LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Sherr me thika mes të rinjve në Greqi/ Humb jetën 17-vjeçari shqiptar, plagoset një tjetër! Dorëzohet autori: Unë jam ai që po kërkoni (EMRI)

• Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korinth, ku një 17-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pas një sherri me një të ri grek. • Sipas autoriteteve greke, shqiptari Aleks Vangjeli, është paraqitur në spital me plagë ne zonën e barkut. • Fillimisht ai deklaroi se ishte përplasur me makinë. Shqiptari u dërgua me ambulancë drejt Athinës, por fatkeqësisht nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra. • Në të njëjtën kohë në një klinikë private në Korinth u paraqit edhe një 19-vjeçar grek, po ashtu i lënduar me thikë. • Sipas mediave greke, 19-vjeçari i plagosur i ka treguar policisë, se si u sulmua ai dhe shoku i tij nga i njëjti person, një 17-vjeçar. • Ndërsa, nëna e të miturit që është identifikuar si autor nga 19-vjeçari ndodhet në komisariat dhe po jep dëshminë. • Gjithashtu sipas raportimeve, grupi i viktimës ishte takuar me grupin e autorit të dyshuar për të “zgjidhur” një vjedhje që kishte ndodhur disa kohë më parë, pa u sqaruar ende roli i secilit në këtë çështje. • Pas tragjedisë, autori është arrestuar, konkretisht i mituri u paraqit në stacionin e policisë pak pas orës 18:00, duke u thënë oficerëve se ai është autori. • Ndërkohë policia po heton shkaqet e plota të incidentit që përfundoi me tragjedi. 

4 artikuj për këtë temë.

8 MUAJ ME PARE

Vrasja e 17-vjeçarit shqiptar në Greqi/ I plagosuri tregon se kush është autori i ngjarjes 

Sherr me thika mes të rinjve në Greqi/ Humb jetën
Foto ilustruse

GREQI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 17-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pas një përleshje e dhunshme në Lutraqi, Lutrak. Detaje të reja janë mësuar në lidhje me këtë ngjarje. 19-vjeçari i plagosur ka treguar autorin e vrasjes së 17-vjeçarit me origjinë nga Berati. Ai i ka dhënë policisë informacione të rëndësishme për hetimin dhe me autorin e ngjarjes së rëndë.

Fillimisht 17-vjeçar u transportua në spital nga një i afërm, megjithatë pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai ndërroi jetë nga plagët e marra. Ndërsa, 19-vjeçari i plagosur fillimisht u paraqit në Spitalin e Lutrakut.

Mediat greke shkruajnë se ai kishte marrë lëndime në bark dhe gjoks. Ai kishte thënë para bluzave të bardha se ishte dëmtuar për shkak të një aksidenti me makinë, por pas konstatimit mjekët kuptuan se plagët vinin nga përdorimi i një mjeti prerës. 

Mjeku, kryetar i Shoqatës Mjekësore të Korintit dhe Zëvendësguvernatori Rajonal i Peloponezit në fushën e Shëndetësisë,  Chrysovalantis Mellos, në një deklaratë ekskluzive për Korinthostv.gr iu referua gjerësisht ngjarjes tragjike me vdekjen e një 17-vjeçari në Loutraki dhe plagosjen e rëndë të një 19-vjeçari.

Mellos në deklaratat e tij theksoi se 19-vjeçari, jeta e të cilit nuk është më në rrezik, ka ardhur i pari në Qendrën Shëndetësore të Loutrakit dhe ka pasur lëndime nga një send i mprehtë në gjoks dhe bark, ndërsa është konsideruar e nevojshme transferimi i tij në një spital në Atikë.

17-vjeçari u dërgua i vdekur në spitalin e Korintit rreth orës 6 të mëngjesit të së premtes. Sipas Mellos, i riu duket se iu nënshtrua plagëve në gjoks, pak orë para se të dërgohej në spital. Deri në këtë kohë, autoritetet policore janë në këmbë dhe po përpiqen të zbardhin rastin që ka tronditur Korintinë dhe gjithë Greqinë. Autoritetet greke po hetojnë më shumë mbi rastin./Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

Vrau 17-vjeçarin shqiptar dhe plagosi një tjetër/ Dorëzohet autori: Unë jam ai që po kërkoni

Sherr me thika mes të rinjve në Greqi/ Humb jetën

GREQI- Autori që vrau 17-vjeçarin shqiptar Aleks Vangjelin dhe plagosi një 19-vjeçar është arrestuar. Konkretisht, i mituri u paraqit në stacionin e policisë pak pas orës 18:00, duke u thënë oficerëve se ai është autori. 

