LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Sherr për 400 euro faturë/ "Kobra" qëllon me armë brenda lokalit në Prizren 3 të rinjtë nga Kukësi! Vdes 31-vjeçari, i plagoset shoku

• 1 i vrarë e 1 i plagosur. • Ky është bilanci i khasapanës që ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në Prizren. • 3 të rinj nga Kukësi janë përplasur fizikisht me pronarin e lokalit të natës që po frekuentonin mbrëmjen e djeshme. • Visar Cengu, Rufgen Shehu nuk kanë pranuar që të paguanin faturën prej 400 eurosh që kishin konsumuar në lokalin e Dibran Hoxhajt, i njohur për publikun si "Kobra". • Dy të rinjtë nga Kukësi nuk kanë pasur me vete armë, ndërsa Hoxhaj nuk ka nguruar që të qëllonten ndaj tyre, duke i marrë jetën Cengut, ndërsa Shehu ka mbetur i plagosur. • Pas ngjarjes Hoxhaj është vendosur në pranga por kjo nuk është hera e parë për të. Kjo pasi edhe më parë është prangosur për përplasje të ngjashme, por edhe për trafik droge.

12 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Vrasja në ‘Kobra City’, xhaxhai i viktimës: Nipi u qëllua brenda veturës nga prapa

Sherr për 400 euro faturë/ "Kobra" qëllon me armë
Besim Cengu

PRIZREN- Në orët e para të së martes një konflikt në lokalin “Kobra City” në Prizren solli një person të vrarë dhe një të plagosur. Viktima që vdiq nga ky rast është Visar Cengu, nga Kukësi, ndërsa lidhur me ngjarjes tragjike ka folur xhaxhai i viktimës, Besim Cengu.

Ai në një intervistë ekskluzive për Klan Kosovën tha se nipi i tij ishte qëlluar në makinë nga prapa.

“Nipi im është gjuajtur brenda veturës nga pas, sepse edhe predha ka qenë në shpinë dhe e ka kapur mushkërinë dhe një pjesë të zemrës dhe djali ka vdekur në vend”,- tha Cengu në një prononcim ekskluziv për Klan Kosova. Sipas Prokurorisë së Prizrenit, shkak dyshohet të jetë një faturë prej 400 eurosh, fakt të cilin nuk e mohon as xhaxhai i viktimës.

“Ndoshta, sepse ka pasur ngatërresë që brenda mesa mora vesh unë. Por unë i njoh të tre dhe kam bindjen e plotë se këta nuk kishin lidhje me konsumim të një ushqimi dhe të mos paguajnë. Ata kanë qenë çuna të sjellshëm. Fakti që në makinë nuk kanë pasur asnjë mjet luftarak, ata kanë qenë paqësore dhe kanë shkuar për të konsumuar diçka. Djali ka qenë në Francë dhe u kthye tani,”- u shpreh xhaxhai.

Ai i bëri apel drejtësisë që të veprojë në këtë rast dhe mos ketë indiferencë.

“Është mirë që drejtësia të merret dhe mos e nxitë vëllain me indiferencë. Organet në Kosovë dhe Shqipëri ta shqyrtojnë këtë rast. Nëse do ketë indiference atëherë nuk duhet të ketë indiferencë nga krahu jonë.”

Lidhur me rastin janë arrestuar 6 persona, në mesin e tyre si i dyshuar kryesor edhe pronari i lokalit, Dibran Hoxhaj. Deri më tani, sipas Prokurorisë mendohet se shkak për konfliktin dyshohet të jetë një faturë prej 400 eurosh.

3 VITE ME PARE

Pas vrasjes, Ispektoriati mbyll klubin 'Kobra City' në Prizren: Ka mungesë dokumentacioni

Sherr për 400 euro faturë/ "Kobra" qëllon me armë
Kobra City

PRIZREN- Pas ngjarjes tragjike e cila ndodhi mëngjesin e së martës në lokalin “Kobra City” në Prizren, Inspektorati i Tregut në Komunën e Prizrenit ka mbyllur përkohësisht këtë lokal në mungesë të dokumentacionit. Lajmin për Telegrafin e bëri të ditur drejtori i Inspektoratit në Komunën e Prizrenit, Islam Ukimeri, i cili tha se lokali do të mbetet përkohësisht i mbyllur deri në një vendin të gjykatës në Prizren.

“Sot në orët e para të mëngjesit kemi pas telefonat nga Policia e Kosovës në Prizren dhe me kërkesë të tyre, ne obligohemi menjëherë të dalim në vendin e ngjarjes pasi na kanë njoftuar se në një lokal nate ka pasur gjuajtje me armë. Ne si inspektorat, inspektorati i tregut komunal kemi dal në vendin e ngjarjes. Dhe pasi kemi dal në vendin e ngjarjes, pronarët apo punonjësit që punojnë aty, obligohen të na paraqesin dokumentacion.

Ata nuk kanë pasur mundësi që të na paraqesin dokumentacionin pasi disa persona kanë qenë me duar të lidhura nga policia dhe duke ia marr shënimet për rastin në fjalë. Dhe me mos prezantimin e dokumentacionit, ne si inspektorat obligohemi ta mbyllim lokalin përkohësisht. Inspektorat e tregut komunal obligohen ta mbajnë lokalin mbyllur përkohësisht deri në një vendim të gjykatës”, ka thënë Ukimeraj.

Zëdhënësi i policisë rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqi tha gjithashtu se është kryer bastisje në lokalin ku ka nisur përleshja dhe në shtëpinë e pronarit Dibran Hoxhaj. Në vendngjarje Bytyqi konfirmoi se janë gjetur të paktën tri gëzhoja plumbash si dhe është hasur lokali i demoluar.

“Është kryer bastisja e lokalit si dhe shtëpisë së të dyshuarit. Në vendngjarje anë gjetur së paku tri gëzhoja dhe lokali i demoluar. Aktualisht po vazhdon intervistimi i të dyshuarit dhe personave të tjerë, dëshmitarë okularë si dhe pjesëtarë të stafit të lokalit”, u shpreh ai.

Pronari i lokalit, Dibran Hoxhaj, i njohur si “Kobra” dyshohet të ketë shtënë me armë zjarri pas një zënke fizike me disa persona, të cilët kishin ardhur nga Kukësi në Prizren. Si pasojë, njëri nga ta ka mbetur i vdekur, kurse një tjetër është plagosur.

 

3 VITE ME PARE

Vrasja e 30-vjeçarit Cengu, kryeprokurori Shala: Konflikti nisi për faturë, arma e Dibran Hoxhajt nuk është gjetur

Sherr për 400 euro faturë/ "Kobra" qëllon me armë
Dibran Hoxhaj

PRIZREN- Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Admir Shala, ka folur për vrasjen që ndodhi mëngjesin e sotëm në dalje të Prizrenit, ku mbeti i vrarë një 31-vjeçar me origjinë nga Kukësi dhe u plagos një 27-vjeçar. Kryeprokurori Shala tha për Gazetën Express se konflikti ka nisur në lokalin “Kobra City” lidhur me pagesën e faturës së shërbimeve. Teksa për këtë rast konfirmon ndalimin e 6 personave në mesin e tyre edhe ndalimin e Dibran Hoxhajt i njohur si “Kobra”.

Kryeprokurori Shala tha se prokuroria është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e rastit, ndërsa arma me të cilën dyshohet se është kryer krimi nuk është gjetur akoma. Ai tha se Dibran Hoxhaj është i dyshuar për veprën penale “vrasje e rëndë”, ndërsa të ndaluarit e tjerë për “pjesëmarrje në rrahje”.

“Sot në orën 04:10, policia ka marrë informatë se ka pasur të shtëna në afersi të lokalit “Kobra City”, në dalje të Prizrenit rruga Prizren- Kukës. Dyshohet se ngjarja tragjike ka ndodhur pas një konflikti në lokalin “Kobra City” me disa shtetas të Shqipërisë, lidhur me pagesën e faturës së shërbimeve. Në momentin që shtetasit V.C., R.Sh dhe A.B, po largoheshin me automjetin e tyre te markes Audi, dyshohet se shtetasi D. H, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të tyre”, tha Shala.

Shala thekson se 27-vjeçari i plagosur është jashtë rrezikut për jetë.

“Si pasojë e të shtënave me armë zjarri 31-vjeçari me inicialet V. C., dhe R. Sh., 27 vjeç, të dy nga Kukësi janë plagosur, ku si pasoj e plagëve shtetasi V.C. ka vdekur, ndersa shtetasi R.SH. ka pësuar lëndime trupore dhe është jashtë rrezikut për jetë” tha ai.

Shala theksoi se organet e rendit të Kosovës dhe Shqipërisë janë në bashkëpunim për zbardhjen e rastit.

“Prokuroria Themelore në Prizren së bashku me Policinë e Kosovës, janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, me qëllim të sigurimit te provave dhe zbardhjes së rrethanave të ngjarjes. Organet e zbatimit të ligjit të Kosovës dhe ato të Shqipërisë janë në bashkëpunim për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. I dyshuari D.H. dyshohet për veprën penale vrasje e rëndë”, tha Shala.

3 VITE ME PARE

VIDEO/ Pak para vrasjes, çfarë postonte Dibran Hoxhaj në rrjetet sociale, momenti kur ndez puron

Sherr për 400 euro faturë/ "Kobra" qëllon me armë
Dibran Hoxhaj

PRIZREN- Dibran Hoxhaj pak para sherrit me tre të rinjtë nga Kukësi ka postuar në rrjetet sociale. Ai ka hedhur video në TikTok nga klubi i tij, duke ndezur puro. 

Po ashtu ka publikuar dhe një foto nga kamerat e sigurisë së klubit, ku shihet një person në pjesën e parkingut. 

Sherr për 400 euro faturë/ "Kobra" qëllon me armë

Dibran Hoxhaj nuk është një emër i panjohur për drejtësinë pasi ka qenë i dënuar më parë për trafik droge dhe përleshje fizike. Tre të rinjtë nga Kukësi nuk kanë qenë të armatosur, ndërsa pas sherrit janë qëlluar me armë nga Hoxhaj teksa kanë qenë duke u larguar me makinë.

3 VITE ME PARE

VIDEO/ Vrau 30-vjeçarin Cengu, momenti kur Dibran Hoxhaj dilte në intervista: Jeta ime si në filma

Sherr për 400 euro faturë/ "Kobra" qëllon me armë
Dibran Hoxhaj

KOSOVË- Dibran Hoxhaj, pronari i klubit 'Kobra City' që vrau orët e para të mëngjesit të sotëm një 30-vjeçar nga Kukësi, Visar Cengu si dhe plagosi 27-vjeçarin Rufgen Shehu, nuk është emër i pagjohur për publiku shqiptar, por as edhe për drejtësinë. Kjo pasi Hoxhaj ftohej shpesh në intervista nëpër televionet shqiptare si dhe ato të Kosovës. 

Duke reklamuar jetesën prej luksi në rrjetet sociale si Instagram, ku numëron një numër të madh ndjekësish, prej 150 mijë, Hoxhaj gjeti rrugën e tij drejt televizioneve. Ai ka qenë shumë herë i ftuar në emisione si "Shqipëria Live"; "N'Kosovë Show" "Prive", ku ka folur për numrin e lartë të veprave penale që ka. Ndërkohë që në intervista shprehej se jeta e tij ishte si në flima dhe se i frikësohej vetëm Zotit. 

Ai gjithashtu ka dhënë intervista të shumta në televizionet Top Channel, Tv Llapi, Klan Kosova si dhe Insjaderi Tv, ku përveç veprave penale gjithashtu reklamonte dhe jetën e luksit që bënte.

 

3 VITE ME PARE

DETAJE/ Vrasja në klubin e natës 'Kobra City', Cengu dhe shokët nuk pranuan të paguajnë faturën 400 euro

Sherr për 400 euro faturë/ "Kobra" qëllon me armë
Dibran Hoxhaj

PRIZREN-Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen e 30-vjeçarit Visar Cengu në Prizren, mëngjesin e sotëm. Mësohet se Cengu, sëbashku me dy shokët e tij, Rufgen Shehu dhe Arben Basha nuk kanë pranuar të paguajnë faturën prej 400 eurosh.

Zënka fillimisht ka nisur me grushte dhe sende të forta, por, në momentin që tre shqiptarët nga Kukësi, po largoheshin me makinë, pronari i klubit, Dibran Hoxhaj, ka marrë armën që dhe ka qëlluar drejt tyre. Nga të shtënat, kanë mbetur të plagosur Shehu dhe Cengu, por ky i fundit humbi jetën teksa po shkonte në spital.

3 VITE ME PARE

FOTO/ Jetonte në Francë, kush është i riu që u vra sot në Prizren nga pronari i klubit të natës

Sherr për 400 euro faturë/ "Kobra" qëllon me armë
Visar Cengu

KUKËS- Fotoja e 30-vjeçarit që mbeti i vrarë mëngjesin e sotëm në Prizren është zbuluar. Visar Cengu jetonte në Francë dhe kishte ardhur kohët e fundit për të kaluar festat pranë familjes në Kukës. 

Por mbrëmjen e kaluar së bashku me dy shokë të tij, Arben Basha dhe Rufgen Shehu, ai kishte shkuar në Prizren në klubin e natës 'Kobra City'. Por një sherr i nisur me grushte dhe sende të forta, ka agravuar në përdorimin e armës nga ana e Dibran Hoxhajt.

3 VITE ME PARE

Vrau Cengun dhe plagosi shokun e tij, arrestohet Dibran Hoxhaj në Prizren, shoqërohen dhe 5 persona të tjerë

Sherr për 400 euro faturë/ "Kobra" qëllon me armë
Dibran Hoxhaj

PRIZREN- Pronari i klubit të natës Dibran Hoxhaj është arrestuar mëngjesin e sotëm pas vrasjes së 31-vjeçarit Visar Cengu si dhe plagosjes së 27-vjeçarit Rufgen Shehu. Hoxhaj është shoqëruar në polici dhe po merretnë pyetje në lidhje me ngjarjen.

Po ashtu në polici janë shoqëruar dhe klientët si dhe stafi i klubit të natës 'Kobra City' ku dhe ndodhi sherri që agravoi më pas në vrasje. Ndërsa Arben Basha ka arritur që të mbrohet dhe të mos plagoset. 

3 VITE ME PARE

EMRI+FOTO/ I dënuar për trafik droge, kush është pronari i klubit në Prizren që qëlloi mbi tre të rinjtë, jeta mes luksit dhe famës

Sherr për 400 euro faturë/ "Kobra" qëllon me armë
Dibran Hoxhaj

PRIZREN- Dibran Hoxhaj dyshohet se është autori i vrasjes së 31-vjeçarit Visar Cengu dhe plagosjes së shokut të tij Rufgen Shehu në Prizren mëngjesin e sotëm. Hoxhaj i njohur ndryshe si 'Cobra' është pronar i klubit të natës ku dhe ndodhi sherri mes shqiptarëve, që përfundoi me një viktimë.  

Dibran Hoxhaj nuk është një emër i panjohur për drejtësinë pasi ka qenë i dënuar më parë për trafik droge dhe përleshje fizike. Tre të rinjtë nga Kukësi nuk kanë qenë të armatosur, ndërsa pas sherrit janë qëlluar me armë nga Hoxhaj teksa kanë qenë duke u larguar me makinë.

Sipas mediave në Kosovë, Hoxhaj është i njohur për jetën e tij super luksoze dhe problemeve me drejtësinë, e zakonisht shfaqej nëpër emisione televizive me 25 truproja. Dibran Hoxhaj ka dosje të “pasur” në Policinë e Kosovës. Lokali i tij “Kobra City” që ndodhet në Prizren, ka pasur raste të tjera kur është bastisur nga Policia pas ngjarjeve që kanë ndodhur aty që kanë dashur dhe ndërhyrjen e uniformave blu.

3 VITE ME PARE

Detaje/ Si ndodhi vrasja në Prizren, të rinjtë nuk kishin armë me vete, pronari i klubit i ndoqi nga pas me makinë

Sherr për 400 euro faturë/ "Kobra" qëllon me armë
Foto Ilustruese

PRIZREN- Detaje të reja kanë dalë nga sherri mes 3 banorëve të Kukësit në Prizren dhe pronarit që rë një klubi nate që ata po frekuentonin. Fillimisht tre shqiptarët kanë nisur sherrin me grushte dhe sende të forta në klub, për motive të dobta.

Por në momentin që po largoheshin, pronari i klubit Dibran Hoxhaj, i ka qëlluar me armë, duke plagosur dy prej tyre. Rrugës për në spitalin e Kukësit, 31-vjeçari i plagosur Visar Cengu ka humbur jetën, ndërsa i plagosuri tjetër Rufgen Shehu ndodhet në spital.

3 VITE ME PARE

EMRAT/ Përplasja në klubin e natës në Prizren, dalin emrat shqiptarëve të vrarë e të plagosur

Sherr për 400 euro faturë/ "Kobra" qëllon me armë
Foto Ilustruese

PRIZREN- Janë zbuluar identitetet e personave që u përplasën mëngjesin e sotëm në një klub nate në Prizren. Mësohet se ka qenë vet pronari i klubit të natës në Prizren, Dibran Hoxhaj që ka qëlluar mbi shqiptarët. 

Ndërkohë që nga të shtënat ka mbetur i vrarë 31-vjeçari Visar Cengu dhe i plagosur Rufgen Shehu. Ndërsa Arben Basha ka arritur që të mbrohet dhe të mos plagoset. Ende nuk dihen rrethanat e nisjes së sherrit mes këtyre personave.

3 VITE ME PARE

Përplasje me armë zjarri në klub nate në Prizren, vritet një shqiptar nga Kukësi, plagoset 27-vjeçari

 
Sherr për 400 euro faturë/ "Kobra" qëllon me armë
Foto Ilustruese

PRIZREN- 1 i vrarë e një i plagosur. Ky është bilanci i sherrit të ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në Prizren. Mësohet se tre shqiptarë nga Kukësi janë përplasur me disa shqiptarë të Kosovës në lokalin e natës që po frekuentonin. 

Dy nga kuksianët me iniciale V. C. 31 vjec dhe R. Sh. 27 vjeç janë plagosur nga një shqiptar i Kosovës me iniciale D.H. Por në teksa po transportoheshin në lokal, nga një person i tretë me iniciale A.B, 31-vjeçari ka humbur jetën.  Ngjarja ka ndodhur në dalje të Prizrenit ku pas një konflikti me disa shqiptarë të Kosovës në një lokal nate, personi me iniciale D. H ka qëlluar me armë drejt mjetit të shqiptarëve.

Njoftimi i Policisë:

Kukës/Informacion paraprak. Në Morinë, rreth orës 04:25, të mëngjesit, kanë hyrë për në drejtim të spitalit rajonal të Kukësit, shtetasit V. C., 31 vjec, dhe R. Sh., 27 vjeç, që transportoheshin me automjet nga shtetasi A . B., të tre nga Kukësi, ku shtetasit V. C., dhe R. SH , ishin të plagosur me armë zjarri në Prizren të Kosovës. Si pasojë e plagëve të marra shtetasi V. C., ka ndërruar jetë gjatë rrugës, ndërsa shtetasi R. Sh., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Në lidhjen me ngjarjen, menjëherë nga DVP Kukës është ngritur grupi hetimor i cili po kryen veprimet procedurale për llogari të Policisë së Kosovës.

Nga deklarimet e para të shtetasit të plagosur dhe shtetasit A. B., që i ka transportuar për në spital, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në dalje të Prizrenit, ku pas një konflikti në një lokal nate me disa shtetas kosovar. Në momentin që shtetasit V.C., R.Sh dhe A.B, po largoheshin me automjet, dyshohet se shtetasi D. H, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të tyre. Në lidhje me ngjarjen është komunikuar me Policinë kosovare dhe vijon shkëmbimi i informacionit. Grupi hetimor vijon veprimet procedurale për llogari të Policisë së Kosovës, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

rufgen shehu dibran hoxhaj visar cengu arben basha vrasje ne prizren

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...