Moti i keq përfshin vendin/ Pukë, Fushë-Arrëz, Kukës e Tropojë pa energji, reshjet e shiut shkaktojnë dëme në banesa dhe rrugë
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
• Disa vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në vendin tonë. Vatrat kryesore aktive janë të përqendruara në qarkun Dibër: në Vajkal, Bulqizë. • Ndërhyrjet vijojnë edhe në Lundre, Mat, ku zjarri vijon në një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore dhe operacioni mbështetet nga 30 forca të FA; si dhe në Mallunxë, ku riaktivizimi i zjarrit nga era e fortë e ka orientuar atë drejt fshatrave Mallunxë dhe Lis. • Një vatër zjarri masive ka përfshirë edhe Kalivaçin e Lezhës. • Flakët po përhapen me shpejtësi, të favorizuara edhe nga era e fortë, ndërkohë në terren janë forcat zjarrfikëse për të bërë të mundur shuarjen e flakëve. • Flakët kanë shkrumbuar edhe disa shtëpi, të banuara dhe të pabanuara. • Në zonë dëgjohen edhe shpërthime, të cilat mund të jenë shkaktuar nga municione të pashpërthyera që ndodhen në zonë. • Një helikopter po ndihmon forcat zjarrfikëse nga ajri për shuarjen e flakëve. • Edhe në Dajt–Qafë Priskë situata vijon të jetë problematike, por pa rrezik për zonat e banuara. • Nën mbikëqyrje janë edhe vatrat në Qafën e Lugut–Vithkuq, malin e Qukësit–Prrenjas dhe Iballë–Fushë-Arrëz, ku kjo e fundit ndodhet në terren shumë të vështirë.
4 artikuj për këtë temë.

LEZHË- Një vatër zjarri masive ka përfshirë zonën e Kalivaçit në Lezhë, duke rrezikuar zonën e banuar. Të favorizuara nga era e fortë, flakët janë përhapur me shpejtësi në disa drejtime, ku si pasojë janë djegur disa banesa, disa prej të cilave janë edhe të banuara. Situata vijon të paraqitet e vështirë, ndërsa zjarri vijon të zgjerojë perimetrin.
Në terren ndodhen edhe banorë të zonës, së bashku me strukturat e emergjencave dhe shërbimet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe vënien nën kontroll të flakëve. Për shkak të përhapjes së shpejtë të zjarrit dhe afërsisë me zonën e banuar, situata mbetet shqetësuese dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme./Dosja.al
KORÇË- Një vatër zjarri është regjistruar ditën e sotme në fshatin Plasë të Korçës. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka përfshirë një zonë pyjore në vargmalin e Moravës.
Pas njoftimit të rastit, forcat e shërbimit zjarrfikëse kanë mbëritur menjëherë në vendngjarje dhe po ndërhyjnë për të vënë nën kontroll situatën. Shkaqet e zjarrit mbeten të paqarta dhe nuk dihet ende nëse flakët rrezikojnë banesat./Dosja.al
LEZHË- Një vatër zjarri e përmasave të mëdha është regjistruar në Kalivaç të Lezhës. Sipas informacioneve paraprake, zjarri rrezikon zonën e banuara ndërsa flakët të favorizuara nga era e fortë po përhapen me shpejtësi.
Forcat e shërbimit zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për vënien nën kontroll të situatës dhe shuarjen totale të zjarrit, si dhe shmangien e përhapjes së flakëve në drejtim të banesave./Dosja.al
TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka bërë bilancin e situatës së zjarreve në vend për 24 orët e fundit. Sipas të dhënave zyrtare, janë raportuar 27 vatra zjarri, nga të cilat 3 vijojnë të jenë aktive, ndërsa 4 janë nën mbikëqyrje.
Vatrat kryesore aktive janë në qarkun Dibër. Në Vajkal të Bulqizës, zjarri ka përshkuar mbi 18 hektarë dhe ndërhyrja vijon me forcat e MZSH-së, strukturat bashkiake dhe 30 efektivë të FA-së. Në Lundre të Matit, zjarri vijon në një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore, ndërsa në Mallunxë të Matit, flakët janë riaktivizuar për shkak të erës së fortë dhe janë orientuar drejt fshatrave Mallunxë dhe Lis.
Problematike mbetet edhe situata në Dajt–Qafë Priskë, megjithëse aktualisht nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.
Njoftmi i Plotë:
Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit (nga ora 09:00 e datës 2 shtator deri në orën 09:00 të datës 3 shtator 2026) janë raportuar 27 vatra, prej të cilave 3 mbeten aktive, 4 janë nën mbikëqyrje dhe 3 janë shuar plotësisht. Në operacionet e shuarjes janë angazhuar gjithsej 292 forca operacionale dhe 26 automjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura kanë mbështetur operacionet me 80 efektivë dhe 3 helikopterë.
Vatrat kryesore aktive janë të përqendruara në qarkun Dibër: në Vajkal, Bulqizë, ku zjarri ka përshkuar mbi 18 ha dhe sot vijon ndërhyrja me MZSH, forca bashkiake dhe 30 efektivë të FA; në Lundre, Mat, ku zjarri vijon në një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore dhe operacioni mbështetet gjithashtu nga 30 forca të FA; si dhe në Mallunxë, Mat, ku riaktivizimi i zjarrit nga era e fortë e ka orientuar atë drejt fshatrave Mallunxë dhe Lis.
Në Dajt–Qafë Priskë situata vijon të jetë problematike, por pa rrezik për zonat e banuara; sot operacioni vazhdon me mbështetjen e 30 forcave të FA. Nën mbikëqyrje janë gjithashtu vatrat në Qafën e Lugut–Vithkuq, malin e Qukësit–Prrenjas dhe Iballë–Fushë-Arrëz, ku kjo e fundit ndodhet në terren shumë të vështirë dhe gjatë ditës së djeshme u ndërhy edhe me helikopter të FA.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) vijon të ndjekë në mënyrë të pandërprerë situatën në të gjithë territorin e vendit, në koordinim të ngushtë me prefekturat, bashkitë dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile. Kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren dhe në gatishmëri për të ndërhyrë aty ku situata e kërkon, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe mjedisit./Dosja.al