LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

SPAK aksion në Shkodër e Tiranë/ Goditet grupi kriminal i trafikut të drogës! Urdhërarrest për Indrit Doklen, në pranga Bledar Çafi (VIDEO)

• Policia e Shtetit dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, nën drejtimin e SPAK, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Muri i Lartë”. • Në kuadër të këtij operacioni është vënë në pranga janë caktuar dy masa sigurie, ndërsa një prej tyre është ekzekutuar në Shkodër. • Bëhet me dije se gjatë operacionit është vënë në pranga 50-vjeçari Bledar Çafi. • Kapja dhe arrestimi i tij u bë në orët e para të mëngjesit të sotëm, në banesën e tij në Shkodër. • Gjykata e Posaçme ka caktuar ndaj tij  “Arrest me burg” për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, si dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. • Po ashtu është lëshuar urdhërarrest për Indrit Doklen, një emër i shumëpërfolur i botës së krimit dhe ish-anëtar i bandës së Durrësit. Dokle është shpallur sërish në kërkim me urdhër të SPAK i akuzuar për trafik droge si pjesë e grupit të ‘Rrajave’. • Masa e sigurisë “arrest me burg” ndaj Dokles u caktua një ditë më parë me vendim të GJKKO-së. Gjatë operacionit janë ushtruar kontrolle në vendet që i përkasin Indrit Dokles, por ish-anëtari i bandës së Durrësit nuk u gjet aty.

4 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

Në kërkim nga SPAK/ Si i shpëtoi policisë ish-anëtari i bandës së Durrësit Indrit Dokle! Planet e Ervis Martinajt për ta eliminuar dhe armiku i Lul Berishës

SPAK aksion në Shkodër e Tiranë/ Goditet grupi kriminal i

TIRANË- SPAK ka lëshuar për herë të parë urdhërarrest për ish-anëtarin e Bandës së Durrësit, Endrit (Indrit) Dokle, i akuzuar si pjesë e një grupi kriminal të trafikut të drogës. Me urdhër të SPAK u ushtruan kontrolle në disa ambiente në pronësi të Dokles, por ai nuk u gjet aty. Indrit Dokle deri më tani ishte shfaqur në dosjet e SPAK si objektiv i planeve për eliminimin e tij.

Po kush është Endrit Dokle?

Endrit Dokle, anëtar i “Bandës së Durrësit”, ishte akuzuar së bashku me 16 persona të tjerë, si pjesë e bandës famëkeqe, ku disa prej tyre janë dënuar për vrasje, plagosje, atentate, rrëmbime, trafik droge e qenie njerëzore. Ai ka drejtuar një prej fraksioneve të bandës dhe me Lulzim Berishën, njeriun që sipas Prokurorisë e krijoi atë, pati një armiqësi të hapur për vite me radhë, madje tentoi edhe ekzekutimin e tij. E ashtuquajtura “banda kriminale”, me drejtues të përbashkët Lulzim Berishën dhe Klodian Saliun, funksiononte prej vitit 1994 në qytetin e Durrësit.

Si pjesë e Bandës së Durrësit, Indrit Dokle ishte dënuar me burgim të përjetshëm për krimet e kryera, por në janar 2020 fitoi lirinë me vendim të gjyqtares së Krujës, Enkelejda Hoxha. Ajo i shuajti dënimin e përjetshëm duke e konvertuar në 25 vite burg dhe më pas e liroi me kusht, duke i kaluar 5 vitet e mbetura në shërbim prove. Dokle kishte qëndruar në qeli që prej vitit 2005. Prokuroria e Krujës e ankimoi vendimin, duke argumentuar se Dokle është një përsëritës krimesh dhe nuk plotësonte kushtet ligjore për lirimin me kusht, por kërkesa është ende në Apel dhe nuk është caktuar ende data për shqyrtimin e saj.

Si u bë Indrit Dokle armiku i Lul Berishës? 

Adriatik Coli, rrëfeu para gjykatës në vitin 2009, se për vrasjen e Lul Berishës, ata donin të pajtonin Emiljano Shullazin dhe Dritan Dajtin, por të dy, kërkuan 200 mijë euro. Krisja e parë e bandës ndodh kur Lul Berisha i kthen shpinën Klodian Saliut në vrasjen Marsel Sotirës, i cili u nxorr në pritë nga “Miss Skrapari”.

 Por anëtarët e bandës, Indrit Taullai dhe Klodian Saliu, zbuluan se Lul Berisha iu kishte zbuluar krahët. Adriatik Coli rrëfen: “Ata thanë: Si na e bëri Luli këtë gjë. Kështu që kur kthehem nga Italia, Klodi kthehet në Qershor të vitit 2000, më thërret te shtëpia. U futëm te kuzhina dhe më pyet për ngjarjen e Marsel Sotirit si ndodhi që iket dhe unë i shpjegova. Klodi bindet që ja kishin me të futur Lul Berisha dhe Plaurenti…”.

Kështu, në vitin 2003, banda u nda në dy celula të ndara nga njëra-tjetra të cilat filluan të funksionojnë të ndara, për hesap të Lul Berishës dhe Klodian Saliut. Saliu dhe Lul Berisha porositën 15 kilogramë, për të cilën kishin bashkuar paratë për ta blerë tek dy turq. Nga porosia që erdhi, u pa se vetëm 3.5 kilogram heroinë ishte e pastër, ndërsa pjesa tjetër ishte zhavorr. Atë që erdhi e mori Klodi, ndërsa lekët e Lul Berishës shkuan kot, duke sjellë edhe prishjen mes tyre. 

Përplasjet në dukje të vogla kulmuan kur pas lirimit nga burgu të Klodian Saliut, ai kishte krijuar grupin e tij të ndarë nga Lul Berisha. Indrit Taullai, Julian Meçe, dhe Plaurent Dervishaj, ishin pjesë e grupit të Lul Berishës ndërsa Adriatik Coli dhe Indrit Dokle, pjesë e grupit të Klodian Saliut. Edhe pse dikur e kishte kapo, Dokle nuk e honepste dot Lul Berishën. Ndërsa Berisha i cilësonte Indrit Doklen dhe shokët e tij “kalamaj”. Kjo solli acarimin e Klodian Saliut, ndërkohë që grupi ishte ndarë tashmë, dhe siç thoshte Shkëlqim Saliu “ata çuna nuk ishin kalamaj, por burra që i kishin lyer duart me gjak”.

Planet e Ervis Martinajt për ta eliminuar

Në dosjen “Plumbi i Artë”, i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani ka dëshmuar se Ervis Martinaj, i zhdukur prej gushtit 2022, i kishte ofruar 500 mijë euro për vrasjen e Dokles, nga të cilat pretendonte se kishte marrë 100 mijë euro parapagim. Pas zhdukjes së Ervis Martinajt në gusht të vitit 2022, Dokle u mor në pyetje nga hetuesit.

Familjarët e Martinajt kishin kërkuar të hetohej edhe pista e një hakmarrjeje të mundshme nga Dokle, nisur nga pretendimi i Dumanit se Martinaj kishte porositur vrasjen e tij. Emri i Dokles doli edhe në një tjetër procedim të SPAK. Më 2 qershor 2026, GJKKO dënoi Elvin Merlikën dhe Alket Xhixhën për sigurimin e kushteve për vrasjen e tij, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Aksioni i SPAK kundër grupit Rraja/ Shkon në 17 numri i të dyshuarve, Indrit Dokle i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge

SPAK aksion në Shkodër e Tiranë/ Goditet grupi kriminal i
Indrit Dokle

SHKODËR- Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni “Muri i Lartë”, ku hetimet e ndjekura nga prokurori i SPAK Adnand Xholi, kanë zbuluar lidhje të ngushta me grupin kriminal të Rrajave. Me lëshimin e urdhërarresteve të fundit ndaj Bledar Çafit dhe Indrit Dokles, numri i të dyshuarve që përballen me masa sigurie në këtë dosje ka arritur në 17 persona.

Në kuadër të këtij procedimi penal, Gjykata e Posaçme ka firmosur një masë të re sigurie “Arrest me burg” për shtetasin Endrit (Indrit) Dokle. Ndaj tij janë ngritur akuza për trafik ndërkombëtar të kokainës. Dokle nuk u gjet gjatë kontrolleve të ushtruara në banesën e tij gjatë operacionit “Muri i Lartë”.

Hetimet e udhëhequra nga prokurori Xholi kanë dokumentuar aktivitetin e grupit të Rrajave në trafikun e lëndëve narkotike dhe veprat e lidhura me krimin e organizuar. Përfshirja e emrave si Bledar Cafi, i arrestuar në Shkodër, dhe Indrit Dokle tregon për shtrirjen e këtij rrjeti në disa qarqe të vendit dhe jashtë tij./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

U arrestua nga SPAK gjatë operacionit “Muri i Lartë”/ Kush është Bledar Çafi, “i forti” i Shkodrës ndër vite i përfshirë në botën e krimit

SPAK aksion në Shkodër e Tiranë/ Goditet grupi kriminal i
pamjet nga arrestimi

SHKODËR-  50-vjeçari Bledar Çafi u arrestua gjatë operacionit të koduar “Muri i Lartë”, të zhvilluar nga Policia e Shtetit, BKH-ja dhe strukturat e tjera operacionale, nën drejtimin e SPAK. Çafi i njohur ndryshe edhe si “i forti” i Shkodrës” u kap në banesën e tij në orët e para të mëngjesit.

Ndaj tij GJKKO me vendim të datës 25 shtator 2026, kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për veprat penale të trafikimit të lëndëve narkotike në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, si dhe akuza të tjera që lidhen me veprimtarinë e grupit.


Çafi është dënuar më parë për trafik droge dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. Më datë 4 qershor të 2020, Gjykata e Triestes në Itali e dënoi Çafin me 4 vite dhe 2 muaj burg për trafik droge në sasi të mëdha.

“I forti” i Shkodrës” është përmendur në ngjarje të rënda kriminale në qytetin e Shkodrës, përfshirë dyshime apo akuza për gjakmarrjeje e vrasjeje, për të cilat nuk ka rezultuar gjithmonë i dënuar për mungesë provash Çafi përfshirjes në botën e krimit, 50-vjeçari dhe familja e tij kanë zotëruar ose administruar biznese të ndryshme në Shkodër, si njësi tregtare, bar-kafe dhe aktivitete tregtimi./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

SPAK operacion në Shkodër e Tiranë/ Goditet një grup kriminal i trafikut të drogës! Urdhërarrest për Indrit Doklen, në pranga Bledar Çafi (VIDEO)

SPAK aksion në Shkodër e Tiranë/ Goditet grupi kriminal i

TIRANË- Policia e Shtetit dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, nën drejtimin e SPAK, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Muri i Lartë”. Në kuadër të këtij operacioni është vënë në pranga janë caktuar dy masa sigurie, ndërsa një prej tyre është ekzekutuar në Shkodër.

Bëhet me dije se gjatë operacionit është vënë në pranga 50-vjeçari Bledar Çafi. Kapja dhe arrestimi i tij u bë në orët e para të mëngjesit të sotëm, në banesën e tij në Shkodër.

Gjykata e Posaçme ka caktuar ndaj tij  “Arrest me burg” për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, si dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Po ashtu është lëshuar urdhërarrest për Indrit Doklen. Në zbatim të vendimit të GJKKO-së, u ushtrua kontroll në vendet që i përkasin Indrit Dokles lindur në Kukës dhe banues në Tiranë.

43-vjeçari është në kërkim që prej vitit 2024, pasi GJKKO ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, si dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Njoftimi:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Muri i Lartë”. Operacioni nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me BKH-në, nën drejtimin e SPAK. Kapet dhe vihet në pranga një shtetas me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Vijon puna për kapjen e një shtetasi tjetër, i cili gjatë operacionit nuk u gjet në banesë.

Strukturat operacionale dhe hetimore të Policisë së Shtetit, konkretisht Forcat Speciale Renea, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve, DVP Shkodër dhe BKH, nën drejtimin e SPAK, në zbatim të urdhrit të Prokurorisë së Posaçme SPAK dhe të vendimit të Gjykatës, kanë zhvilluar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Muri i Lartë”, me qëllim ekzekutimin e masës së sigurimit personal ndaj një shtetasi, si dhe kryerjen e kontrolleve për lokalizimin dhe kapjen e një shtetasi tjetër, i shpallur në kërkim.

Në kuadër të operacionit, në Shkodër u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit B. C., 50 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër, person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Kapja dhe arrestimi i tij u bë në orët e para të mëngjesit të sotëm, në banesën e tij në Shkodër. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, më datë 25.09.2026, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurimit personal “Arrest me burg” për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, si dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Po në zbatim të vendimit të GJKKO-së, u ushtrua kontroll në vendet që i përkasin shtetasit në kërkim E. D., alias I. D., 43 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Tiranë, person në kërkim që prej vitit 2024, për të cilin GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, si dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Gjatë kontrolleve, ky shtetas nuk u gjet dhe vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij./Dosja.al

bledar Çafi indrit dokle

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin