicionerëve në autobusin që erdhi me traget nga Italia. bashkë me paratë janë sekuestruar edhe mallra të kontrabanduara (kafe, cigare, pije alkoolike, ilaçe, karroca për fëmijë, elektroshtëpiake dhe veshmbathje). Në njoftim bëhet me dije se është vënë në pranga drejtuesi i automjetit, Elidon Çela dhe dy ndihmësit e tij. D. K., 36 vjeç, banues në Tiranë dhe A. C., 32 vjeç, banues në Elbasan, ndihmësit e drejtuesit të autobusit.

Njoftimi i policisë Durrës –  Operacioni, nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në DVP Durrës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe autoritetet doganore në portin e Durrësit. Sekuestrohen rreth 522 000 euro të padeklaruara dhe mallra të kontrabanduara (kafe, cigare, pije alkoolike, ilaçe, karroca për fëmijë, elektroshtëpiake dhe veshmbathje). Vihen në pranga drejtuesi i autobusit ku u gjetën shuma e eurove dhe mallrat, si dhe 2 ndihmësit e tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, pas një hetimi njëmujor në lidhje me tentativën për të futur një sasi të madhe eurosh të padeklaruara dhe mallra të kontrabanduara, në vendin tonë, kanë organizuar punën dhe në bashkëpunim me Policinë Kufitare të portit të Durrësit dhe autoritetet doganore në këtë port, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Eurot”. Në kuadër të operacionit është ndaluar autobusi i linjës Padova – Lushnjë, me drejtues shtetasin Elidon Çela., 32 vjeç. Gjatë kontrollit paraprak, shërbimet e Policisë kanë konstatuar mallra të ndryshme të dyshuara të kontrabanduara. Autobusi është kthyer për kontroll të specializuar, nga Task Forca permanente që përbehet nga Policia Kriminale e DVP Durrës, Policia Kufitare e portit të Durrësit dhe autoritetet doganore të portit, pasi disponohej informacion nga Policia, se në brendësi të autobusit kishte të fshehura sasi të madha eurosh. Si rezultat i kontrollit të imtësishëm, në pjesën e sipërme të autobusit janë gjetur të fshehura 6 qese plastmasi, brenda të cilave kishte disa pako, me rreth 522 000 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me mallrat e dyshuara të kontrabanduara që u gjetën në brendësi të autobusit (kafe, cigare, pije alkoolike, ilaçe, kuti me mentesha, karroca për fëmijë, elektroshtëpiake dhe veshmbathje). Në përfundim të veprimeve të para hetimore është bërë arrestimi i shtetasve:

Elidon Çela, 32 vjeç, banues në Lushnje, pronar dhe drejtues i autobusit; D. K., 36 vjeç, banues në Tiranë dhe A. C., 32 vjeç, banues në Elbasan, ndihmësit e drejtuesit të autobusit. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti dhe për identifikimn dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, “Kontrabanda me mallra të licencuara”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

4 VITE ME PARE

FOTO/ Ky është pronari i kompanisë që iu gjetën 500 mijë euro në autobus, ‘shkelës’ për të disatën herë, mbahej nën vëzhgim

Kapen 522 mijë € në Durrës! Erdhën nga Italia, pranga
Elidon Çela

DURRËS- Personi që po shikoni në foto është Elidon Çela, i riu që u vu në pranga në Portin e Durrësit pasi u kap në autobuzin me 500 mijë euro të padeklaruara. Paratë janë gjetur në tavanin e autobusit në impiantin e kondicionerit në mjet. Nuk dihet ende se në duart e kujt do të përfundonin këto para dhe se cili është burimi i tyre.

Kjo nuk është hera e parë që kompania e transportit që ka në pronësi Elidon Çela, “Buon Aventura” është kapur në shkelje të ligjit. Edhe më herët kompania është futur nën hetim nga policia dhe janë zbuluar shumë parash, në sasi më të vogla, por të padeklaruara gjithashtu.

Për këtë arsye, kompania është mbajtur nën vëzhgim dhe gjatë kontrollit të sotëm u gjetën 6 qeset me euro.

4 VITE ME PARE

FOTOJA/ Ky është autobusi brenda të cilit u gjetën rreth 500 mijë euro, në pronësi të kompanisë “Buon Aventura”, mister destinacioni i parave

Kapen 522 mijë € në Durrës! Erdhën nga Italia, pranga
Autobusi ku u gjetën paratë

DURRËS- Autobusi që po shikoni është mjeti me të cilin u sollën 500 mijë eurot e padeklaruara nga Italia. Mjeti me targa ‘AB633FZ’ është në pronësi të kompanisë “Buon Aventura” që zotërohet nga Elidon Çela. Ky i fundit ka qenë dhe vetë në drejtimin e autobusit sot, në momentin që mjeti është ‘skanuar’ dhe për pasojë është zbuluar sasia e parave.

Gjashtë qese me euro u gjetën në tavanin me autobusit, në vendin e impiantit të kondicionerit. Numërimi i parave vijon ende dhe përmes një njoftimi zyrtar pritet të bëhet me dije shifra e saktë që u gjet brenda qeseve. Çela është ndaluar nga policia dhe po merret në pyetje. Nuk dihet ende se në duart e kujt do të binin këto para.

4 VITE ME PARE

Sekuestrimi i 500 mijë eurove, policia del me njoftim zyrtar: Ishin fshehur në 6 qese, numërimi vijon ende

Kapen 522 mijë € në Durrës! Erdhën nga Italia, pranga
Paratë e sekuestruara

DURRËS- Policia e Durrësit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me sekuestrimin e 500 mijë eurove, para që u gjetën dhe sekuestruan në tavanin e një autobusi që vinte nga Italia. Në njoftim bëhet me dije se paratë janë gjetur në pako të ndryshme, të futura në gjashtë qese plastmasi të thjeshta. Gjithsesi, në njoftim thuhet se numërimi i parave vijon ende dhe se shumë shpejt do të dalë shifra e saktë. 

Njoftimi: 

Në portin e Durrësit, si rezultat i një hetimi njëmujor të kryer nga Policia Kriminale e DVP Durrës, për mundësinë e futjes së një shume të madhe eurosh në vendin tonë, nëpërmjet portit të Durrësit, gjatë ditës së sotme, në kuadër të operacionit policor të koduar “Eurot”, është ushtruar kontroll i imtësishëm nga Seksioni kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar i DVP Durrës. Si rezultat i informacioneve dhe konrollit të imtësishëm, në pjesën e sipërme të një autobusi janë gjetur të fshehura 6 qese plastmasi, brenda të cilave kishte disa pako, me rreth 500 000 euro. Nga Policia e DVP Durrës janë shoqëruar disa persona dhe vijon puna për numërimin e saktë të sasisë së eurove dhe për identifikimin e kapjen e personave të përfshirë.

4 VITE ME PARE

EMRI/ Sekuestrohen afro 500 mijë euro në portin e Durrësit, vinin nga Italia, ishin fshehur në kondicionerin e autobusit, ndalohet shoferi

Kapen 522 mijë € në Durrës! Erdhën nga Italia, pranga
Porti i Durrësit

DURRËS- Një shifër e konsiderueshme parash, afro 500 mijë euro janë sekuestruar në një autobus në Portin e Durrësit. Mësohet se paratë janë gjetur gjatë kontrollit të një autobusi që ndodhej në tragetin që vinte nga Bari, Itali. Tufat me euro ishin fshehur në tavanin e autobusit, më konkretisht në kondicionerin e mjetit dhe janë pikasur nga skaneri gjatë kontrollit.

Numërimi i parave vijon ende dhe pritet që në përfundim të mësohet shifra e saktë. Për momentin raportohet se është bërë ndalimi i shoferit të autobusit, i identifikuar si Elidon Çela. Ende nuk dihet se në dorën e kujt do të përfundonin këto para dhe cili është burimi i tyre. 

elidon cela porti i durresit

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin