LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Zëvendës Sekretari amerikan i Shtetit në Tiranë/ Verma zhvillon takim me Ramën dhe ambasadën e SHBA-së: Integrimi në BE, kritik për të ardhmen e Shqipërisë

• Zëvendës sekretari amerikan i Shtetit, Richard R. Verma ndodhet në Tiranë në kuadër të një turi vizitash që po zhvillon në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi nga 7 deri më 11 janar. • Gjatë vizitës së tij në kryeqytet, zyrtari i DASH ka zhvilluar takim në ambasadën e SHBA-së në vendin tonë. • Në postimin e tij, Varme ka falenderuar Shqipërinë për pritjen dhe mbështetjen. • Takimi i tij i radhës ishte me kryeministrin Edi Rama. • Verma shkruan se gjatë takimit ka falenderuar Ramën për pritjen e afganëve dhe mbështetjen për Ukrainën.• Ai është shprehur gjithashtu se ranë dakord se integrimi në BE është një faktor kritik për të ardhmen e Shqipërisë. • Më tej shkruan se partneriteti mes dy vendeve mbështet rrugën europiane të Shqipërisë. • Në takimin mes Ramës dhe Varmes ishte e pranishme edhe e ngarkuara me Punë e SHBA-së në vendin tonë, Nancy VanHorn. • Lidhur me takimin ka ndarë detaje edhe ambasada amerikane në vendin tonë, ku thuhet se zëvendës Sekretari Verma përgëzoi Shqipërinë për përzgjedhjen për një marrëveshje kompakte me MCC. • Sipas tyre kjo është një mundësi për të bashkëpunuar në një program për rritjen ekonomike teksa Shqipëria ecën drejt integrimit të plotë europian. • Zyrtari i lartë amerikan pas Shqipërisë do të udhëtojë edhe drejt Kosovës dhe Serbisë. • Verma gjatë vizitës në Kosovë pritet të diskutojë për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, forcimin e qeverisjes dhe sundimit të ligjit, dhe nxitjen e rritjes ekonomike dhe sigurisë energjetike për të mirën e të gjithë kosovarëve. • Ai gjithashtu do të falënderojë Qeverinë e Kosovës për mbështetjen e fuqishme të Ukrainës dhe për ndihmën e saj për afganët në nevojë. • Zëvendës Sekretari do të vizitojë edhe Serbinë, ku gjatë vizitës së tij pritet të theksojë partneritetin strategjik në rritje SHBA-Serbi për energjinë dhe çështje të tjera ekonomike.

3 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Zëvendës Sekretari amerikan i Shtetit zhvillon takim me Ramën, Verma: Integrimi në BE është kritik për të ardhmen e Shqipërisë

Zëvendës Sekretari amerikan i Shtetit në Tiranë/ Verma
edi rama, richard r. verma

TIRANË- Zëvendës sekretari amerikan i Shtetit, Richard R. Verma gjatë vizitës së tij në Tiranë ka zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama. 

Në një postim në "X", Verma shkruan se gjatë takimit ka falenderuar kryeministrin për pritjen e afganëve dhe mbështetjen për Ukrainën. Ai është shprehur gjithashtu se ranë dakord se integrimi në BE është një faktor kritik për të ardhmen e Shqipërisë. Më tej shkruan se partneriteti mes dy vendeve mbështet rrugën europiane të Shqipërisë. 

“Takim i shkëlqyeshëm me kryeministrin Edi Rama në Tiranë ku e kam falënderuar për pritjen e afganëve dhe mbështetjen e Ukrainës. Ne ramë dakord se integrimi në BE është kritik për të ardhmen e Shqipërisë. Partneriteti ynë i fortë mbështet Shqipërinë drejt rrugës europiane”, thuhet në postimin e tij. 

Siç shihet edhe nga fotot e postuara nga zyrtari amerikan në takim ishte e pranishme edhe E ngarkuara me Punë e SHBA-së në vendin tonë, Nancy VanHorn. Lidhur me takimin mes tyre ka ndarë detaje edhe ambasada amerikane në vendin tonë. 

Në postimin e ambasadës thuhet se zëvendës Sekretari Verma përgëzoi Shqipërinë për përzgjedhjen për një marrëveshje kompakte me MCC. Sipas tyre kjo është një mundësi për të bashkëpunuar në një program për rritjen ekonomike teksa Shqipëria ecën drejt integrimit të plotë europian.

"Zëvendës Sekretari i Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet Richard R. Verma dhe e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takuan sot në Tiranë me Kryeministrin Edi Rama. Ata diskutuan mbështetjen e jashtëzakonshme të Shqipërisë për refugjatët afganë dhe Ukrainën dhe se sa jetik është integrimi në BE për të ardhmen e Shqipërisë. Zëvendës Sekretari Verma përgëzoi Shqipërinë për përzgjedhjen për një marrëveshje kompakte me MCC, një mundësi për të bashkëpunuar në një program për rritjen ekonomike teksa Shqipëria ecën drejt integrimit të plotë europian.", thuhet në postimin e ambasadës. 

Zëvendës Sekretari amerikan i Shtetit në Tiranë/ Verma

1 VITE ME PARE

Zëvendës Sekretari amerikan i Shtetit takim në ambasadën e SHBA-së në Tiranë: Faleminderit Shqipëri, mirënjohës për mbështetjen tuaj

Zëvendës Sekretari amerikan i Shtetit në Tiranë/ Verma
Richard R. Verma

TIRANË- Zëvendës Sekretari amerikan i Shtetit për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma ka mbërritur ditën e sotme në Tiranë. Verma ka zhvilluar një takim në ambientet e ambasadës së SHBA, ndërsa ka falenderuar Shqipërinë për pritjen dhe mbështetjen. 

“Ishte shumë mirë teksa mbajta një takim në Ambasadën në Tiranë. Angazhimi me fuqinë tonë punëtore është jetik ndërsa përballemi me sfidat përpara dhe eksplorojmë mundësi të reja së bashku. Faleminderit, Shqipëri, për pritjen tuaj të ngrohtë — jam mirënjohës për mbështetjen tuaj”, u shpreh ai.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Richard R. Verma (@depsecstatemr)

Zyrtari i lartë amerikan pas Shqipërisë do të udhëtojë edhe drejt Kosovës dhe Serbisë. Verma gjatë vizitës në Kosovë do të diskutojë për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, forcimin e qeverisjes dhe sundimit të ligjit, dhe nxitjen e rritjes ekonomike dhe sigurisë energjetike për të mirën e të gjithë kosovarëve. Ai gjithashtu do të falënderojë Qeverinë e Kosovës për mbështetjen e fuqishme të Ukrainës dhe për ndihmën e saj për afganët në nevojë.

Zëvendës Sekretari do të vizitojë edhe Serbinë ndërsa gjatë vizitës së tij do të theksojë partneritetin strategjik në rritje SHBA-Serbi për energjinë dhe çështje të tjera ekonomike. Ai do të ofrojë mbështetje për integrimin e Serbisë në institucionet evropiane, normalizimin e marrëdhënieve të Serbisë me Kosovën, forcimin e sundimit të ligjit dhe bashkëpunimin më të ngushtë dypalësh për çështjet ushtarake dhe të sigurisë.

1 VITE ME PARE

Zëvendës Sekretari amerikan i Shtetit mbërrin në Tiranë, Verma: I ngazëllyer për të punuar për forcimin e demokracisë dhe sigurisë

Zëvendës Sekretari amerikan i Shtetit në Tiranë/ Verma
Verma

TIRANË- Zëvendës Sekretari amerikan i Shtetit për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma sapo ka mbërritur në Shqipëri. Verma përmes një postimi në 'X' ka njoftuar mbërritjen në Tiranë ndërsa shkruan se sapo ka zbritur në Shqipërinë e bukur. Ai thekson se është i ngazëllyer për të punuar për forcimin e demokracisë dhe sigurisë.

“Sapo zbrita në Shqipërinë e bukur! I ngazëllyer për të filluar vizitën time dhe për të punuar me partnerët tanë për forcimin e demokracisë, sigurisë dhe mbështetjen e atyre në nevojë”, shkruan Verma.

Zyrtari i lartë amerikan pas Shqipërisë do të udhëtojë edhe drejt Kosovës dhe Serbisë.  Verma gjatë vizitës në Kosovë do të diskutojë për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, forcimin e qeverisjes dhe sundimit të ligjit, dhe nxitjen e rritjes ekonomike dhe sigurisë energjetike për të mirën e të gjithë kosovarëve. Ai gjithashtu do të falënderojë Qeverinë e Kosovës për mbështetjen e fuqishme të Ukrainës dhe për ndihmën e saj për afganët në nevojë.


Zëvendës Sekretari do të vizitojë edhe Serbinë ndërsa gjatë vizitës së tij do të theksojë partneritetin strategjik në rritje SHBA-Serbi për energjinë dhe çështje të tjera ekonomike. Ai do të ofrojë mbështetje për integrimin e Serbisë në institucionet evropiane, normalizimin e marrëdhënieve të Serbisë me Kosovën, forcimin e sundimit të ligjit dhe bashkëpunimin më të ngushtë dypalësh për çështjet ushtarake dhe të sigurisë.

richard r.verma edi rama ambasada amerikane

Sondazh

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes