LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Nga dhuna policore te paketa fiskale, Berisha: Rama po përjeton grahmat më të vështira të regjimit, mbështetja ndaj revoltave studentore do të vijojë

• Kryetari i Partisë Demokratike,Sali Berisha, zhvilloi këtë të shtunë bashkëbisedimin e përjavshëm me qytetarët në rrjetet sociale, ku foli për protestën studentore, dhunën policore, paketën e re fiskale dhe qëndrimin e opozitës për krijimin e një qeverie teknike. • Berisha paralajmëroi se PD do të vijojë aksionin opozitar dhe nuk do të kufizohet vetëm në mbështetjen e protestës së studentëve. • Lideri demokrat, deklaroi se opozita do të ndërmarrë çdo përpjekje dhe protestë për largimin e kryeministrit Rama, duke e cilësuar krijimin e një qeverie kujdestare si një nga kërkesat kryesore politike të Partisë Demokratike. • Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, kryetari i PD-së, Sali Berisha, u ndal edhe te zhvillimet politike në Serbi, duke komentuar largimin e Aleksandër Vuçiçit nga pushteti dhe ardhjen e një elite të re politike në Beograd. • Sipas Berishës, ndryshimet në Serbi kanë shkaktuar tronditje në Tiranë, duke e lidhur këtë zhvillim me situatën politike të kryeministrit Edi Rama. • Duke folur për zhvillimet e fundit politike në vend, kryetari i PD-së, Sali Berisha, u ndal te protestat e zhvilluara në Tiranë dhe përplasjet mes Policisë së Shtetit dhe protestuesve. • Ai akuzoi policinë për përdorimin e plumbave të gomës dhe saçmeve ndaj protestuesve, duke deklaruar se si pasojë e përdorimit të këtyre mjeteve janë plagosur 16 persona. • Ai veçoi rastin e të riut Erion Vishkulli, i cili ka marrë një saçmë në njërin sy.•  Kreu i PD-së uroi që ndërhyrja kirurgjikale të ketë rezultatin e dëshiruar dhe që i riu të rikuperohet. • Sipas Berishës, shumica e protestuesve të plagosur janë qëlluar në pjesë të trupit ku përdorimi i këtyre armëve ndalohet me ligj. • Ai e cilësoi dhunën ndaj protestuesve si një nga zhvillimet më të rënda të ditëve të fundit në Tiranë. • Kreu i demokratëve u pyet në lidhje me një sulm të mundshëm ndaj Ergys Agasit në burgun e Fierit, për të cilin u shpreh se nuk ka informacion.

5 artikuj për këtë temë.

3 JAVE ME PARE

A është dhunuar Agasi?/ Berisha: Nuk kam dijeni, por Ramës i intereson që ai të mos ekzistojë mbi këtë tokë(VIDEO)

Nga dhuna policore te paketa fiskale, Berisha: Rama po përjeton grahmat
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka reaguar lidhur me lajmet që qarkullojnë në rrjete për një pretendim se Ergys Agasi është dhunuar nga dy të burgosur të dënuar me burgim të përjetshëm në burgun e Fierit. I pyetur nga ndjekësit nëse bëhet fjalë për një ngjarje të vërtetë, Berisha deklaroi se nuk ka dijeni nëse Agasi është rrahur apo jo. Gjatë fjalës së tij, ai deklaroi se Agasi dhe persona të tjerë kanë dijeni mbi atë që e cilësoi si 'aktivitet kriminal' të kryeministrit Rama, bashkëshortes së tij dhe Olsi Ramës. Sipas tij, Rama do të kishte interes që Agasi të mos jetonte. 

 

Jogert Mercira: Doktor, të përshëndes. Në media qarkullon një lajm se Ergys Agasi është dhunuar nga dy të burgosur të përjetshëm në burgun e Fierit. Është ky një thashethem apo e vërtetë, e cila po mundohet të fshihet nga publiku? Dhe në fakt avokati e cilësoi si thashethem, po nëse mund ta shtjelloni pak…

Sali Berisha: Nuk kam asnjë dijeni, por e vërteta është që Ergys Agasi, dhe fatmirësisht jo vetëm Ergysi, dinë gjithçka pothuaj për aktivitetin kriminal të Edi Ramës, Linda Ramës, Olsi Ramës. Në këtë kuptim, njeriu që është i interesuar që ai të mos ekzistojë asnjë minutë mbi këtë tokë është Edi Rama.  Por e ka gabim, e ka të kotë, nuk di a e kanë rrahur apo s'e kanë rrahur, por e ka gabim, e ka të kotë sepse sa Ergysi, aty afër dinë dhe disa të tjerë./Dosja.al

3 JAVE ME PARE

Berisha: PD do vazhdojë mbështetjen e fuqishme ndaj revoltës studentore me çdo çmim dhe pa asnjë hezitim(VIDEO)

Nga dhuna policore te paketa fiskale, Berisha: Rama po përjeton grahmat
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka deklaruar se PD do të vijojë të mbështesë protestën e studentëve në Tiranë, duke shprehur mirënjohjen për të gjithë demokratët dhe qytetarët që iu bashkuan revoltës së tyre. Ai shprehu mirënjohjen për personat që ngritën zërin në institucionet ndërkombëtare në mbështetje të studentëve, ndërsa garantoi se Partia Demokratike do të mbështesë pa asnjë hezitim nismën studentore.

 

BERISHA: Ndërkohë, PD ka vazhduar mbështetjen e saj të fuqishme për revoltën studentore dhe iu është mirënjohëse pafundësisht të gjithë atyre pjesëmarrësve në revoltë, demokratëve dhe mbështetësve tanë që kanë mbështetur këtë revoltë, të gjithë atyre që ngritën zërin në mediat ndërkombëtare, institucionet ndërkombëtare në mbështetje të studentëve shqiptarë. Garantoj se kjo mbështetje do të vazhdojë me çdo çmim dhe pa asnjë lloj hezitimi./Dosja.al

3 JAVE ME PARE

"Me PD-në në pushtet nuk do ketë asnjë taksë mbi 12.5 përqind"/ Berisha: Nuk merr kush një taksë të atillë as më pompë, as në makinë(VIDEO)

Nga dhuna policore te paketa fiskale, Berisha: Rama po përjeton grahmat
Sali Berisha

TIRANË-  Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka deklaruar se në rast se PD vjen në pushtet, asnjë taksë nuk do të jetë më e lartë se 12.5%, përfshirë TVSH-në. Gjatë fjalës së tij në një bashkëbisedim 'live' me ndjekësit, ai u shpreh se profesionet e lira do të përjashtohen plotësisht nga taksimi. Kreu i demokratëve u ndal edhe te çmimi i karburanteve, duke thënë se nafta në Shqipëri nuk do të shitet më shtrenjtë se në vendet fqinje. Në fund të fjalës së tij, ai deklaroi se taksa e qarkullimit nuk do të paguhet më në makinë.

 

BERISHA: Unë garantoj çdo qytetar shqiptar, së pari në republikën e Shqipërisë për PD në pushtet nuk do ketë asnjë taksë mbi 12.5 përqind, përfshi TVSH-në. Nën këtë nivel do ketë një seri taksash, mbi të, asnjë.

As sigurimet shoqërore për punëdhënësin, as sigurimet shoqërore për punëmarrin. Asnjë lloj takse. Së dyti, profesionet e lira totalisht të përjashtuara apo zbritja e taksës së tyre në 12.5 përqind. Së treti, nafta që si sharlatan u ankua dhe u tha qytetarëve se e blini më shtrenjtë në pompë, tani do ua nxjerr unë tek makina, i papërgjegjshëm, se ua merr tek pompa, ua merr ta makina, ua vjedh ato.

Nuk merr kush një taksë të atillë as më pompë, as në makinë. Shiko sa merr Kosova dhe Maqedonia. Ndaj dhe garantoj qytetarët se në pompë në Shqipëri nuk do shitet kurrë një litër naftë më shtrenjtë se në vendet përreth.
Kurse taksa e qarkullimit nuk do paguhet në makinë./Dosja.al

3 JAVE ME PARE

"Dyfishimi i taksës së dividentit do ketë pasoja të rënda për investimet e huaja"/ Berisha: Paketa fiskale e Ramës është goditje e rëndë për bizneset e vogla dhe shtresën e mesme(VIDEO)

Nga dhuna policore te paketa fiskale, Berisha: Rama po përjeton grahmat
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka kritikuar paketën e re fiskale të qeverisë, duke e cilësuar si një goditje për qytetarët, bizneset e vogla dhe shtresën e mesme. Gjatë fjalës së tij në një bashkëbisedim 'live' me ndjekësit në rrjetet sociale, ai pretendoi se rritja e taksave do të sjellë shtrenjtim të produkteve dhe shërbimeve si dhe  falimentim të bizneseve dhe largim të mëtejshëm të shqiptarëve nga vendi.

Në fjalën e tij, Berisha akuzoi kryeministrin Rama se po rëndon barrën ekonomike mbi qytetarët më të varfër, ndërsa kundërshtoi edhe rritjen e taksës së dividendit nga 8 në 15%, duke paralajmëruar pasoja për investimet e huaja. Ai e krahasoi situatën me vendet nordike, duke thënë se modelet e tyre shoqërohen me shërbime publike cilësore dhe mirëqenie sociale.

 

Berisha: Në kulmin e kësaj krize, Edi Rama ndërmori në mënyrën më të papërgjegjshme një akt në pabesi të plotë rritje gjer në dyfishim të taksave mbi shqiptarët pa asnjë paralajmërim, pa asnjë konsultim. Bazuar në një mashtrim të madh, ai informoi shqiptarët se me këto rritje taksash buxheti do arrijë në 10 miliardë. Unë u them shqiptarëve se sipas KLSH, buxheti që vidhet dhe zhduket 90 përqind, kjo do të thotë më shumë vjedhje nga qeveritarët dhe varfërim më të madh për shqiptarët. Por në qoftë se ndalemi në këtë paketë, paketa është një goditje e rëndë për këto tre kategori, për më të varfrit, për bizneset e vogla, për shtresën e mesme.

Është një goditje e rëndë për më të varfrit sepse paketa që në aparencë do të ulë çmimet e ushqimeve bazë, në të vërtetë duke futur në fashën e TVSH të gjithë dyqanet, i detyron ato të rrisin me 6 përqind çmimet, i detyron shqiptarët të paguajnë 6 përqind më shumë se ç’paguajnë tani. Dhe ky është një akt shumë i papërgjegjshëm. Në qoftë se Edi Rama donte të lehtësonte vërtet qytetarët nga taksat e ushqimeve, të vendoste mekanizmin e kompensimit të plotë të çdo kilogrami, të çdo grami që blihet në dyqane në kuadrin e 52 mallrave që ka shpallur se iu ul TVSH-në. Së dyti prek prapë më të varfrit sepse në qoftë se uli TVSH për 52 mallra, e rriti TVSH për 5 mijë mallra të tjera, të cilat çdo ditë e më shumë bëhen mallra të ndaluara për të varfrit e këtij vendi.

Së treti, shqiptarët, analistët, por edhe ekspertët e huaj kanë konstatuar një paradoks, rritjen më të madhe të çmimeve në Shqipëri se sa në çdo vend tjetër, rritje e cila në studim tregon se është në përpjesëtim të zhdrejtë me rritjen e pagave. Pagat rriten, por më shumë rriten çmimet. Çfarë ndodh? Sigurisht që kjo ka shumë shkaqe, por shkak ndër më kryesorët janë droga, paratë e drogës. Banka e Shqipërisë për të mbrojtur jo lekun, po euron, e cila zhvlerësohet në mënyrë katastrofale me zhvlerësimin më të lartë në botë sipas EUROSTAT, pret kartëmonedha, lekë dhe i hedh ato në treg me tonelata. Për shembull ka hedhur gjatë këtij viti 90 miliardë dhe ka blerë 1 miliard euro. Po kjo para në qarkullim, e cila nuk diktohet aspak nga prodhimi, por diktohet nga narkoeuro, këto rrisin inflacionin në vetvete. Dhe këtu çmimin e paguajnë më të varfrit e vendit. Po nuk janë pak, janë mbi 700 mijë pensionistë, nga të cilët 460 mijë janë me pensione të pjesshme.

Janë mbi 49 përqind e popullatës në rrezik varfërie. Janë një përqindje e lartë që jetojnë në varfëri absolute. Pra, në çdo lëvizje dhe rrethanë, ai që ndëshkohet është i varfri. Çmimin e paketës fiskale të Edi Ramës e paguan biznesi i vogël. Me hyrjen e saj në fuqi, rreth 18 mijë biznese të vogla shkojnë drejt falimentimit sepse futen në fashën e TVSH.  Edi Rama vendos nivelin më të ulët të xhiros për të vendosur TVSH mbi bizneset. I godet ato në mënyrë fatale. Ato jo vetëm do rrisin çmimet, por ato shkojnë drejt falimentimit. Do të thotë emigracion më shumë, do të thotë të largohen nga vendi me ato pak kursime që kanë për të nisur jetën diku tjetër. Ata që goditen më shumë në këtë paketë të re janë ato që quhen shtresë e mesme, e cila ka si skelet të saj profesionet e lira, ekspertët, specialistët, që përbëjnë një ushtri të tërë shërbimi për qytetarët. Sot në tërësi shërbimet përballohen nga këto grupe, këto studio, këto ekspertë, këto stomatologë, këta specialistë të të gjitha fushave.

Duke i kaluar ata me TVSH 21 përqind, faktikisht së pari ata detyrohen të rrisin çmimin e çdo shërbimi dhe ti në këtë mënyrë ke gjobitur qytetarët e tu. Së dyti ti i dërgon ata drejt falimentimit dhe largimit nga Shqipëria. Por, dyfishimi i taksës së dividentit do ketë pasoja shumë të rënda për investimet e huaja, asnjë investitor nuk do të preferojë Shqopërinë para një vendi që nuk ka taksë dividenti ose që e ka taksën e dividentit sa e kishim ne, 8 përqind. Rritja e saj në 15 përqind de facto është një thirrje për investitorët e huaj, mos hajdeni në Shqipëri. Aludimi se modelet taksëlarta janë modele nordike dëshmon një cinizëm të paimagjinueshëm. Vendet nordike, është e vërtetë që janë më taksa të larta, por janë edhe vendet më sociale të Evropës dhe më gjerë.

Janë vendet e shpërndarjes më të mirë të të ardhurave. Janë vendet e shërbimeve më të shkëlqyera për qytetarët dhe të kujdesit më madhor. Dhe është e vërtetë që kjo gjendje sociale në këto vende është ndërtuar në shumë e shumë dekada. Ato vende nuk janë qeverisur ndonjëherë nga grupe kriminale kleptokratike si Shqipëria, por nga qeveri të përgjegjshme para ligjit dhe funksionim të shtetit ligjor. Ndaj dhe të përdorësh si justifikim, si argument taksat e vendeve nordike për qytetarët më të varfër të Evropës, dëshmon cinizmin më ekstrem./Dosja.al

3 JAVE ME PARE

"Këto ndryshime të kujtojnë ‘Pranverën Arabe’"/ Berisha: Kjo përmbysje e padronit në Beograd ka sjellë tronditje të mëdha të argatit të tij në Tiranë(VIDEO)

Nga dhuna policore te paketa fiskale, Berisha: Rama po përjeton grahmat
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi 'live' me ndjekësit është shprehur se vendi po kalon një periudhë të vështirë politike, duke e krahasuar situatën në vend me zhvillimet e fundit në Serbi. Gjatë fjalës së tij, ai akuzoi kryeministrin Rama se po përjeton krizën më të rëndë të qeverisjes së tij, ndërsa e cilësoi situatën aktuale si shenjë të dobësimit të pushtetit.

 

Kreu i demokratëve u ndal edhe te protestat e studentëve në Tiranë, duke akuzuar policinë për përdorim të dhunës dhe armëve ndaj demonstruesve. Ai përmendi 16 protestues të plagosur, mes tyre edhe të riun Erion Vishkulli, dhe shprehu urimin që operacioni i tij të ketë dhënë rezultat pozitiv. Berisha ka përgëzuar vendosmërinë e treguar nga protestuesit si dhe ka theksuar se Partia Demokratike do të vijojë të mbështesë protestën studentore.

BERISHA: Java ishte javë ndryshimesh të mëdha. Ndryshime të cilat sjellin ndërmend Pranverën Arabe, pasi në Beograd një autokrat i lidhur me krime lufte, gjenocid, me vrasje, u përmbys në Serbi dhe një elitë e re politike erdhi në pushtet, erdhi në fuqi. Le të urojmë që kjo elitë e dalë nga zgjedhjet e ditës së diel të kaluar t’i përmbahet një vizioni në interesin më të mirë të kombit serb, vizionit euroatlantik dhe të fqinjësisë së mirë.

Kjo përmbysje e padronit në Beograd ka sjellë tronditje të mëdha të argatit të tij në Tiranë, i cili po përjeton grahmat më të vështira të regjimit të tij narkodiktatorial, Edi Ramës. Java u karakterizua nga dhuna më e egër që Tirana në rrugët dhe sheshet e saj ka parë ndoshta në tërë historinë. U karakterizua nga breshëritë me plumba goma dhe saçme derrash mbi protestuesit paqësorë.

16 prej tyre u plagosën me këto armë, shumica e tyre në pjesët e trupit të ndaluara me ligj për t’u qëlluar me këto armë.
I riu Erion Vishkulli mori një saçme në njërën sy dhe urojmë nga zemra që rezultati i operacionit të jetë ai që dëshiron.
Komisariatet u mbushën plot me studentë, protestues, por ajo që spikat, spikati solidarizimi i madh me studentët në revoltën e tyre. Spikat një vendosmëri e zakonshme e studentëve, gjimnazistëve për t’u përballur me këtë regjim dhe PD, siç ka deklaruar në krye të radhës, do mbështesë dhe ka mbështetur me gjithë potenciali e saj revoltën studentore dhe ka bërë gjithçka për mbrojtjen e tyre./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin