LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

15 ditë revolta studentore/ Të rinjtë mblidhen para Ministrisë së Arsimit: Rama të japë dorëheqjen sa më parë

• Studentët janë mbledhur para Ministrisë së Arsimit, në ditën e 15 kundër qeverisë Rama. • Në mbështetje të studentëve janë bashkuar edhe pedagogët e universiteteve publike, të cilët kanë bojkotuar procesin mësimor që prej 21 tetorit. • Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë ka bërë të ditur se bojkoti do të vijojë deri në një vendim të dytë. • Gjatë ditëve të fundit, tubimet janë shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit. • Ndërhyrjet policore kanë nxitur reagime nga studentët, pedagogët dhe përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët kanë kërkuar hetim të pavarur dhe transparent për rastet e pretenduara të përdorimit të tepruar të forcës. • Studentët këmbëngulin se nuk do të tërhiqen, duke kërkuar përgjegjësi për rastet e pretenduara të dhunës, ndryshime në sistemin arsimor dhe largimin e kryeministrit Edi Rama.

8 artikuj për këtë temë.

3 JAVE ME PARE

Studentja në protestën para Kryeministrisë: Nuk kemi besim as te opozita, kërkojmë largimin e Ramës dhe Berishës

15 ditë revolta studentore/ Të rinjtë mblidhen para
Pamje

TIRANA- Një studente pjesëmarrëse në protestën para Kryeministrisë ka kërkuar largimin e figurave të vjetra politike, duke deklaruar se të rinjtë kanë humbur besimin si te mazhoranca, ashtu edhe te opozita. Në një prononcim për mediat, ajo kritikoi deputetët e opozitës për mënyrën se si veprojnë në Parlament.

Në lidhje me këtë ajo tha se pavarësisht përplasjeve me mazhorancën dhe ndërprerjeve të seancave, nuk kanë arritur të pengojnë miratimin e vendimeve apo të propozojnë ndryshime konkrete. Sipas studentes, protesta nuk ka si qëllim vetëm largimin e kryeministrit Edi Rama, por ndryshimin e të gjithë klasës politike.

Studentja: Nuk kemi çfarë besimi të kemi tek opozita, kur e ka treguar veten që nga viti 2017 e më pas. I shohim deputetët e opozitës që bëjnë cirk në Parlament me mazhorancën. Bëjnë sikur prishin seancat parlamentare, por të gjitha vendimet kalojnë, kur ata mund të tregoheshin konkretë dhe të sillnin propozime. Ata nuk janë shoqëri civile, ndaj mund të bënin diçka konkrete në Parlament.

Ne kërkojmë pastrimin e gjithë klasës politike. Këtu përmendim Ramën dhe Berishën. ‘I duam në burg’, themi, dhe kjo është një thirrje për drejtësi. Të gjithë duhet t’i bashkohen protestës, sepse është e drejtë dhe ndryshimin e meritojmë. Ai duhet të vijë gradualisht. Na duhet mbështetje masive e shoqërisë, duke ardhur këtu në shesh, por edhe duke trokitur në dyert e Partisë Socialiste për t’u thënë se nuk i duan më./Dosja.al

3 JAVE ME PARE

VIDEO/ Protestuesit nisin marshimin nga Rruga e Durrësit drejt Kryeministrisë

15 ditë revolta studentore/ Të rinjtë mblidhen para
Pamje

TIRANA- Studentët dhe qytetarët protestues kanë zhvendosur tubimin drejt Kryeministrisë, duke marshuar pas grumbullimit pranë Ministrisë së Arsimit. Protestuesit janë nisur nga Rruga e Durrësit në kryeqytet, në vijim të protestave të zhvilluara prej disa ditësh.

Pjesëmarrësit kanë paraqitur një sërë kërkesash ndaj qeverisë, mes të cilave edhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Marshimi po vijon në rrugët e Tiranës, ndërsa protestuesit synojnë të mbërrijnë përpara godinës së Kryeministrisë, ku pritet të vijojë tubimi./Dosja.al

3 JAVE ME PARE

Protesta studentore/ I vihet flaka koshave përballë Ministrisë së Arsimit (VIDEO)

15 ditë revolta studentore/ Të rinjtë mblidhen para
pamje

TIRANË- Protesta studentore në Tiranë po vijon prej disa ditësnh me përmasa të dhunshme, ku nuk kanë munguar përplasjet mes efektivëve dhe protestuesve si dhe dhuna ndaj studentëve.

Protestuesit u mblodhën mesditën e sotme para godinës së Ministrisë së Arsimit ku po vijojnë të protestojnë. Kërkesa e tyre kryesore mbetet rrëzimi i qeverisë, dhe dorëheqja e panegociueshme e kryeministrit Rama. Mësohet se, protestuesit i kanë vënë flakën koshave para ministrisë për të shprehur indinjatën e tyre, ndërsa një pjesë prej tyre është shprehur se do të vijojnë qendresën deri në arritjen e objektivit./Dosja.al

3 JAVE ME PARE

“Jam këtu që të mos largohem pas 6 vitesh”/ Studentja e Mjekësisë: Mjekësia është një mision, ne protestojmë për godina dhe kushte më të mira

15 ditë revolta studentore/ Të rinjtë mblidhen para

TIRANË- Një studente e Mjekësisë, e cila i është bashkuar protestës përpara Ministrisë së Arsimit, ka ngritur shqetësimin për kushtet e studimit dhe problemet me të cilat përballen të rinjtë që përgatiten për të ushtruar profesionin e mjekut në Shqipëri. 

Ajo theksoi se kërkesat e tyre nuk kanë marrë përgjigjen e duhur, ndërsa u bëri thirrje studentëve të fakulteteve të tjera që t’i bashkohen protestës, pasi problemet e arsimit të lartë prekin të gjithë të rinjtë. Studentja rrëfeu se ka zgjedhur Mjekësinë me dëshirën për të kontribuar në vendin e saj, por kushtet aktuale e bëjnë të pasigurt të ardhmen e saj profesionale.

Ajo u shpreh se proteston pikërisht që, pas përfundimit të gjashtë viteve të studimit, të mos detyrohet të kërkojë një të ardhme jashtë Shqipërisë.

“Ne protestojmë për kushte më të mira, për godina më të mira, për salla më të mira. Shëndetësia në Shqipëri ka probleme masive. Jemi këtu në protestë që zëri ynë të dëgjohet. Nuk janë plotësuar të gjitha kushtet, kemi rënë në vesh të shurdhër. Jemi mbledhur këtu me thirrje për të gjithë studentët, pasi nuk është vetëm kauza jonë. Ne kemi dalë këtu për një çështje që na prek të gjithëve, ndaj duam përkrahjen e të gjithëve. Duhet të jemi sa më shumë. Bëjmë thirrje edhe për fakultetet e tjera që të na bashkohen.

Kam qenë me një bindje që do të punoj në vendin tim, do të kontribuoj në vendin tim. Mjekësia është një mision, ke shumë për të mësuar nga ky profesion. Por me gjithë këto kufizime dhe kushtet e pakta, ndaj jam këtu për kushte më të mira, që të mos largohem pas 6 vitesh.”, pohoi studentja./Dosja.al 

 

3 JAVE ME PARE

"Masat janë antikushtetuese"/ Kreu i Sindikatës së Pedagogëve: Protest për largimin e qeverisë

15 ditë revolta studentore/ Të rinjtë mblidhen para
Sandër Kovaçi

TIRANË- Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi ka qënë i pranishëm gjatë tubimit të ditës së sotme përballë godinës së Ministrisë së Arsimit, ku është shprehur se bojkoti në auditorë ka si objektiv largimin e qeverisë dhe krijimin e një qeverie kalimtare për t’i hapur rrugën zgjedhjeve të reja.

Gjatë fjalës së tij Kovaçi u shpreh se masat e marra ndaj studentëve janë antikushtetuese dhe po përdoren në formë presioni për të ulur tempin e protestës, sipas tij, ato nuk do të zbatohen asnjëherë dhe do të mbeten vetëm në letra. Kovaçi i krahasoi masat e sugjeruara ngë kryeministri Rama si të ngjashme me ato të Ramiz Alisë për mbrojtjen e statujave, ndërsa u shpreh se do të vijojnë mbështetjen e studentëve.

"Objektivi mebtet i njëjtë, protestë për largimin e qeverisë dhe qeveri kalimtare për zgjedhje të reja dhe abrogimin e ligjeve të dëmshme për shtetin. Është masë e pavlefshme, është më shumë presion për të ulur tempin e protestës, masat janë antikushtetuese. Kanë ngjashmëri me masat e Ramiz Alisë për mbrojtjen e statujave. S’do zbatohen do mbeten në letra. Protesta është e përditshme në orën 14.00, ne do t’i mbështesim deri në fund.", u shpreh ai./Dosja.al

3 JAVE ME PARE

Protesta para Ministrisë së Arsimit/ Studentët e Mjekësisë i bashkohen tubimit (VIDEO)

15 ditë revolta studentore/ Të rinjtë mblidhen para

TIRANË- Studentët e Mjekësisë kanë vijuar marshimin e tyre në rrrugët e kryeqytetit duke iu bashkuar kështu pjesës tjetër së studentëve të grumbulluar përpara Ministrisë së Arsimit. 

Protesta e sotme vjen pas një njoftimi të bërë ditën e djeshme nga të rinjtë, të cilët priten të mblidhen të gjithë para Ministrisë së Arsimit, duke pasur në fokus kërkesën e tyre, dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

 

Ndërkohë, mëngjesin e sotëm, ashtu si edhe disa ditë më parë, kryeministri Rama ka përsëritur ftesën e tij për dialog, e cila deri më tani është refuzuar nga studentët./Dosja.al 

3 JAVE ME PARE

Dita e 15-të e protetës studentore/ Protestuesit marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit

15 ditë revolta studentore/ Të rinjtë mblidhen para

TIRANË- Sot shënohet dita e 15-të e protestës studentore ku të rinjtë janë mbledhur sërish ditën e sotme në Rrugën e Durrësit, para Ministrisë së Arsimit.

Një grup prej tyre u nis nga Fakulteti i Mjekësisë dhe duke u bashkuar rrugës edhe me protestues të tjerë, arritën para Ministrisë së Arsimit./Dosja.al 

3 JAVE ME PARE

Dita e 15-të e protestës kundër qeverisë Rama, studentët mblidhen sot para Ministrisë së Arsimit

15 ditë revolta studentore/ Të rinjtë mblidhen para

TIRANË- Studentët pritet të mblidhen këtë të martë, përpara Ministrisë së Arsimit, ku do të vijojnë protestën që prej dy javësh ka përfshirë kryeqytetin. Në mbështetje të tyre janë bashkuar edhe pedagogët e universiteteve publike, të cilët kanë bojkotuar auditorët dhe kanë vendosur të qëndrojnë në krah të studentëve.

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë ka shpallur bojkotin e mësimdhënies që prej 21 tetorit, duke njoftuar se ai do të vijojë deri në një vendim të dytë. Gjatë dy javëve të fundit, tubimet janë shoqëruar me tensione, përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit, si dhe me të plagosur e të shoqëruar në polici. 

15 ditë revolta studentore/ Të rinjtë mblidhen para

Ndërhyrjet e policisë kanë shkaktuar reagime të forta nga studentët, pedagogët dhe përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët kanë kërkuar hetimin e rasteve të pretenduara të përdorimit të tepruar të forcës. Ndërkohë, studentët kanë refuzuar ftesat e kryeministrit Edi Rama për dialog, duke këmbëngulur se kërkesat e tyre nuk mund të zgjidhen përmes takimeve që, sipas tyre, nuk ofrojnë garanci për ndryshime konkrete.

Protestat studentore, të cilat janë shoqëruar me revolta të ashpra nuk ishte një shpërthim i rastësishëm. Ajo erdhi si rezultat i një pakënaqësie të akumuluar prej kohësh nga të rinjtë, që kanë protestuar prej kohësh, por zëri tyre me protesta paqësore nuk u dëgjua.

Diskutimet për tarifat e studimit, cilësinë e mësimdhënies dhe kushtet nëpër konvikte kanë qenë prej kohësh në qendër të ankesave, por siç duket qeveria nuk mendonte se kjo do shpërthente në një lëvizje masive dhe këmbëngulëse. Dita e parë e protestës nisi me modesti, në dukje si një grumbullim i zakonshëm. Një grup i vogël studentësh, të lodhur nga premtimet e pambajtura dhe nga "mbyllja e veshëve" nga institucionet, u mblodhën te Ministria e Arsimit.

Me thirrje dhe pankarta të improvizuara, ata shprehën indinjatën e tyre. Por ajo që filloi si një zë i vetmuar, shumë shpejt gjeti jehonë. Lajmi u përhap shpejt në rrjetet sociale, duke frymëzuar qindra të tjerë të bashkoheshin. Brenda disa orësh, numri i protestuesve u rrit ndjeshëm, duke bllokuar qarkullimin në rrugën kryesore dhe duke "shpërthyer" në protesta me revolta të mëdha. Të revoltuar, studentët nisën t'i vinin flakën institucioneve shtetërore dhe bankave. Ndërkohë, që tubimet vijojnë ato nuk e kanë ndaluar në asnjë moment thirrjen "Rama jepe dorëheqjen"./Dosja.al

protesta e studenteve

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin