Pamje nga vendi i ngjarjes
TIRANË- Policia ka reaguar për plagosjen që ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë. Sipas policisë i plagosuri është Lorenc Kosta, ndërkohë që autori është një punonjës policie me inicialet E.G.
Më tej mësohet se ngjarja ka ndodhur te Komuna e Parisit, rreth orës 14:07, në afërsi të një marketi te rrethrrotullimi i Komunës së Parisit. I plagosuri ndodhet ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për kapjen e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i plotë:
Tiranë/Informacion paraprak Më datë 19.08.2024, rreth orës 14:07, në afërsi të një marketi te rrethrrotullimi i Komunës së Parisit, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi E. G., (punonjës Policie) ka plagosur me armë zjarri shtetasin L. K., 45 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për kapjen e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.