LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Asambleja e PS-së/ Rama me dorë të hekurt, kërkon përjashtim për Spiropalin dhe Plarent Ndrecën, “amniston” Veliajn: I ka duart e lidhura

• Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, e mbledhur në Gjirin e Lalzit, ka nxjerrë në pah qëndrimin e kryeministrit Edi Rama ndaj figurave që kanë shfaqur pakënaqësi apo kanë dalë kundër linjës së tij politike. • Në qendër të vëmendjes janë Elisa Spiropali, Plarent Ndreca dhe Erion Veliaj, për të cilët Rama ka mbajtur qëndrime të ndryshme. • Në nisje të Asamblesë, kryeministri kërkoi ndërprerjen e transmetimit publik, duke deklaruar se dëshironte të komunikonte fillimisht vetëm me anëtarët e Asamblesë. • Gjatë kësaj mbledhje me dyer të mbylluara, Rama ka kërkuar përjashtimin nga Partia Socialiste të Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës, avokatit të kryebashkiakut Erion Veliaj.  • Ky qëndrim i Ramës, tregon se kryesocialisti nuk ka ndërmend të tolerojë kundërshtitë brenda partisë dhe kërkon të vendosë kontroll të fortë mbi radhët e socialistëve. • Por, kërkesa për përjashtimin e Spiropalit dhe Ndrecës është shoqëruar edhe me kundërshtimin e socialistit Fatmir Xhafajt, i cili ka thnë që të ndëshkohen, por jo të përjashtohen. • Sa i përket Erion Veliajt, qasja e Ramës ka qenë ndryshe, pavarsisht përplasjes së hapur së fundmi. Konkretisht, kryeministri nuk ka kërkuar përjashtimin e Veliajt nga PS, pasi sipas tij, kryebashkiaku i ka duart e lidhura. • Ndërkohë, në mbledhje është diskutuar edhe organizimi i partisë në funksion të zgjedhjeve vendore të 9 majit 2027, si dhe përgatitjet për procesin e përzgjedhjes së kandidatëve. • Gjithashtu Kryeministri i ka besuar drejtimin politik të qarkut të Tiranës, ministrit të Brendshëm, Ervin Demo, dhe zv.kryeministres Albana Koçiu. • Ndryshimet në strukturat drejtuese të PS-së në kryeqytet prekin edhe emra të tjerë të rëndësishëm. • Nga bashkëdrejtimi politik i qarkut Tiranë largohet edhe Taulant Balla, ndërsa Ogerta Manastirliu nuk do të jetë më në drejtimin politik të Bashkisë së Tiranës, të cilën Rama e kishte propozuar për zgjedhjet e parakohshme të nëntorit 2025

30 artikuj për këtë temë.

1 JAVE ME PARE

Rama kërkoi përjashtimin Spiropalit dhe Ndrecës/ Dalin kundër kryeministrit edhe Majko e Braçe: Ne nuk jemi parti që përjashtojmë

Asambleja e PS-së/ Rama me dorë të hekurt, kërkon

GJIRI I LALZIT- Detaje të reja vijojnë të dalin nga mbledhja e Asamblesë së PS me dyer të mbyllura. Bëhet me dije se  përveç Fatmir Xhafajt, edhe deputetët Erion Braçe dhe Pandeli Majko kanë kundërshtuar kërkesën për përjashtimin nga Partia Socialiste të Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës.

Mësohet se Erion Braçe ka dalë kundër kësaj kërkese, duke u shprehur: Ne nuk jemi parti që përjashtojmë. Në të njëjtën linjë mësohet se ka qenë edhe Pandeli Majko, i cili gjithashtu ka kundërshtuar përjashtimin e dy deputetëve.

Më herët, Fatmir Xhafaj ishte një tjetër zë kundër kërkesës për përjashtimin e Spiropalit dhe Ndrecës, duke kundërshtuar që kjo çështje të hidhej në votim në Asamblenë Kombëtare.

Qëndrimet e tre socialistëve janë shfaqur gjatë diskutimeve me dyer të mbyllura në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, ku një prej çështjeve të trajtuara ka qenë edhe kërkesa për përjashtimin nga partia të Spiropalit dhe Ndrecës./Dosja.al  

1 JAVE ME PARE

Klosi: Drejtimin politik të qarkut të Tiranës e mban Manastirliu, vijnë Demo e Koçiu

Asambleja e PS-së/ Rama me dorë të hekurt, kërkon
Blendi Kolsi

GJIRI I LALZIT- Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Kolsi, deklaroi pas mbledhjes së Asamblesë se Ogerta Manastirliu nuk do të largohet nga drejtimi politik i qarkut të Tiranës. Duke folur për gazetarët, ai theksoi se si bashkëdrejtues politik, për territorin e Bashkisë së Tiranës, do të jenë edhe Ervin Demo e Albana Koçiu.

“Sa i përket drejtimit të Tiranës, u propozuan dy bashkëkryetarë si në të gjithë bashkitë e vendit. Drejtimi i partisë së bashkisë së Tiranës do jetë nga Demo dhe Koçiu. Drejtimi politik do të vazhdojë nga Ogerta Manastirliu”, tha Klosi./Dosja.al

1 JAVE ME PARE

“Unë për ty kam qenë si Skënderbeu, ti për mua Mamica”/ Rama- Spiropalit në Asamble: Nuk mund t’i gjuash shtëpisë me gur. Socialistja: Kam ngritur zërin për disa ministra

Asambleja e PS-së/ Rama me dorë të hekurt, kërkon
Edi Rama, Elisa Spiropali

GJIRI I LALZIT- Detaje të reja janë zbuluar nga diskutimet mes kryeministrit Edi Rama dhe Elisa Spiropalit në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste. Sipas burimeve të gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu, Rama e ka nisur fjalën për Spiropalin me një referencë historike, duke i kujtuar marrëdhënien mes tyre dhe duke i thënë se nuk mund t’i gjuajë shtëpisë me gur.

Rama: Unë për ty kam qenë Skënderbeu, ti për mua Mamica, por nuk mund ti gjuash shtëpisë me gur.

Spiropali: Kryetar unë jam dakord me qëndrimet e tua, por kam ngritur zërin për disa ministra të caktuar si janë zgjedhur./TCH

1 JAVE ME PARE

Prapaskenat e mbledhjes me dyer të mbyllura/ Rama propozoi përjashtimin e Spiropalit dhe Ndrecës, por Asambleja s’i kaloi për votim

Asambleja e PS-së/ Rama me dorë të hekurt, kërkon

GJIRI I LALZIT- Detaje të reja janë zbardhur nga mbledhja me dyer të mbyllura e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, ku në fokus ka qenë edhe çështja e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës.

Gjatë mbledhjes, kryeministri Edi Rama ka propozuar përjashtimin e të dyve nga Partia Socialiste. Megjithatë, propozimet nuk janë hedhur në votim nga Asambleja, çka do të thotë se as Spiropali dhe as Ndreca nuk janë përjashtuar zyrtarisht nga partia.

Lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, i cili pas përfundimit të mbledhjes ka dhënë një prononcim për mediat. I pyetur për statusin e Elisa Spiropalit në parti, Klosi ka konfirmuar se ajo vijon të jetë anëtare e Partisë Socialiste.

Pra, pavarësisht kërkesës së Edi Ramës për përjashtimin e saj, Spiropali ruan ende statusin e anëtares së PS-së. E njëjta situatë vlen edhe për Plarent Ndrecën, pasi propozimi për përjashtimin e tij nuk u votua nga Asambleja Kombëtare./Dosja.al

1 JAVE ME PARE

Rama kërkoi përjashtimin e Elisa Spiropalit, Blendi Klosi: Vazhdon të jetë anëtare e PS

Asambleja e PS-së/ Rama me dorë të hekurt, kërkon
Blendi Kolsi

GJIRI I LALZIT- Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Kolsi, pas përfundimit të mbledhjes së Asamblesë ka folur për mediat, por nuk ka pranuar të komentojë mundësinë e përjashtimit të Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga Partia. Ai i cilësuar këto si çështje të brendshme të partisë, që nuk mund të fliten jashtë. Megjithatë, pas disa pyetje të gazetarëve, Kolsi tha se Elisa Spiropali vazhdon të jetë anëtare e PS.

Klosi: Prandaj janë diskutime të brendshme. Vendimmarrja ishte për miratimin e platformës ‘Këshilltari i bashkisë sime’, miratimin e procesit për të vazhduar fushatën elektorale në çdo cep të territorit.

Gazetarët: Do ta shqyrtoni në një moment të dytë? A është anëtare e PS, Elisa Spiropali?

Klosi: Po është anëtare e PS./Dosja.al

1 JAVE ME PARE

Përfundon mbledhja e Asambesë së PS në Gjirin e Lalzit

Asambleja e PS-së/ Rama me dorë të hekurt, kërkon

TIRANË- Mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, e cila u zhvillua me dyer të mbyllura ka përfunduar. Gjatë takimit, një prej çështjeve të diskutuara ishte mundësia e përjashtimit nga Partia Socialiste të Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës, avokatit të Kryebashkiakut Erion Veliaj.

Diskutimet u zhvilluan larg mediave, ndërsa ende nuk ka detaje zyrtare mbi vendimmarrjen e Asamblesë lidhur me këtë çështje./Dosja.al

1 JAVE ME PARE

"Të dyja bashkë janë nonsens"/ Burgosja e Veliajt, Rama: Nuk mund ta mbash në burg kryetarin e Tiranës pa gjyq dhe njëkohësisht të pretendosh se nuk mund të zëvendësohet(VIDEO)

Asambleja e PS-së/ Rama me dorë të hekurt, kërkon

GJIRI I LALZIT-  Kryeministri Edi Rama foli edhe për burgosjen e Erion Veliajt, duke përsëritur qëndrimin e tij se paraburgimi i kryebashkiakut të zgjedhur të Tiranës është absurd dhe përbën një çështje të demokracisë. Megjithatë, ai theksoi se nuk do të shprehet për themelin e çështjes dhe as për përgjegjësinë e tij ligjore.

Në vijim, kryeministri kritikoi përdorimin e paraburgimit në Shqipëri, duke pretenduar se vendi ka një numër tepër të lartë personash që qëndrojnë në burg pa u gjykuar. Sipas tij, 63% e personave që mbahen në institucionet e vuajtjes së dënimit janë të paraburgosur dhe kjo situatë rëndon edhe mbi taksat e qytetarëve.

 

“Po do të gjeni fjalë të miat për paraburgimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Është paraburgim absurd dhe mbetet një çështje e demokracisë. E kam thënë dhe e përsëris këtë gjë. Nuk mund t’i marrësh ti kryeqytetit kryetarin e zgjedhur dhe t’ia mbyllësh brenda pa gjyq, por nuk mund të thuash se ky nuk mund të zëvendësohet se është në detyrë. Ose njëra, ose tjetra. Të dyja bashkë janë nonsens. Por nuk do të them asnjëherë asgjë për meritën e çështjes. Kemi dyfishin e të paraburgosurve të Rusisë. 63% e njerëzve që paguhen me taksat e shqiptarëve janë të paraburgosur dhe nuk kushtojnë pak. Ndodhin çudira, u mbarojnë afatet dhe dalin pa u gjykuar fare. Këtu ne nuk jemi në Mesjetë, ku turma kërkon gjak dhe kërkon turrë drush! Se nesër vjen te tjetri e tjetri dhe ligji nuk ka lidhje fare me figurat e larta, as me veprat që lidhen me SPAK, por ka të bëjë me shumë bij nënash që janë të pafajshëm deri në momentin kur gjykohen. Të rrinë në burg? Po pse? Mbajmë në burg pa gjyq edhe turistë të huaj, kalamaj që i kapin me hashash dhe rrinë atje presin të gjykohen?," tha Rama./Dosja.al

1 JAVE ME PARE

"Këta muaj, vendimtarë"/ Rama: Të intensifikojmë komunikimin me qytetarët

Asambleja e PS-së/ Rama me dorë të hekurt, kërkon
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, në mbyllje të fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, u bëri thirrje socialistëve që në muajt e ardhshëm të intensifikojnë komunikimin me qytetarët, veçanërisht me ata që, sipas tij, nuk janë informuar përmes mediave dhe rrjeteve sociale. Gjatë Fjalës së tij në Asamblenë e PS-së, Rama theksoi se misioni i socialistëve në këtë periudhë është të shkojë pranë të gjitha komuniteteve dhe të komunikojë drejtpërdrejt me qytetarët.

“Misioni ynë është i qartë, këta muaj janë vendimtarë për të folur me të gjithë ata që ose nuk na kanë dëgjuar, sepse mediat dhe rrjetet kanë qenë të zëna me glorifikimin e dhunës, ose nuk kanë qasje në rrjetet sociale. Pra, duhen parë ata që ecin me punë dhe përpjekje. Me ftesën që të gjithë bashkë të mos lejojmë që uji i pistë të mbysë beben, por, nga ana tjetër, të kujdesemi që të mos e hedhim beben bashkë me ujin e pistë, ju falënderoj”, u shpreh Rama në përfundim të fjalës së tij./Dosja.al

1 JAVE ME PARE

"Unë dhe PS nuk bëjmë avokatinë e askuj"/ Çështja e Ballukut, Rama: U ngrit një furtunë mediatike se unë mbrojta Belindën (VIDEO)

Asambleja e PS-së/ Rama me dorë të hekurt, kërkon
Edi Rama dhe Belinda Balluku

GJIRI I LALZIT- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS-së foli edhe për çështjen e Belinda Ballukut. Rama tha se lidhur me këtë çështje u ngrit një furtunë mediatike, duke pretenduar se ai kishte dalë në mbrojtje të Ballukut.

Ai theksoi se qëndrimi i tij dhe i Partisë Socialiste ndaj drejtësisë ka qenë gjithmonë i bazuar te ndarja e pushteteve, ndërsa nënvizoi se askush nuk merr mbrojtje politike nga mazhoranca për çështjet që ka me drejtësinë.

Gjithashtu Rama bëri një dallim mes çështjes së Ballukut dhe asaj të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj duke përsëritur kundërshtimin e tij ndaj paraburgimit të këtij të fundit.

"Cila është e vërteta ime që unë e kam ndarë me ujë është e njëjta dhe është gjithmonë. Raporti ynë me drejtësinë ka qenë dhe mbetet raport pushtetesh të ndara. Kush ka problem me drejtësinë e ka personal, me avokatin e vet. Unë dhe PS nuk bën avokatin e askujt. Gjejeni një fjalë timen, ose të kujdo këto që ta këtë bërë në rastin e Belinda Ballukut dhe ma thoni? Nuk e gjeni dot. Pas asnjërin dhe pas asnjërën. Po do të gjeni fjalë të mijat për paraburgimin e kryetarit të bashkisë së Tiranës, është paraburgim asbsurd dhe mbetet një cështje e demokracisë. E kam thënë, e përsëris këtë gjë. Nuk mund ti marrësh ti kryeqytetit kryetarin e zgjedhur dhe ta mbyllësh pa gjyq. Dhe nuk mund të thuash që kyu nuk zëvendësohet është në detyrë. Këto të dyja bashkë janë një non sens. Në rastin e Belinda Ballukut kam thënë që nuk ka arsye për të ngritur ne, ta ngrëmë kartonin për ta paraburgosur një tjetër koleg pa gjyq, kur hetimet vazhdonin. Sot cështja shkoi në gjyq dhe nuk kishte pengesë. Ishte pjesë e një qasje që ne do ta kundërshtojmë me ligj," tha Rama./Dosja.al

1 JAVE ME PARE

"Duhet disiplinë ose s’ka fitore"/ Zgjedhjet vendore, Rama: Debati i vetëm deri më 9 maj, ça Shqipërie duam?(VIDEO)

Asambleja e PS-së/ Rama me dorë të hekurt, kërkon

GJIRI I LALZIT- Kryeministri Edi Rama u ka kërkuar socialistëve disiplinë, angazhim dhe punë në skuadër, duke theksuar se këto janë kushtet kryesore për të arritur objektivat e Partisë Socialiste dhe për të siguruar fitoren në zgjedhjet e ardhshme. Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Partisë Socialiste, Rama deklaroi se deri më 9 maj debati politik duhet të përqendrohet te vizioni për Shqipërinë që dëshirojnë qytetarët.

Ai u ndal edhe te mungesa e mbështetjes mediatike për PS-në, duke theksuar se në këto kushte partisë i mbetet të mbështetet te e vërteta dhe komunikimi i drejtpërdrejtë me qytetarët. Kreu i qeverisë foli edhe për masat ekonomike dhe sociale të ndërmarra nga qeveria, duke përmendur uljen e TVSH-së për shportën, skemën e re të bonusit të bebes dhe rritjen e të ardhurave për pensionistët.

 

"E kemi thënë që duam të ulim TVSH-në për shportën, por nuk e kemi bërë dot derisa u krijua mundësia. Si i heq ti 150 milionë euro nga arka? Llogaria del sot sepse ekonomia është në nivelin e vet më të mirë. Po kështu, edhe skema e re e bonusit të bebes. Rakip Suli donte më shumë dhe ka të drejtë, por mungojnë sot ato mundësi. Natyrisht që ne duam të bëjmë shumë më tepër për pensionistët, por tani po bëjmë atë që nuk e bënim dot dhe në janar do të kenë shtesën e premtuar. Duhet t’u them njerëzve që na duhet më shumë ekonomi dhe, për të bërë më shumë ekonomi, na duhen më shumë investime dhe ato miliarda që janë plotësisht të mundshme tani. Dhe nuk flas vetëm për një investim; janë bllokuar disa investime të mëdha, sepse janë disa që janë në pritje. A do ta pranojë Shqipëria apo do të kthehet në një pikë ku do të ishte fatale? Në këtë pikë duhet të flasim me shqiptarët. Debati për Shqipërinë është ky: nga sot deri më 9 maj duhet të diskutojmë se çfarë Shqipërie duam?”, u shpreh ai./Dosja.al

1 JAVE ME PARE

"Jam krenar për këtë parti"/ Rama: E ndaluar ta mendojmë se mund të ndalemi(VIDEO)

Asambleja e PS-së/ Rama me dorë të hekurt, kërkon

GJIRI I LALZIT-  Kryeministri Edi Rama theksoi se mes arsyeve për tu mërzitur dhe anëve që lëndojnë imazhin e PS-së është krenar për këtë parti duke e cilësuar atë si një forcë të vetme në Shqipëri. 

Rama pohoi se Partia Socialiste funksionon me kronometër duke lënë të nënkuptuar se rekomandimi për nisjen e përgatitjeve për Traktatin e anëtarësimit në BE, janë fjalët që ua ndalojnë të humbasin perspektivën. 

 

“Dua ta them edhe këtë për Partinë Socialiste sepse besoj që është shumë e rëndësishme që ne të mos e humbim këtë fokus edhe pse kemi shumë arsye për t’u mërzitur, edhe kur gjëra të caktuara e lëndojnë imazhin e PS. Unë sot jam shumë krenar për këtë parti sepse pa këtë parti, ai togfjalësh nuk do të ishte shkruar, sepse ajo që nuk kuptojnë ose nuk duan të kuptojnë ata që bëjnë sikur s’kuptojnë ose realisht s’marrin vesh, kur them që ne e kemi të ndaluar ta mendojmë se ne mund të ndalemi për ndonjë moment, e kemi të ndaluar kategorikisht ta mendojmë, jo ta bëjmë. Ne jemi forcë e vetme në këtë vend që funksionojmë me kronometër se ka nga ata që funksionojnë me kilometra, në rastin më të mirë se ka dhe raste si ai ballisti, që funksionojnë me milje. Unë jam krenar për këtë partisë sepse të zhytur këtu në këtë vorbullën tonë të Tiranës, të lagjes politike, të dhomave dhe kuzhinave të PS, ne rrezikojmë ta humbim sensin e perspektivës që e kemi shumë të thjeshtë: Brukseli në KE”, tha Rama./Dosja.al 

1 JAVE ME PARE

"Në Dublin u prita me agjitim të madh"/ Protestat e studentëve, Rama: Dhuna policore, një legjende urbane e jashtëzakonshme(VIDEO)

Asambleja e PS-së/ Rama me dorë të hekurt, kërkon

GJIRI I LALZIT- Kryeministri Edi Rama ka pohuar se largimi i tij me dhunë mbetet një iluzion pasi revolta e qytetarëve lidhet me Partinë Socialiste ndërsa ai konsiderohet si pengesë. Ai theksoi edhe njëherë angazhimin e partisë në bashkëbisedimet me popullin. 

Kreu i qeverisë gjatë fjalës së tij pohoi se Shqipëria është i vetmi vend me një raport të përmbysur të të lënduarve duke iu referuar kështu dhunës policore. Rama vuri në qendër të diskutimit edhe pritjen e qytetarëve shqiptarë në Dublin ku i hodhën edhe vezë nga trotuari tjetër duke thënë se ekzistonte një parullë me shkrimin: "Ne nuk paguajmë gjobë për lirinë e protestës". 

Rama tha se personi që iu drejtua me vezë u mor nga policia duke bërë kështu krahasimin e policisë irlandeze me atë shqiptare ku theksoi se në Dublin nuk lejohet as të luash me kapelen e policit. E drejta për të zënë rrugën pa leje është një proces që duhet punuar për kthimin e ligjshmërisë, tha Rama. 

Kryeministri foli edhe për protestuesit ku gjatë revoltës studentore penguan qarkullimin e automjeteve në rrugët e Tiranës duke sjellë vështirësi në disa segmente rrugore. Ndërkohë sipas Ramës qytetarët nuk duhet të pëngonin të tjerët si një mënyrë për të shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisë. 

 

"Iluzioni i largimit tim me dhunë, se ata nuk e kanë me mua e kanë me PS unë jam thjesht pengesa, ka krijuar një shtresë toksike që ne duhet ta purifikojmë me angazhimin tonë për të dëgjuar njerëzit. Dhuna policore një legjende urbane e jashtëzakonshme. Mbetemi I vetmi vend në raport të përmbysur të të lënduarëve. Në Dublin para dy ditësh u prita me agjitim të madh, ishin në trotuarin tjetër, policia ishte në trotuarin ku ndodhte aktiviteti, dhe pash një parrullë aty ne nuk paguajmë gjobë për lirinë e protestës. Nuk paguante se rrinte në trotuar. 

Erdhi edhe një vezë irlandeze drejt meje, ishte si më e errët thash paskan marrë ndonjë shqiponjë me vete. Polici i tha mos lëviz shqipes atjes, shqipja ngriu ishte goxha burrë, I shkuan dy policë dhe e morën. Tani kjo është dhuan policore. Pra atje as nuk mund të imagjinohet të luash me kapelen e policit. Kthimi I ligjshmërisë është proces që duhet cuar deri në fund e drejta për të zënë rrugën pa leje nga policia duhet të mos ekzisotojë pa pasojën e gjobës përkatëse. Si mundet të marrin përsipër 50-500-5 mijë të bllokojnë qarkullimin për gjithë të tjerët? Me cfarë të drejte? S të pëlqen qeveria, thuaja këtë pa penguar askënd të vijojë jetën e vet. Kanë ardhur disa që mendojnë se Shqipëria më e mirë bëhet duke u imponuar, duke sulmuar gazetarët që nuk rezultojnë të jenë militant të korit të dhunës. Jemi këtu për ti refuzuar dhe për ti zbrapsur. Traktati, nuk mund as ti imagjinojë të tilla kërkesa," tha Rama./Dosja.al 

1 JAVE ME PARE

Rama në Asamblenë e PS: Burimet në Tiranë janë kundër nesh, por ka ardhur koha të shtrihemi gjerësisht në territor(VIDEO)

Asambleja e PS-së/ Rama me dorë të hekurt, kërkon

GJIRI I LALZIT- Kryeministri Rama ka deklaruar në Asamablenë Kombëtare se burimet në Tiranë janë kundër qeverisë së tij dhe në këtë mënyrë politika duhet të shtrihet me gjerë në territor. 

Duke iu referuar protestës paqësore të qershorit dhe revoltës studentore ai theksoi se pas shkuljeve të gurëve të bulevardit dhe hedhjes së sasive të molotovëvë pas rreth 35 vitesh tashmë është radha e Partisë Socialiste që të reagojë.

Kryeministri paralajmëroi se do të bisedohet me të gjithë shqiptarët në çdo lagje dhe në çdo fshat. Ai e cilësoi këtë mandat si një mision që nuk mund të zhbëhet nga asnjë dorë ku si parim kryesor qëndron dëgjimi i fjalës së popullit.

 

“Prania Besnike e provon çdo të premte se është një nga shtigjet e duhura për të ndier nga afër pulsin dhe ndjesinë e çdo komuniteti dhe për t’i dhënë politikës atë frymëmarrje të domosdoshme që ne duhet ta marrim atje, në burim. Sepse burimet këtu në Tiranë janë kundër nesh, për një mijë e një arsye. Por ne kemi burimin që s’na ka lënë në baltë asnjëherë. Prandaj ka ardhur koha e një pranie politike të shtrirë gjerësisht në territor.

Kanë folur, i kanë thënë të tëra, i kanë shkulur të tërë gurët e bulevardit, i kanë hedhur të tëra sasitë e molotovëve që nuk ishin hedhur në Shqipëri në 35 vjet liri, por fjala jonë nuk është thënë akoma. Tani është koha të flasim ne. Por të flasim në çdo lagje dhe në çdo fshat.

Një mandat si ky nuk është një mandat katërvjeçar i radhës. Një mandat si ky është një mision i ngarkuar nga një popull i tërë dhe ky mision nuk zhbëhet dot nga askush. Është një mision, nuk është një leje për t’i dëgjuar njerëzit një herë në katër vite. Aq më pak një e drejtë për të mos qenë te njerëzit më shumë se çdo herë më parë”, tha ndër të tjera Rama./Dosja.al 

1 JAVE ME PARE

“Do bëhet si Putini dhe Erdogani"/ Rama : Do kishim ngecur nëse s’do kishim kaq mandate(VIDEO)

Asambleja e PS-së/ Rama me dorë të hekurt, kërkon

GJIRI I LALZIT- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij ka pohuar se Partia Socialiste është përballur me fjalë kundër fushatës. Ai vuri në dukje pyetjet e njerëzve të cilët pohonin ngjashmërinë me Putin dhe Erdoganin. 

Rama theksoi se nësë populli shqiptar do ishte aq i mangët sa pjesa e atyre individëve qe drejtonin pyetjet e lartëpërmendura atëherë nuk do na e kishin dhënë mandatin ku shtoi se sot vendi do kishte ngecur. 

Kreu i qeverisë pohoi se si rezultat Shqipëria do të kishte pengje dhe nuk do të bënte të mundur kalimin e ligjeve për anëtarësimin e Shqipërisë ne Bashkimin Evropian. 

 

Mos harroni që kemi marrë një votë plebishitare me këtë kërkesë. Kush kujtohet kur gjithë këto grykë që nxirrnin nga bulçitë mediatike fjalët e kundërta ndaj nesh gjatë fushatës, thoshin: Për çfarë i duhet këtij një shumicë më e madhe se kjo që kishte? Do të bëhet si Putini, si Erdogani? Për kë i duhet kjo? Parafytyrojeni sikur populli shqiptar të ishte po aq i mangët sa këta që bënin këtë pyetje dhe populli të mos na kishte dhënë mandatin që na dha. Ne sot do të ishim të ngecur. Do të ishim pengje, se nuk do të kalonim dot asnjë nga shumë ligjet që kërkojnë pikërisht fuqinë e kësaj shumice që ne morëm dhe e morëm atë shumicë për Shqipërinë në BE, tha Rama./Dosja.al 

1 JAVE ME PARE

"Shkulën gurët e bulevardit dhe hodhën të gjithë molotovët"/ Protestat, Rama: Dialog me shqiptarët, por jo me “sorrat” që u fshehën pas tyre(VIDEO)

Asambleja e PS-së/ Rama me dorë të hekurt, kërkon

GJIRI I LALZIT- Kryeministri Edi Rama duke folur mbi rrjedhën e protestave në Tiranë dhe jashtë saj ka theksuar se pas shkuljes së gurëve të bulevardit dhe hedhjes së sasisë të molotovëvë pas 35 vitesh është koha që Partia Socialiste të reagojë. 

Në këtë mënyrë Rama tha se duhet bashkëbiseduar me çdo shqiptar që nuk i trembet dialogut dhe që nuk ka harruar se baza e bashkëjetesës është liria për të folur dhe e drejta për tu dëgjuar. Ai thkesoi së në këtë mandat më shumë se katërvjeçar dëgjimi dhe gatishmëria duhët të jëtë në nivel më të lartë. 

Kryeministri iu referua edhe protestave me Revolucionin Flamingo duke thënë se ato janë dëgjuar dhe qëndrojnë edhe faktet të cilat u krijuan në bazë të Flamingove ku Rama përmendi këtu ‘Pasqyra Albania’. Ai shtoi se gjatë protestave të qershorit bënin pjesë sorra, korba dhe duar të huaja duke e cilësuar revoltën e qytetarëve si një ndarje të së vërtetës dhe jo një përqeshje apo anatemim.

 

“Prania besnike provon se është një nga shtigjet e duhura për të ndjerë nga afër pulsin dhe ndjesinë e çdo komuniteti dhe për t’i dhënë politikës frymëmarrjen e domosdoshme, që ne duhet ta marrim gjithmonë në burim, sepse burimet këtu në Tiranë janë kundër nesh. Por ne kemi atë burim atje që nuk na ka lënë në baltë. Ndaj ka ardhur koha e një pranie politike të shtrirë gjerësisht në territor. Ka ardhur radha jonë të flasim tani, pasi i kanë shkulur të gjithë gurët e bulevardit, i kanë hedhur sasitë e molotovëve që nuk ishin hedhur në 35 vite, por fjala jonë nuk është thënë akoma dhe tani është koha të flasim ne. Ta flasim në çdo lagje, me çdo shqiptar që nuk i frikësohet dialogut dhe që nuk e ka harruar akoma atë që duan të na bëjnë të harrojmë: që baza e bashkëjetesës është liria për të folur, por edhe e drejta për t’u dëgjuar. Ky është më shumë se një mandat katërvjeçar. Nuk është një leje për t’i dëgjuar njerëzit një herë në katër vite. Aq më pak një e drejtë për të mos qenë tek njerëzit më shumë sesa çdo herë më parë. Sa më i fortë mandati, aq më të udhës bëhen dëgjimi i shpeshtë dhe gatishmëria. Flitet për dialogun dhe ato gryka të errëta përsërisin papushim se Flamingot nuk u dëgjuan dhe se tani është vonë për dialog. Së pari, Flamingot ne i kemi dëgjuar dhe sot kemi fakte, jo vetëm reflektim. Sot kemi disa instrumente që nuk i kishim më parë dhe i krijuam sepse i dëgjuam ata, duke nisur me instrumentin e ndjekjes së hallit te ‘Pasqyra Albania’. Ne nuk kemi qenë asnjëherë të pavëmendshëm ndaj tyre. Unë personalisht i kam dëgjuar më shumë, sepse të gjitha i kanë thënë poshtë dritares së zyrës sime. Natyrisht që unë i kam ndarë, sepse të ndara kanë qenë. Në atë protestë kishte nga të gjitha. Por që sorrat dhe korbat ishin pjesë, dhe që duart e huaja ishin pjesë, kjo është e qartë. Nuk ka qenë përqeshje dhe anatemim, por ndarje e së vërtetës," tha Rama./Dosja.al 

1 JAVE ME PARE

Rama: Drejtësia ka goditur edhe brenda PS-së, por kjo tregon pavarësinë e saj

Asambleja e PS-së/ Rama me dorë të hekurt, kërkon

GJIRI I LALZIT- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare ka komentuar edhe rrjedhën brenda organeve të pavaruara të drejtësisë të cilat godasin brenda Partisë Socialiste. Ai e konsideroi këtë ndërhyrje si rrjedhojë e një të vërtete të madhe ekzistuese për garancimin e paprekshmërisë së drejtësisë.

Duke iu drejtuar anëtarësimit të vendit Kryeministri pohoi se hyrja në Bashkimin Europian nuk realizohet duke u mbyllur gojën kritikëve të qeverisë pasi kjo shihet vetëm si një legjendë urbane.

"Prandaj unë e kam thënë dhe e them: ndryshe nga çfarë nxjerrin bulçitë e grykëve publike, shqiptarët janë mjaft të mençur ta kuptojnë se fakti që sot dhe prej kaq vitesh ka organe të pavarura drejtësie që godasin këtu brenda është rrjedhojë e së vërtetës së madhe se këtu është garancia e paprekshmërisë së pavarësisë së drejtësisë. Prandaj ka hyrë Shqipëria në atë faqe. Dhe nuk bëhet hyrja në atë faqe duke u mbyllur gojën kritikëve të qeverisë, se edhe kjo është legjendë urbane," tha Rama./Dosja.al 

1 JAVE ME PARE

“Shqipëria ylli i ri i Europës”/ Rama: Të gjitha qelizat e PS duhet të mobilizohen(VIDEO)

Asambleja e PS-së/ Rama me dorë të hekurt, kërkon

GJIRI I LALZIT- Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria në këtë pikë ka një perspektivë më konkrete se kurrë më parë. Ai riktheu në vëmendje fjalët kundër PS-së që pohonin se çfarë i duhet shumicës më të madhe të kthehet si Putin apo si Erdogan. 

Rama tha se në këtë përgjegjësi historike që ndodhet vendi sot populli duhet të jetë aktiv për të mobilizuar të gjitha qelizat e PS-së në mënyrë që të përgatitet edhe takimi ku Shqipëria pritet të jetë Ylli i ri i Europës.

Në sajë të këtij privilegji Kryeministri bëri thirrje për të punuar mbi atë qëe cilëson si ngjarja më e rëndësishme e historisë. Ai theksoi se Shqipëria nuk do të ndalet krahë pjesës kundërshtare por do të ktheht me përulësi të populli i saj.   

 

"Shqipëria e sotme, jo ka një perspektivë por ka një perspektivë më konkrete se kurrë, ndodhet më afër se kurrë takimit të shumëpritur me historinë. Kemi marrë një votë plebishitare me këtë kërkesë. Ju kujtohet kur gjithë këto grykët që dilnin nga bulcitë mediatike fjalët e kundërta ndaj nesh thonin ca i duhet një shumicë më e madhe të bëhet si Putin, si Erdogan. Përfytyroni sikur populli të ishte kaq mangët sa këta, e mos na kishte dhënë mandatin që na dha sot do ishim pengjes se nuk do kalonim dot asnjë nga ligjet. Është përgjegjësi historike sot, që duhet ta ndjejë individualisht secili për të qenë aktiv. Të gjitha qelizat e PS duhet të mobilizohen, gjaku i organizmit të kësaj partie duhet të vlojë. Na ka rënë barra por na është shkruar edhe fati të gjendemi me këtë përgjegjësi ta përgatisim atë takim ku Shqipëria do të jetë ylli i ri i Eropës. Dhe Europa do të flasë edhe gjuhën e vjetër shqipe. Të ulim kokën individualisht për të punuar pa pushim, për të mbështetur njerëzit komunitetet, që na e kanë dhënë ne këtë privilegj. Që të themi me krenari ‘isha edhe unë kur ndodhi ngjarja më e rëndësishme e historisë. Ndaj Shqipëria nuk mund të ndalet asnjë minut pse nuk bien dakord kundërshtarët e saj me arritjet e saj. Ne duhet të kthehemi me përulësi te njerëzit," tha Rama./Dosja.al  

1 JAVE ME PARE

Rama: Integrimi në BE nuk bëhet duke u zhytur në korrupsion(VIDEO)

Asambleja e PS-së/ Rama me dorë të hekurt, kërkon

GJIRI I LALZIT- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se integrimi i Shqipërisë në BE nuk realizohet nga zhytja në korrupsion por duke mbështetur organet e pavarura të drejtësisë të cilat luftojnë korrupsionin në nivelet më të larta të pushtetit politik. Ai tha se shqiptarët duhet të kuptojnë se ekziston garancia e paprekshmërisë së pavarësisë së drejtësisë. 

Rama pohoi se në të gjitha kanalet mediatike të Shqipërisë rreth 60% përbëhet nga përmbajtje kundrër qeverisë, rreth 30% përmbajtje neutrale dhe 10% përmbajtje pro qeverisë. 

Duke iu referuar thirrjeve të protestuesve mbi dorëheqjen e panegociueshme të Kryeministrit dhe rrëzimin e qeverisë së tij Rama pohoi se ato vijnë për të glorifikuar dhunën. Kreu i qeverisë citoi se do të propozojë një debat kombëtar ku do të analizojë problemet e shumta të vendit dhe popullit. 

 

“Hyrja në atë faqe nuk bëhet duke u rrokullisur në humnerë. Sot ekonomia ka prekur tavanin e 30 miliardë eurove. Nuk bëhet hyrja në atë faqe duke u zhytur në korrupsion, por duke mbështetur pa kushte organet e pavarura të drejtësisë që e luftojnë korrupsionin deri në nivelet më të larta të pushtetit politik. Ndryshe nga çfarë nxjerrin buçitë e grykave publike, shqiptarët janë të mençur që ta kuptojnë se fakti që sot dhe prej kaq vitesh ka organe të pavarura drejtësie që godasin këtu brenda, është rrjedhojë e të vërtetës së madhe se këtu është garancia e paprekshmërisë së pavarësisë së drejtësisë. Ndaj ka hyrë Shqipëria në atë faqe dhe nuk bëhet hyrja në atë faqe duke u mbyllur gojën kritikëve të qeverisë. Ky vend prodhon çdo ditë, në të gjitha kanalet e veta mediatike, 60% përmbajtje kundër qeverisë, afro 30% përmbajtje neutrale dhe vetëm 10% përmbajtje pro qeverisë. Të gjitha këto të dhëna mund t’u vlejnë edhe atyre që u kuturisën të ngrejnë paralele mes Beogradit dhe Tiranës. Ky është një vend ku liria e kujtdo që është i pozicionuar kundër nesh është e atillë saqë nuk e gjen në asnjë vend tjetër. Kore si ato të përnatshmet, që u rreshtuan ekran më ekran për të glorifikuar dhunën. Do të kemi kohë për të gjithë përparimin e madh dhe të gjitha problemet e shumta të vendit dhe të njerëzve gjatë një debati kombëtar, të cilin do ta propozoj pak më poshtë”, tha Rama./Dosja.al 

1 JAVE ME PARE

"Dielli nuk mbulohet me shosh"/ Rama: Gazetari i huaj shkoi në Kamëz për të parë flamingot, por u përball me realitetin e shkollave shqiptare(VIDEO)

Asambleja e PS-së/ Rama me dorë të hekurt, kërkon

GJIRI I LALZIT- Kryeministri Edi Rama përmendi një rast të një Gazetari të huaj i cili erdhi në Shqipëri për të parë flamingot por shkoi në Kamëz ndërkohë që atje u përball me gjendjen e disa shkollave. Rama pohoi se Gazetari kishte rënë në konkluzionin se shkollat në Kamëz nuk ishin as në lagjen më të pasur të qytetit nga vinte.

Në këtë mënyrë Kryeministri theksoi se ishte pre e idesë së administrata e Shqipërisë nuk kishte kapacitete të mjaftueshme për të përballuar jetën e re dhe Europën, ku citoi se sot njërëzit kanë pritshëmri të larta dhe nuk gëzohen as nga shtrimi i një rrugë duke e cilësuar atë si një të vërtetë të madhe politike. Kryeministri përmendi tog fjalëshin ‘Dielli që nuk mbulohet me shoshë’ duke iu referuar traktatit të anëtarësimit të Shqipërisë.

 

"Erdhi një gazetar për të ndjekur flamingot dhe shkoi në Kamëz, aty ku janë kërkuar revolucionarët më të gatshëm për të ndjekur tiranën dhe më tha shkollat që kam parë nuk janë në lagjen më të pasur të qytetit tim. Po infrastruktura e Shqipërisë sot? Po shërbimet publike sot? Po vetë ky proces? Vetë kam qenë i tmerruar se vetë isha pre e idesë se administrata jonë nuk kishte kapacitete për të përballuar jetën e re, përballjen me Europën. Jo një e dy, po një mijë vetë, por përfshirë të gjitha këto që janë baza, arsyeja themelore pse sot njerëzit kanë pritshmëri të madhe dhe nuk gëzohen më pse po shtrohet një rrugë, është një e vërtetë e madhe politike. Tamam shprehja ‘Dielli që nuk mbulohet me shoshë’ në këtë tog fjalësh, traktati i anëtarësimit të Shqipërisë. S’ka si të jetë e vërtetë se Shqipëria po bjen në humnerë dhe Shqipëria po përgatit traktatin e anëtarësimit, nuk rrijnë bashkë këto të dyja," tha Rama./Dosja.al 

1 JAVE ME PARE

“E gjetëm Shqipërinë si një libër borxhesh”/ Rama: Anëtarësimi në BE, faqja e fundit e një libri të shkruar me mundime të jashtëzakonshme(VIDEO)

Asambleja e PS-së/ Rama me dorë të hekurt, kërkon

GJIRI I LALZIT- Kryeministri Edi Rama duke folur mbi rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian ka theksuar se populli duhet të mbledhë energjitë me synimin për të mbyllur faqen e fundit të librit të cilin ai e cilësoi si një libër borxhesh që përfshinte dëme të konsiderueshme financiare dhe humbte shpresën që vendi të bëhej shtet europian.

Ai tha se në vitin 2013 Shqipëria filloi një faqe të rë të shtetbërjes duke theksuar se pas traktatit të anëtarësimit të vendit fshihen disa vite pune. Gjatë fjalës së tij Rama iu drejtua të pranishmëve në Asamblenë Kombëtare duke vënë në dukje tensionet dhe përplasjet për reformën në drejtësi. 

 

Kryeministri shtoi se dikur Shqipëria i ngjante një vendi të harruar nga Zoti ndërsa sot qytetet si Shkodra, Lezha, Berati janë të mbushur me turma turistësh. Ai pohoi se Traktati i anëtarësimit të Shqipërisë konsiderohet si faqja e fundit e librit të shkruar me mundime të jashtëzakonshme. 

"Si mundemi ne, në këtë moment historik, të mos i mbledhim të gjitha mendjet, vullnetet dhe energjitë tona për ta bërë realitet edhe këtë faqe të fundit të një libri që ka nisur të shkruhet që kur nuk mbahet mend dhe që ne e gjetëm si një libër borxhesh, me borxhe në të gjithë sektorët, dështime, kërcënimin e një kolapsi financiar dhe mungesë shprese se Shqipëria mund të bëhej ndonjëherë shtet europian?

Në vitin 2013, njerëzit na kërkonin gjëra krejt elementare. Sapo ne filluam reformën e energjisë, Shqipëria nisi të zgjohej me ndjesinë se kishte filluar një faqe e re e shtetbërjes. Ndaj jemi ne këtu të parët që nuk kemi të drejtë ta harrojmë se pas traktatit të anëtarësimit të Shqipërisë janë vite pune.

Edhe reforma në drejtësi, më të rinjtë këtu nuk e kanë idenë se me çfarë tensioni e kemi çuar përpara, me sa përplasje dhe sa vite ndryshimesh që dukeshin të pamundura. Tirana ka probleme, por dikur ishin vendbanime pa qytet. Aty ku sot njerëzit shijojnë qytetet së bashku me turma turistësh, në Shkodër, Berat, Lezhë, Vlorë, përfshirë edhe Belshin e vogël, dikur kishte vetëm parkingje makinash të përziera me lopë dhe viça që vinin për t’u shitur. Gjithçka i ngjante një vendi të harruar nga Zoti.

Mijëra e mijëra punonjës të dinjitetshëm, shërbëtorë të padukshëm të shtetit dhe publikut shqiptar… Traktati i anëtarësimit të Shqipërisë, faqja e fundit e një libri të shkruar me mundime të jashtëzakonshme… Në korridoret e spitalit ‘Nënë Tereza’ ecte njeriu me biçikletë dhe nuk dallohej mjeku nga i sëmuri," tha Rama./Dosja.al 

1 JAVE ME PARE

"Europa e prekshme me sy"/ Rama: Në 2027 nis Traktati i Anëtarësimit(VIDEO)

Asambleja e PS-së/ Rama me dorë të hekurt, kërkon

GJIRI I LALZIT- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare ka pohuar se Shqipëria po ecën në drejtimin e duhur dhe se ndodhet drejt majës së Bashkimit Evropian. Ai tha se Shqipëtarët duhet të dëgjojnë se Këshilli Europian duhet të nisë përgatitjet për hartimin e Traktatit të anëtarësimit të Shqipërisë drejt BE-së.

Rruga drejt BE-së tashmë shihet jo si premtimet e fushatave të të gjitha forcave politike por si një moment të prekshëm për anëtarësimin e vendit, tha Rama. Kryeministri ndër të tjera shtoi se në këtë moment historik duhet të mblidhen forcat për të bërë realitet faqen e fundit të librit që Partia Socialiste e gjeti si një libër borxhesh. 

 

Ai u shpreh se këto borxhe përbënin kërcënime të një kolapsi financiar dhe mungesën e shpresës për një Shqipëri anëtare të BE-së. 

“I kërkohet Këshillit Europian të nisë përgatitjet për të hartuar Traktatin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Dua ta dëgjojë çdo shqiptar dhe shqiptare që na ndjek. Faqja e fundit e historisë që po e shkruajmë ne, PS, e paarritshme deri dje, por sot, e prekshme. E prekshme jo si ëndrra që prindërit ua përcillnin fëmijëve siç përcillnin fëmijët në Europë, jo si premtim që thuhej gjatë fushatës nga të gjitha forcat politike. Sot Europa është e prekshme me sy, përmes vetë gishtit të KE që tregon se ky është momenti për të nisur përgatitjet për Traktatin historik që do ta bëjë Shqipërinë anëtare të BE. Si mundemi ne që në këtë moment historik të mos i mbledhim të gjitha mendjet, energjitë tona për ta bërë realitet edhe këtë faqe të fundit të një libri që ka nisur të shkruhet qysh se nuk mbahet mend dhe që ne e gjetëm si një libër borxhesh. Borxhe në të gjithë sektorët, dështime, kërcënim i një kolapsi financiar të menjëhershëm dhe mungesë shprese që Shqipëria të bëhet anëtare e BE”, tha Rama./Dosja.al 

1 JAVE ME PARE

"Protestat degraduan në dhunë"/ Rama nga Asambleja e PS-së: Shqipëria po përballet me presion të brendshëm(VIDEO)

Asambleja e PS-së/ Rama me dorë të hekurt, kërkon
Edi Rama

GJIRI I LALZIT- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria po përballet me një presion të brendshëm, të cilin e cilësoi si rezultat të instrumentalizimit politik të protestave. Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Partisë Socialiste, Rama përmendi edhe protestat, duke thënë se kanë degraduar në një ofensivë dhune kundër qeverisë.

 

Rama iu referua edhe raportit më të fundit të Komisionit Europian për zgjerimin, duke nënvizuar rëndësinë e arritjeve të Shqipërisë dhe nevojën për të ruajtur drejtimin e vendit përballë zhvillimeve politike. Ai theksoi gjithashtu se në këtë moment kërkohet përgjegjësi në drejtimin e vendit dhe kthjelltësi në vlerësimin e situatës, duke paralajmëruar se zhurma dhe tensionet politike nuk duhet të lënë në hije arritjet dhe ecurinë europiane të Shqipërisë.

“Dua të kuptoj se çfarë rëndësie kanë ato që janë arritur, çfarë rrezikon të humbasë vendi nën presionin e zhurmës dhe pengesën e tymit, dhe si ushtrohet përgjegjësia e drejtimit pa e humbur kthjelltësinë e shikimit. Ky është një moment i tillë. Në raportin më të fundit për zgjerimin, Komisioni Europian ka shkruar një frazë që nuk ka zënë vend, sepse nuk ka se si të zërë vend asgjë që ka një rëndësi domethënëse për ecurinë e vendit, në kushtet kur vendi po jeton një presion të brendshëm përmes instrumentalizimit politik të një proteste të nisur për arsye të tjera dhe të degraduar në një ofensivë dhune kundër qeverisë në dukje, por në fakt kundër mënyrës se si ne duam që Shqipëria të shkojë përpara”, tha Rama./Dosja.al

1 JAVE ME PARE

Rama i beson Ervin Demos dhe Albana Koçiut drejtimin politik të Tiranës, ikin Balla me Manastirliun

Asambleja e PS-së/ Rama me dorë të hekurt, kërkon

GJIRI I LALZIT-  Kryeministri Edi Rama i ka besuar drejtimin politik të qarkut të Tiranës, ministrit të Brendshëm, Ervin Demo, dhe zv.kryeministres Albana Koçiu. Me këtë lëvizje, Demo largohet nga detyra e të deleguarit politik në qarkun e Beratit për të marrë një rol të ri në Tiranë.

Ky vendim ka shtuar zërat se ministri i Brendshëm mund të jetë një nga kandidatët e mundshëm të PS-së për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet vendore të 9 majit. Ndryshimet në strukturat drejtuese të PS-së në kryeqytet prekin edhe emra të tjerë të rëndësishëm. 

Nga bashkëdrejtimi politik i qarkut Tiranë largohet edhe Taulant Balla, ndërsa Ogerta Manastirliu nuk do të jetë më në drejtimin politik të Bashkisë së Tiranës, të cilën Rama e kishte propozuar për zgjedhjet e parakohshme të nëntorit 2025./Dosja.al

1 JAVE ME PARE

Rama "merr peng" Asamblenë e PS, anëtarët fikin të gjithë telefonat, asnjë komunikim me jashtë

Asambleja e PS-së/ Rama me dorë të hekurt, kërkon

DURRËS-  Komunikimi me anëtarët e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste në Lalëz është bërë i pamundur gjatë momentit që kryeministri Edi Rama po mban fjalën e tij përpara socialistëve. Bëhet me dije se telefonat e të pranishmëve janë të fikur, ndërsa nuk është e mundur të komunikohet me anëtarët e Asamblesë brenda sallës.

Kjo vjen pasi Rama kërkoi ndërprerjen e sinjalit për mediat, duke paralajmëruar se dëshironte të ndante disa fjalë me familjen e tij politike, përpara se të mbante fjalimin e plotë publik. Asambleja u hap nga Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, ndërsa fjala e kryeministrit shënoi nisjen e diskutimeve./Dosja.al

1 JAVE ME PARE

Asambleja/ Veliaj u kërkoi një mocion mosbesimi për Edi Ramën, socialistët i përgjigjen kryebashkiakut me duartrokitjet e zgjatura për kryeministrin (VIDEO)

Asambleja e PS-së/ Rama me dorë të hekurt, kërkon

DURRËS- Hyrja e Edi Ramës në sallën ku po zhvillohet Asambleja e Partisë Socialiste është shoqëruar me duartrokitje të gjata nga të pranishmit. Kryetarë bashkish, deputetë, drejtorë dhe anëtarë të tjerë të PS-së janë ngritur në këmbë për të pritur kryeministrin, duke i rezervuar një pritje që ra menjëherë në sy.

 

Në këmbë janë ngritur edhe ministrat e qeverisë, të ulur në rreshtin e parë. Kjo pritje vjen në një moment kur Erion Veliaj u ka kërkuar anëtarëve të Asamblesë një mocion mosbesimi ndaj Edi Ramës, duke sfiduar hapur drejtimin e kryeministrit në krye të Partisë Socialiste./Dosja.al

1 JAVE ME PARE

Asambleja Kombëtare e PS, Klosi: Në fokus organizimi dhe fushata elektorale(VIDEO)

Asambleja e PS-së/ Rama me dorë të hekurt, kërkon
Blendi Klosi

TIRANË- Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka nisur punimet. Në hapje të mbledhjes, Blendi Klosi deklaroi zyrtarisht çeljen e punimeve, duke theksuar rëndësinë e kësaj Asambleje dhe të vendimeve që pritet të diskutohen.

 

“Deklaroj të hapur punimet e mbledhjes së sotme, që ka një pikë shumë të rëndësishme, atë të lançimit të fushatës elektorale. Në këtë Asamble do të paraqitet materiali për mënyrën dhe të gjithë punën, si dhe dakordësinë që duhet të kemi”, u shpreh ai.

   Më pas, fjalën e mori kryeministri Edi Rama, i cili në nisje të fjalës së tij iu drejtua anëtarëve të Asamblesë.

“Fillimisht dua të ndaj vetë disa fjalë vetëm me Asamblenë e familjes sonë politike”, u shpreh Rama./Dosja.al

1 JAVE ME PARE

Asambleja e PS/ Rama kërkon ndërprerjen e transmetimit: Dua të ndaj disa fjalë vetëm me Asamblenë(VIDEO)

Asambleja e PS-së/ Rama me dorë të hekurt, kërkon

DURRËS- Ka nisur punimet Asambleja e Partisë Socialiste në Gjirin e Lalzit, ku në fokus janë zhvillimet e fundit politike dhe situata brenda mazhorancës. Në nisje të mbledhjes, kryeministri Edi Rama ka kërkuar ndërprerjen e transmetimit publik, duke theksuar se fillimisht dëshiron të zhvillojë një komunikim vetëm me anëtarët e Asamblesë së PS-së.

 

“Do lutesha për ndërprerjen e transmetimit. Fillimisht dua të ndaj disa fjalë vetëm me asamblenë e familjes sonë politike”, tha Rama./Dosja.al

1 JAVE ME PARE

FOTO/ Me dosje në dorë, Rama mbërrin në Asamblenë e Partisë Socialiste

Asambleja e PS-së/ Rama me dorë të hekurt, kërkon

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Gjirin e Lalzit, ku do të zhvillohet Asambleja e Partisë Socialiste. Kreu i qeverisë dhe njëherazi kryetari i PS-së është paraqitur në ambientet e takimit duke mbajtur një dosje në dorë.

Mbledhja e Asamblesë zhvillohet pas një periudhe me zhvillime të shumta politike dhe debate brenda Partisë Socialiste. Në fokus të diskutimeve pritet të jenë organizimi i partisë, zhvillimet e fundit dhe mesazhet politike që do të përcillen nga drejtuesit socialistë.

1 JAVE ME PARE

Asambleja e Partisë Socialiste në Lalëz, mbërrijnë disa nga ministrat dhe deputetët

Asambleja e PS-së/ Rama me dorë të hekurt, kërkon

DURRËS- Deputetët dhe ministrat e Partisë Socialiste kanë nisur të mbërrijnë në ambientet e resortit në Gjirin e Lalëzit, ku në orën 10:30 do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS-së.

Mes të parëve që janë parë të hyjnë në ambientet ku do të mbahet mbledhja janë deputetja Iris Luarasi, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, si dhe ministrja e Shtetit, Erjona Ismaili.

Në resort kanë mbërritur gjithashtu deputetët Belinda Balluku, Piro Vëngu, Agron Malaj dhe Elisa Spiropali, si dhe ministrat Andis Salla dhe Ermal Nufi.

Mbledhja e sotme pritet të zhvillohet në një moment me zhvillime dhe diskutime të rëndësishme brenda Partisë Socialiste. Në fokus janë organizimi i strukturave për zgjedhjet vendore, drejtuesit politikë në qarqe, si dhe mundësia e ndryshimeve në kabinetin qeveritar.

Vëmendje të veçantë pritet të marrë edhe qëndrimi i kryeministrit Edi Rama për situatën me Erion Veliajn, i cili nga burgu i Fierit u ka dërguar anëtarëve të Asamblesë një letër me kritika ndaj drejtimit të partisë./Dosja.al

1 JAVE ME PARE

Sot Asambleja e PS/ Rama përballë çështjeve të "nxehta"! Përplasjet me Veliajn, protestat dhe zgjedhjet, çfarë pritet të diskutohet

Asambleja e PS-së/ Rama me dorë të hekurt, kërkon
Edi Rama

DURRËS- Partia Socialiste mbledh sot Asamblenë Kombëtare, në një moment të vështirë për partinë, për shkak të protestave dhe  përplasjeve të brendshme. Mbledhja do të zhvillohet në orën 10:00, në një resort turistik në Gjirin e Lalzit, larg kryeqytetit. Takimi pritet të nisë me fjalën e kryeministrit Edi Rama. Megjithatë, deri më tani, nuk është bërë publike një axhendë e detajuar e mbledhjes.

Një nga temat kryesore pritet të jetë përgatitja për zgjedhjet vendore të 9 majit, veçanërisht mënyra se si do të përzgjidhen kandidatët për 46 bashkitë. Brenda PS-së kanë nisur të përmenden disa emra si kandidatë të mundshëm, por ende nuk ka një vendim zyrtar.

Për Bashkinë e Tiranës, Erion Braçe ka shprehur dëshirën për të garuar dhe ka kërkuar që kandidatët të përzgjidhen përmes një procesi të brendshëm partiak. Një tjetër emër që përmendet është ai i Ogerta Manastirliut, e cila ishte propozuar më herët nga Rama për zgjedhjet e parakohshme të nëntorit 2025, të cilat nuk u zhvilluan.

Përveç zgjedhjeve, në mbledhje pritet të diskutohen edhe shqetësimet brenda partisë, protestat e muajve të fundit, pakënaqësitë e qytetarëve dhe marrëdhënia e socialistëve me drejtësinë, veçanërisht çështjet që po SPAK po heton. Kjo është mbledhja e parë e Asamblesë së thirrur nga Rama pas protestave të zhvilluara. 

Nga ana tjetër, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka kërkuar të marrë pjesë në mbledhje. Përmes një shkrese, ai argumentoi se masa e arrestit nuk duhet t'i heqë të drejtën për të ushtruar aktivitetin e tij politik. Takimi i sotëm pritet të tregojë se cilat do të jenë hapat e ardhshëm të Partisë Socialiste për zgjedhjet vendore dhe si do të trajtohen tensionet brenda radhëve të saj./Dosja.al

edirama

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin