Moti i keq përfshin vendin/ Pukë, Fushë-Arrëz, Kukës e Tropojë pa energji, reshjet e shiut shkaktojnë dëme në banesa dhe rrugë
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
• Një shpërthim me tritol raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme në burgun e Fushë Krujës. • Burime për Dosja.al nga Drejtoria e Burgjeve kanë konfirmuar se brenda perimetrit të sigurisë ka ndodhur shpërthim me tritol. • Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe njofton se nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar dhe as dëme materiale. • Gjithashtu bëhet me dije se grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe përcaktimin e llojit të shpërthimit.
5 artikuj për këtë temë.
FUSHË KRUJË- Janë zbardhur detaje nga shpërthimi i ndodhur mbrëmjen e sotme në burgun e Fushë-Krujës. Burime për Dosja.al nga Drejtoria e Burgjeve kanë konfirmuar se brenda perimetrit të sigurisë ka ndodhur shpërthim me tritol.
Policia ka reaguar pak më herët lidhur me ngjarjen dhe bën me dije se nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar dhe as dëme materiale.
Gjithashtu bëhet me dije se grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe përcaktimin e llojit të shpërthimit.
FUSHË KRUJË- Një shpërthim raportohet se ka ndodhur brenda perimetrit të sigurisë në burgun e Fushë Krujës. Policia ka reaguar lidhur me ngjarjen dhe bën me dije se nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar dhe as dëme materiale.
Gjithashtu bëhet me dije se grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe përcaktimin e llojit të shpërthimit.
NJOFTIMI I POLICISË:
Krujë/Informacion paraprak
Rreth orës 22:45, ka ardhur një telefonatë në sallën operative të DVP Tiranë, se është dëgjuar një shpërthim brenda perimetrit të IEVP Fushë-Krujë.
Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar dhe as dëme materiale.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe përcaktimin e llojit të shpërthimit.
FUSHË KRUJË- Një shpërthim është regjistrua pak minuata më parë brenda burgut të Fushë Krujës. Ende nuk dihet nëse ka të lënduar ose shkaqet e kësaj ngjarjeje. Ndërkohë kanë dalë pamje nga burgu.
Siç shihet edhe nga fotoja në vendngjarje ndodhet policia ndërsa kanë nisur hetimet për shpërthimin. Burime për Dosja.al nga Ministria e Drejtësisë janë shprehur se dyshohet se ka një gjenerator brenda burgut që ka plasur nga ngarkesa.
Ndërkohë nuk përjashtohen dyshimet që shpërthimi ishte tentativë për vrasje. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa pritet nje reagim zyrtar mbi ngjarjen.
FUSHË KRUJË- Janë zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol në burgun e Fushë Krujës. Burime për Dosja.al nga Ministria e Drejtësisë janë shprehur se dyshohet se ka plasur një gjenerator nga ngarkesa brenda perimetrit të burgut.
Ndërkohë nuk përjashtohen dyshimet që shpërthimi ishte tentativë për vrasje. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa pritet nje reagim zyrtar mbi ngjarjen.

FUSHE KRUJË- Një shpërthim raportohet se është dëgjuar brenda burgut të Fushë-Krujës.
Dyshohet se ka ndodhur një vrasje, ndërsa burime për Dosja.al bëjnë me dije se policia lokale ka shkuar në vendngjarje.
Ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar mbi ngjarjen, ndërsa pritet të zbardhen detaje në vijim.