"Erdha të dorëzohem, unë jam ai që po kërkoni për therjen", tha ai. 

Midis personave që po merret në pyetje është edhe nëna e të riut , i cili ishte identifikuar si autor i krimit nga 19-vjeçari i plagosur. Sipas këtyre raportimeve, nëna e të riut që po kërkohej i kishte thënë policisë se djali i saj, edhe nëse ishte i përfshirë, nuk kishte qëllim vrasjeje.

Ngjarja ka ndodhur, pasi grupi i viktimës është takuar me grupin e autorit të krimit me qëllim që t'i "gjejë" ata për një vjedhje që kishte ndodhur në periudhën e mëparshme, pa u sqaruar përfshirja e secilit person në këtë rast.

Sipas mediave greke, 19-vjeçari i plagosur i ka treguar policisë, se si u sulmua ai dhe shoku i tij nga i njëjti person, një 17-vjeçar, ndërsa nëna e të miturit ndodhej në stacion dhe po jepte dëshmi./Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

Vrasja e 17-vjeçarit shqiptar në Greqi/ Grupi i viktimës kishte lënë takim me autorin...! Si përballja mes të miturve përfundoi në tragjedi

Sherr me thika mes të rinjve në Greqi/ Humb jetën

GREQI- Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 17-vjeçarit shqiptar Aleks Vangjeli dhe plagosja e një 19-vjeçari në Greqi. Siç u raportua, vëllai i 17-vjeçarit e dërgoi të miturin në spital, por ai fatkeqësisht kishte ndërruar jetë, si pasojë e një goditjeje me thikë në zonën e kraharorit.

Ndërkohë, 19-vjeçari mik i 17-vjeçarit, u dërgua gjithashtu në të njëjtin spital me plagë nga thika dhe iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale. Sipas mediave greke, 19-vjeçari i plagosur i ka treguar policisë, se si u sulmua ai dhe shoku i tij nga i njëjti person, një 17-vjeçar.

Ndërsa, nëna e të miturit që është identifikuar si autor nga 19-vjeçari ndodhet në komisariat dhe po jep dëshminë. Gjithashtu sipas raportimeve, grupi i viktimës ishte takuar me grupin e autorit të dyshuar për të “zgjidhur” një vjedhje që kishte ndodhur disa kohë më parë, pa u sqaruar ende roli i secilit në këtë çështje.

Sipas burimeve, bëhet fjalë për gjithsej pesë persona të përfshirë në konflikt. Një mjek nga Spitali i Korinthit deklaroi se, sipas vlerësimit të kolegëve të tij, 17-vjeçari kishte ndërruar jetë disa orë para se të transportohej në spital. Ai kishte një plagë pranë zemrës, ndërsa mjeku theksoi se përgjigjet përfundimtare do të jepen nga ekzaminimi mjeko-ligjor./Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

EMRI/ Sherr me thika mes dy të rinjve në Greqi, humb jetën 17-vjeçari shqiptar

Sherr me thika mes të rinjve në Greqi/ Humb jetën
Spitali

GREQI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korinth, ku një 17-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pas një sherri me një të ri grek. Protothema shkruan se shqiptari Aleks Vangjeli, është paraqitur në spital me plagë ne zonën e barkut. Fillimisht ai deklaroi se ishte përplasur me makinë.

Ai u dërgua me ambulancë drejt Athinës, por fatkeqësisht nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra. Në të njëjtën kohë në një klinikë private në Korinth u paraqit edhe një 19-vjeçar grek, po ashtu i lënduar me thikë, ku po ashtu deklaroi se është përfshirë në një aksident.

Ende nuk dihen shkaqet e përleshjes mes ty të rinjve, por dyshohet se mes tyre ka pas sherr për motive të dobëta./Dosja.al

aleks vangjeli

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin