LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Nga paketa fiskale te zgjedhjet vendore/ Berisha njofton protestë kombëtare ditën e shtunë, solidarizohet me revoltat studentore

• Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka ftuar anëtarët, mbështetësit e PD-së dhe qytetarët nga e gjithë Shqipëria që t’i bashkohen protestës kombëtare të së shtunës, në orën 12:00, në mbështetje të revoltës studentore.• Në konferencën e sotme për mediat, ai e cilësoi protestën e studentëve si një lëvizje kundër korrupsionit dhe vjedhjes së zgjedhjeve, duke deklaruar se PD do të jetë në krah të tyre. • Ai bëri thirrje që në protestë të marrin pjesë edhe gjimnazistët dhe familjet e tyre, duke theksuar se tubimi synon t’i japë qeverisë një mesazh të qartë për mbështetjen e shoqërisë ndaj studentëve.• Gjatë konferencës, lideri i opozitës shqiptare Sali Berisha sulmoi edhe paketën e re fiskale të qeverisë Rama, të cilën e cilësoi si ‘paketën e mjerimit të qytetarëve’ dhe ‘paketën e shpopullimit të vendit’. • Sipas tij, ndryshimet fiskale parashikojnë një rritje të barrës tatimore me rreth 200 milionë euro dhe do të godasin bizneset e vogla, profesionet e lira dhe klasën e mesme. • Ai kundërshtoi rritjen e TVSH-së së përgjithshme në 21 për qind, uljen e pragut të TVSH-së për bizneset dhe ndryshimet në taksimin e karburanteve, duke paralajmëruar rritje çmimesh dhe falimentim të bizneseve. • I pyetur nga gazetarët për përjashtimin e tij dhe të 5 deputetëve të tjerë të PD-së nga punimet e Kuvendit, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi se vendimi lidhet me ‘frikën dhe tmerrin nga opozita’. 

5 artikuj për këtë temë.

3 JAVE ME PARE

"Opozita i shtyn ata të marrin vendime të verbëra"/ Përjashtimi nga Kuvendi, Berisha: Janë të tmerruar, por asgjë nuk na largon nga misioni që kemi

Nga paketa fiskale te zgjedhjet vendore/ Berisha njofton protestë
Sali Berisha

TIRANË-  Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas vendimit të Sekretariatit të Etikës për përjashtimin e tij me 10 ditë dhe pesë deputetëve të tjerë demokratë me 60 ditë nga punimet e Kuvendit. Ai e cilësoi vendimin si shenjë të frikës së mazhorancës ndaj opozitës.

Gjatë fjalës së tij, Berisha deklaroi se pavarësisht këtyre masave, demokratët nuk do të tërhiqen nga misioni i tyre dhe do të vijojnë të përfaqësojnë interesat e qytetarëve shqiptarë.

Marsi Korreshi, SYRI TV: Zoti Berisha, sot Sekretariati i Etikës me kërkesë të Partisë Socialiste ka vendosur t'ju përjashtojë ju nga punimet e Kuvendit me 10 ditë dhe me 60 ditë 5 deputetë të tjerë të Partisë Demokratike. Keni një koment për këtë vendimmarrje? Faleminderit.

Sali Berisha: Frika dhe tmerri nga opozita dhe Sali Berisha i shtyn ata të marrin vendimet më të verbra. 
Por në mënyrë absolute, ne do të jemi interpretë të palëkundur të interesave të qytetarëve shqiptarë kudo që jemi.
Asgjë s'mund të na largojë ne nga ky zotim, ky mision që kemi./Dosja.al

3 JAVE ME PARE

" Në qeverisjen e PD nuk do ketë kurrë taksë mbi 12.5%!"/ Berisha për paketën fiskale: I ftoj bizneset të reagojnë

Nga paketa fiskale te zgjedhjet vendore/ Berisha njofton protestë
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka deklaruar se në rast se PD vjen në pushtet, asnjë taksë në Shqipëri nuk do të jetë më e lartë se 12.5%. Ai u zotua se ky kufi do të zbatohet për të gjitha taksat, përfshirë TVSH-në dhe taksimin mbi pagat e punëdhënësve dhe punëmarrësve.

Gjatë fjalës së tij, ai premtoi rimbursimin 100% të TVSH-së për produktet e shportës, duke deklaruar se kompensimi do tu kalojë qytetarëve përmes llogarive bankare ose formave të tjera. Në të njëjtën kohë, kreu i demokratëve u bëri thirrje bizneseve të reagojnë ndaj paketës fiskale të qeverisë, duke i ftuar të organizohen në protesta dhe rezistencë ndaj masave të propozuara.

Berisha: Në qeverisjen e PD nuk do ketë kurrë taksë mbi 12.5%! Kurse për shportën do kompensohet 100% TVSH-ja e çdo malli Unë jam këtu për të garantuar shqiptarët se Partia Demokratike, në votëbesimin e tyre, në qeverisjen e saj, nuk do të ketë kurrë taksë mbi 12.5%. 

Në Republikën e Shqipërisë nuk do të ekzistojë asnjë taksë mbi 12.5%. Më ulët po, por taksat më të larta, TVSH, taksa e punës për punëdhënësin, për punëmarrësin e të tjerë, do të jenë 12.5%. Jo më shumë se 12.5%.  Kurse për shportën do të kompensohet 100% TVSH-ja e çdo malli të saj.  Do t'i disbursohet në llogaritë bankare të çdo qytetari ose do gjendet mënyra tjetër se si t'i dorëzohen atij.  Ne nuk do të ndërhyjmë në konkurrencën, por ne do të kompensojmë qytetarët për të gjitha, ndonëse jemi shprehur se TVSH-ja për ushqimet nuk do jetë kurrë kjo që është, por pavarësisht nga ajo, do të ketë rimbursim të plotë të TVSH-së për një sasi mallrash të përdorimit të përgjithshëm për qytetarët shqiptarë.   Për të gjithë të tjerët, nuk mund të ketë taksë mbi 12.5% në territorin e Shqipërisë. 

Ndaj dhe ftoj bizneset të reagojnë. I ka trajtuar si një sulltan mesjetar në mënyrë të pabesë, të papërgjegjshme. Është koha t'i japim përgjigje dhe bizneset kanë shumë në dorë.  Duhet të kalojnë në një rezistencë, në reagime, nuk mund të sillet kështu një qeveri.  Vetëm një qeveri organizatë kriminale i lejon vetes masa të tilla./Dosja.al

3 JAVE ME PARE

"Paketa fiskale e Ramës është paketa e mjerimit të qytetarëve"/ Berisha: Do të falimentojë në tërësi profesionet e lira dhe ata mbeten të marrin rrugët e dheut

Nga paketa fiskale te zgjedhjet vendore/ Berisha njofton protestë
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka kritikuar ashpër paketën e re fiskale të qeverisë Rama, duke e cilësuar atë si 'paketën e mjerimit të qytetarëve dhe të shpopullimit të vendit'. Gjatë një konference për mediat, Berisha pretendoi se ndryshimet fiskale parashikojnë një rritje të taksave me rreth 200 milionë euro, duke rënduar sipas tij bizneset e vogla, profesionet e lira, klasën e mesme dhe familjet në vështirësi ekonomike.

Gjatë fjalës së tij, ai kundërshtoi njëkohësisht edhe rritjen e TVSH-së, ndryshimet në pragun e regjistrimit të bizneseve në TVSH dhe taksimin e karburanteve, duke paralajmëruar se këto masa mund të sjellin rritje çmimesh dhe vështirësi për sipërmarrjet e vogla. Sipas Berishës, paketa rrezikon të çojë në falimentimin e shumë bizneseve dhe të nxisë largimin e qytetarëve nga Shqipëria.

Berisha: Paketa fiskale e Ramës është paketa e mjerimit të qytetarëve, është paketa e shpopullimit të vendit Por unë jam sot këtu për të denoncuar edhe njëherë paketën fiskale të re si paketën e mjerimit të qytetarëve. Si paketën e mbështetjen së oligarkëve dhe miliarderëve. Edi Rama, thuhet se në fshehtësi të plotë edhe nga ministrat e tij, paraqiti dy ditë më parë një paketë në të cilën rrit taksat në total me rreth 200 milionë euro.

Me të cilën godet në mënyrë të egër bizneset e vogla, profesionet e lira, klasën e mesme me një rol përcaktues në shërbimet ndaj qytetarëve, familjet e varfra. Të ndalemi pak, në paketën e tij famëzezë ai rrit TVSH-në e përgjithshme, siç tha vetë, me 21 përqind duke shkaktuar kështu një rritje të përgjithshme të çmimeve. Duke goditur kështu aftësinë konkurruese të sipërmarrjeve shqiptare. Me paketën e tij, ai njoftoi se do të ulë TVSH-në për 50 e sa mallra të cilat përbëjnë mallrat bazë.

Në pamje të parë kjo duket se bëhet për të ulur çmimet. Zero efekt. Hipokrizi totale. Pse hipokrizi totale? Sepse në të njëjtën kohë të gjitha dyqaneve ku blihen këto mallra u ul pragun e TVSH dhe i fut në TVSH. Pra, dyqanet në tërësi, 90-95 përqind e tyre janë biznese me xhiro nën 10 milionë. Tani e ul nën 5 milionë. Këto pikërisht, dyqanet që shesin mallrat, të cilat blihen dhe hiqet TVSH, tani këto futen në TVSH. Këto kanë dy rrugë, falimentimin ose rritjen e çmimeve. Tallet në mënyrë cinike me taksën e naftën.

Nafta, qytetarëve që nuk kanë vetura, u ndikon tek bileta e autobusëve. Kurse qytetari që përdor veturën çdo ditë dhe janë tani qindra mijëra qytetarë, ky thotë se do ua heq tek litri i naftës dhe do ua marr tek makina. Po, ka vende që kanë këtë sistem, por nuk kanë kurrë këtë taksë qarkullimi që ka Shqipëria. E kanë çerekun e saj dhe e marrin tek makina. Kurse ky do marrë taksën më të lartë. Do marrë tek makina 1.1 euro për çdo litër naftë. Në një akt absolut të papërgjegjshëm ky rrit në 21 përqind taksën e profesioneve të lira.

Çfarë do të ndodhë tani me këtë paketë? Kjo paketë djallëzore do detyrojë të falimentojnë qindra mijëra biznese të vogla, të cilat mbajnë së paku një familje, dhe ata mbeten të marrin rrugët e dheut. Do të falimentojë në tërësi profesionet e lira dhe ata mbeten të marrin rrugët e dheut. Pra, është një paketë e shpopullimit./Dosja.al

3 JAVE ME PARE

"Studentët kanë mbështetjen e plotë të shoqërisë shqiptare"/ Berisha: Ata kërkojnë të mbeten fëmijë të këtij vendi

Nga paketa fiskale te zgjedhjet vendore/ Berisha njofton protestë
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së nesërme në mbështetje të studentëve. Gjatë një konference për mediat, ai deklaroi se tubimi synon ti përcjellë qeverisë mesazhin se studentët kanë mbështetjen e plotë të shoqërisë shqiptare.

Në fjalën e tij, Berisha vlerësoi revoltën e studentëve, gjimnazistëve dhe qytetarëve që kanë qënë pjesëmarrës, duke i ftuar qytetarët të dalin në shesh për të shprehur solidaritetin dhe mirënjohjen ndaj tyre. Ai theksoi se të rinjtë kërkojnë të ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri dhe të mbeten fëmijët e kësaj toke, ndërsa u shpreh se protesta e nesërme duhet të jetë një dëshmi e mbështetjes së qytetarëve.

Berisha: Nesër i japim një mesazh qeverisë se studentët kanë dhe do kenë mbështetjen e plotë dhe mburojën e plotë të shoqërisë shqiptare Pra, protesta, sakrificat e atyre qindra e qindra studentëve, gjimnazistëve dhe qytetarëve që u përballën dhëmb për dhëmb me falangat e krimit të qeverisë, ishte mesazhi më i shkëlqyer, ishte zëri më i fuqishëm i një populli, i një shoqërie që lëngon në diktaturën e egër, në narkodikaturën e egër të drogës, krimit dhe korrupsionit të shqiptarëve.

Ndaj dhe ftoj edhe njëherë çdo qytetar dhe qytetare, me të gjithë fëmijët e tyre të rritur, gjimnazistë, adoleshentë në klasa të nënta, të teta, të gjithë në shesh nesër, t’u shprehim mbështetjen tonë të plotë, t’u shprehim mirënjohjen tonë të thellë, t’u shprehim dashurinë tonë, respektin tonë studentëve për revoltën e tyre. Dhe t’i japim një mesazh qeverisë se studentët kanë dhe do kenë mbështetjen e plotë dhe mburojën e plotë të shoqërisë shqiptare. Nesër është një ditë prove në ndërgjegjen e çdo qytetari shqiptar, e çdo banori të këtij vendi.

Studentët në revoltën e tyre kërkojnë që të mbeten fëmijë të këtij vendi. Kërkojnë që ëndrrën e tyre më të bukur rinore ta ndërtojnë në Shqipëri dhe për Shqipërinë, për veten dhe familjet e tyre. Të gjithë me studentët, të gjithë në Tiranë, kjo duhet të jetë motoja jonë nesër./Dosja.al

3 JAVE ME PARE

"Askush në Evropë dhe në botë nuk i besoi akuzat e tij për ANTIFA"/ Berisha: PD fton të gjithë mbështetësit e saj për protestë kombëtare, në mbështetje të studentëve

Nga paketa fiskale te zgjedhjet vendore/ Berisha njofton protestë
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, njoftoi se ditën e nesërme, në orën 12:00, PD do të zhvillojë një protestë kombëtare në mbështetje të revoltës studentore. Ai u bëri thirrje anëtarëve, mbështetësve të partisë nga i gjithë vendi që ti bashkohen tubimit.

Gjatë fjalës së tij, në një konferencë për mediat, Berisha vlerësoi protestën e studentëve dhe gjimnazistëve, duke e cilësuar atë si një reagim kundër korrupsionit dhe qeverisë. Ai akuzoi gjithashtu autoritetet për dhunë ndaj protestuesve dhe pretendoi se reagimi i të rinjve ka marrë vëmendje edhe në mediat ndërkombëtare.

Berisha: Nesër në ora 12:00, PD fton të gjithë anëtarët në protestë kombëtare të fuqishme në mbështetje të revoltës studentore Të dashur qytetarë dhe qytetare, nesër në ora 12:00, PD fton të gjithë anëtarët, anëtaret, mbështetësit e saj nga mbarë vendi në protestë kombëtare të fuqishme në mbështetje të revoltës studentore. Studentët në revoltën e tyre shumëditore kanë dëshmuar guximin e paparë ndonjëherë të qytetarëve në rrugët dhe sheshet e Tiranës. Studentët në revoltën e tyre kanë gjunjëzuar narkoshtetin jo një po disa herë.

Me trimërinë e tyre, vajzat dhe djemtë e gjimnazeve dhe të universiteteve kanë fituar një simpati botërore. Studentët kanë bërë krenarë sot me trimërinë, guximin e tyre çdo shqiptar. Protesta të shumta ka kudo, por mediat ndërkombëtare më të mëdha, rrjetet më të fuqishme sociale, janë të mbushura me skenat e heroizmit studentor dhe barbarisë qeveritare në rrugët e Tiranës. Ata kanë lartësuar emrin dhe dinjitetin e shqiptarëve. Edi Rama u përpoq t’i përlyejë njëlloj siç bëri me Flamingot në sallën e OKB, në sallën më prestigjioze, ku me paturpësinë më të madhe e shpalli protestën e tyre si protestë antisemite vetëm e vetëm që të mund t’i jepte ngjyra me të cilat ajo nuk mund të kishte asnjë mbështetje.

Edvin Kristaq Xhelati, i kthyer në genet e etërve të tij, tregoi fytyrën e vërtetë në këtë protestë duke urdhëruar mercenarë të paguar, vrasës me pagesë të qëllojnë me armë absolutisht në zona të ndaluar me ligj shqiptar dhe ndërkombëtar.
Urdhëroi barbarët të shkelmojnë trupat gjysëm me ndjenja dhe gjysëm pa ndjenja të protestuesve të rënë nga goditjet e tyre t’u thyejnë kockat. I përplasi ata në salla të mëdha torture. Askush në Evropë dhe në botë nuk i besoi akuzat e tij për ANTIFA. Jo! Lëvizje studentore kundër korrupsionit, kundër vjedhjes së zgjedhjeve, kundër mbrojtjes së korrupsionit të Lubi Ballukut dhe vetes së tij./Dosja.al

 

 

sali berisha

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin